A mund ta lexojë gruaja Kuranin e Shenjtë gjatë menstruacioneve?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A mund ta lexojë gruaja Kuranin e Shenjtë gjatë menstruacioneve? Udhëzim sipas Islamit

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht
gruaja kurani

Sa i përket leximit të Kuranit të Shenjtë gjatë ciklit menstrual të një gruaje, qëndrimi im, në dritën e Kuranit të Shenjtë, të haditheve të Profetit s.a.v.s. dhe të udhëzimeve të Mesihut të Premtuar a.s., është se gjatë menstruacioneve, një grua mund të përsërisë në zemër ose në mendje çdo pjesë të Kuranit të Shenjtë që e di përmendësh, si formë përkujtimi dhe lutjeje (dhikr).

Gjithashtu, kur është e nevojshme, ajo mund ta mbajë Kuranin e Shenjtë të mbështjellë me një copë të pastër dhe mund të lexojë prej tij një pjesë për t’i dhënë dikujt referencë ose për t’ua mësuar Kuranin e Shenjtë fëmijëve, por nuk lejohet të bëjë lexim formal adhurimi (arab. tilavet ta‘abbudi).

Po kështu, gjatë menstruacioneve, gruaja nuk lejohet të bëjë lexim formal nga kompjuteri ose nga ndonjë pajisje tjetër, edhe pse nuk e mban fizikisht Kuranin e Shenjtë në dorë. Megjithatë, për një nevojë të caktuar, si p.sh. për të kërkuar një referencë ose për t’ia treguar dikujt një referencë, ajo mund ta përdorë Kuranin e Shenjtë në kompjuter ose në një pajisje tjetër. Kjo nuk përbën ndonjë problem.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via