Surja El-Ihlas | Tefsir në shqip
Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedi (r.a.)
Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar r.a.Përshkrim i librit
Redaksia e webfaqes ka kënaqësinë t’ju sjellë, pjesë-pjesë, përkthimin e tefsirit të sures el-Ihlas nga “Tefsir-e-Kebir”, i shkruar nga Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmed r.a., Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar.
Ky tefsir jashtëzakonisht i thellë shpjegon me hollësi kuptimet e kësaj sureje të shkurtër, por madhështore, e cila paraqet në mënyrën më të përmbledhur dhe më të fuqishme teuhidin e plotë të Allahut të Madhërishëm. Autori trajton emrat, vlerat dhe shkakun e zbritjes së sures el-Ihlas, si dhe lidhjen e saj me suren el-Fatiha dhe me përmbledhjen e përgjithshme të mësimeve të Kuranit të Shenjtë.
Në këtë komentim shpjegohet dallimi i thellë midis fjalëve أَحَدٌ (ehad) dhe وَاحِدٌ (uahid), kuptimi i اللَّهُ الصَّمَدُ (Allahus-Samed), si dhe mënyra se si kjo sure rrëzon çdo formë të shirkut, qoftë në Qenien e Zotit, qoftë në cilësitë e Tij. Tefsiri tregon se surja el-Ihlas nuk është thjesht një deklarim i shkurtër i besimit, por një përmbledhje e fuqishme e mbarë mësimit kuranor rreth Zotit, teuhidit, mbështetjes tek Allahu dhe shpalljes së kësaj të vërtete para gjithë botës.
Përkthimi do të publikohet në webfaqe pjesë-pjesë, inshaAllah. Formati PDF do të publikohet pasi botimi të dalë në dritë.