“Nuk mund të jetë kurrë moralisht e drejtë që shoqëria t’i inkurajojë të rinjtë të ndryshojnë gjininë ose seksin e tyre biologjik. Kjo është krejtësisht kundër mësimeve të Islamit. Megjithatë, ka disa njerëz që lindin interseks dhe ata duhet të mbështeten e të ndihmohen nga shoqëria, në mënyrë që të mund ta jetojnë jetën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata duhet të mbrohen nga diskriminimi ose nga shkelja e të drejtave të tyre njerëzore.”
Po, fëmijët si t’i mbrojmë nga ideologjia gjinore sipas Islamit?
[Kohët e fundit, çështja e identitetit gjinor është kthyer nga një debat shoqëror në një ideologji që po promovohet si normë, duke e paraqitur gjininë si diçka që mund të përcaktohet sipas ndjenjës personale, pavarësisht biologjisë. Duke qenë se këto ide po hyjnë edhe në shkollat e fëmijëve të vegjël, një prind pyeti Kalifin e nderuar se si mund t’i mbrojmë fëmijët tanë kur mësojnë në shkollë për “rrjedhshmërinë gjinore”. Ai u përgjigj si vjon]
“Nga 365 ditë të vitit, fëmijët shkojnë në shkollë rreth 170 ose 180 ditë, dhe pastaj për pjesën tjetër të kohës janë me ju, për rreth 180 deri në 200 ditë. Kam thënë në shumë raste se duhet të bëheni miq me fëmijët tuaj; kam thënë shumë herë se duhet të ndërveproni me fëmijët tuaj; kam thënë shumë herë se kur fëmijët tuaj kthehen në shtëpi, ju duhet t’u përgjigjeni pyetjeve të tyre; kam thënë shumë herë se kur fëmijët tuaj mësojnë në shkollë gjëra që kanë të bëjnë me gjininë ose me ndonjë çështje tjetër, atëherë duhet t’i pyesni se çfarë kanë mësuar dhe t’u shpjegoni se disa gjëra mund të mos jenë në gjendje t’i kuptojnë për shkak të moshës së tyre, por do të mund t’i kuptojnë më mirë kur të rriten.
Shpjegojuni realitetin e këtyre çështjeve dhe se si ato janë krijuar nga natyra. Tregojuni se ka dallime të qarta biologjike që Zoti i ka krijuar në trupat njerëzorë; vetëm një nënë mund të jetë nënë. Dallimet mes meshkujve dhe femrave nuk mund të ndryshohen. Tregojuni se një mashkull mund të bëhet nëna e dikujt, por kurrë nuk do të mund të mbajë fëmijë në bark. Njerëzit kanë filluar të ngrejnë zërin, duke thënë se këto gjëra janë bërë absurde. Qarkullonte një rast se një grua shtatzënë shkoi te doktori për të kërkuar konfirmimin e gjinisë së fëmijës së saj, ndërsa doktori i tha: “Le ta vendosë mësuesja e kopshtit, ne nuk mund t’jua themi.” Vetë absurditetet e tyre po i kthejnë ata në objekt talljeje. Po bëhen shaka për ta.
Prandaj, duhet t’u thoni fëmijëve tuaj se njeriu do të mbetet gjithmonë ajo gjini siç e ka krijuar Allahu i Madhërishëm. Shpjegimi i kësaj do të kërkojë njëfarë përpjekjeje nga ana e grave ahmedia, dhe sidomos “Vakifat-e-Nau” do të duhet të përpiqen në këtë drejtim. Shpjegojuni fëmijëve tuaj se Allahu i Madhërishëm ka krijuar meshkuj dhe femra; shpjegojuni dallimet biologjike dhe veçoritë dalluese mes tyre. Shpjegojuni se në çdo specie të kafshëve ka dy gjini; secila ka aftësitë dhe funksionet e veta, të cilat nuk mund të shpërfillen. Kjo nuk mund të ndryshohet thjesht duke e thënë.
Kohët e fundit, një mësues iu drejtua një nxënësi si “ai”, por nxënësi tha: “Jo, sot jam ‘ajo’.” Të nesërmen, mësuesi iu drejtua nxënësit si “ajo”, dhe nxënësi tha: “Jo, sot jam ‘ai’; pse më quajte ‘ajo’?” Këta njerëz vetë nuk e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë. Prandaj, ju do të duhet të bëni disa përpjekje për t’ua shpjeguar këto gjëra fëmijëve tuaj dhe t’u tregoni se si këta njerëz tani po bëhen objekt talljeje.
Flisni për këtë me besim, jo me ngurrim, dhe ua shpjegoni këto gjëra fëmijëve tuaj. Tani vetë njerëzit po ngrenë zërin kundër këtyre gjërave.”