Si të falim namazin? Mësoni arabisht e shqip me tekst dhe audio
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
namazi shqip

Mësoni namazin në arabisht dhe shqip. Në këtë artikull do të gjeni të gjithë namazin, mënyrën e tij, me gjithë transkriptimin, shqiptimin në audio dhe përkthimin.

Abdesi

Para se të fillojmë namazin marrim abdes. Abdesi merret në këtë mënyrë:

Recitohet Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm.

Tri herë lahen duart. Tri herë shpërlahet goja dhe tri herë hunda. Tri herë lahet fytyra. Tri herë lahen parakrahët me bërryla duke filluar nga i djathti. Me duar të lagura përshkohet koka. Me majat e gishtërinjve të lagur pastrohen veshët nga brenda dhe jashtë dhe me shpinë të duarve të lagura përshkohet qafa. Dhe në fund, duke filluar nga e djathta, pastrohen këmbët me gjithë zogjtë e këmbëve.

Ezani – thirrja për Namaz

Para çdo namazi me xhematë thirret Ezani me zë të lartë. Ai thirret kështu:

All-llāhu ekber (4 herë) – Allahu është më i madhi
Eshhedu en lā ilāhe il-lallāh (2 herë) – Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç Allahut
Eshhedu enne Muhammederr rresūlullāh (2 herë) – Dëshmoj se Muhammedi është i dërguar i Allahut
Hajje ‘ales-salā(2 herë) – Ejani në namaz
Hajje ‘alel-felāh (2 herë) – Ejani në shpëtim
All-llāhu ekber (2 herë) – Allahu është më i madhi
Lā ilāhe il-lallā(1 herë) – S’ka zot tjetër përveç Allahut.

Në rastin e namazit të sabahut, pas hajje ‘alel-felah, Ezanit i shtohet edhe:

Es-salātu khajrun minen-neum (2 herë) – Namazi është më i mirë se gjumi.

Ikameti

Pak para fillimit të namazit, kur besimtarët janë radhitur në rreshta, muezini (thirrësi i ezanit) ose dikush tjetër nga xhemati e reciton Ikametin. Ikameti recitohet me zë më të ulët dhe më shpejt se Ezani. Ai recitohet kështu:

All-llāhu ekber (2 herë) – Allahu është më i madhi
Eshhedu en lā ilāhe il-lallāh (1 herë) – Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç Allahut
Eshhedu enne Muhammederr rresūlullāh (1 herë) – Dëshmoj se Muhammedi është i dërguar i Allahut
Hajje ‘ales-salāh (1 herë) – Ejani në namaz
Hajje ‘alel-felāh (1 herë) – Ejani në shpëtim
Kad kāmetis-salāh (2 herë) – Namazi po fillon
All-llāhu ekber (2 herë) – Allahu është më i madhi
Lā ilāhe il-lAll-llāh (1 herë) – S’ka zot tjetër përveç Allahut

Nijeti

Para se të hyjmë në namaz, duhet ta kemi të qartë në mendje se cilin namaz kemi vendosur ta falim dhe prej sa rekateve përbëhet ai. Ky, pra është Nijeti. Namazin e fillojmë nga pozita e Kijām-it (qëndrimit në këmbë). Kthehemi me fytyrë nga Qabeja dhe recitojmë:

namazi shqip - mesoj namazinInnī vexhxhehtu vexh’hije lil-ledhī fetares-semāvāti vel-erda hanīfen ve mā ene minel-mushrikīn.

Unë e kam kthyer fytyrën time nga Ai, i Cili i ka krijuar qiejt dhe Tokën – i anuar gjithnjë nga Ai dhe nuk jam nga idhujtarët.

Tekbiri fillestar

Pastaj duke i ngritur duart në lartësi të veshëve, bëjmë Tekbirin, duke thënë:

Allāhu ekber (Allahu është më i madhi).

Ky Tekbir quhet Tekbiri Tahrim ose Tekbir fillestar. Me këtë Tekbir, kemi hyrë në namaz.

I ulim duart dhe i vendosim sipër kërthizës poshtë gjoksit, dorën e djathtë mbi të majtën dhe recitojmë Thenā-në:

Thenā-ja

namazi - mesoj namazinSubhāneke Allāhumme ve bihamdike ve tebāreke smuke ve te‘ālā xhedduke ve lā ilāhe gajruke.

I Shenjtë je ti o Allah dhe i Lavdëruar dhe i Bekuar është emri Yt dhe e lartë është Madhëria Jote dhe s’ka zot tjetër përveç Teje.

Pastaj recitojmë Te‘avvudh-in:

Te‘avvudh-i

namazi - mesoj namazinE‘ūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīm.

Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar.

El-Fātiha

namazi - mesoj namazinBismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
Elhamdu lil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
Err-Rrahmānirr-Rrahīm
Māliki jeumiddīn
Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
Ihdinas-sirātal-mustekīm
Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim gajril-magdūbi ‘alejhim ve leddāl-līn. (Āmīn!)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve;
të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit;
Sunduesit të ditës së gjykimit.
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
Na udhëzo në rrugën e drejtë.
Në rrugën e atyre që i bekove, që nuk tërhoqën zemërim dhe që nuk devijuan. (Amin)

Në dy rekatet e para të çdo namazi, pas sures el-Fātiha, recitohet edhe ndonjë sure e shkurtër a pjesë e ndonjë sureje të gjatë të Kuranit të Shenjtë. Sa për ilustrim këtu po japim vetëm këto dy sure:

Surja El-Keuther

namazi - mesoj namazinBismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
Innā a‘tajnākel-keuther
Fesal-li lirabbike venhar
Inne shānieke huvel-ebter.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Sigurisht, Ne të dhamë ty të mira të pafund
Andaj, lutju Zotit tënd dhe sakrifiko (në emër të Tij)
Pa dyshim, armiku yt është farësosur.

Surja El-Ikhlās

namazi - mesoj namazinBismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
Kul huvAllāhu ehad
Allāhus-Samed
Lem jelid ve lem jūled
Ve lem jekun lehū kufuven ehad.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Thuaj: Ai është Allahu, i Vetëm
Allahu është i Pavaruri
Ai nuk lind e as nuk është i lindur
Dhe askush nuk ka qenë asnjëherë i barabartë me Të.

Ruku-ja

Pastaj shkojmë në Ruku (Përkulje me duar në gjunjë) ku recitojmë së paku tri herë:

namazi - mesoj namazinSubhāne rabbijel-‘adhīm.

I Shenjtë është Zoti im, i Madhërishmi.

Kijami

Pastaj drejtohemi në pozitën e fillimit duke thënë:

namazi - mesoj namazinSemiAllāhu limen hamideh.

Allahu e dëgjoi atë që e lavdëroi Atë.

Kur të jemi drejtuar recitojmë:

namazi - mesoj namazinRab-benā ve lekel-hamd. Hamden kethīren tajjiben mubāreken fīhi.

O Zoti ynë! E Jotja është Lavdia! Lavdi e shumtë e pastër dhe e bekuar!

Sexhdet

Pastaj lëshohemi në Sexhde ku recitojmë së paku tri herë:

namazi - mesoj namazinSubhāne rabbijel-‘a‘lā.

I Shenjtë është Zoti im, i Lartësuari.

Qëndrimi midis dy sexhdeve

Ngrihemi nga sexhdja e pare në pozitën ulur ku rrimë për një moment të shkurtër. Peshën e trupit e lëshojmë mbi këmbën e majtë ndërsa gishtat e këmbës së djathtë i mbajmë të drejtuar nga kibla (në drejtim të Qabesë) dhe recitojmë:

namazi - mesoj namazinAllāhumme-gfirlī, ver-hamnī, vehdinī, ve ‘āfinī, vexhburnī, verzuknī, verfa‘nī.

O Allah, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më dhuro shëndet, më përmirëso, më ushqe dhe më lartëso.

Pastaj shkohet në sexhden e dytë ku përsëri recitohet e njëjta lutje si në sexhden e parë. Pastaj ngrihemi për rekatin e dytë, i cili tani fillon prej sures el-Fātiha. Dhe prej këtu e deri në fund të sexhdes së dytë, gjithçka është e njëjtë me rekatin e parë. Pasi ta kemi kryer sexhden e dytë dhe të jemi kthyer në pozitën ulur, recitojmë Teshehud-in:

Teshehud-i

namazi - mesoj namazinEttehijjātu lil-lāhi ves-salavātu vet-tajjibātu es-selāmu ‘alejke ejjuhennebij-ju ve rahmetull-llāhi ve berekātuhū es-selāmu ‘alejnā ve ‘alā ‘ibādil-lāhis-sālihīn.

Dhuratat janë për Allahun, adhurimet dhe të pastrat. Paqja qoftë mbi ty o Profet dhe Mëshira e Allahut dhe bekimet e Tij! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e sinqertë të Allahut.

Në këtë moment e ngremë gishtin tregues të dorës së djathtë dhe recitojmë:

namazi - mesoj namazinEshhedu en lā ilāhe il-lall-llāh ve eshhedu enne Muhammeden ‘abduhū ve resūluhu.

Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se vërtet Muhamedi është rob i Tij dhe i dërguar i Tij.

Nëse namazi ka më shumë se dy rekate, atëherë këtu ngrihemi për të vazhduar me rekatet e tjera. Por, nëse ky është rekati i fundit atëherë vazhdojmë me recitimin e Salavateve:

Salavatet – Lutjet për Profetin s.a.v.s.

namazi - mesoj namazinAllāhumme sal-li ‘alā Muhammedin ve ‘alā āli Muhammedin kemā sal-lejte ‘alā Ibrāhīm ve ‘alā āli Ibrāhīm inneke Hamīdun Mexhīd.
Allāhumme bārik ‘alā Muhammed ve ‘alā āli Muhammed kemā bārekte ‘alā Ibrāhīm ve ‘alā āli Ibrāhīm inneke Hamīdun Mexhīd.

