Sulmi terrorist në Bondi Beach, Sidnei, Australi | Deklaratë e Udhëheqësit Botëror të Xhematit Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Sulmi terrorist në Bondi Beach, Sidnei, Australi | Deklaratë e Udhëheqësit Botëror të Xhematit Musliman Ahmedia

xhemati ahmedia

14 dhjetor 2025 – Njoftime për shtyp

Pas sulmit terrorist të ndodhur sot më herët në Bondi Beach, Sidnei, Australi, Udhëheqësi Botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, deklaron:

“Në emër të Xhematit Musliman Ahmedia në mbarë botën, e dënoj në termat më të ashpër sulmin terrorist të urryer që kishte në shënjestër anëtarë të pafajshëm të komunitetit hebre në Australi.

Asgjë nuk mund të justifikojë kurrë akte të tilla dhune. Islami mbron shenjtërinë absolute të jetës njerëzore dhe shpall se vrasja e një personi të pafajshëm është e barasvlershme me vrasjen e gjithë njerëzimit. Prandaj, aktet e terrorizmit dhe të urrejtjes janë plotësisht në kundërshtim me mësimet e vërteta të Islamit. Si muslimanë, besimi ynë na kërkon të tregojmë dashuri, dhembshuri dhe fisnikëri ndaj njerëzve të të gjitha feve dhe bindjeve.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve.”

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via