Mikpritja e Imam Mehdiut a.s. - Video e shkurtër
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Mikpritja e Imam Mehdiut a.s. – Video e shkurtër

Njëherë në Kadijan, në kohën e Xhelsa Salanës, kur ishin ditë dimri, erdhën shumë mysafirë. Disa prej tyre nuk kishin sjellë batanije me vete. Një njeri që quhet z. Nabi Bekhsh, filloi të merrte batanije nga shtëpia e Hazret Mesihut të Premtuar a.s. dhe ua jepte ato më pas mysafirëve që po vinin.

Z. Munshi Zafar Këpurtelvi rrëfen: Atë ditë, pas namazit të jacisë, unë shkova në shtëpinë e Hazret Mesihut të Premtuar a.s.. Pashë që Huzuri ishte i ulur dhe i kishte vënë duart nën sqetulla. Pranë tij po flinte i biri (Hazret Kalifi i Dytë r.a.). Pashë që Huzuri nuk kishte asnjë batanije në shtëpi. E kuptova që edhe batanijen e vet ai ua kishte dhënë mysafirëve.

Është shumë ftohtë, ju duhet një batanije, Huzur!, i thashë.

Huzuri më tha:

Jo, ua kemi dhënë mysafirëve. Ata nuk duhet të kenë ndonjë shqetësim. Nuk ka problem për mua. Unë e kaloj natën kollaj.

Zbrita poshtë dhe e qortova z. Nabi Beksh se si i paska marrë edhe batanijen Huzurit! Ai u turpërua shumë. Por tha:

Tani që ua kam dhënë mysafirëve, si mund të marr ndonjë prej tyre?

Ndërkohë erdhi një shok, të cilit i treguam gjithë ngjarjen dhe ai na solli një batanije. Menjëherë ia çova batanijen Huzurit. I thashë:

Kemi gjetur një batanije, o Huzur, ju lutem merreni.

Huzuri e refuzoi dhe më tha:

Jepjani ndonjë mysafiri tjetër. Unë shpesh as nuk fle. Prandaj, mua nuk më duhet. Jepjani dikujt tjetër.

Rrëfimtari thotë: E insistova shumë, por Huzuri vetëm tha: Jepjani dikujt tjetër. Pra, ai gjithmonë i jepte përparësi rehatisë së mysafirëve mbi rehatinë e vet.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp