Bamirësia në rrugën e Allahut – Viti i ri i arkës Tehrik e Xhedid
(Hutbja e së xhumasë e Hazret Mirza Masrur Ahmedit, Kalif i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, e mbajtur më 07.11.2025)
مَّثَلُ الَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنبُلَةٍ مِّائَةُ حَبَّةٍ ۗ وَاللَّهُ يُضَاعِفُ لِمَن يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
Përkthimi i këtij ajeti është:
“Shembulli i atyre që shpenzojnë pasuritë e tyre në rrugën e Allahut është si ai i farës që nxjerr shtatë kallinj, (dhe) në çdo kalli ka nga njëqind fara. Allahu ia shton (edhe më shumë) kujt të dojë. Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.” (Kurani i Shenjtë 2:262)
Nga 1 nëntori, me mirësinë e Allahut, fillon viti i ri financiar i arkës “Tehrik e Xhedid” në Xhemat. Me këtë rast, shpallet gjithashtu edhe fillimi i vitit të ri të Tehrik e Xhedidit dhe përmenden sakrificat financiare që janë bërë gjatë vitit të kaluar nga xhematet.Gjithashtu, flasim për rëndësinë e kontributeve financiare. Para se të flas për këtë temë, do të përmend shkurtimisht historikun e Tehrik e Xhedidit.
Fillimi i Tehrik e Xhedidit dhe qëllimi i saj
Tehrik e Xhedidi filloi në vitin 1934, siç ndoshta nuk e dinë disa të rinj ose anëtarë të rinj të xhematit. Këtë arkë e shpalli Hazret Musleh Meudi r.a. në atë vit.Shkaku ishte se, në atë kohë, kundër xhematit ishte ngritur një fitne nga grupi Ahrar, i cili kishte filluar një fushatë të madhe armiqësore. Një valë urrejtjeje ishte përhapur dhe ata thoshin me zë të lartë: “Ne do ta fshijmë Xhematin Ahmedia nga faqja e dheut; Kadijani nuk do të mbetet as me emër as me shenjë; do ta rrënojmë gur për gur.” Madje kishin bërë plane për të çnderuar edhe Varrezat Beheshti Makbere, aty ku ndodhet varri i Hazret Mesihut të Premtuar a.s.. Për ta ishte e lehtë të konceptonin diçka të tillë. Në atë kohë, siç shpesh ndodh, shteti nuk i ofroi xhematit mbrojtjen që duhej. Madje, mund të thuhet se mbante anën e kundërshtarëve.
Në këto rrethana, Hazret Musleh Meudi r.a. i bëri thirrje xhematit që të ngrinte një fond të posaçëm, në mënyrë që ta përhapnim mesazhin e Islam Ahmediatit në çdo cep të botës, ta forconim sistemin e xhematit dhe t’i kundërviheshim propagandës së kundërshtarëve, duke hedhur poshtë me argumente propagandën e tyre. Dhe jo vetëm të hedhim poshtë gënjeshtrat e tyre, por edhe ta përmbushim detyrën e tabligës, të përhapjes së fesë, për të cilën, Hazret Musleh Maudi thotshte se deri atëherë nuk e kishim kryer me seriozitetin që duhej.
Prandaj, me këtë vizion, Hazret Musleh Meudi r.a. shpalli Tehrik e Xhedidin, duke thënë se si brenda vendit ashtu edhe në botë, duhet ta përhapim mesazhin e Islam-Ahmediatit, në mënyrë që armiku të mos ketë asnjë vend ku mund të dëmtojë përparimin tonë. Nëse në një vend ka kundërshtim, në një tjetër duhet të shihet zhvillimi Xhematit, duke u zgjeruar në këtë mënyrë sistemi i Xhematit.
Sot, me bekimin e Allahut, po e shohim përhapjen e Xhematit në të gjitha vendet e botës. Mesazhi i Islamit të vërtetë dhe i Ahmediatit ka arritur në çdo cep të botës. Misionarët tanë po shërbejnë në çdo anë. Kemi ndërtuar xhami, shkolla, spitale. Po botohet literatura e Xhematit. Në shumë vende të botës funksionojnë studio të MTA-së, përveç studios qendrore. Janë hapur edhe stacione radioje.
Edhe pse një pjesë e këtyre shpenzimeve mbulohet nga kontributet e tjera, Tehrik Xhedidi luan një rol kryesor në këtë fushë. Nëpërmjet saj janë përgatitur misionarët në të gjithë botën, dhe me bekimin e Allahut sot kemi xhamia (universitete misionare) në rreth gjashtë apo shtatë vende të ndryshme, ku përgatiten misionarë dhe murabijë që pastaj shpërndahen nëpër botë për përhapjen e Islamit dhe të Ahmediatit.
Përmbysja e parashikimeve të armiqve dhe përhapja e Xhematit
Kurse, Ahrarët kishin thënë se do ta shkatërronin Kadijanin dhe do ta zhduknin Xhematin Ahmedia nga faqja e dheut, madje deri më sot kundërshtarët tanë e përsërisin të njëjtin slogan. Kohët e fundit, ata mbajtën një konferencë në Rabva dhe edhe aty hodhën të njëjtin slogan.Por çdo vit, me bekimin e Allahut, kundërpërgjigjja ndaj atyre sloganeve jepet në formën e përparimit të xhematit, në formën e bekimeve të Allahut.
Të gjithë ata që po bashkohen me xhematin përmes bejatit, janë dëshmi e gjallë e kësaj përgjigjeje. Sot, përhapja e xhematit në 220 vende të botës është dëshmi e gjallë që tregon:“Ja pra, ju thatë se do ta zhduknit Xhematin Ahmedia nga faqja e dheut, por këto janë bekimet e Allahut që xhemati po ecën vetëm përpara, çdo ditë e më shumë.”
Xhemati Ahmedia – një pemë e mbjellë nga Zoti
Kjo vepër dhe kjo ndihmë e Allahut janë dëshmi se deklarata e Hazret Mesihut të Premtuar a.s. ishte e vërtetë dhe mbetet e vërtetë dhe se Ahmediati, me bekimin e Allahut, nuk është një pemë e mbjellë nga ndonjë njeri, nga ndonjë organizatë apo shtet, por një pemë e mbjellë nga vetë Zoti, e cila tashmë është bërë një pemë madhështore me degë që janë përhapur në mbarë botën. Allahu i Madhërishëm po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë, duke i dhënë fryte të reja dhe duke e rritur vazhdimisht. Ky proces është i pandalshëm.
Shembulli Hyjnor i shpërblimit për shpenzimet në rrugën e Zotit
Edhe në ajetin që lexova, Allahu i Lartësuar thotë se ata që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut janë si një farë që jep dhjetë kallinj dhe në çdo kallinj janë njëqind fara, siç ju tregova më parë përkthimin e ajetit, madje Allahu e shton edhe më shumë. Allahu ka premtuar: “Unë nuk do t’ju lë pa shpërblim për atë që shpenzoni për Mua. Kam fuqinë ta shumëfishoj sakrificën tuaj deri në shtatëqind herë, madje edhe më shumë.”
Kështu, me këtë deklaratë, Allahu i frymëzoi besimtarët që t’i hapin zemrat dhe të vazhdojnë të shpenzojnë për përhapjen e fesë së Tij, për punën që, në këtë kohë, i është besuar Mesihut të Premtuar dhe Mehdiut të premtuar (a.s.), dhe sot xhematit të tij. Kur shpenzojmë për fenë, Allahu sjell begati në pasuritë tona. Çdo vit, ne shohim shembuj të panumërt të kësaj, disa unë ju tregoj herë pas here.
Edhe këtë vit gjithashtu, janë shumë raste ku njerëzit kanë bërë sakrifica pa u shqetësuar aspak për ndonjë vështirësi ekonomike, dhe Allahu ose ua shumëfishon pasuri, ose u dhuron paqe dhe kënaqësi shpirtërore. Edhe nëse nuk e shohin menjëherë shpërblimin, pas një kohe Allahu ua plotëson dëshirat që ata i sakrifikuan për hir të sakrificës financiare.
Allahu i Lartësuar thotë se shpërblimi do të jepet edhe në këtë botë dhe edhe në botën tjetër. Shumë njerëz e shohin shpërblimin edhe në këtë jetë, ndërsa shpërblimi i botës tjetër është i pakufizuar.
Komentet e dijetarëve mbi ajetin
Edhe komentuesit e mëparshëm e kanë interpretuar në këtë mënyrë. Për shembull, Imam Razi në tefsirin e tij shkruan:
“Allahu i Lartësuar ka premtuar ta kthejë pasurinë e shpenzuar në rrugën e Tij, duke ta shumëfishuar atë.”
Ai shkruan:
Kështu Allahu ka dhënë argumente për faktin se është Ai që jep jetë dhe shkakton vdekje. Nëse nuk do të ekzistonte kjo fuqi hyjnore, urdhri për shpenzim nuk do të kishte kuptim, sepse nëse nuk ka një Zot që jep shpërblim e dënim, shpenzimi për hir të Tij do të ishte i kotë.
Pra, kuptimi është që pikërisht Allahu i Madhërishëm i shpërblen ata që shpenzojnë në rrugën e Tij, po kështu, edhe i dënon ata që mëkatojnë. Ai më tej thotë se me fjalë të tjera, Allahu u drejtohet atyre që shpenzojnë, duke thënë:
“Ti e di se Unë të kam krijuar dhe të kam plotësuar me mirësitë e Mia. Ti e njeh fuqinë Time për të dhënë shpërblim. Prandaj, kjo dija jote duhet të të nxisë që të shpenzosh për Mua, sepse Unë jam Ai që i shumëfishoj shpërblimet edhe për gjërat e vogla.” Dhe këtë e përshkruan me shembullin: “Kur dikush mbjell një kokërr, Unë i jap shtatë kallinj dhe në çdo kallinj njëqind kokrra. Ai shton se fjalët junfikune fi sebilil-lah, “shpenzojnë në rrugën e Allahut”, do të thotë për fenë e Allahut. Në të vërtetë, ne e shohim këtë në xhematin ahmedia, ku Allahu e përmbush çdo ditë këtë premtim të Tij.
Komenti i Hazret Musleh Meudit r.a. për ajetin
Hazret Musleh Meudi r.a. ka komentuar këtë ajet duke thënë:
“Nëse shpenzoni pasuritë tuaja për punët fetare, ashtu siç Allahu nxjerr nga një kokërr shtatëqind kokrra, Ai do t’i shtojë edhe pasuritë tuaja, madje do t’ju japë zhvillim edhe më të madh, siç përmendet në fjalët ‘Vallahu judaifu limen jesha’ (Allahu ia shumëfishon kujt të dojë).”
Historia është dëshmitare se kështu ka ndodhur. Hazret Ebu Bekri r.a. bëri sakrifica të mëdha, por shpërblimi që Allahu i dha, duke e bërë kalifin e parë të të Dërguarit të Tij, ishte shumëfish më i madh se çdo sakrificë e tij materiale.
Po ashtu Hazret Omeri r.a. dha shumë, por sa shpërblim të madh mori ai vallë! Hazret Osmani r.a. gjithashtu dha pasuri të mëdha, por mori dhjetëra e qindra herë më shumë që në këtë botë.
Po të shohim secilin sahab, vëmë re të njëjtën sjellje nga Allahu i Madhërishëm. Për shembull, Hazret Abdurrahman bin Aufi r.a., kur ndërroi jetë, kishte lënë pas një pasuri prej tridhjetë milionë rupish. Përveç kësaj, ai vijoi të shpenzonte qindra mijëra edhe gjatë jetës së tij.
Po kështu, sahabët që lanë atdheun, Allahu u dha atdhe më të mirë; ata që lanë motra e vëllezër, gjetën vëllezër e motra më të dashur; ata që lanë prindërit, gjetën një Profet s.a.v.s., që i donte ata më shumë se prindërit e tyre. Shkurt, ai që sakrifikon në rrugën e Allahut, kurrë nuk mbetet pa shpërblim të mirë.
Kujtimi i sahabëve të Bedrit dhe shpërblimet e tyre hyjnore
Në hytbet e mëparshme, unë kam folur rreth sahabëve të Bedrit, dhe në këto ditë, ndërsa po përmendet jeta e Profetit s.a.v.s. lidhur me betejat, ju sjell gjithashtu edhe virtytet dhe sakrificat e sahabëve. Shikoni se si Allahu i Madhërishëm i shpërblente ata vazhdimisht, dhe siç e dëshmon historia, Allahu nuk i la të humbur, por i bekoi me mirësinë e Tij në mënyra të panumërta.
Prandaj, Allahu i Madhërishëm në shumë vende të Kuranit ka urdhëruar për të shpenzuar në rrugën e Tij. Diku thotë: “Shpenzoni nga pasuritë tuaja, nga ato që i doni më shumë, dhe Unë do t’ju shpërblej. Do t’ju shtoj në pasuri dhe do t’ju begatoj me bekimet e Mia.”
Ne vazhdimisht shohim dhuratat e Allahut që na vijnë për shkak të shpenzimit në rrugë të Tij. Edhe sot, çdo ahmedian që bën me zemër sakrificë të sinqertë, e ndien këtë ndihmë Hyjnore. Ata që kanë bërë sakrifica, shpesh shkruajnë edhe ngjarjet e tyre, dhe njeriu habitet se si Allahu i Madhërishëm ua ka dhënë mundësinë e sakrfikimit dhe si ua ka forcuar besimin.Do të paraqes disa shembuj, por para se të përmend këto, do të sjell disa referenca shkencore dhe historike, si edhe disa hadithe.
Shpjegimi i Hazret Musleh Meudit r.a. për fjalët e Hazret Mesihut të Premtuar a.s.
Hazret Musleh Meudi r.a. ka shpjeguar një fjalë të Hazret Mesihut të Premtuar a.s., ku ai përmend fjalët e Hazret Isait a.s., i cili kishte thënë:
“mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.”
Por Kurani i Shenjtë thotë diçka edhe më të lartë. Ai thotë se nëse ju i grumbulloni pasuritë tuaja në thesarin e Allahut të Madhërishëm, jo vetëm që ato nuk do të vidhen, por ju do të merrni të paktën shtatëqindfish për çdo pasuri të dhënë, dhe përtej kësaj nuk ka kufi. Isai a.s. thotë se grurin tuaj nuk do ta hajë krimbi, por Kurani i Shenjtë thotë se jo vetëm që do të mbrohet nga dëmtimi, por edhe do të shumëfishohet shtatëqind herë.
Pa dyshim, Allahu i Madhërishëm nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut, por nga mëshira e Tij ndaj robërve, kur Ai u jep mundësinë e ndonjë vepre të mirë, këtë e bën për t’i ngritur ata në shkallë më të larta shpirtërore. Në këtë botë, Ai mund t’ia shumëfishojë shpërblimin shtatëqind herë, ndërsa në botën tjetër, shumëfish më tepër.
Kështu, ky premtim i Allahut të Madhërishëm për shtatëqindfishin nuk është vetëm për atë botë, por edhe për këtë, edhe për botën tjetër.
Komenti i Hazret Halifetul Mesih el-Evvel r.h.
Hazret Kalifi i Parë i Mesihut të Premtuar r.a. gjithashtu e ka shpjeguar këtë në një vend, duke thënë:
Mbajeni mend mirë: Profetët, kur kërkojnë kontribute, nuk i kërkojnë për veten e tyre, por për t’u dhënë përfitim atyre që japin.
Kur themi ‘jepni kontribute’, e themi që Allahu i Madhërishëm t’ju falë bekime dhe t’ju shtojë pasuritë tuaja.”
Ai shtoi:
“Ka shumë mënyra për t’u afruar tek Allahu, dhe njëra prej tyre është ajo që përmendet në fillim të sures el-Bekare: ‘Nga ajo që Ne u kemi dhënë, ata shpenzojnë.’ Po kështu, në të njëjtën sure përmendet ‘Ata japin pasuri duke pasur dashuri ndaj Zotit dhe përsëri në suren El-Bekare: ‘Shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi dhënë.’ Kështu, Allahu i Madhërishëm e ka shpjeguar qartë çështjen e shpenzimit në rrugën e Zotit.”
Shembujt që jep Hazret Halifetul Mesih el-Evvel r.h.
Në Inxhil në një fjali është thënë kjo: “Jepi atij që të kërkon.” Por Kurani i Shenjtë këtë temë e ka trajtuar me pesë xhuze, në mënyrë shumë të hollësishme.
Së pari, ai sqaron kujt duhet t’i japësh dhe pse duhet ta japësh. Tha: “Jep për ata që lartësojnë fjalën e Allahut.” Kjo është si një farë që hidhet në tokë; nga ajo farë dalin shumë kallinj.
Më pas, thotë: “Uellahu judaifu limen jesha’” d.m.th. “Allahu ia shumëfishon kujt të dojë.”
Në disa raste, shpërblimi jepet dhjetëfish më shumë se sa ke dhënë, në disa shtatëqindfish më shumë, në varësi të nevojës, kohës dhe vendit.
Për shembull, nëse një njeri qëndron pranë lumit me ujë të pijshëm në dimër, dhe dikush i kërkon ujë, ai thjesht mbush një gotë dhe ia jep. Kjo nuk është ndonjë vepër e madhe. Por nëse një njeri i jep ujë dikujt që po vdes nga etja, nga temperatura dhe që ndodhet në mes të shkretëtirës, kjo është një vepër e jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë, edhe shpërblimet ndryshojnë sipas rrethanave dhe nevojës. Kur sakrifica bëhet në kohë nevoje të madhe, shpërblimi i saj shumëfishohet shtatëqind herë e më tepër. Por në raste të tjera ku patjetër që ka nevojë për sakrificë, por jo aq shumë sikur në rastin e parë, edhe atëherë Allahu nuk e lë njeriun pa shpërblim, madje e shpërblen dyfish ose dhjetëfish.
Shembulli i Rabije Basries r.a.
Shembujt e mësipërm ka dhënë Hazret Kalifi i Parë r.a. duke shpjeguar rëndësinë e shpenzimit në rrugën e Allahut. Në lidhje me këtë temë, ai sjell edhe një shembull tjetër, atë të Hazret Rabije Basrisë.
Një ditë, ndërsa ajo ishte në shtëpi, i erdhën mysafirë, por në shtëpi kishte vetëm dy pite. Ajo i tha shërbyeses: “Merri dhe jepaua sadaka njevojëtarëve.” Shërbëtorja tha me habi: “Kjo është e çuditshme! Mysafirët janë këtu, dhe ti po thua ta ndaj bukën te të varfrit!”
Pas pak, erdhi një grua nga jashtë dhe tha: “Një grua e pasur nga lagjja ju ka dërguar ushqim.” Kur e sollën, Rabije Basria i numëroi bukët dhe pa se ishin tetëmbëdhjetë.Ajo kishte besim të plotë në Allahun e Madhërishëm, se Ai do ta plotësonte premtimin e Tij. Tha: “Unë dhashë dy bukë, prandaj duhet të më vijnë njëzet, jo tetëmbëdhjetë.” Dhe tha “kam njëzet mysafirë, ndaj duhet të kisha 20 pite prej Zotit.” Tha “Këto nuk janë për mua, ktheji.” Shërbyesja tha: “Mbaji, janë bekim nga Allahu!” Por ajo tha: “Jo, këto nuk janë për mua.” Në atë moment, gruaja e pasur që ishte fqinje, i bërtiti shërbyesit të vet – ke marrë pakonë e gabuar, kjo këtu është e Rabije Basrisë. Kur iu soll pakoja, ajo kishte njëzet pite. Kështu, këta njerëz të devotshëm kishin besim të plotë në Allahun, dhe Ai ua përmbushte besimin.
Pse duhet të japim në rrugën e Allahut?
Në lidhje me këtë, Hazret Kalifi i Parë r.a. ka thënë: “Pse duhet të japim në rrugën e Allahut? E para, për të fituar pëlqimin e Allahut, pra, jo për t’u mburrur por për ta bërë Allahun të kënaqur. Allahu na ka bërë shumë mirësi, prandaj duhet t’i japim për fenë e Tij, për ta ndihmuar përhapjen e fesë së Tij. Prandaj, jepni me qëllim të pastër, për kënaqësinë e Allahut, dhe jo për lavdërim.
Askush nuk i bën dot nder Xhematit kur jep për të. Përkundrazi, është mirësia e Allahut të Madhërishëm që të jep mundësinë të japësh në rrugën e Tij, me qëllim të pastër, në mënyrë që Ai ta kthejë ty në mënyrë të shumëfishtë.
Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka thënë:
“Kur njerëzit shpenzojnë në rrugën e Allahut, Allahu i bekon pasuritë e tyre, ashtu si kur mbillet një kokërr, mbillet vetëm një, por Allahu mund të nxjerrë shtatë kallinj prej saj, dhe në çdo kallinj të ketë njëqind fara. Pra, është parimi dhe praktika e Zotit që ta kthen si shpërblim më shumë sesa kapitali që ke dhënë në rrugën e Tij. Kjo është fuqia e Zotit.Në të vërtetë, ne të gjithë jetojmë vetëm për shkak të kësaj fuqie të Allahut. Po të mos kishte Ai fuqi për të shtuar, bota do të shkatërrohej dhe asnjë gjallesë nuk do të mbijetonte dot në tokë.”
Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka shkruar gjithashtu:
“Në librin Ta’birur-Ru’ya thuhet se pasuria në ëndërr përfaqëson zemrën. Nëse dikush sheh se po e jep zemrën, do të thotë se po e jep pasurinë. Prandaj, bamirësia është sikur të japësh shpirtin – ajo ka rëndësi të madhe.”
Lidhja mes sinqeritetit dhe sadakasë
Kur njeriu jep sadaka, ai tregon sa i sinqertë dhe i qëndrueshëm është në besimin e tij.Vetëm fjalët nuk vlejnë gjë. Njeriu duhet të provjë me vepra. Fjala “sadaka” rrjedh nga “sadik” (i vërtet), pra sadakaja vërteton sinqeritetin e besimtarit dhe e provon besimin e tij të vërtetë.
Mësimet e Profetit s.a.v.s. për bujarinë dhe shpërblimin hyjnor
Në një hadith thuhet se Profeti s.a.v.s. ka thënë:
“A doni t’ju tregoj për njeriun më bujar ndër të gjithë bujarët?” “Po, o i Dërguar i Allahut”, iu përgjigjën njerëzit. Ai tha: “Allahu i Madhërishëm është më bujari i të gjithë bujarëve.Dhe unë jam më bujari ndër njerëzit.” Pastaj Profeti s.a.v.s. e drejtoi vëmendjen edhe te namazi, agjërimi dhe sakrificat financiar.
Në një rrëfim tjetër, Profeti s.a.v.s. ka thënë:
“Namazi, agjërimi dhe përmendja e Allahut e shumëfishojnë pasurinë e shpenzuar në rrugën e Allahut shtatëqind herë.”
Udhëzim për ata që bënë sakrifica financiare
Prandaj, kjo është udhëzimi për ata njerëz që kanë dhënë sakrifica financiare: që të rrisin edhe standardet e adhurimit të tyre ndaj Zotit. Vetëm duke bërë sakrificë financiare të mos mendojnë se u bë shumë, por t’i rrisin dhe t’i lartësojnë edhe standardet e ibadetit ndaj Zotit. Duke bërë sakrificë financiare, nuk duhet menduar se tashmë jemi të lirë nga adhurimi.
Profeti s.a.v.s. ka thënë se namazi dhe agjërimi janë të domosdoshëm bashkë me sakrificat financiare, siç e përmenda nga hadithi, dhe pikërisht këto gjëra janë ato që pastaj ju afrojnë tek Allahu i Madhërishëm, e pastaj Allahu, me mëshirë ndaj jush, jua shton pasuritë vazhdimisht. Shumë njerëz bëjnë sakrifica; edhe në ditët tona shohim shumë shembuj të tillë që, shpenzojnë në rrugën e Allahut edhe pse kanë nevojë për para, dhe e bëjnë këtë me shpresën se shpenzimi në rrugën e Allahut do të bëhet shkak i pëlqimit të Allahut të Madhërishëm dhe se kjo sakrificë jona nuk do të shkojë dëm dhe se Allahu nuk do të na e humb mundin. Pastaj, vërtet Allahu nuk ua humb mundin të tillëve.
Cila është sadakaja më e madhe?
Profeti s.a.v.s. ka thënë në një hadith. Përmendet në një rrëfim se një njeri shkoi tek Profeti s.a.v.s. dhe i tha:
“O i Dërguari i Allahut s.a.v.s., cila është sadakaja më e madhe në aspektin e shpërblimit?”
Profeti s.a.v.s. tha: “Sadakaja më e madhe është që ti të japësh sadaka kur je i shëndoshë, ke nevojë për para, e lakmon atë, ke frikë nga varfëria dhe dëshiron mirëqenie; në atë kohë mos u vono në sadaka e bamirësi.”
Këto të gjitha janë dëshirat e tua, janë dëshira për gjërat e kësaj bote, por megjithatë jep sadaka, bëj bamirësi, shpenzo në rrugën e Allahut.
Profeti s.a.v.s. i tha: “Mos ndodhë që shpirti yt të arrijë në momentet e fundit, dhe e sheh vdekjen nga afër, e të thuash: ‘Jepi filanit kaq e filanit kaq.’”
Profeti s.a.v.s. shtoi: “Ajo pasuri nuk është më jotja; ajo tashmë është bërë e filanit”, pra do të kalojë tek trashëgimtarët.
Prandaj, Profeti s.a.v.s. tha: “Shpenzo në rrugën e Allahut në gjendje shëndeti dhe nevoje, kjo quhet sakrificë e vërtetë.” Nëse e bëni këtë, atëherë Allahu ju shton në këtë botë dhe edhe në botën tjetër.
“Mos shpenzo në rrugën e Allahut duke numëruar”
Shembujt e të parëve tanë janë po të tillë, edhe në xhematin tonë; ata nuk i numëronin paratë e tyre për t’i shpenzuar në rrugën e Allahut, por shpenzonin pa hezitim. Po ashtu, gjejmë shembujt e sahabëve në kohën e Profetit s.a.v.s.. Vjen rrëfimi se Profeti s.a.v.s. një e këshilloi kunatën e tij, Hazret Esmanë, të bijen e Ebu Bekrit r.a., duke thënë:
“Mos shpenzo në rrugën e Allahut duke numëruar (me kursim), përndryshe edhe Allahu do të të japë duke numëruar.”
Profeti s.a.v.s. tha: “Mos ia mbyll gojën me koprraci qeses së parave të tua; nëse e mbyll, ajo do të mbetet e mbyllur dhe nuk do të vijë më pasuri në të.”
Pra, Profeti s.a.v.s. këshilloi që nëse paratë dalin nga qesja, ato edhe do të rikthehen, prandaj shpenzo me zemër të hapur.
Shembulli i sakrificave të Hazret Kalifit të Parë të Mesihut të Premtuar r.a.
Në xhemat, shembujt i shohim së pari në kohën e Hazret Mesihut të Premtuar a.s.. Hazret Kalifi i Parë r.a. bënte shumë sakrifica. Në kohën e Hazret Mesihut të Premtuar a.s., për të përmbushur misionin e tij dhe për ta ndihmuar atë, ai ka shpenzuar jashtëzakonisht shumë. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. vetë e ka përmendur këtë në një vend. Ai thotë:
“Po ta kisha lejuar, ai do të qëndronte çdo çast në krye të detyrës, jo vetëm me praninë e tij shpirtërore, por edhe me atë fizike, duke sakrifikuar gjithçka në këtë rrugë.”
Bëhet fjalë për Hazret Maulana Nuruddinin, Kalifin e Parë r.a..
Hazret Mesihu i Premtuar a.s. vijon:
Do të doja të citoja si shembuj disa rreshta nga letrat e tij për lexuesit
“Unë bie fli për rrugën tuaj. Gjithçka që është e imja, nuk është e imja, por juaja. Huzur, mbrojtësi dhe mësuesi im! Dua t’ju shpreh me plot sinqeritet se nëse e gjithë pasuria ime do të shpenzohet për përhapjen e besimit, e kam arritur qëllimin.”
Shikoni, ashtu si Allahu i Madhërishëm ia dha Profetit s.a.v.s. Ebu Bekrin, Omerin, Osmanin r.a. dhe ata që bënin sakrifica financiare, po kështu, në këtë kohë, për shkak se Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ndoqi gjurmët e udhëheqësit së tij, Allahu i dha edhe atij shërbyes që ishin gati të sakrifikonin çdo gjë dhe që treguan shembullin e Ebu Bekrit es-Siddik r.a..
Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:
“Allahu i Madhërishëm Vetë ka pmretuar: kushdo që Më jep Mua, Unë do t’ia shtoj bekimet. Edhe në këtë botë ai do të marrë shumë, dhe pas vdekjes do ta shohë edhe shpërblimin e botës tjetër, se çfarë lumturie do t’i jepet.”
Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:
Nëse në këtë kohë unë ju tërheq vëmendjen të gjithëve drejt kësaj çështjeje që, për përparimin e Islamit, shpenzoni pasuritë tuaja; dhe në këmbim të kësaj sakrifice, Allahu do t’ju bekojë edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër.
Bekimi jepet në këtë botë dhe edhe në botën tjetër. Dhe kjo nuk është vetëm fjalë. Edhe sot shohim plot dëshmi të saj. Nuk është vetëm çështje e kohës kur fliste Hazret Mesihu i Premtuar a.s.. Edhe sot më vijnë shumë letra që shprehin se si Allahu i Madhërishëm, pas shpenzimit në rrugën e Allahut, ua bekon pasuritë sakrifikuesve, ua largon problemet e jetës dhe ua forcon besimin.
Shembuj bashkëkohorë të sakrificës financiare
Do të përmend edhe disa ngjarje.
Shembull nga Shqipëria
“Misionari i Xhematit nga Shqipëria shkruan një shok shqiptar, … është njeri shumë i thjeshtë dhe i varfër. Në Shqipëri po mbahej Xhelsa, dhe ai, vetëm për hir të Zotit të Madhërishëm, pa asnjë shpërblim, për një javë rresht çdo ditë nga ora tetë e mëngjesit deri në katër pasdite, punoi për Xhalsën.
Shumë nga vullnetarët tanë kudo në botë i bëjnë këto punë në Xhalsa, por disa kanë nevoja (ekonomike), megjithatë japin kohën e tyre vullnetarisht; disa të tjerë nuk kanë nevoja dhe ia dalin mbanë. Sidoqoftë, zotëria në fjalë punonte deri në katër pasdite dhe pastaj, në orën katër, shkonte në punën e tij të përditshme.
Një ditë, ai solli në një zarf 75 euro si kontribut për Tehrik Xhedidin. Shqipëria është vend i varfër i Evropës Lindore. I tha misionarit: ‘Prej disa ditësh i kam mbledhur këto para për t’i dhënë si kontribut për Xhematin’, dhe mbi zarf në gjuhën shqipe ishte shkruar: “Me shumë kënaqësi”.
Ndoshta për të tjerët kjo shumë mund të jetë e vogël, vetëm 75 euro, por — shkruan misionari — ajo ishte rreth 15% e rrogës së tij, ndërkohë që atij i duhej të paguante edhe qiranë e shtëpisë, etj.
Njerëzit materialistë mund të thonë: ‘Me 75 euro, pretenduakeni ta përhapni fenë Islame në botë!,’ ose me disa euro flisni për përhapjen e Islamit, kurse organizatat dhe qeveritë që janë kundër Islamit kanë miliarda e miliarda paundë që i shpenzojnë kundër Islamit. Por Allahu i Madhërishëm, edhe këtë sakrificë të vogël e bekon kaq shumë, saqë me këto sakrifica Xhemati Ahmedia po hap misione. Ka shumë njerëz të tillë; nuk është vetëm ky zotëria që dha 75 euro, por ka edhe ata që japin edhe më pak; dhe me bekimin e Allahut të Madhërishëm, Xhemati, pikërisht me këto shuma të vogla, po i kryen punët e veta kudo në botë, po e bën punën e përhapjes së Islamit dhe po sheh përparim në botë shumë më tepër se ata që shpenzojnë miliarda dollarë.”
Shembuj nga vende të tjera të varfra
Po kështu, në disa vende edhe më të varfra shohim pamje të sakrificave që na kujtojnë fillimet e Islamit, ose kohën kur Hazret Mesihu i Premtuar a.s. bëri thirrje për sakrifica financiare, ose kur Hazret Musleh Meudi r.a. shpalli Tehrik e Xhedidin, duke thënë: ‘Sot armiku është përgatitur plotësisht të na sulmojë, prandaj shpenzoni në rrugën e Zotit.’ Dhe njerëzit bënë sakrifica. Gratë e varfra i shitën pulat dhe vezët e pulave të tyre dhe dhanë kontribut. Ishin sakrificat tepër modeste.
Në atë kohë, Hazret Musleh Meudi r.a. tha që, brenda tre vjetësh, në Indi të mblidheshin njëzet e shtatë mijë rupi; por xhemati sakrifikoi, dhe brenda një viti mblodhi njëqind mijë rupi.
Edhe sot shohim pamje të tilla të sakrificës në vendet e varfra.
Shembuj nga Indonezia
“Në Indonezi, një anëtar, Xhavi Muzaffar, tregon se tek bashkëshortja e tij erdhi një grua e moshuar e xhematit; ajo solli disa dru me qëllimin që ne t’i blinim. Ai thotë: ‘Ne nuk kishim nevojë për dru; i kishim blerë më parë.’
Nëpër qytete të vogla ose fshatra në ato vende të varfra, që nuk janë plotësisht të zhvilluara, ndodh që të varfrit gatuajnë me dru. Ndoshta nuk ka gaz kudo, apo përdorin soba me vajguri. Gjithsesi, edhe sot drutë përdoren në shumë fshatra.
Ai thotë: ‘Meqenëse përdornim edhe gjëra të tjera, thamë se nuk na duhen shumë dru; nuk kemi nevojë. Por, meqë ajo grua e moshuar e solli tufën e druve mbi kokë, bashkëshortja ime, duke u prekur, ia bleu drutë.’
Vlera e rupisë indoneziane është shumë e ulët; atje flitet me qindra mijëra ose miliona, por që në fakt kanë shumë pak vlerë. Ajo bleu tufën e druve për njëqind mijë rupi indoneziane, që, e barazuar edhe me rupinë pakistaneze, bëhen shumë pak rupi. Tha: Kur ia blemë dhe deshëm t’i jepnim paratë, ajo grua e moshuar tha:
“Unë nuk i solla drutë që të marr para nga ju e t’i shpenzoj për vete; unë doja t’i jepja si kontribut për Tehrik e Xhedidin. Ju lutem, llogariteni këtë si kontributin tim për Tehrik e Xhedidin.”
Bashkëshortja e rrëfimtarit ishte edhe përgjegjëse e laxhans (e grave të Xhematit). Kështu, gruaja e moshuar ia dha aty të gjithë shumën për kontribut; dhe nuk mori asnjë qindarkë për vete.
“Sërish nga Indonezia, një anëtare, znj. Sasilin, tregon se disa vjet më parë gjendja e tyre financiare ishte shumë e rëndë. Ajo kishte një fëmijë 7-vjeçar dhe ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Në kohën kur do të lindte fëmija i dytë, u afrua edhe Bajrami. Ata kishin premtuar nga tre veta të jepnin 1,200,000 rupi indoneziane në Tehrik e Xhedid, Siç e thashë, atje vlera e rupisë është e ulët. Por këtu vërehet po ai entuziazëm që e shohim te të parët tanë.
Ajo thotë: ‘Ishte premtimi ynë për 1,200,000 rupi. Ne dëshironim ta jepnim kontributin e Tehrik e Xhedidit dhe t’i shkruanim Kalifit të kohës për dua. Bëmë çdo përpjekje që ta jepnim, por për shkak të varfërisë dukej e vështirë. Pastaj pashë se në llogarinë time bankare, kisha shumë pak, ishin gjithsej 1,250,000 rupi. Nëse do t’i jepnim të gjitha, nuk do të na mbetej asgjë. Megjithatë, vendosëm që 1,200,000 t’i jepnim nga unë, burri im dhe fëmija i madh, dhe 50.000 nga fëmija i porsalindur. E dhamë, dhe kështu shuma u mbarua. Nuk na mbeti asgjë. Por ne nuk u penduam; përkundrazi, patëm kënaqësi në zemër që e plotësuam premtimin dhe e përfshimë edhe foshnjën e porsalindur.’
Ajo thotë: ‘Allahu i Madhërishëm bëri një bekim të tillë, saqë vetëm pas një jave ne patëm të ardhura 12,000,000 rupi, dhe e pamë qartë se Allahu e përmbushi premtimin dhjetëfish më shumë sesa kemi dhënë. Allahu e përmbushi menjëherë premtimin e Tij.’”
Shembull nga Gana
Po kështu, misionari nga Gana shkruan se, kur gjatë hytbeve të Kalifit të kohës u treguan ngjarje që forcojnë besimin, një anëtar ghanez, afrikan, dha edhe shumën e fundit që kishte në xhep në rrugën e Allahut. Por, sapo doli nga xhamia, mori dy telefonata që i ndryshuan rrjedhën e jetës: dy klientë të mundshëm e kontaktuan dhe i ofruan punë a mundësi aq tërheqëse, saqë ai mori njëzet herë më shumë fitim se shuma që kishte dhënë. Ky rast i jashtëzakonshëm është një përkujtim i fuqishëm se si Allahu i Madhërishëm i shpërblen sakrifikuesit edhe me shpërblime të menjëhershme dhe të pashoqe. Kjo ngjarje edhe atij ia shtoi besimin.
Shembull nga Kenia
Po ashtu, gruaja e një mualimi nga Kenia shkruan: Ishim në pritje të lindjes së fëmijës sonë të parë. U shfaqën shumë komplikime, për shkak të të cilave ishim shumë të shqetësuar. Mjekët shprehën shqetësim. Ia tregova të gjitha burrit tim dhe i thashë se po më shqetësonte shumë kjo gjendje.’ Ai tha: ‘Lutju Zotit të Madhërishëm; vetëm Ai është mbështetja jonë. Dhe në mënyrë të menjëhershme që mund të bëjmë një sakrificë është kjo: tani po mbaron viti i Tehrik e Xhedidit; ta paguajmë premtimin e bërë për kontributin e Tehrik e Xhedidit dhe pastaj, lërja çështjen Allahut. Allahu do të na bekojë.’
Shikoni sa të çuditshëm dhe mahnitës janë besimtarët!
Ajo thotë: ‘Bëra pikërisht ashtu. Disa ditë më pas, në ëndërr pashë Hazret Mesihun e Premtuar a.s.. Ai kishte veshur një pallto të zezë. Në kokë kishte çallmë dhe në dorë kishte shkop. Më tha: “Mos u shqetëso; lindja e fëmijës do të shkojë mirë, por do të bëhet nga ija jote.”’ Pastaj, me të vërtetë atyre u lindi fëmija, por me operacion (seksion), i cili u bë nga njëra ije e saj, dhe nuk pati asnjë lloj komplikimi.
Ajo thotë: ‘E kuptojmë se kjo është e gjitha bekimi i Allahut të Madhërishëm, që erdhi si rezultat i sakrificës sonë, dhe Allahu bëri mirësi; përndryshe, në ditët e pritjes së lindjes, mjekët kishin shprehur shumë dyshime.’ Kështu, Allahu u tregon në këtë mënyrë edhe ahmadianëve të largët duke ua forcuar besimin dhe, njëkohësisht, jep edhe dëshmi të vërtetësisë së Hazret Mesihut të Premtuar a.s..
Shembull nga Guinea Konakri
Misionari i Guinesë Konakri shkruan se po tregoja ngjarje besimnxitëse nga hytbet e Kalifit të kohës dhe i këshilloja anëtarët të bënin sakrifica financiare; po ashtu u thashë të gjithëve se viti i Tehrik e Xhedidit po mbaron dhe se buxheti nuk po plotësohej dhe duhej plotësuar. Po atë mbrëmje një person erdhi në shtëpinë e misionit dhe njoftoi se këtë zarf e ka dërguar Muhamed el-Hasen Kubi ose Jakubi. Kur e hapa zarfin, në të ishin treqind euro, që në monedhën vendase bëhen rreth tre milionë franga, madje edhe më shumë. Atëherë i telefonoi zotit Kubi për të pyetur nëse ai e kishte dërguar zarfin dhe për çfarë arsye e kishte dërguar.
Ai tha: Në hutben e xhumasë dëgjova nga ju se objektivi nuk ishte arritur. Pas xhumasë, kur u ktheva në zyrë, pashë në sirtarin tim këtë shumë parash, bashkë me një listë të gjatë shpenzimesh që duhej të bëheshin me këto para. Por unë e hodha listën e shpenzimeve në kosh dhe jua dërgova shumën që ta përfshini si kontribut në Tehrik Xhedid.
Ky person e kishte paguar edhe më parë kontributin e Tehrik e Xhedidit dhe kishte dhënë një shumë të mirë. Kështu që edhe në Afrikë shihen ngjarje të mahnitshme e të çuditshme të sakrificës. Pa dyshim, këto gjendje të besimit Allahu i Madhërishëm ua krijon në zemrat e tyre, sepse njeriu vetë nuk mund t’i krijojë. Ata përjetojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë se si Allahu i Madhërishëm i shumëfishon bekimet e Tij, dhe pikërisht për këtë arsye vazhdojnë të bëjnë sakrifica.
Ngjarje të tilla janë të shumta dhe është e pamundur të përmenden të gjitha. Edhe nga ato që kam përzgjedhur, disa nuk mund t’i përmend dot, megjithatë, po ju tregoj vetëm disa.
Shembull nga India (Telangana)
Përgjegjësi i Tehrik e Xhedidit nga India shkruan për një anëtar nga shteti Telangana, me origjinë nga rajoni i Hajderabadit. Ai kishte bërë një zotim prej shtatë mijë rupish, por për shkak se humbi punën, nuk arriti ta përmbushte. Megjithatë, për vitin pasues, bëri një zotim të ri prej dhjetë mijë rupish.
Dikush e pyeti: “Kur nuk e përmbushe zotimin e vitit të kaluar, si po e rrit tani për vitin e ardhshëm?” Ai u përgjigj me bindje: “Allahu i Madhërishëm Vetë do ta bëjë të mundur. Unë po jap për hir të Allahut.”
Dhe vërtet, pas pak ditësh, ai gjeti një punë të re, më të mirë se të mëparshmen. Ai pagoi kontributet e mbetura të dy viteve dhe, për vitin e ri financiar, jo vetëm që e rriti zotimin e tij nga 7 mijë në 30 mijë rupish, por e shleu menjëherë edhe atë shumë.
Në këtë mënyrë, Allahu i Madhërishëm e shpërbleu për besimin dhe bindjen e tij të mirë, duke i hapur rrugët e begatisë dhe duke ia shtuar mundësitë.
Shembull nga Indonezia – Bekimet pas sakrificës financiare
Po kështu, nga Indonezia vjen një shembull tjetër që tregon se sa të mahnitshme janë veprat e Allahut të Madhërishëm, dhe se këto ngjarje nuk janë rastësi. Ata që i përjetojnë, e dinë mirë në çfarë rrethanash kanë bërë sakrificë dhe si kanë parë më pas manifestimin e fuqisë së Zotit.
Një anëtar i Xhematit, shumë i përkushtuar, i nderuari Bahadur Xhan, punonte si shofer taksie. Para pak kohe, ai kishte blerë një makinë nga një kompani taksish për të vazhduar punën e tij. Pasi e bleu, shkoi në zyrën e policisë rrugore për ta regjistruar makinën, por atje i thanë se gjykata kishte ndaluar regjistrimin e kësaj makine. Ai u habit, sepse në momentin e blerjes kishte verifikuar çdo dokument dhe gjithçka ishte në përputhje me ligjin. Më vonë mësoi se kompania e taksive kishte qenë e zhytur në borxhe, dhe për këtë arsye gjykata kishte ndaluar shitjen e 35 makinave që i përkisnin asaj kompanie.
Ish-pronarët i thanë: “Ne e kemi çuar çështjen në gjykatë. Derisa të jepet vendimi, prit, dhe më pas do ta marrësh makinën, insha’Allah.” Ai pranoi të priste. Por në ato ditë, atij i kishte mbetur pa paguar kontributi i Tehrik Xhedidit, dhe mendoi me vete:
“Më mirë ta paguaj menjëherë këtë detyrim, që të mos ngelem pas për shkak të këtyre shqetësimeve të dynjasë.”
Kështu, ai e pagoi menjëherë kontributin e Tehrik e Xhedidit dhe të Vekf e Xhedidit.
Pas vetëm pak ditësh, kur kontrolloi faqen e internetit të kompanisë, u habit kur pa që ndalimi mbi makinën e tij ishte hequr. Nuk u besoi syve, ndaj shkoi tek inspektori i policisë për ta verifikuar. Inspektori e konfirmoi:
“Nga 35 makinat e bllokuara, ndalimi është hequr vetëm nga një – dhe ajo është makina që ke blerë ti.”
Ndërsa për 34 të tjerat, çështja ishte ende në pritje të vendimit gjyqësor. Ai tha:
Me bekimin e Allahut të Madhërishëm, si rezultat i shpenzimit në rrugën e Tij, u shpërbleva menjëherë me këtë dhuratë të jashtëzakonshme. Me sytë e mi kam parë se si Allahu i Madhërishëm i nderon dhe i bekon ahmedianët që bëjnë sakrificë për Hir të Tij.
Shembull nga rajoni i Sikasos të Malit
Misionari i rajonit Sikasos të Malit, shkruan se Allahu i Madhërishëm, në mënyra të mrekullueshme, i edukon anëtarët e rinj të xhematit dhe i nxit drejt sakrificës financiare. Në qytet jeton një anëtar i ri, Musa sahibi, i cili solli një milion franga CFA dhe tha:
Nga kjo shumë, pesëqind mijë franga janë për vasijatin tim për ndërtimin e shtëpisë, katërqind mijë për kontributin e Vesijetit, dhe njëqind mijë për Tehrik Xhedid dhe Vekf Xhedid.
Kur e pyetën për arsyen e këtij vendimi, ai tregoi:
“Prej një kohe të gjatë, po kurseja para për disa projekte të ndryshme materiale, dhe gjithë vëmendja ime ishte përqendruar në to. Por mbrëmë, pas namazit të Tehxhudit, kur u shtriva, pashë në ëndërr tre persona të veshur me rroba të bardha që erdhën tek unë.
I pari më tha: ‘Edhe pse je ahmedian, e ke përqendruar gjithë kujdesin tënd vetëm në çështjet e dynjasë; do të ishte më mirë të mendosh për ahiretin.’
I dyti më tha: ‘Nuk e ke paguar ende pjesën tënde për ndërtimin e shtëpisë; ndaj paguaje menjëherë.’
Dhe i treti më tha: ‘Ke katër milionë franga në llogari; paguaje menjëherë Vesijetin për to.’
Pastaj Musa sahibi shtoi:
“Si ahmedian, pas këtij udhëzimi Hyjnor, nuk më lejohet të përdor këto para për asnjë qëllim tjetër. Ju lutem, shpenzojini ato në kategoritë përkatëse të kontributeve.”
Ngjarje të tilla jo vetëm që forcojnë besimin e atyre që i përjetojnë, por gjithashtu ngjallin dhe fuqizojnë imanin edhe tek anëtarët e vjetër të Xhematit.
Kështu, përkundër akuzave të kundërshtarëve që thonë “është pretendim i rremë” apo “propagandë”, apo “biznes” “besojnë në profet të rremë” etj., Allahu i Madhërishëm vetë e dëshmon me këta shembuj të gjallë se si ky është një mësim i vërtetë hyjnor dhe një udhëheqje prej Tij.
Këta janë shembuj që na bëjnë të mendojmë se si Allahu i Madhërishëm udhëzon njerëzit, edhe ata që jetojnë në vende të largëta, të cilët kanë hyrë në xhemat vetëm para pak kohe. Disa prej tyre nuk kanë pasur rastin as të takojnë Kalifin e kohës, përveçse përmes kanalit MTA, dhe ndoshta as nuk kanë lexuar plotësisht literaturën e xhematit. Gjërat kryesore duhet t’i kenë lexuar. Megjithatë, Allahu i Madhërishëm i forcon gradualisht në besim, ua pranon sakrificat dhe i udhëzon drejt besimit.
Raporti vjetor i Tehrik Xhedidit – Bekime të Allahut të Madhërishëm mbi xhematin
Janë edhe shumë ngjarje të tjera që mund të përmenden, por për momentin po i lë mënjanë, sepse lista është e gjatë. Megjithatë, dua të përmend shkurtimisht bekimet e shumta që Allahu i Madhërishëm i ka dhënë xhematit gjatë këtij viti, si dhe sakrificat që individët dhe xhematet nga e gjithë bota kanë bërë.
Këto janë të gjitha bekimet dhe mirësitë e Allahut të Madhërishëm, të cilat duhet t’i kujtojmë gjithmonë dhe të reflektojmë se si Ai, si tek anëtarët e rinj ashtu edhe tek ata të vjetër, krijon ndjenja të thella shpirtërore që i nxisin drejt sakrificës.
Sipas raportit të këtij viti, viti i kaluar ishte viti i 91-të i Tehrik e Xhedidit, i cili tashmë ka përfunduar, dhe sot po shpall vitin e ri, që do të jetë viti i 92-të i kësaj arke.
Me bekimin e Allahut të Madhërishëm, xhemati këtë vit ka pasur nderin të japë një sakrificë prej 19.55 milionë paundësh, që është rreth 1,564,000 paundë më shumë se viti i kaluar.
Në renditjen sipas shumës së përgjithshme të mbledhur (përveç Pakistanit, që zakonisht raportohet veçmas), vendi i parë në nivel botëror është Gjermania, ndërsa në vendin e dytë qëndron Britania e Madhe, e cila këtë vit ka pasur rritje të jashtëzakonshme dhe është afruar shumë pranë Gjermanisë. Me këtë ritëm të zhvillimit, ka gjasa që vitin e ardhshëm Xhemati i Britanisë ta kalojë atë të Gjermanisë.
Po ashtu, Xhemati në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në krahasim me vitin e kaluar, njësoj edhe Kanadaja. India ka bërë përparim të dukshëm, ndërsa Australia dhe Indonezia gjithashtu kanë regjistruar rritje të jashtëzakonshme në sakrifica.
Ndër xhematet e tjera që kanë bërë përparim të madh janë edhe ato në Rajonet e Lindjes së Mesme, Gana, Mauricijus, dhe Holanda.
Xhematet me performancë të shquar
Sa i përket performancës së përgjithshme, edhe pse disa xhemate nuk janë përfshirë në listën e vendeve të para, ato kanë bërë punë shumë të lavdërueshme. Në mesin e tyre janë:Belgjika, Suedia, Franca, Kababiri, Bangladeshi, Burkina Faso, Zelanda e Re, Sierra Leone, Benini, Mali, Nixheri, Turqia, Gjeorgjia, disa xhemate të Lindjes së Mesme dhe Australia.
Në veçanti, në Burkina Faso dhe Mali, situatat kanë qenë shumë të vështira për shkak të sulmeve terroriste të vazhdueshme, megjithatë, anëtarët atje kanë treguar besim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme në sakrificë.
Renditja e xhemateve afrikane sipas mbledhjes së fondeve
Në Afrikë, sipas mbledhjes së përgjithshme financiare, pesë xhematet kryesore janë:
- Gana
- Mauricijusi
- Nigeria
- Burkina Faso
- Tanzania
Krahas këtyre, ka edhe shumë vende të tjera afrikane që kanë kontribuuar shumë.
Pjesëmarrja
Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në Tehrik Xhedid ka arritur në 1 milion e 700 mijë.Sipas raporteve të këtij viti, në Zyrën e Gjashtë (Daftar Shashum) – e cila u shpall dy vite më parë – janë regjistruar 43,588 persona që kanë marrë pjesë për herë të parë.
Xhematet duhet ta kenë parasysh që të gjithë anëtarët e rinj që përfshihen për herë të parë në Tehrik e Xhedid, duhet të regjistrohen në Zyrën e Gjashtë dhe raportet përkatëse t’i dërgohen Vekalat Mal-it (Departamentit të Financave).
Dhjetë xhematet më të mira në Gjermani
- Rodgau
- Osnabrück
- Pinneberg
- Nidda
- Flörsheim
- Rödermark
- Bremen
- Neuwied
- Friedberg Mitte
- Koblenz
Dhjetë emaratet (njësitë rajonale) kryesuese në Gjermani
- Hamburg
- Frankfurt
- Groß-Gerau
- Wiesbaden
- Riedstadt
- Mannheim
- Dietzenbach
- Mörfelden-Walldorf
- Rüsselsheim
- Darmstadt
Britania e Madhe
Pesë rajonet (reagionet) më të mira
- Islamabadi
- Bejtul Futuh
- Xhamia Fazl
- Bejtul Ihsan
- North East
Dhjetë xhematet më të mëdha
- Islamabadi
- Ash
- Worcester Park
- South Cheam
- Walsall
- Farnham North
- Aldershot South
- Xhamia Fazl
- Farnham South
- Ewell
Xhematet më të vogla, por me punë të dalluar
- Elements Park
- Spen Valley
- Keighley
- Brentwood
- Jamia UK
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Dhjetë xhematet kryesuese:
- North Virginia
- Maryland
- Los Angeles
- Seattle
- Chicago
- Dallas
- Silicon Valley
- North Jersey
- South Virginia
- Central JerseyBaltimore dhe Detroit
Kanada
Ndër emarate lokale (njësitë rajonale), renditja është:
- Vaughan
- Calgary
- Peace Village
- Vancouver
- Toronto West
- Brampton East
- Mississauga
Sipas mbledhjes së përgjithshme, xhematet më të dalluara të Kanadasë janë:
- Hamilton Mountain
- Hamilton
- Edmonton West
- Hadiqa Ahmed
- Ottawa East
- Ottawa West
- Winnipeg
- Regina
- Wood Drive
- Yellowknife
Pakistani
Në nivel kombëtar (sipas mbledhjes së përgjithshme) janë:
- Lahore
- Rabwah
- Karachi
Në nivel të qarqeve (distrikteve) janë:
- Islamabad
- Faisalabad
- Sialkot
- Sargodha
- Umerkot
- Narowal
- Mirpur Khas
- Rahim Yar Khan
- Toba Tek Singh
- Layyah
Qytetet dhe emaratet e Pakistanit që kanë bërë sakrificat më të mëdha:
- Emarati Township Lahore
- Emarati Defence Lahore
- Emarati Darul Zikr Lahore
- Emarati Allama Iqbal Town Lahore
- Emarati Bejtul Fazl Faisalabad
- Bahawalnagar
- Quetta
- Bahawalpur
- Lodhran
- Sahiwal
India
Shtetet me kontributin më të madh në Indi janë:
- Kerala
- Tamil Nadu
- Telangana
- Odisha
- Jammu & Kashmir
- Karnataka
- Punjab
- Bengal
- Maharashtra
- Delhi
Dhjetë xhematet më të dalluara sipas sakrificës janë:
- Hyderabad
- Coimbatore (Tamil Nadu)
- Kadijan
- Calicut
- Melapalayam
- Manjeri
- Kerala
- Bangalore
- Kerang
- Kolkata (Kalkuta)
- Karulai
Australia
Dhjetë xhematet kryesuese janë:
- Melbourne Langwarrin
- Melbourne Berwick
- Marsden Park
- Penrith
- Melbourne West
- Castle Hill
- Adelaide West
- Melbourne Clyde
- Perth
- Melbourne East
Vitet e Tehrik Xhedidit dhe mesazhi për sakrificë financiare
Ashtu siç ju përmenda më herët, ka filluar viti i 92-të i Tehrik e Xhedidit. Sipas ndarjes së zyrave (daftarëve), vitet janë si më poshtë:
- Daftari i Parë (Regjistri i parë): viti i 92-të
- Daftari i Dytë (Regjistri i dytë): viti i 82-të
- Daftari i Tretë (Regjistri i tretë): viti i 61-të
- Daftari i Katërt (Regjistri i katërt): viti i 41-të
- Daftari i Pestë (Regjistri i pestë): viti i 22-të
- Daftari i Gjashtë (Regjistri i gjashtë): po hyn në vitin e 3-të
Siç është theksuar më parë, të gjithë anëtarët e rinj që përfshihen për herë të parë në këtë program, duhet të regjistrohen në Daftarin e Gjashtë.
Fjalët e Hazret Mesihut të Premtuar a.s.
Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:
“O miqtë e mi të dashur! Unë ju siguroj se Allahu i Madhërishëm më ka dhënë një dhembshuri të zjarrtë për ju dhe më ka dhuruar një njohje të pastër dhe të vërtetë për për forcimin e besimit dhe të njohjes suaj ndaj Zotit. Kjo njohje ndaj Zotit do t’ju duhet shumë juve dhe pasardhësve tuaj. Prandaj, unë qëndroj i gatshëm që ju të më ndihmoni në çështjet fetare me pasuritë tuaja të pastra. Çdokush nga ju, sa të ketë mundësi prej Allahut, të mos hezitojë të japë në këtë rrugë. Të mos u japë përparësi pasurive të tij mbi Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Më pas, unë gjersa të kem fuqi, dijet dhe bekimet e Allahut që Allahu më ka dhënë nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, në formën e librave do t’i përhap në vendet e Azisë, të Evropës e më gjerë.”
Përmbushja e misionit të Mesihut të Premtuar
Kështu, misioni që Allahu i Madhërishëm ia besoi Hazret Mesihut të Premtuar a.s., sot është përgjegjësia jonë për ta përmbushur.
Falë këtyre sakrificave financiare, Allahu po na jep mundësinë të përhapim mesazhin e Islamit në Azi, Evropë, Amerikë, Afrikë, në vendet arabe, në Amerikën e Jugut dhe në ishujt e largët.
Nuk janë vetëm ata që jetojnë në Evropë që bëjnë këto sakrifica; madje edhe njerëzit e thjeshtë të vendeve të largëta, siç ju përmenda në shembujt e mëparshëm, po marrin pjesë në sakrificat financiare me zemër dhe besim të plotë.
Allahu i Madhërishëm i pranoftë këto sakrifica, i bekoftë pasuritë dhe jetët e tyre, i shtoftë bekimet në përpjekjet tona, na dhëntë rezultate të mrekullueshme dhe na mundësoftë të shohim sa më shpejt vendosjen e sundimit të Zotit të Vetëm në botë dhe valëvitjen e flamurit të Profetit s.a.v.s. në çdo vend.