
Bekimet e lutjes
Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s.
Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s.Downloads and Formats
Përshkrim i librit
“… Realiteti i lutjes përbëhet nga robi i sinqertë dhe ekzistenca e një lidhjeje tërheqëse midis tij dhe Zotit të tij. Domethënë, së pari, mëshira e të Gjithëmëshirshmit [Rrahman] e tërheq robin drejt Vetes e më pas, tërheqjet që shkaktohen nga sinqeriteti i robit, bëjnë që Zoti t’i afrohet atij. Kjo lidhje midis tyre, në kohën kur bëhet lutja, arrin një pozitë aq të lartë, saqë shkakton rezultate të çuditshme. Kështu, gjatë një vështirësie të madhe, robi përulet para Zotit me besim të përsosur, me shpresë të përsosur, me dashuri të përsosur, me besnikëri të përsosur, me kurajë të përsosur më pas gris me vetëdije të plotë një e nga një perdet e errëta të shkujdesjes; e më pas atij i qartësohet gjithnjë e më shumë gjendja e tij e të qenit hiç. Pikërisht në atë pikë ai sheh pragun e Zotit, ku nuk shoqëron askënd e asgjë me Të. Në atë moment, shpirti i tij vë kokën në pragun e Tij. Fuqia tërheqëse, që i është dhuruar robit, fillon të tërheqë mirësitë e Zotit. Atëherë Zoti ndërmerr përmbushjen e kërkesës së robit dhe e vë efektin e lutjes së tij në të gjitha mjetet e nevojshme, të cilat shkaktojnë përmbushjen e kërkesës së lutësit.” (Pasazh nga libri)
Libri “Bekimet e lutjes”, shkruar në vitin 1893, përgënjeshtron pikëpamjen e z. Sejid Ahmed Khan dhe të bashkëmendimtarëve të tij, sipas të cilëve nuk ekziston diçka e tillë si pranimi i lutjes dhe se lutja nuk është më shumë se një formë adhurimi. Autori paraqet si dëshmi lutjet e tij që Allahu i ka premtuar se do t’ia pranonte. Autori gjithashtu parashtron kriteret e interpretimit të Kuranit të Shenjtë.