Lutja e namazit të xhenazes – Duaja e xhenazes
Hazret Ebu Hurejrah r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në xhenaze bënte këtë lutje:
O Allah! Fale të gjallin dhe të vdekurin tonë, të pranishmin dhe të papranishmin tonë, të voglin dhe të madhin tonë, mashkullin dhe femrën tonë. O Allah! Këdo që të lësh gjallë nga ne, mbaje gjallë në Islam dhe kujtdo që t’ia marrësh shpirtin nga ne, merrja shpirtin në iman. O Allah! Mos na moho nga shpërblimi i këtij të vdekuri dhe mos na sprovo pas tij.[1]
(Nëse xhenazja është femër, do të ndryshojë gjinia e përemrit në dy fjalitë e fundit, gjegjësisht: “tavafejtaha”, “fatavafaha”, “axhirha” dhe “ba’daha”.
Xhenazja e fëmijëve – Lutja e xhenazes së të miturit
Sipas Hazret Imam Hasan Ibni Aliut r.a., në xhenazen e të miturit, pas sures El-Fatiha, bëhet kjo lutje:
O Allah! Bëje këtë fëmijë për ne të parë, prijës, thesar, shpërblim, ndërmjetësues dhe të pranuar si ndërmjetësues.[2]
Në rastin e gjinisë femërore, fjalët arabe janë: “ixh’elha” dhe “safieten mushfieten”.
Lutja kur varros të vdekurin
Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur varroste ndonjë të vdekur, bënte këtë lutje:
(1) Me emrin e Allahut, me ndihmën e Allahut dhe për popullin e të Dërguarit të Allahut!
(2) Me emrin e Allahut, me ndihmën e Allahut dhe për praktikën e të Dërguarit të Allahut![3]
Duaja kur viziton varrezën
Hazret Ajshja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur vizitonte varrezën, thoshte këto fjalë:
Paqja qoftë mbi ju, o banorët e shtëpisë (së ahiretit) prej besimtarëve e prej muslimanëve. Ne, në dashtë Allahu, do t’ju bashkohemi juve. Ju kemi prijës e ne jemi ndjekësit tuaj. I kërkoj Allahut mbarësi për ne dhe për ju.[4]
[1]. Tirmidhiu dhe Ebu Daudi, Kitabul-xhenaiz, bab ma jekulu fis-salati alel-mejit; Kitabud-dua, lit-Tibrani, vëll. 3, f. 1351.
[2]. Buhariu, Kitabul-xhenaiz, bab jukrau Fatihatul-kitab, alal-xhenaza; Eunul-ma’bud, Sharh Ebu Daud, Kitabul-xhenaiz, bab ed-dua lil-mejit.
[3]. Tirmidhiu, Kitabul-xhenaiz, bab ma jekulu idha adkhalal-mejit.
[4]. Nisai, Kitabul-xhenaiz, bab el-amr bil-istigfari lil-mu’minin.