I ashtuquajturi shkaku i zbritjes së sures el-Leheb dhe vërejtje mbi të
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
surja leheb tebet tefsiri ebu leheb jexhuxhët mexhuxhët dexhalli

Lidhur me shkakun e zbritjes së kësaj sureje, në tefsire janë përmendur transmetime të ndryshme.

Transmetimi i parë për shkakun e zbritjes së sures El-Leheb

Transmetimi i parë është ky:

قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَكْتُمُ أَمْرَهُ فِي أَوَّلِ الْمَبْعَثِ وَيُصَلِّي فِي شِعَابِ مَكَّةَ ثَلَاثَ سِنِينَ إِلَى أَنْ نَزَلَ قَوْلُهُ تَعَالَىٰ وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ فَصَعِدَ الصَّفَا وَنَادَىٰ يَا آلَ غَالِبٍ فَخَرَجَتْ إِلَيْهِ غَالِبٌ مِنَ الْمَسْجِدِ فَقَالَ أَبُو لَهَبٍ هَذِهِ غَالِبٌ قَدْ أَتَتْكَ فَمَا عِنْدَكَ ثُمَّ نَادَىٰ يَا آلَ لُؤَيٍّ فَرَجَعَ مَنْ لَّمْ يَكُنْ مِنْ لُؤَيٍّ فَقَالَ أَبُو لَهَبٍ هَذِهِ لُؤَيٌّ قَدْ أَتَتْكَ فَمَا عِنْدَكَ ثُمَّ قَالَ يَا آلَ مُرَّةَ فَرَجَعَ مَنْ لَّمْ يَكُنْ مِنْ مُرَّةَ فَقَالَ أَبُو لَهَبٍ هَذِهِ مُرَّةُ قَدْ أَتَتْكَ فَمَا عِنْدَكَ ثُمَّ قَالَ يَا آلَ كِلَابٍ ثُمَّ قَالَ بَعْدَهُ يَا آلَ قُصَيٍّ فَقَالَ أَبُو لَهَبٍ هَذِهِ قُصَيٌّ قَدْ أَتَتْكَ فَمَا عِنْدَكَ فَقَالَ إِنَّ اللَّهَ أَمَرَنِي أَنْ أُنْذِرَ عَشِيرَتِيَ الْأَقْرَبِينَ وَأَنْتُمُ الْأَقْرَبُونَ۔ اعْلَمُوا أَنِّي لَا أَمْلِكُ لَكُمْ مِنَ الدُّنْيَا حَظًّا وَلَا مِنَ الْآخِرَةِ نَصِيبًا إِلَّا أَنْ تَقُولُوا لَا إِلٰهَ إِلَّا اللَّهُ فَأَشْهَدُ بِهَا لَكُمْ عِنْدَ رَبِّكُمْ فَقَالَ أَبُو لَهَبٍ عِنْدَ ذٰلِكَ تَبًّا لَكَ أَلِهٰذَا دَعَوْتَنَا فَنَزَلَتِ السُّورَةُ۔ ( التفسير الكبير للإمام رازي سورة المسد )

Hazret Ibn Abbasi r.a. thotë se në fillimet e profetësisë, për tre vjet, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk përçonte mesazhin haptazi, por falej në lugina të ndryshme të Mekës. Derisa Allahu zbriti ajetin: “Dhe paralajmëro të afërmit nga fisi yt.” (26:215). Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u ngjit në kodrën Safa dhe filloi të thirrte fise të ndryshme. Fillimisht, thirri: “O bijtë e Ghalibit!” Njerëzit e fisit Ghalib dolën drejt tij nga xhamia (Qabja). Ebu Lehebi tha: “Ja ku erdhën bijtë e Ghalibit, çfarë ke për të thënë?” Por Profeti s.a.v.s. nuk i kushtoi vëmendje dhe thirri bijtë e Lu’ejit. Mbërritën edhe ata. Ebu Lehebi tha: “Ja ku erdhën edhe bijtë e Lu’ejit; na thuaj çfarë ke për të thënë.”

Por Profeti s.a.v.s. nuk i kushtoi vëmendje Ebu Lehebit dhe thirri bijtë e Murrasë. Edhe ata erdhën. Më pas Profeti s.a.v.s. thirri bijtë e Kilabit dhe bijtë e Kusaijit. Kur u mblodhën të gjithë, Profeti s.a.v.s. tha:

Allahu më ka urdhëruar t’i paralajmëroj të afërmit e mi për dënimin që po vjen. Ju jeni të afërmit e mi. Mbajeni mend se unë nuk mund t’ju garantoj asgjë as në këtë botë dhe as në tjetrën, përveçse nëse thoni:

لَا إِلٰهَ إِلَّا اللَّهُ “Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut”.

Atëherë Ebu Lehebi u zemërua dhe tha:

“teb-ben leke”, “U shkatërrofsh! Për këtë na mblodhe ti?”

Duke iu përgjigjur kësaj fjalie të Ebu Lehebit, zbriti kjo sure, për të qartësuar se shkatërrimi është për Ebu Lehebin dhe jo për Muhammedin, të Dërguarin e Allahut s.a.v.s..

