Mbështetja në Allahun – Një mësim nga Sulltani Osman
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Mbështetja në Allahun – Një mësim nga Sulltani Osman

Zoti mbështetja

Për ju, mua dhe të gjithë të tjerët, “jeta” na shikon me shqetësime, paqartësi dhe sprova të pafundme. Nuk është gjithçka e keqe megjithatë; në fund të fundit, valët e gëzimit dhe të lumturisë padyshim përtërijnë vullnetin tonë njerëzor për të vazhduar përpjekjet për pengesat e jetës. Megjithatë, është akoma koha e shqetësimit dhe e pasigurisë që përfundimisht provojnë karakterin tonë.

Sot, statistikat shpesh nxisin rritje të ankthit dhe depresionit, ndërsa shkalla e vetëvrasjeve vazhdon të rritet në shoqërinë moderne. Raca njerëzore, si duket, po shkon drejt një pasigurie të vazhdueshme dhe frike për “atë që mban e ardhmja”.

Për besimtarët, tevekkul, ose siguria dhe mbështetja në Zotin, është një ngushëllim i vërtetë për të cilin jemi mësuar ta praktikojmë dhe zhvillojmë; besimin se Zoti mund dhe do të kujdeset për gjërat. Në të vërtetë, forma veprore e fjalës arabe tevekkul përdoret në Kuranin e Shenjtë 38 herë.

Allahu i Madhërishëm vazhdimisht i rikujton muslimanët:

Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshiruesin”[1],

dhe i vë në dukje besimtarët si ata që thonë:

Tek Allahu u mbështetëm”.[2]

Edhe Profeti Musa a.s. është përshkruar në Kuranin e Shenjtë që duke këshilluar hebrenjtë ka thënë:

O populli im! Nëse keni besuar në Allah, tek Ai mbështetuni,poqë se jeni nënshtruar (me të vërtetë)”.[3]

Doktor Ketrin Holli (Katherine Hawley) e cila është profesoreshë e filozofisë në Universitetin e Shën Andreut (Saint Andrews) në Skoci, thekson se:

Kur kemi besim, ne e bëjmë veten të prekshëm, dhe megjithëse kjo mund të sjellëshpërblime të çmuara në lidhjen e duhur, ajo mund të jetë shkatërrimtare kurbesimi dhe mbështetja jonë është e gabuar”.[4]

Me Zotin, besimi nuk mund të jetë “i gabuar” në kuptimin e pranimit të vullnetit të Tij. Duke besuar tek Ai, besimtarët nuk e bëjnë veten “të prekshëm”, larg qoftë. Mbështjetja në Zotin është garancia se Ai do të sjellë rezultatet më të mira. Tevekkuli ose mbështetja në Zotin nuk është edhe aq e lehtë.

Një ndjenjë pasigurie dhe ankthi na kaplon në çdo projekt apo veprim që ne fillojmë, pavarësisht se ia bëjmë ‘hizmetin’ asaj pune. Vështirësia për ta praktikuar mbështetjen në Zotin rritet gjithashtu kur aksionet janë më të larta, megjithatë muslimanët janë mësuar të zgjasin ankthin dhe “t’ia lënë një pjesë Zotit”, siç e tha Sulltan Abdul-Hamidi i II-të i Perandorisë Osmane.

Mesihu i Premtuar (paqja qoftë mbi të) e pëlqente ngjarjen e Sulltan Abdul-Hamidit, dhe shpesh e rrëfente atë. Ngjarja ishte kur u ngrit çështja e një lufte mes Greqisë dhe Turqisë. Kur Sulltan Abdul-Hamidi, si udhëheqës osman, iu desh të luftonte kundër Greqisë, vezirët e tij dhanë arsye të ndryshme për të mos luftuar dhe për të mos shkuar në betejë. Pra, Sulltani donte të luftonte, por vezirët e tij nuk e donin një gjë të tillë. Njëherë, kur vezirët i jepnin raport Sulltanit duke thënë se edhe kjo është në gatishmëri, edhe ajo është në gatishmëri e me radhë, i përmendën një aspekt të rëndësishëm dhe rreth tij thanë se vetëm ajo pikë është e dobët, pikë e cila kërkonte zgjidhje për të nisur luftën. Hazret Kalifi i Dytë r.anhu në lidhje me këtë ngjarje tha: Ka shumë mundësi se të gjitha vendet e Evropës u bashkuan për ta ndihmuar Greqinë dhe te kjo pikë, turqit nuk kishin asnjë zgjidhje. Mesihu i Premtuar a.s. thoshte se kur vezirët ia dhanë mendimin e tyre dhe, duke treguar vështirësitë, i thanë se nuk kishin zgjidhje për filan çështje, Sulltani iu përgjigj:

“Duhet t’i lëmë një hapësirë edhe Zotit”.

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. me shumë kënaqësi e rrëfente këtë fjalë të Sulltan Abdul-Hamidit dhe thoshte se kjo i pëlqente shumë. Kështu, në përpjekjet e tij, besimtari duhet t’i lër një hapësirë edhe Zotit të Madhërishëm. E vërteta është që jo vetëm besimtari, por askush tjetër nuk mund të arrijë në pikën kur mund të thotë se ka bërë çdo gjë me perfeksion. Nëse dikush thotë se mund të bëjë punën e tij në një mënyrë aq të përsosur saqë të mos ketë asnjë mangësi, ai bën marrëzi.

Po ashtu, marrëzi është edhe ajo, që t’i lësh pas dore mjetet që janë të nevojshme për të realizuar një punë të caktuar. Në këtë kohë, sipas Kalifit të Dytë r.anhu, popujt evropianë po bëjnë marrëzinë e parë, pra, ata e kanë harruar tërësisht hapësirën që duhet t’ia linin Zotit, kurse muslimanët po bëjnë marrëzinë e dytë, të cilët, vetëm duke ëndërruar mbështetje hyjnore, kanë reshtur së vepruari.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi (Allahu e ndihmoftë fuqimish) ka thënë:

Dyshimet ngrihen në mendjen e rinisë muslimane edhe sot, të cilët mendojnë se përparimi i kombeve perëndimore është për shkak të distancimit të tyre nga Zoti.Muslimanët kanë mungesë për shkak të zellit të tyre ndaj fesë. Sidoqoftë,e gjithë qasja ndaj tevekkul-it, në botën muslimane, aktualisht është e gabuar”.

Profeti i Shenjtë (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) përgatitej për betejë në maksimum; duke marrë armë, kuaj, mburoja dhe herë pas here, mbante dy shtresa të parzmores. Ai e bënte këtë pavarësisht nga premtimi i Zotit për mbrojtjen e tij.[5]

Ky është thelbi i mbështetjes në Allahun, dhe se kjo mbështetje në Allahun është një ngushëllim thelbësor për muslimanët, por vetëm kur ata të kenë përdorur të gjitha aftësitë e dhëna nga Zoti. Pasi të marrin të gjitha masat, muslimanët duhet të “lënë hapësirë edhe për Zotin”.


[1] Kurani Famëlartë, surja Esh-Shu‘ara, 26:218.
[2] Kurani Famëlartë, surja Junus, 10:86.
[3] Kurani Famëlartë, surja Junus, 10:85.
[4] Sajti www.psychologytoday.com, qasja e fundit: 13 maj 2016.
[5] Kurani Famëlartë, surja El-Maide, 5:68: “Dhe Allahu do të të mbrojë nga njerëzit”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp