Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed | rob i sinqertë i Allahut
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sahibzada Mirza Ghulam Ahmad – rob i sinqertë i Allahut

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Hazret Aisheja r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë që nëse njëqind muslimanë falin xhenazen e ndonjë të vdekuri, dhe të gjithë ndërmjetësojnë për faljen e tij, do t’u pranohet ndërmjetësimi. (Muslimi, 947).

Në një tjetër transmetim gjejmë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. duke dëgjuar fjalë të mira, që pjesëmarrësit e një xhenazeje kishin për të vdekurin, u shpreh se tashmë i është detyruar xheneti.

Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibi

Meqë kam për të udhëhequr dy xhenaze sot, kisha menduar t’ju parashtroj disa hadithe, thënie të Mesihut të Premtuar a.s. dhe çështje jurisprudente lidhur me xhenazen dhe varrimin dhe në fund t’ju tregoj për të ndjerët. Por, e kam të pamundur të veproj në këtë mënyrë, sepse njëri prej këtyre dy personave ka qenë një shërbëtor i palodhur i Xhematit, i cili kaloi gjithë jetën duke iu shërbyer Kalifatit me përkushtim të plotë dhe me një besnikëri shembullore. Ai kaloi një jetë të vrullshme, të mbushur me një veprimtari të dendur, që nuk mund të kufizohet në këtë fjalim. Është mbledhur aq shumë material rreth tij, saqë e kam të vështirë ta përmend vetëm atë. Madje kam përzgjedhur vetëm një të pestën të atij materiali, dhe druaj që nuk mund ta kap as atë brenda kësaj kohe. Jeta e tij është model jo vetëm për ata që kanë dedikuar jetë por edhe për zyrtarët e xhematit dhe për familjen e Mesihut të Premtuar a.s.

Ju jeni në dijeni se para disa ditësh i nderuar Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibi i biri i Sahibzada Mirza Aziz Ahmed sahib ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Ina lil-lahi ue ina ilejhi raxhiun. Ai vuante nga zemra për një kohë të gjatë. Ai pësoi arresti kardiak që i erdhi papritur dhe ndërroi jetë menjëherë në shtëpi.

Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibi ishte stërnipi i Mesihut të Premtuar a.s. dhe nipi i Hazret Mirza Sultan Ahmed sahibit, i cili ishte djali më i madh i Mesihut të Premtuar a.s. I ndjeri ishte djali i Hazret Mirza Aziz Ahmad sahibit dhe nipi i Hazret Mir Muhammed Is’hak sahibit (nga ana e nënës). Ai ishte gjithashtu kuanti im d.m.th. burri i motrës sime. Nëna e të ndjerit znj. Nasire Begum ishte vajza më e madhe e Mir Muhammed Is’hak sahibit. Megjithatë, këto lidhje farefisnore nuk kanë kurrfarë rëndësi. Ajo që i bën këto lidhje të rëndësishme, është karakteri dhe morali i të ndjerit, që dua të përmend këtu. Ai kishte dedikuar jetë në shërbim të fesë. Para disa ditësh, vëllai i tij i madh i nderuar Mirza Khurshid Ahmed sahibi kishte ndërruar jetë dhe në vend të tij unë e kisha caktuar të ndjerin Sahibzada Mirza Ghulam Ahmedin si Nazir-Ala. Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore dhe emocionale pas vdekjes së vëllait të madh, ai përmbushi të gjitha detyrat në mënyrë të shkëlqyer. Ka punuar rregullisht në zyrë dhe ka marrë pjesë në ceremoni të ndryshme. Vetëm një ditë para se të ndahej nga jeta, i ndjeri kishte marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave në Medresenë e hafizave. Edhe ditën që ndërroi jetë, ai fali pesë namaze në xhami. Në mëngjes ai kishte vizituar disa të sëmurë dhe familje të tjera ndërsa pasdite kishte marrë pjesë në programin e Khudamul Ahmedia.

Jeta e tij pas dedikimit ka zanafillë në maj 1962. Ai u diplomua në shkencat politike nga “Government College” në Lahor. Pastaj, ai konkurroi në garën e shpallur nga Komisioni i administratës publike, dhe fitoi shkëlqyeshëm. Njëherë ai më kishte treguar se e vetmja arsye që e shtyju për të marrë pjesë në këtë konkurrencë ishte që njerëzit e konsideronin jashtëzakonisht të vështirë. Pra, ai shkëlqeu edhe në fushën e dijeve laike, që askush mos guxojë ta akuzonte se ka dedikuar jetë në xhemat, pasi që nuk gjeti dot ndonjë punë. Ndonëse, kishte fituar konkurrencën, ai nuk aplikoi për punë publike, por parapëlqeu të dedikonte jetë e t’i shërbente Xhematit.

Fillimisht Hazret Kalifi II r.a. i dha detyrën e menaxherit të revistës “Review of Relgions” në Rabvah dhe e porositi për të ndjekur mësimet fetare. Ai mori mësimet e hadithit dhe të shkencave të tjera fetare nga daja i tij Sjed Mir Daud Ahmed sahibi, i cili shërbente si kryeredaktor i revistës.

Ai kishte një emër tjetër dhe quhej Mirza Said Ahmed. Hazret Kalifi II r.a. ia ndërroi emrin dhe e quajti Mirza Ghulam Ahmed. Në fakt, Mirza Said Ahmed ishte vëllai i të ndjerit nga njerka, i cili kishte ndjekur shkollën e lartë në Angli bashkë me Mirza Muzafer Ahmed sahibin. Mirza Said Ahmed sahibi kishte ndërruar jetë në rini. Nëna e tij kishte lexuar një ngjarje në “Siretul Mahdi” dhe e shtyrë prej saj, donte që djalit t’i ndryshohet emri. Prandaj, ajo i tregoi brengën e saj Kalifit II r.a., por gjithashtu tha që kishte frikë se bashkëshortit të saj mos i mbetet hatëri. Hazret Kalifi II r.a. iu përgjigj që do t’i gjejmë një zgjidhje që do ta ngushëllojë Mirza Aziz Ahmed sahibin. Ai ia vuri atij emrin Mirza Ghulam Ahmed. Ai gjithashtu tha se e kam të vështirë t’i drejtohem me emrin Mirza Ghulam Ahmed, prandaj do t’i thërras Ahmed.

Në 1964, ai u martua me motrën time. Meqë Kalifi II r.a. ishte i sëmurë, Molana Xhelaludin Shams sahibi u kishte shpallur nikahun. Ai ka lënë tre djem dhe dy vajza. Dy djem kanë dedikuar jetë. Mirza Fazl Ahmed sahib është drejtor i arsimit në xhemat në Rabvah ndërsa Mirza Nasir Inam sahibi është rektori i fakultetit të teologjisë së Xhematit në Britani. Djali i tretë Mirza Ihsan Ahmedi jeton në Amerikë. Ndonëse ka një profesion jashtë xhematit, ai shërben si sekretar i financës dhe përgjegjës për sallën e Xhelsës në Xhematin e Amerikës. Një vajzë quhet Zubda ndërsa vajza tjetër Amatul Ula është bashkëshortja e Mir Mahmud Ahmed sahibit, i cili gjithashtu ka dedikuar jetë dhe aktualisht po shërben si drejtor i shëndetësisë në xhemat.

Shërbimet e Mirza Ghulam Ahmed sahibit në xhemat janë të shumta. Ai ka shërbyer si drejtor i arsimit si dhe zëvendësdrejtor i edukimit e predikimit në xhemat. Derisa nuk kishte marrë detyrën e “Nazir Ala” ai nga viti 1996 deri në 2016 shërbeu si Nazir Divan. Nga 2012 e deri në 2018, ai qëndroi në krye të Mexhlis Karpardazit. Unë e kisha caktuar si Nazir Ala, Amir Mukami dhe Kryetar i Sadr Anxhuman Ahmedia, pas vdekjes së vëllait të tij, Mirza Khurshid Ahmed sahib, i cili ndërroi jetë më 24 janar. Gjatë periudhës së Kalifit IV r.a. ai ishte caktuar si Nazir-e-Ala, zëvendës Nazir-e-Ala dhe zëvendës Amir Mukami. Ai shërbeu si anëtar i Mexhlis Vekfi Xhedid, dhe nga 2016 deri 2018 shërbeu si kryetar i tij. Në Mexhlis Ansarullah ka mbajtur detyra të ndryshme. Ai shërbeu si zëvendëskryetar i Ansarullahut, ndërsa nga 2004 e deri 2009 shërbeu si Kryetar i Mexhlis Ansarullahut në Pakistan. Kontributet e tij shtrihen edhe në Mexhlis Khudamul Ahmedia, ku ka mbajtur detyra të ndryshme. Fillimisht u caktua zëvendëskryetar i Mexhlis Khudamul Ahmedia qendror dhe nga 1975 deri në 1979 ai shërbeu si kryetar i kësaj organizate. Pas vdekjes së Mir Daud Ahmed sahibit, ai mori përgjegjësinë e kryeredaktorit të revistës Review of Religions. Ai gjithashtu i shërbeu Kalifit III r.a. në cilësinë e sekretarit personal. Ai ishte kryetar i komiteteve për Bibliotekën “Kailfat” si dhe për Shoqërinë Bujutul Hamad. Për vite drejtoi fondacionin Fazli Umar.

Për sa kohë janë zhvilluar xhelsa Salana në Rabvah, ai ka kontribuar me përkushtim të plotë në detyra të ndryshme që i janë besuar përgjatë viteve. Përveç detyrës si zëvendëspërgjegjës i Xhelsa Salanës, ai ka drejtuar dhe sektorin e burimeve njerëzore që kryesisht përbëhet nga bukëpjekësit dhe kuzhinierët. Ky është një ndër sektorët më sfidues, sepse duhet menaxhuar një fuqi punëtore që jo vetëm nuk është ahmediane, por është edhe e pabindur. Për t’i bindur ata dhe për t’ua marrë shërbimet është një sfidë me vete. Ai e përmbushi këtë detyrë në mënyrë të shkëlqyer.

Ai ka qenë kryetari i komitetit për teberrukat. Ka qenë anëtar i komitetit për regjistrimin e transmetimeve të sahabëve të Mesihut të Premtuar a.s. Ka qenë gjithashtu anëtar i komitetit për jurisprudencë. Po ashtu ishte anëtar i komitetit për historinë e Ahmediatit. Përpos tyre, ai shërbeu si sekretar i komitetit për kalifat si dhe drejtor i shtëpisë botuese “Esh-shirketul Islamije”.

Pra, përveç punës së drejtorisë të tij, ai kryente edhe punët e këtyre komiteteve.

Në 1989, autoriteti pakistanez i futën në qeli për disa ditë Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibin, Mirza Khurshid Ahmed sahibin dhe dy punonjës të tjerë të xhematit në bazë të ligjit famëkeq 268-C.

Pas ngjarjes së dhimbshme të 28 majit 2010 në Lahor, në të cilën u martirizuan shumë ahmedianë, Nazir Ala e Pakistanit menjëherë dërgoi një delegacion atje në drejtimin e Mirza Ghulam Ahmed sahibit. Ky delegacion duhet të takonte secilën familje, e cila kishte humbur ndonjë anëtar në këtë ngjarje, si dhe vizitonte të plagosurit. Ky delegacion kishte mbërritur Lahor, kur të plagosurit akoma po dërgoheshin në spital. Ai qëndroi për dy javë në Lahor dhe menaxhoi situatën. Ky delegacion u vendos në Darul Dhikr, vendi që ishte epiqendra e sulmit. Ata vepruan me mjaft urtësi e largpamësi dhe mbikëqyrën mbarëvajtjen e situatës. Ata siguruan mjekimin e duhur për të gjithë të plagosurit, si dhe vizituan familjen e martirëve.

Ai thirri mbledhjen e jashtëzakonshme të Amiles në mbrëmjen e ngjarjes dhe njoftoi për kryetarin e ri të xhematit. Për t’u dhënë kurajë anëtarëve, ai udhëhoqi namazet e akshamit dhe jacisë në xhami, dhe kështu u dha mesazh se pas ngjarjeve të tilla, xhamia nuk duhet të zbrazet.

Kur guvernatori i Lahorit i ndjeri Selam Tasir vizitoi të plagosurit në spital, Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibit i tërhoqi vërejtje për propagandën shpifëse dhe nxitjen ndaj dhunës kundër ahmedianëve. Ai e bëri të qartë se sulmet ndaj ahmedianëve janë rrjedhoja e kësaj propagande urrejtëse që po bëhet lirisht. Ai gjithashtu kërkoi që guvernatori t’i kushtonte vëmendje kësaj çështjeje.

Ministri federal për pakicat Xhavet Maikel gjithashtu kishte ardhur për të shprehur solidaritet. Sahibzada sahibit e falënderoi për vizitën, por gjithashtu qartësoi që kurrsesi nuk e pranojmë veten si pakicë apo minoritet. Ne jemi muslimanë. Ministri u shpreh se unë kam edhe ministrinë e të drejtave të njeriut dhe kam ardhur me atë cilësi. Sahibzada sahibi ia tërhoqi vëmendjen edhe atij për propagandën që po bëhej kundër xhematit, dhe e kërkoi që ta ngrinte këtë çështje në kabinet dhe qeveria të merrte masat ndaluese kundër kësaj fushate. Ai i tërhoqi vërejtje ndaj detyrave të tij, por ne ahmedianë gjithmonë mbështetemi tek Allahu.

Më 29 dhe 30 maj ai zhvilloi dy konferenca për shtyp si dhe më 2 qershor mori pjesë në emisionin live “Point Black” në TV Ekspres. Ai dha intervistë për BBC, Swiss National TV, Zërin e Amerikës, Sahara TV, Channel 5, Dunia TV etj. Në çdo intervistë ai deklaroi qartë se ne jemi muslimanë dhe askush nuk mund të na mohojë këtë të drejtë.

Ky delegacion qëndroi në Lahor gjatë gjithë kësaj kohe dhe u kthye më 12 qershor.

Njëherë Hazret Kalifi IV r.a. kishte rrëfyer ëndrrën e tij gjatë fjalimit. Ai u shpreh që teksa po mendoja se duhet të shtoj angazhimet e mia, pashë Mija Ahmedin d.m.th. Mirza Ghulam Ahmedin në ëndërr. Ai gjithmonë jep këshilla të mira. Edhe për Kuranin Famëlartë, ai më kishte sugjeruar që në vend të komentoj mbi Tefsir-e-Saghirin, unë duhet bëj përkthimin e ri. Lavdërimi është i Allahut i cili më mundësoi të përktheja Kuranin. Në këtë ëndërr Sahibzada sahibit e kishte këshilluar Kalifin lidhur me çështjet martesore dhe me punësimin e të rinjve.

Hazret Kalifi IV r.a i kishte shkruar në një letër

“I dashur Ahmed,

selam alejkum

Kam marrë letrën tuaj, në të cilën keni shprehur shqetësimin tuaj. Unë jam lutur përulësisht për ju. Zoti ka skalitur sinqeritetin dhe mirësinë në shpirtin tuaj dhe robi që gëzon këto dy cilësi, Zoti kurrë nuk e lë të përhumbet. Allahu ju mundësoftë të arrini shkallët më të larta shpirtërore dhe ju dhuroftë xhenetin e qetësisë shpirtërore”.

Po kështu në një letër ai i shkroi

“Unë ju kujtoj gjithmonë në lutjet e mia, sepse e meritoni. Jeni përkrahës të mi besnikë në shërbim të fesë. Allahu ju ruajttë gjithmonë. Kurrë mos ju afroftë ndonjë brengë apo shqetësim. Kujtomëni në lutjen tuaj.

Unë kam dëshirë të madhe që njerëzit të pranojnë ahmediatin. MTA-ja po realizon dëshirën time në mënyrë të shkëlqyer, prandaj dërgoni emisione të mira, saqë të përhapet drita gjithkund dhe taguti e shejtani të prangosen në Ramazan”.

Bashkëshortja e tij znj. Amatul Kudus ka shkruar që kur Kalifi II r.a. ishte i sëmurë, ai shkonte pothuaj çdo ditë dhe i shërbente. Hazret Kalifi III r.a. kishte shumë besim tek ai. Në 1974, ai bashkë me Mirza Khurshid Ahmed sahibin qëndruan pranë Kalifit III për disa ditë.

Ai punoi me Kalifin III r.a. veçanërisht në vitet 1973-74 kur mbante detyrën e Kryetarit të Khudamul Ahmedia. Ai dilte nga shtëpia herët në mëngjes për punë dhe kthehej pas orës 10 të natës.

Njëherë Hazret Kalifi III r.a. i dha një nder të veçantë. Kur sahibzada sahibi iu lut për të lexuar fjalët e betimit, Hazret Kalifi III r.a. e porositi që të t’i lexonte ai. Pra, meqë ishte kryetar i Khudamul Ahmedia, Hazret Kalifi III r.a. e porositi për të lexuar betimin, ndërsa vetë i përsëriti si khudam të tjerë.

Para tri javësh, pas vdekjes së Mirza Khurshid Ahmed sahibit, kisha rrëfyer se Hazret Kalifi IV r.a. duke vlerësuar kontributet e dy personave, i kishte quajtur shërbëtorët e tij të besnikë, madje besnikët e kalifatit.

Njëri prej tyre ishte Mirza Khurshid Ahmed sahibit. Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibi nuk kishte përmendur emrin e dytë për shkak të ngurrimit, prandaj edhe unë nuk e përmenda në fjalim. Personi i dytë ishte vetë i ndjeri Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibit. Kur Hazret Kalifi IV r.a. kishte humbur unazën, ai e thirri të ndjerin që ta gjente atë.

Bashkëshortja e tij ka treguar se kur i ndjeri falte nafilet e natës, i kryente me mallëngjim aq të thellë, saqë ngashërimet e tij dëgjoheshin në gjithë shtëpi. Ai lutej për të Dërguarin e Allahut, Mesihun e Premtuar a.s., Kalifin e kohës, për anëtarët e xhematit, për prindërit e farefisin, për bashkëshorten dhe fëmijët etj. Ai përsiatej mbi ajetet e sures el-Fatiha dhe i përsëriste disa herë. Kishte lidhje të përafërta me prindërit, motrat dhe vëllezërit, por nuk bëri padrejtësi. Bëri që edhe ata të respektojnë bashkëshorten e tij dhe ia ngriti pozitën tek ata.

Nëse dikush i bënte dhuratë sado e vogël, ai gjithmonë i tregonte mirënjohje, ose i kthente mirësinë me një dhuratë, ose i bënte vizitë në shtëpi ose i shkruante një letër për falënderim.

Kishte një veti të veçantë. Nëse i jepej ndonjë detyrë, ai nuk qetësohej derisa nuk e qonte deri në fund.

Kishte një bagazh të pasur njohurish dhe një kujtesë të jashtëzakonshme. Qoftë një ngjarje e vjetër apo një lidhje e largët farefisnore, ai e mbante mend shumë mirë.

Bashkëshortja e tij ka treguar që ai dinte të plotësonte të drejtat bashkëshortore. Më pëlqente shëtitja në natyrë, prandaj, edhe nëse kishim mundësi apo jo, a ishte mirë me shëndet apo jo, ai më merrte për shëtitje.

Bashkëshortja e tij ka treguar se gruaja e Abdurrahman Enver sahibit i kishte treguar një ëndërr që dy shkurre të bukura kacavarëse të trëndafilit kishin dalë jashtë shtëpisë së nënës së të ndjerit. Kjo ëndërr ishte realizuar me këta dy vëllezër.

Bashkëshortja e tij ka treguar që kur merrte të ardhura, ai fillimisht paguante kontribute, dhe pastaj e përdorte. Kur ajo mori pjesë në trashëgimi nga prindërit e saj, ai më së pari pagoi kontribute. Paguante rregullisht përqindjen e testamentit mbi të ardhurat nga pronat. Ndërtoi shtëpinë për djalin e vajzën dhe vetë ua pagoi përqindjen e testamentit.

Këta dy vëllezër gjithmonë rrinin bashkë. Motra ime ka shkruar që gruaja e Mirza Daud Ahmed sahibit i kishte thënë se kur i shoh Ahmedin dhe Khurshidin duke shkuar bashkë, dyshoj se mos ka ndonjë problem. Ai vepronte me guxim, kurajë, maturi dhe largpamësi në çdo krizë.

Kishte një lidhje besnikërie ndaj Kalifait. Gjatë xhelsës kishte mjaft dobësi në trup. Unë i thashë që të ecte me shkop, dhe ai menjëherë filloi shkopin.

Para disa vjetësh, kisha porositur që të gjithë drejtorët e xhematit të dalin në terren dhe të vizitojnë çdo familje ahmediane dhe t’ua përcjellin selamin tim. Ai shkoi në Sind dhe kur u kthye nga udhëtimi ai ecte duke çaluar. Kur bashkëshortja ia pyeti shkakun, ai ishte përgjigjur se ishte rrëzuar në shkallë në një shtëpi. Kur vizitoi spitalin për kontroll, doli që i ishin thyer gishti dhe kyçi i këmbës. Kur ajo e pyeti “A nuk kishit dhimbje?” ai iu përgjigj “Dhimbjen e kisha, por kisha edhe detyrën nga Kalifi për të vizituar çdo familje. Unë durova dhimbjen derisa e përfundova misionin”. Pra, ai nuk iu ankua askujt derisa e kreu misionin për njëmbëdhjetë ditë.

Djali i tij ka shkruar që pas mërgimit të Kalifit IV r.a., kaseta e fjalimit të tij mbërrinte më së pari tek i ati. Ai na mblidhte të tërë dhe na mundësonte që ta dëgjonim fjalimin e Huzurit së bashku. Pas daljes së MTA-së, ai siguronte që të gjithë anëtarët e familjes ta dëgjojnë hutben e Kalifit. Madje, ai kishte vendosur altoparlantë apo televizor për punëtorët që edhe ata të përfitojnë nga fjalët e Huzurit.

Djali i tij shkruan se kur ai mbërriti në Sptialin “Miu” në Lahor pas sulmit terrorist, ishte një gjendje kaosi. Ambulancat po kërkonin çmime shumë të larta. Ai njoftoi me zë të lartë se të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Sedr Anxhuman Ahmedia. Varrimi do të bëhet në Rabvah megjithatë nëse dikush dëshiron të varrosë të afërmin e tij në vendlindjen e tij, i lejohet. Ky njoftim i qetësoi njerëzit. Ai vizitoi çdo të plagosur në ngjarje dhe vizitoi shtëpinë e çdo martiri. Të gjitha familjet u furnizuan me ushqim nga xhemati. Ai gjithashtu mbështeti ato familje, që nuk kishin më të ardhura.

Sipas disa njoftimeve, ai ishte në shënjestër nga disa organizata dhe jeta e tij ishte në rrezik, prandaj ai u kthye në Rabvah. Megjithatë të premten tjetër, ai mbërriti prapë në Lahor dhe udhëhoqi namazin e xhumasë.

Ai kujdesej veçanërisht për njerëzit në nevojë si dhe interesohej për miqtë e vjetër. Ai kishte një shok të vjetër, i cili nuk mundi të vazhdonte shkollë dhe tashmë punonte si bojaxhi. Ai gjithmonë e ndihmonte, dhe pas vdekjes së tij u kujdes për fëmijët e tij.

Në vitin 1989 Mexhlis Khudamul Ahmedia po zhvillonte Ixhtimanë, por gjykata lëshoi urdhër për të anuluar atë. Mirza Khurshid Ahmed sahibi, i cili ishte drejtor për çështje të brendshme nuk ndodhej në Rabvah, dhe sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibi ishte zëvendësi i tij. Ai argumentoi se derisa leja është dhënë paraprakisht nga gjykata me shkrim, prandaj pezullimi i kësaj leje duhet të jetë gjithashtu me shkrim. Policia nuk mbante asnjë urdhër me shkrim, por ngulmonte që ixhtimaja të anulohej. Pasdite, kur u kthye Mirza Khurshid Ahmed sahibit, ai gjithashtu kërkoi urdhrin me shkrim. Me këtë pretekst, ata u arrestuan dhe kaluan disa ditë në qeli.

Vajza e tij ka shkruar që im atë gjithmonë u mundua t’i bindej Kalifatit dhe për këtë na porositën edhe ne. Njëherë im atë me shumë mallëngjim më kërkoi të lutesha për të. Unë nuk e dija arsyen, por kujtoj sikur Kalifi kishte shprehur njëfarë pakënaqësie. Ato ditë im atë kryente namaze me një mallëngjim të thellë, që më la përshtypje në ndërgjegjen time.

Kur Hazret Kalifi IV r.a. u mërgua në Londër, nëna e tij Sahibzadi Sjeda Nasira Begum sahiba ishte shumë e sëmurë dhe gjendja e saj ishte mjaft e rëndë. Atë natë kur Kalifi do të nisej nga Rabvah, dukej si të ishte nata e fundit e jetës së saj, megjithatë Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibi ishte aq i zënë në punët e xhematit, saqë nuk mundi të shkonte as te dhoma e së ëmës.

Lidhja e tij besnike me Kalfiatit u vijua edhe gjatë periudhës së Kalifatit të pestë, dhe ai dëshmoi të njëjtën bindje ndaj meje. Shpeshherë i tregonte djalit të tij sesi ndihma e Zotit përkrah Kalifatin e pestë dhe vulos vërtetësinë e tij. Djali i tij shkruan se ndonëse nga natyra ai ishte i rreptë, por kohët e fundit na zgjonte me shumë mallëngjim e dhembshuri. Të gjitha letrat që i kishte marrë nga Kalifi, Ai i fotokopjoi dhe i vuri në dosje, dhe i dha secilit nga fëmijët dhe i quajti trashëgiminë e gjithë jetës.

Mirza Enes Ahmed sahibi ka shkruar që në ato momente kur ai ndërroi jetë, kam parë një ëndërr që vëlla Khurshidi dhe mian Ahmedi kanë shkuar pranë Zotit. Ata po takojnë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. dhe Mesihun e Premtuar a.s. Atëherë edhe mua më lindi dëshira që edhe unë t’i takoja ata. Unë iu luta o Allah! Më merr dhe mua pranë Teje. Zoti m’u përgjigj: Eja përpara.

Ai shkruan se kisha një lidhje të vjetër Mian Ahmedin, dhe ishim pothuaj moshatarë. Kur shikoja mirësitë dhe veprat e tij të mira, më zinte turpi dhe doja t’i bëja unë. Nëse zemërohej prej meje, gjithmonë ishte i pari për më falur mua. E kisha zili namazin e tij të mallëngjyer. Ai ishte njeri mjaft i përgjegjshëm. Namazet e pesë vakteve i kryente gjithmonë në xhami. Ndihmonte të varfrit dhe harxhonte aftësitë e tij në rrugën e Zotit.

Çaudri Hamidullah sahibi ka shkruar se ai shqyrtonte çështje me imtësi. Jepte mendimin më të drejtë për çdo çështje, i cili shpesh bëhej opinioni i shumicës. Kishte njohuri të thellë me literaturën e xhematit dhe historinë e tij. Ai gjendej gjithmonë i gatshëm në shërbim të xhematit. Në vitin 1974, ai i dha ndihmë Kalifit III r.a. dhe kontribuoi me të gjitha forcat. Shpeshherë e shoqëroi Kalifin III r.a. në turne jashtë Pakistanit.

Muhammed Ekrem sahibi nga Kadiani ka shkruar: Kur e mora për t’ia shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Mirza Khurshid Ahmed sahibit, ai me shumë dhembje më kërkoi të lutesha për të, si dhe t’u thosha njerëzve të tjerë. Më tha se veten e ndiente të vetmuar pas ikjes së Mijan Khurshid. Allahu më mundësoftë t’u përgjigjem detyrave ashtu siç duhet. Sa herë që vinte në Kadian, ai shkonte në shtëpinë e dervishëve, dhe mundohej t’u shërbente grave të ve dhe jetimëve. Ai kishte njohuri të thellë rreth vendeve të shenjta në Kadian. Shpeshherë ai falte nafile në ato vende, ku Mesihu i Premtuar a.s. ishte lutur. Ai më porosiste se jemi me fat se jetojmë në këto vende të shenjta, prandaj duhet të lutemi shumë”.

Si kryetar i Khudamul Ahmedia ai arriti t’i kryente detyrat e mëdha. Gondal sahibi ka shkruar që njëherë ai vizitoi një vend në Sind, ku nuk ekzistonte rrugë për makinë. Prandaj udhëtoi me këmbë nëpër pyje për të vizituar khudamë. Ky gjest u bëri shumë përshtypje banorëve ahmedianë, dhe ata akoma e kujtojnë me mall.

Esfend Jar Munib sahibi, drejtori i sektorit të historisë ka shkruar se figura e tij ishte mjaft dobiprurëse për historinë e xhematit. Duke qenë anëtar i komisionit këshillues, ai shqyrtonte materialin me hollësi dhe jepte vërejtje e sugjerime mjaft të çmueshme. Ai dinte elementet e vogla, karakterin dhe kontekstin e çdo ngjarje. Kur shkova në zyrën e tij pasi që ishte caktuar Nazir-e-Ala, ai ishte ulur në karrigen e Nizarat Ulja.

Muhammad Din Naaz sahibi zëvendësdrejtor i edukimit dhe predikimit ka shkruar se sytë i ishin mbushur me lot ndërsa fytyra rrezatonte ndjesinë e lutjes. Ai me shumë përulësi më kërkoi edhe mua për lutje.

Zahid Kurejshi sahibi ka shkruar se kur ai ishte Kryetar i Khudamul Ahmedia, kryetar i degës së Lahor, më dërgoi në Rabvah me një detyrë. Unë shkova në zyrën e tij në Ajvane Mahmud dhe ia dorëzova letrat. Ishte mjaft e nxehtë atëherë dhe ishte në pikë të vapës. Kur shkova prapë në zyrë në drekë, për t’i marrë letrat, ai më pyeti: A ke ngrënë bukë? Unë iu përgjigja se jo, sa të mbaroj punë, do të shkoj menjëherë në Daruz zijafet. Ai më tha: Prisni pak këtu, e rregulloj tani. Ai kujtoi se ndoshta do të rregullonte drekën aty në zyrë. Por pas pak ai doli nga zyra dhe nxori biçikletën dhe më porositi të ulesha pas tij. Unë i thashë se Daruz Zijafeti bie rrugës, prandaj më lejoni të zbres atje, por ai nuk më lejoi. Në piskun e vapës, ai më mori në shtëpi, ku kishin shtruar drekë për mua. Pastaj ai më përcolli deri jashtë. Kjo ngjarje tregon se ai kishte krijuar lidhje personale me çdo khadim.

Shumë njerëz kanë shkruar se ata kanë mësuar metodën e punës prej tij. P.sh. dr. Sultan Mubashir sahibi ka shkruar se i ndjeri kryente çdo punë duke e peshuar mirë nga të gjitha anët. Kur Xhemati kishte bërë apel në Gjykatën federale kundër dekretit të vitit 1984, Mijan Ahmedi ishte përgjegjës për të gjitha përgatitje. Një ditë teksa po luaja bedminton në Aivane Mahmud, i ndjeri erdhi papritmas më dha një porosi. Më tha që duhet disa libra në gjykatën e Lahorit dhe është detyra juaj që t’i tërhiqni ata nga biblioteka jonë dhe t’i merrni me vete në Lahor. Libra që duheshin, porositeshin me telefon nga Lahor, e ai bashkë me stafin e bibliotekës i kërkonte ata. Nuk kishte zakon të jepte urdhra, por mundohej të kontribuonte vetë dhe nuk lëvizte nga vendi derisa nuk e çonte detyrën deri në fund.

Dr. Sultan Mubashir sahibi ka shkruar që më erdhi sot znj. Bushra, një banore e Rabvasë për vizitë. Ajo ka pasur diabet dhe tension të lartë. Duke ia parë analizat, e përgëzova se shëndeti i saj po normalizohet. Por për habinë time, në vend që të gëzohej, ajo nisi të qajë. Me një zë dëshpërues ajo shtoi që sigurisht më është kuruar diabeti, por ata dy engjëj që më mundësuan ilaçin falas Mirza Khurshid Ahmed sahibi dhe Mirza Ghulam Ahmed sahibi kanë kaluar në amshim. Unë e ngushëllova që sipas sistemit të xhematit, ajo do të vazhdojë të përfitojë mjekimin falas, por ajo i kujtonte me mall dhe s’i mbante dot lotët.

Ataul Muxhib sahib Rashidi, Imami i xhamisë Fazl ka shkruar se Hazret Kalifi III r.a. në fund të 1973, më caktoi kryetarin e Khudamul Ahmedia Qendror në bazë të pëlqimit të këshillit të Mexhlis Khudamul Ahmedias. Mirza Ghulam Ahmed sahibi po shërbente si zëvendëskryetar. Unë për shkak të përvojës së tij të gjerë, e përfshiva në Mexhlis Amila si zëvendëskryetar. Ndonëse, nga njohuria, përvoja, mosha dhe pozita, ai ishte më i lartë se unë, por kur u caktua si zëvendëskryetar, ai shërbeu me një përulësi të skajshme. Më ndihmoi si bashkëpunëtor në çdo detyrë, dhe asnjëherë nuk më asnjë përshtypje se ishte më i madh se unë.

Shahid Abas sahibi ka shkruar nga Malajzia që është anëtarësuar në xhemat në 2005. Ai shkruan se pas anëtarësimit, shkova në Rabvah. Unë isha me Danijal sahibin, mualimi i xhematit. Teksa po ecnim, Sahibzada Mirza Ghulam Ahmed sahibi po dilte nga zyrat. Danijal sahibi më pëshpëriti në vesh se ky është një i afërm i ngushtë i Kalifit, prandaj thuaji për lutje. Unë iu afrova dha thashë se jam anëtarësuar në xhemat Ahmedia nga një sekt shiit. Ju lutem më kujtoni në lutje. Ai më përqafoi me mall dhe më shtrëngoi fort dorën. Më tha me kënaqësi, a mos ju tregoj për një person, të cilit i shkruaj edhe unë për lutje? Unë e pyeta, po sigurisht, kush është ai? Ai u përgjigj: Kalifi i kohës. Shkruajini atij për lutje. Ai shkruan që në sytë e tij pashë një dashuri të zjarrtë për kalifin dhe ato çaste sikur më janë gdhendur në kujtesë.

Anxhum Pervez sahibi është misionar në redaksinë arabe. Ai ka shkruar që Çaudri Muhammed Ali sahibi e kishte treguar se një ditë në piskun e vapës, Mia Ahmedi po kërkonte një bojaxhi me biçikletë. Kur dikush e pyeti se kë po kërkonte, ai iu përgjigj se i kishte dhënë një ilaç të gabuar të homeopatisë. Ai po e kërkonte që t’i jepte ilaçin e duhur para se ta ketë pirë ilaçin e gabuar.

Të gjitha detyrat që i ishin besuar atij, ai mundohej të realizonte në mënyrë më të shkëlqyer. Njerëzit që kanë punuar me të nëpër zyra, kanë shkruar që dhembshuria, butësia dhe dashuria ishin tipare dalluese të karakterit të tij. Mundohej të ndihmonte njerëzit hallexhi dhe nevojtarë sipas mundësisë me dashamirësi. Ishte i urtë dhe mbështetej në kuptim dhe në njohjen e thellë të çdo çështjeje. Zoti i kishte falur aftësinë për të kapur menjëherë thelbin e çdo gjëje, dhe pastaj mundohej t’ia jepte zgjidhje sa më shpejt.

Vetëm para disa ditësh, disa të rinj iu paraqitën në zyrë dhe iu ankuan ndaj dhunës së punonjësve të sigurisë. Njëri prej tyre ishte dhunuar keq. Ai e pyeti a kishte bërë vizitë në spital? Pastaj e porositi t’i nënshtrohej mjekimit. Meqë ishte ditë pushimi, i premtoi se do ta ndiqte personalisht këtë çështje. Kushdo që mban përgjegjësi për këtë ngjarje, qoftë edhe zyrtari i xhematit, do t’i përgjigjet drejtësisë. Pra, ai u dëgjoi hallin e pastaj menjëherë ndoqi çështjen dhe e çoi deri në fund.

Ikbal Beshir sahibi ka shkruar që kur Mian Ahmedi ishte caktuar Nazir Divan, stafi i zyrës ishte i vogël që përbëhej vetëm nga dy nëpunës dhe një ndihmës. Kur shtohej puna, Mian Ahmedi ulej me ne dhe na ndihmonte për të mbajtur protokollin.

Rijaz Mahmud Baxhva ka shërbyer si misionar dhe tani ka dalë në pension. Një ditë isha në zyrë dhe gjatë bisedës Mian sahibi kishte ngritur pak zërin. Unë nuk vura re aspak. Pasdite dikush trokiti në derë. Kur e hapa derën, u habita sepse ishte mian sahibi. Ai tha që kishte folur me pak ashpërsi në zyrë, prandaj dua t’ju kërkoj falje. Unë nuk kisha përfytyruar që ai do të sillej në këtë mënyrë. Që asaj dite, e kam dashur gjithmonë.

Një punonjës gjithashtu ka shkruar se fillimisht më qortoi dhe më pas më kërkoi ndjesë. Po kështu një punonjës ka shkruar se kisha bërë një gabim dhe Mian sahibi më tërhoqi vërejtje me ton qortues. Unë shkova në shtëpi dhe teksa po bëja istikfar, dëgjova që dikush pi i binte derës. Mian sahibi po priste jashtë. Ai u shpreh se kisha folur ashpër me ju, prandaj kam ardhur t’ju kërkoj falje.

Mubashir Ahemd Ajaz sahibi ka shkruar se isha kryeredaktor i revistës Khalid. Njëherë kur i ndjeri Mahmud Ahmed sahib Bengali kishte ardhur nga Australia, unë e mora në intervistë. Ai më tregoi një ngjarje interesante. Mian sahibi ishte kryetar i Khudmaul Ahmedia ndërsa Mahmud sahibi ishte organizator kryesor i trajnimit edukativ. Kur i dorëzoi faturat, shpenzimet kishin tejkaluar buxhetin e miratuar prej disa qindarkash. Ai si kryetar nuk i firmosi ato dhe i ktheu mbrapsht. Mahmud sahibi shkoi në zyrë dhe e sqaroi se janë vetëm disa qindarka më shumë dhe nuk është ndonjë shumë e madhe. Nëse nuk do të jepni, unë i paguaj nga xhepi. Sahibzada sahibi iu përgjigj se nuk është çështja se do ta paguani nga xhepi apo jo. Unë thjesht dua t’ju mësoj diçka. Ju duhet të tregoni kujdes duke shpenzuar paratë e xhematit, dhe duhet të ndiqni rregullat e xhematit. Nëse kishit nevojë për më shumë para, atëherë të kishit marrë leje paraprake e pastaj të bënit shpenzime. Ky shtrëngim nga ana e tij, më shërbeu gjatë gjithë jetës.

Mubashir Ajaz sahibi ka shkruar që i ndjeri kishte një lidhje të veçantë me kalifatin. Njëherë çështja e zekatit mbi kuajt po debatohej në komitetin e iftasë. Komiteti kishte propozuar që nuk ka zekat mbi kuajt, ndërsa unë ua kisha refuzuar propozimin dhe u kisha kërkuar ta shqyrtonin sërish këtë çështje sepse duhej ixhtihad. U formuan disa komisione dhe debati vijonte pa asnjë përfundim, meqë dijetarët nuk po arrinin dot në një mendim konsensual. Përfundimisht, i ndjeri u caktua kryetari i këtij komiteti. Në mbledhje dijetarët kishin ardhur të përgatitur, për t’iu kundërvënë fjalës sime. Ai fillimisht dëgjoi mendimin e tyre, pastaj iu drejtua të gjithëve duke thënë “derisa Kalifi ka vendosur një çështje, ne si mund të mendojmë për t’iu kundërvënë asaj”. Ai përjashtoi çdo argument përballë fjalës së Kalfit, dhe nuk mori në konsideratë pozitën e dijetarit që qëndronte përpara.

Ai ishte një enciklopedi e gjallë për historinë, ngjarjet dhe rrëfimet e xhematit. Mubashir Ajaz po shkruan jetëshkrimin e Mesihut të Premtuar a.s. Kudo që haste vështirësi, ai i drejtohej të ndjerit. Ai ishte një burim i besueshëm në këtë fushë. Kishte njohuri të gjerë rreth vendeve të shenjta të Kadianit. Nëse dikush e kërkonte që shoqërohej prej tij në vendet historike të Kadianit, ai pranonte me kënaqësi. Njëherë ishte i sëmurë dhe kishte ndrydhur këmbën, mirëpo nuk ia tregoi askujt shqetësimin e tij. Shoqëroi njerëz në vende të ndryshme në Kadian, por kur ngjitej në shkallë, tregoi vetë se kishte dhimbje. Mubashir sahibi tregon se na erdhi se e kishim munduar aq shumë.

Ka mjaft raste të tjera, kur ai nuk mori në konsideratë vështirësinë e rrugës, dhe shkoi me gatishmëri kudo që dërgoi xhemati. Njëherë dy grupe kishin mosmarrëveshje. Xhemati e dërgoi të ndjerin si pajtues. Rruga ishte e pashtruar dhe nuk vazhdonin dot me makinë. Mirza Khurshid Ahmed sahibi dhe Mirza Ghualm Ahmed sahibi hipën në traktor bashkë me misionarët dhe vazhduan rrugën. Një pjesë e rrugës ishte aq e vështirë saqë nuk mund të kalonte as traktori. Ata zbritën dhe vazhduan në këmbë, derisa mbërritën në destinacion. Kur mbërritën në fshat, ata thirrën të dyja palët në xhami. Gjykuan çështje në xhami e më pas bënë dua. Ardhja e tyre në atë fshat të thellë, u la një përshtypje të thellë gjithë banorëve të fshatit. Konflikti midis palëve prej vitesh kishe helmuar atmosferën e xhematit, por me mirësinë e Allahut palët kundërshtuese u pajtuan falë sakrificës dhe lutjeve të tyre. Ka mjaft ngjarje të tilla, por për shkak të mungesës së kohës, nuk mund të përmenden këtu.

Ai sillej me dhembshuri me punonjësit dhe kujdesej për nevojat e tyre sado të vogla, gjë që kanë shprehur pothuajse të gjithë.

Zëvendësdrejtori i arsimit në xhemat ka shkruar që nëse dikujt i refuzohej kërkesë për bursë nga Kalifi, Sahibzada sahibi porosiste që njoftimi i miratimit të bursës duhet bërë duke iu referuar Kalifit, ndërsa njoftimi i mospranimit të kërkesës duhet bërë nga ana jonë.

Salim sahibi ka shkruar për kohën kur i ndjeri shërbente si sekretari personal i Kalifit III r.a. Kur shtohej sasia e letrave, ai mblidhte gjithë letrat në një vend, e pastaj i ndante në staf duke mbajtur pjesën më të madhe për veten. Mirëpo, shkruante gjithë përgjigjet dhe kështu kryente detyrën para nesh.

Ai kishte zotësi të rrallë për të hartuar letrat, ndërsa shkrimi i ishte i pastër dhe i qartë.

Një punonjës i drejtorisë së financës ka shkruar që ishim duke hartuar historinë e Tehrik-e-Xhedidit. Skica kishte mjaft gabime. Pas shumë mundimesh, kur u përgatit drafti përfundimtar, drejtori ynë na porositi që t’i jepnim të ndjerit për të rishikuar gjithë materialin. Teksti kishte afërsisht dyqind faqe dhe menduam se për 4-5 ditë do të rehatohemi pak. Por, të nesërmen kur mbërritëm në zyrë, na ishte kthyer zarfi që në mëngjes. Teksti mbante shënime dhe korrigjime në faqe të ndryshme. Ai kishte shqyrtuar tekstin gjatë gjithë natës, dhe që në mëngjes e kishte dorëzuar në zyrë.

Ky ishte efikasiteti i punës, që është shembull për çdo punonjës të xhematit.

Samidullah Zahid sahibi ka shkruar që kur i ndjeri shërbente si drejtor i reformës dhe predikimit, ai më kërkoi për të hartuar listën e të gjithë atyre misionarëve, familjet e të cilëve jetonin në Rabvah. Kur i dorëzova listën, ai tok me bashkëshorten e tij vizitoi secilën familje. Meqë burrat e tyre punojnë larg familjes për hir të xhematit, ai i siguroi bashkëshortet e tyre që për çdo hall, le ta kontaktojnë atë dhe jo të shqetësojnë burrat e tyre.

Khalilurrahman sahibi është punonjësi i drejtorisë Ta’mil o Tenfiz. Ai ka shkruar që unë kam faqosur librin e Çodri Muhammed Ali sahibit. Për të kontrolluar draftin e fundit, Çodri sahibi më porositi të shkoja tek i ndjeri. Ia dorëzova materialin por nuk u largova nga zyra. Ai më pyeti se a mos kisha ndonjë problem. Unë me druajtje i thashë që nëna ime do të operohet. Ai më ktheu menjëherë “Sa para të duhen?” dhe e nxori bllokun e çeqeve nga sirtari dhe e vuri në tavolinë. Unë i thashë “më duhen shtatë mijë rupi. Kur më del fatura, mund ta mbani këtë shumë”. Ai më dha çekun nga llogaria e tij personale dhe tha “Do të lutem për nënën tuaj. Nuk është problemi juaj që t’i mbaj këto para nga fatura. Ju merrni këto para, dhe ejani prapë nëse ju duhen akoma, dhe mos u frikësoni”.

Hafiz Muzafer sahibi gjithashtu ka shkruar se i ndjeri kishte një lidhje të veçantë me Kalifatin, e cila shquhej në çdo situatë. Në mbledhjen e par të Amiles pas marrjes së detyrës si Nazir Ala, kërkesën e parë që u parashtroi anëtarëve ishte që unë nuk kam nevojë t’ju kërkoj kontribut, sepse jam i bindur se duke qenë shërbëtorë të xhematit, do të më ndihmoni, sepse më ka caktuar Kalifatul Masih. Por, unë kam nevojë për lutjet tuaja, sepse është shumë vështirë të fitosh simpatinë dhe pëlqimin e disa figurave.

Një punonjës i xhematit, i cili kishte punuar me të për disa vjet në ‘Nizarat Divan’ ka shkruar që kur i ndjeri ishte caktuar Nazire Ala, para se të shkonte në zyrën e re, ai erdhi për na përshëndetur. Na tha se ka ardhur për të na kërkuar leje. Ne u prekëm nga gjesti i tij, dhe i thamë “Mian sahib, qëndroni në këtë zyrë ose na merrni me vete”. Ai buzëqeshi dhe tha ‘Si mund t’ju marr me vete. Unë vetë po largohem me urdhrin e Kalifit’. E pastaj me urdhrin nga Zoti i tij, ai u largua përgjithmonë pranë Tij.

Allahu ia lartësoftë shkallët shpirtërore. Ai ka shkuar në botën e përtejme, ku secili nga ne do të largohet sipas radhës së tij, por sa të lumtur janë ata që mundohen ta kalojnë këtë jetë për të fituar pëlqimin e Zotit. Allahu ia lartësoftë shkallët në xhenet dhe ua mundësoftë pasardhësve të tij ti përvetësojnë vetitë e tij të larta. Allahu u mundësoftë të gjithë atyre që kanë dedikuar jetë apo mbajnë ndonjë detyrë në xhemat, të përmbushin detyrën ashtu si i ndjeri e përmbushi detyrën e tij me besnikëri të plotë. Allahu i dhëntë xhematit edhe në të ardhmen shërbëtorë të tillë të sinqertë, të zellshëm dhe të përkushtuar.

Xhenazja e dytë është e zonjës Dipanu Farokhot sahiba, e cila ka ndërruar jetë më 26 janar në moshën 47 vjeçare. Ina lil-lahi va ina ilejhi raxhiun. Ajo ndërroi jetë si pasojë e tensionit të lartë dhe infeksionit të zorrëve dhe stomakut. Ajo kishte bërë operacion vetëm para një jave, por ndërroi jetë. Ajo kaloi një të gjatë në sëmundje, sepse vetëm në moshën 15 vjeçare ajo vuante nga mosfunksionimi i veshkave. Pavarësisht këtyre vështirësive, kur pranoi Islamin nga krishterimi në 2004, ajo iu përkushtua plotësisht besimit. Ishte e rregullt jo vetëm në namazet e pesë vakteve por falte edhe namazin e tehexhudit. Recitonte rregullisht Kuranin. Pasi që pranoi Islamin, shpeshherë reflektonte mbi gjendjen e muslimanëve dhe mendonte se diçka nuk shkonte mirë me ta. Prandaj, kur mësoi rreth xhematit Musliman Ahmedia, ajo e përqafoi menjëherë.

Ajo kërkonte të vërtetën në bazë të profecive të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe kjo u bë shkak i pranimit të xhematit.

Ajo vetë ishte shprehur se për shkak të gjendjes së shëndetësore, e shikonte veten duke iu avitur dalëngadalë vdekjes. Madje, mjekët e saj që nuk ishin muslimanë, kishin shprehur se qëkur e ndjera kishte gjetur Allahun, zemra i ka marrë një fuqi të re.

Para se të pranonte xhematin, ajo u sëmur nga hepatit-C, por Allahu e shëroi plotësisht. Duke folur me familjarët e saj, ajo e cilësonte shërimin e saj si një mrekulli prej Zotit. Më kishte takuar dy herë, dhe kishte dëshmuar një sinqeritet dhe besnikëri ndaj Kalifatit.

Amir sahibi e kishte vizituar para disa ditësh. Ajo kishte përgatitur drekë për të. Kur Amir sahibi e pyeti se përse kishte bërë aq shumë zahmet, ajo u përgjigj se ju keni ardhur për herë të parë në shtëpinë time si përfaqësues i Kalifit të kohës.

Allahu ia lartësoftë shkallët shpirtërore në xhenet, e faltë dhe e mëshiroftë. Allahu ia plotësoftë dëshirën, duke udhëzuar familjen e saj për të pranuar Islam-Ahmediatin. amin

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp