Vota si porosi në Islam dhe lutjet për të
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Vota si porosi në Islam dhe lutjet për të

Hazret Mirza Tahir Ahmed, Kalif i Katërt i Xhematit Musliman Ahmedia shkruan:

Këshillimi i ndërsjellë

Thelbi i demokracisë është diskutuar shumë qartësisht në Kuranin e Shenjtë dhe, për sa i përket këshillës ndaj myslimanëve, ndonëse monarkia nuk është përjashtuar kurrë si një institut jofetar dhe jo besimtar, demokracia është sigurisht më e preferuar ndaj të gjitha formave të tjera të qeverisjes.

Duke përshkruar shoqërinë ideale myslimane, Kurani i Shenjtë deklaron:

vota zgjedhjetvota zgjedhjetvota zgjedhjetvota zgjedhjetvota zgjedhjet“Çdo gjë që ju është dhënë juve, është një mjet i përkohshëm në jetën e kësaj bote, kurse ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e përhershme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre;

 dhe për ata që ruhen nga mëkatet e mëdha, nga imoralitetet dhe kur zemërohen, falin;

dhe për ata që i përgjigjen me pohim thirrjes së Zotit të tyre, lartësojnë namazin, dhe çështjen e tyre e zgjidhin me këshillimin e ndërsjellë dhe ata japin prej asaj që Ne u kemi dhënë;

dhe për ata që kur përballen me rebelimin padrejtësisht, hakmerren”.

(Kurani Famëlartë 42:37-40)

Fjalët arabe “emruhum shura bejnahum” (çështjen e tyre e zgjidhin me këshillimin e ndërsjellë) lidhen me jetën politike të shoqërisë myslimane, duke treguar qartësisht që në çështjet e qeverisjes, vendimet e saj janë bërë përmes konsultimeve të ndërsjella, të cilat, sigurisht, sjellin në mendje një nga pjesët e para të përkufizimit të demokracisë, d.m.th, qeveri e popullit. Vullneti i përbashkët i popullit bëhet vullneti sundues i popullit përmes konsultimit të ndërsjellë.

Vota është amanet, jepjani atyre që u takon!

Pjesa e dytë e përkufizimit të demokracisë lidhet me shprehjen nga populli. Kjo i referohet qartësisht pjesës pasuese të ajetit:

vota zgjedhjet“Sigurisht, Allahu ju urdhëron t’ua dorëzoni amanetet atyre që u takojnë.”

(Kurani Famëlartë 4:59)

Kjo do të thotë se sa herë që ju të shprehni vullnetin tuaj për të zgjedhur qeveritarët tuaj, gjithmonë jepjani amanetin atij që e meriton.

E drejta e popullit për të zgjedhur qeveritarët e tij sigurisht që është përmendur, por rastësisht. Por theksi vihet mbi çështjen se si duhet ushtruar kjo e drejtë. Myslimanëve u kujtohet se kjo nuk është vetëm një çështje e vullnetit të tyre personal që ata mund ta ushtrojnë në çfarëdo mënyre që ata dëshirojnë, por shumë më tepër se kaq, është një çështje përgjegjësie kombëtare. Në çështjet e amanetit, juve nuk ju lihen shumë zgjedhje. Ju duhet të kryeni detyrën me gjithë ndershmërinë, integritetin dhe me shpirt vetëmohues. Amaneti duhet t’i jepet atij, kujt i takon vërtet.

Shumë dijetarë myslimanë e citojnë këtë varg thjesht për të treguar se Islami parashtron sistemin dhe teorinë e demokracisë si të kuptuar në filozofinë politike Perëndimore, por kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë.

Sistemi i konsultimit i përmendur në Kuranin e Shenjtë nuk ka hapësirë për politikën partiake të demokracive Perëndimore bashkëkohore dhe as nuk i jep licencë stilit dhe frymës së debateve politike në parlamentet e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe dhomave përfaqësuese. Duke qenë se ne e kemi diskutuar këtë aspekt në hollësi, nuk ka nevojë për gjë tjetër këtu.

Gjithashtu duhet të vihet re në lidhje me pjesën e dytë të përkufizimit të demokracisë sipas këtij koncepti të konsultimit të ndërsjellë, e drejta për të votuar i përket votuesve, thuajse absolutisht pa ndonjë kusht apo gjendje që dhunon këtë të drejtë.

Sipas normave të vendosura të demokracisë, votuesi mund të votojë në favor të një marionete, apo edhe ta prishë apo të hedhë fletën e votimit në një kosh, në vend të kutisë së votimit. Ai do të mbetet i paqortueshëm dhe as që mund të censurohet për shkeljen e ndonjë parimi të demokracisë.

Sipas përkufizimit Kuranor, sidoqoftë, një votues nuk është zot plotësisht i votës së tij, por mbartës i një amaneti. Si i tillë, ai duhet të kryejë detyrën e tij drejtësisht dhe drejtpërdrejt dhe ta hedhë atë ku ai ndjen se ajo përket vërtet. Ai duhet të jetë vigjilent dhe i vetëdijshëm se do të konsiderohet përgjegjës për aktin e tij para Zotit.

Në këndvështrimin e këtij koncepti islamik, nëse një parti politike ka caktuar një kandidat dhe një anëtar i veçantë i partisë mendon se kandidati i tyre nuk do të arrijë të kryejë detyrën e tij kombëtare, ai anëtar, më parë duhet të lërë partinë sesa të votojë për dikë që nuk e meriton besimin. Besnikëria ndaj partisë nuk lejohet të bjerë ndesh me zgjedhjen e tij.

Serish, një amanet mund t’i dorëzohet në mirëbesim. Andaj, çdo votues duhet të marrë pjesë plotësisht në ushtrimin e të drejtës së votës gjatë zgjedhjeve, përveç rastit kur ai nuk është i aftë për ta bërë këtë. Përndryshe, ai do të ketë dështuar në kryerjen e detyrës së tij. Koncepti i abstenimit apo shmangia nga ushtrimi i të drejtës së votës që ka ndodhur në SHBA, ku njoftohet se thuajse gjysma e elektoratit aktualisht e kanë bezdi të votojnë, nuk ka hapësirë në konceptin islamik të demokracisë.

(Marrë nga artikulli “Paqja politike”, botuar në anglisht në 1992)

Lutje e Profetit s.a.v.s. që të zgjidhen udhëheqës të mëshirshëm

Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur çohej nga ndonjë mbledhje, lutej patjetër për veten dhe për sahabët e tij me këto fjalë:

vota zgjedhjetO Allah! Na jep frikën Tënde që bëhet pengesë midis nesh dhe ndalimeve të Tua, bindjen Tënde që na çon drejt xhenetit Tënd, besimin që na lehtëson vështirësitë e botës, na sill dobi prej dëgjimit tonë, shikimit tonë, fuqive tona gjersa të na mbash gjallë dhe na dhuro trashëgimtarë prej tyre.

Vetë hakmerru ndaj atyre që na bëjnë padrejtësi dhe ndihmona kundër atyre që armiqësohen me ne. Mos na përball me vështirësi rreth besimit tonë. Mos e bëj dynjanë as shqetësimin më të madh për ne, as pikën më të lartë të dijes sonë. Mos cakto udhëheqës mbi ne ata që nuk na mëshirojnë. Amin!

(“Thesari i lutjeve”, Tiranë, 2016, f. 167-168)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem