Kjo thënie profetike me të cilën Imam Buhariu ka nisur koleksionin e haditheve, konsiderohet si një prej thënieve thelbësore e qendrore të Islamit, madje thuhet që i gjithë botëkuptimi i Islamit sillet rreth këtij boshti. Disa dijetarë e kanë vlerësuar si një të tretën e Islamit apo si një të tretën e dijes.
Shahid Ahmad Butt është misionar i Xhematit Musliman Ahmedia. Ai është lindur në Indi dhe ka kryer fakultetin e teologjisë në “Jamia Ahmadiyya” në Kadian. Ai është diplomuar edhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Për më shumë se 10 vjet ka shërbyer si misionar në Shqipëri e Kosovë. Ai edhe përkthen literaturën e xhematit në gjuhën shqipe.
Para se të vinte në Shqipëri, ka punuar në departamentin e botimeve të Xhematit në Indi si përkthyes e redaktor. Ai shkruan në Twitter @Deshmitar