Si mund të kesh mbrojtjen e Allahut?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si mund të kesh mbrojtjen e Allahut?

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Përkthim në shqip i fjalimit të së xhumasë së mbajtur nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë dhe Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, më 02.02.2018

Komentim i ajeteve të para të sures 40 El-Mu’min dhe të ajetit El-Kursij

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit. I Lavdëruar, i Madhërishëm. Zbritja e librit është prej Allahut të Plotfuqishëm, të Gjithëdijshëm, Falësit të gabimeve, Pranuesit të pendesës, të Rreptë në ndëshkim, Bujarit, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Atij; tek Ai është kthimi. (El-Mu’min 40:1-4)

Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. I Gjalli, i Qëndrueshmi. Atë nuk e zë as dremitja e as gjumi. E Atij është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë pranë Tij, pa lejen e Tij?! Ai e di atë që është para tyre dhe atë që është pas tyre. Ata nuk mund të zotërojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që Ai do. Sundimi i Tij shtrihet mbi qiejt e mbi tokën. Ruajtja e të dyjave nuk e lodh Atë dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi. (El-Bekare 2:256)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp