Lutje për të çelur agjërimin
Hazret Profeti Muhammed (s.a.)
Vula e Profetëve dhe mëshirë për të gjithë botën
Nuk ka ndonjë lutje të veçantë që duhet të thoni para syfyrit. Mjafton të keni synim në zemër që do të agjëroni. Hani syfyr duke përmendur emrin e Allahut, pra me Bismil-lah.
Për sa i përket lutjes së iftarit, Muadh Ibni Zuhra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në iftar, pra, gjatë mbarimit së agjërimit bënte këtë lutje:
O Allah! Për Ty agjërova dhe me riskun Tënd po e çel iftarin. (Ebu Daud, Kitabus-saum, bab keuli endal-iftar)
Zbuloni në këtë video sekretet e Sures El-Fatiha
Hazret Amr Ibnil-Asi r.a. e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë se koha gjatë mbarimit të agjërimit është e veçantë për pranimin e lutjes. Më pas, sipas tij, ai bëri këtë lutje:
O Allah! Në saje të mëshirës Sate që shtrihet mbi çdo gjë, Të kërkoj të m’i falësh gjynahet! (Mustadrik Hakim, Kitabus-saum)