Transmetimi i dytë

Një transmetim tjetër është:

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ لَمَّا نَزَلَتْ وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ صَعِدَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَلَى الصَّفَا فَجَعَلَ يُنَادِي يَا بَنِي فِهْرٍ يَا بَنِي عَدِيٍّ لِبُطُونِ قُرَيْشٍ حَتَّى اجْتَمَعُوا فَجَعَلَ الرَّجُلُ إِذَا لَمْ يَسْتَطِعْ أَنْ يَخْرُجَ أَرْسَلَ رَسُولًا لِيَنْظُرَ مَا هُوَ فَجَاءَ أَبُو لَهَبٍ وَقُرَيْشٌ فَقَالَ أَرَأَيْتَكُمْ لَوْ أَخْبَرْتُكُمْ أَنَّ خَيْلًا بِالْوَادِي تُرِيدُ أَنْ تُغِيرَ عَلَيْكُمْ أَكُنْتُمْ مُصَدِّقِيَّ قَالُوا نَعَمْ مَا جَرَّبْنَا عَلَيْكَ إِلَّا صِدْقًا قَالَ فَإِنِّي نَذِيرٌ لَكُمْ بَيْنَ يَدَيْ عَذَابٍ شَدِيدٍ۔ فَقَالَ أَبُو لَهَبٍ تَبًّا لَكَ سَائِرَا الْأَيَّامِ أَلِهٰذَا جَمَعْتَنَا فَنَزَلَتْ وَيُرْوَى أَنَّهُ مَعَ ذٰلِكَ الْقَوْلِ أَخَذَ بِيَدَيْهِ حَجَرًا لِيَرْمِيَ بِهَا رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ۔ ( رُوحُ الْمَعَانِي سُورَةُ اللَّهَبِ )

“Kur zbriti ajeti “Dhe paralajmëro të afërmit nga fisi yt.” (26:215), i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u ngjit në kodrën Safa dhe filloi të thërriste fiset e Kurejshëve. Njerëzit u mblodhën, dhe ata që nuk mund të vinin, dërguan përfaqësues, që të dinin se për çfarë ishin mbledhur. U mblodhën kurejshët. Erdhi Ebu Lehebi. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

O njerëz, nëse unë ju them se pas këtij mali në luginë është një ushtri që do t’ju sulmojë, a do të më besoni?

Patjetër që po, iu përgjigjën ata, sepse ne nuk kemi parë nga ti veç të vërtetën.

Atëherë Profeti s.a.v.s. tha: unë jam paralajmërues për ju përpara një ndëshkimi të madh.

Ebu Lehebi i zemëruar tha:

تَبًّا لَكَ سَائِرَ الْأَيَّامِ

“U shkatërrofsh gjithë jetën! A për këtë gjë të vogël na mblodhe?” (MeadhAllah)

Si përgjigje ndaj fjalës së Ebu Lehebit, zbriti kjo sure. Në disa transmetime thuhet se ai mori një gur për ta hedhur me të dyja duart e tij mbi të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., prandaj zbriti ajeti:

تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ

“Iu thafshin duart Ebu Lehebit”.

Vërejtje mbi shkakun e zbritjes

Këto janë dy transmetime që përmenden për shkakun e zbritjes së kësaj sureje. Por duhet mbajtur mend se për shkaqet e zbritjes nuk ka asnjë transmetim të drejtëpërdrejtë nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Transmetime të tilla janë vetëm nga sahabët, prandaj ndonjëherë ka edhe mospërputhje. Për një ajet të vetëm nganjëherë përmenden shkaqe të ndryshme të zbritjes së tij.

Edhe për këtë sure, transmetimi lidhet vetëm me Hazret Ibn Abbasin r.a.. Në tefsire nuk gjejmë transmetime nga ndokush tjetër përveç tij. Ndërkohë kjo sure i përket periudhës së hershme, ku ishin sahabë të shquar si Hazret Ibn Mesudi r.a. dhe Hazret Aliu r.a., të cilët nuk kanë transmetuar për këtë çështje. Kurse Hazret Ibn Abbasi r.a. as nuk kishte lindur kur kjo sure u zbrit. Ai arriti pjekurinë kur ishte në Medinë. Njohuria e tij për suret mekase është vetëm me të dëgjuar. Prandaj, në këto rrethana, nuk mund të thuhet me siguri të plotë se ky shkak i përmendur më sipër është i vetmi dhe përfundimtari për zbritjen e sures El-Leheb.

Pa dyshim, çdo sure e Kuranit të Shenjtë më së pari i drejtohet të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe njerëzve të kohës së tij. Por, siç është shpjeguar edhe më parë, në suret e fundit të Kuranit, nëse lidhet më shumë me kohën e parë, pra me kohën e Profetit a.s., tjetra lidhet me epokën e fundit. Sipas kësaj renditjeje, surja el-Leheb lidhet më shumë me epokën e fundit, sepse surja paraardhëse, që është surja En-Nasr, lidhet më shumë me kohën e Profetit Muhammed s.a.v.s..

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via