O Zot! Lartësoje Muhammedin dhe popullin e Muhammedit ashtu siç e lartësove Ibrahimin dhe popullin e Ibrahimit me të vërtetë Ti je i Lavdëruar, i Nderuar.
O Zot! Bekoje Muhammedin dhe popullin e Muhammedit ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe popullin e Ibrahimit me të vërtetë Ti je i Lavdëruar, i Nderuar.

Dua-të – Lutjet

namazi - mesoj namazinRabbenā ātinā fid-dunjā haseneten ve fil-ākhireti haseneten ve kinā ‘adhāben-nār.

O Zoti ynë! Jepna të mirën në këtë botë dhe në ahiret të mirën dhe shpëtona nga ndëshkimi i zjarrit.

namazi - mesoj namazinRabbixh-‘alnī mukīmes-salāti ve min dhurr-rrijjetī Rabbenā ve tekabbel duā. Rabbenā gfirlī ve livālidejje ve lil-mu’minīne jeume jekūmul-hisāb.

O Zoti im! Më bëj mua ta lartësojë namazin dhe nga pasardhësit e mi (gjithashtu) O Zoti ynë! Pranoje lutjen. O Zoti ynë! Më fal mua prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën e Gjykimit.

Selami

Pastaj jepet selam, duke kthyer kokën së pari në anën e djathtë e pastaj në të majtën, me fjalët:

meso namazin shqipEs-selāmu alejkum ve rahmetull-llāh.

Paqja qoftë mbi ju si dhe mëshira e Allahut.

Këtu ka përfunduar namazi.

Tesbih

Pas namazit, mund të qëndrojmë ulur për të recituar lutjen e mëposhtme ose ndonjë lutje tjetër.

namazi - mesoj namazinAllāhumme entes-selām ve minkes-selām tebārekte jā dhel-xhelāli vel-ikrām.

O Allah! Ti je paqja dhe prej Teje vjen paqja je bekimplotë o zotërues i Madhështisë dhe i Nderit.

Gjithashtu preferohet të recitohen:

SubhānAll-llāh     (33 herë)
Allahu është i Shenjtë
Elhamdulil-lāh    
(33 herë)
Lavdia është e Allahut
Allāhu ekber       
(33 herë)
Allahu është më i Madhi

Namazi Vitër

Salati Vitër përbëhet prej tri rekateve dhe falet pas namazit të Jacisë ose para namazit të Sabahut. Është e domosdoshme që në çdo rekat, pas sures el-Fātiha, të recitohet ndonjë sure a pjesë e Kuranit. Në rekatin e tretë, pasi jemi drejtuar nga rukuja, pa i lidhur duart recitojmë Duanë e Kunutit.

Duaja e Kunutit

namazi - mesoj namazinAllāhumme innā neste‘īnuke ve nestaghfiruke ve nu‘minu bike ve netevekkelu ‘alejke ve nuthnī‘alejkel-khajre ve neshkuruke ve lā nekfuruke ve nakhle‘u ve netruku men jefxhuruke.
Allāhumme ijjāke na‘budu ve leke nusal-lī ve nesxhudu ve ilejke nes‘ā ve nahfidu ve nerxhū rahmeteke ve nakhshā‘adhābeke inne adhābeke bil-kuffāri mulhik.     

O Allah! Pa dyshim, ne të kërkojmë ndihmë, të kërkojmë falje, të besojmë, te Ti mbështetemi, të lavdërojmë në mënyrën më të mirë, të falënderojmë dhe nuk Të jemi mosmirënjohës. Ne e lëmë dhe e braktisim atë që nuk të bindet.

O Allah! Vetëm Ty të adhurojmë, Ty të lutemi, Ty të bëjmë sexhde, drejt Teje vrapojmë, Ty të shërbejmë, shpresojmë mëshirën Tënde dhe frikësohemi nga ndëshkimit Yt. Ndëshkimi Yt pa dyshim që u bie mohuesve.

Pas Duasë së Kunutit lëshohemi në sexhde. Pas sexhdes së dytë kthehemi në pozitën ulur ku recitojmë Teshehudin, salavatet, lutjet dhe japim selam. Këtu ka përfunduar Namazi.

Tabela e rekateve të namazeve të pesë vakteve

SabahuDrekaIkindiaAkshamiJacia
Sunetet para fardit Të obligueshme24
Jo të obligueshme44
Fard24434
Sunetet pas fardit222
Vitr3

Rëndësia dhe kushtet e Namazit

 Image: © Kamelia Ilieva|Shutterstock

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp