Profecitë nga Bibla e Kurani për bijtë e Izraelit, muslimanët dhe Palestinën
Që kur ka filluar lufta mes Izraelit dhe Gazës, ose Hamasit, shumë njerëz pyesin: – Pse është kaq e rëndësishme Palestina? – Çfarë ka ndodhur ndër shekuj, madje përgjatë disa mijëvjeçareve? – Në këtë video, do ta trajtojmë këtë temë në aspektin fetar dhe atë historik. Do të shohim edhe Biblën, edhe Kuranin, por edhe faktet historike, për të parë se çfarë ka ndodhur ndër disa mijëvjeçare në këtë tokë që cilësohet si toka e shenjtë.