Lutje për t’u mbrojtur nga uria dhe mashtrimi
Hazret Ebu Hurejre r.a. tregon këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:

All-llāhumme innī e‘ūdhu bike minel-xhū‘i, feinnehu bi’sed-daxhī‘u, ve e‘ūdhu bike minel-khijāneti, feinnehā bi’setil-bitānetu.
O Allah! Më mbro nga uria, sepse ajo është shoqja më e keqe dhe më mbro nga mashtrimi, sepse ai është më i keqi ndër shokët e ngushtë.[1]
Lutje për ushqimin e familjes së Profetit dhe të umetit
Hazret Ebu Hurejrah r.a. tregon këtë lutje të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:

All-llāhumme exh‘al rizka āli Muhammedin fid-dunjā kūtan.
O Allah! Popullit të Muhammedit në këtë botë, jepi risk sa për të mbijetuar.[2]
[1] Sunen Ebī Dāvud, kitāb: “El-Vitr”, bāb: “Fil-isti‘ādheti”, hadithi nr. 1547.
[2] Sunen Ebī Dāvud, kitāb: “El-Xhihād”, bāb: “Fil-ibtikeri fis-seferi”, hadithi nr. 2606.
Related Contents from Topics