Nëse Zoti është i Mëshirshëm, pse bota ka kaq shumë vuajtje? Pse kaq shumë njerëz të pafajshëm jetojnë në mjerim? Pse një pjesë e madhe e botës po vdes urie? Pse zullumqarët kanë pushtet t’u nëpërkëmbin të drejtat të pafajshmëve dhe t’ua marrin edhe jetën atyre? Pse vijnë katastrofat natyrore që shkaktojnë qindra e mijëra viktima të pafajshme? Po kështu, pse ka njerëz që linden me aftësi të kufizuara? Pse ka kaq shumë sëmundje? Pra, pse e gjithë kjo traumë? Dhe një mori pyetjesh të tilla ngrihen për ta vënë në pikëpyetje jo vetëm mëshirën e Zotit, por edhe vetë ekzistencën e Tij. Në këtë video, do t’i përgjigjem pikërisht kësaj dileme.
Samad Ahmed Ghori dedikoi jetën e tij për t’i shërbyer Islamit. Në vitet 1997 – 2004, ai kreu Xhamia Ahmedia të Kadijanit, studim shtatëvjeçar i krahasimit të feve. Më pas një vit shërbeu edhe si pedagog pranë këtij fakulteti. Në vitin 2006 ai u caktua si misionar i Xhematit në Shqipëri. Gjatë viteve 2007 – 2010, kreu fakultetin Gjuhë-Letërsi shqipe. Më pas gjatë viteve 2012-2014, përfundoi studimet e Masterit në Gjuhësinë Historike. Përktheu disa libra nga gjuha urdu dhe anglisht në shqip, si “Si mund të gjendet shpëtimi nga mëkati?“, “Jeta e Muhammedit s.a.“, “Filozofia e mësimeve të Islamit“, “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes“, “Thesari i lutjeve“, “Testamenti“, “Komentim i Sures El-Fatiha“, “Fitorja e Islamit“, “Dhjetë argumente për ekzistencën e Zotit” etj.. Aktualisht ai shërben si president i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë.