Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Musa Rrustemi

Ish President i Xhematit Musliman Ahmedia të Kosovës

Musa Rrustemi lindi më 8 qershor të vitit 1968 dhe ndërroi jetë në gusht të vitit 2010.

Ai i përkiste një familjeje të devotshme muslimane, që jetonte në fshatin Kokaj të Gjilanit në Kosovë. Fisi i tij u njoh me Xhematin Musliman Ahmedia në vitet ’70.

Në vitet ’80, ai mërgoi në Holandë, ku do të qëndronte për 7 vjet. Ai fitoi edhe shtetësinë holanzede. Gjatë udhës për në Holandë, ai vendosi të dedikonte jetën në shërbim të fesë Islame. Po në Holandë takoi për herë të parë Hazret Kalifin e Katërt të Xhemetit Musliman Ahmedia dhe ia tregoi edhe dëshirën për të dedikuar jetën.

Ishte pranvera e vitit 2000, kur z. Abdullah Wagishouser, Emir i Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë ndodhej në Holandë për një vizitë zyrtare bashkë me një delegacion. Musa sahibi rrëfen:

“… ai më kërkoi që ta ndihmoja për të gjetur dikë që ishte i gatshëm për të shkuar në Kosovë për themelimin e Xhematit atje. Unë i thashë që nuk njoh askënd që mund ta bënte këtë, por nëse pëlqehet, unë jam i gatshëm që të kthehem në Kosovë. Pa zgjatur shumë, Amir sahibi mori miratimin nga Huzuri (Hazret Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a.) dhe unë menjëherë u nisa nga Holanda për në Kosovë.”

(Reviste “Vërtetësia”, nr. 4, Tiranë, f. 77)

Në vitin 2010, Zoti i dha mundësi të kryente obligimin e Haxhit.