Xhamia e re në Strasburg dhe përgjegjësitë tona
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Xhamia e re në Strasburg dhe përgjegjësitë tona

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Përkthim në shqip i fjalimit të së xhumasë së mbajtur nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë dhe Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, më 11-10-2019.

Pjesë e shkëputur nga hutbja:

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

“O ju të gjithë që e llogaritni veten në xhematin tim! Në qiell do të llogariteni në xhematin tim vetëm atëherë kur me të vërtetë do të ndiqni rrugët e takvasë. Andaj, kryejini namazet tuaja të pesë vakteve me kaq shumë frikë e përulësi, sikur e shihni Zotin e Madhërishëm dhe plotësojini agjërimet tuaja për hir të Zotit me besnikëri. Çdokush që përmbush kushtet e zekatit, ta paguaj zekatin dhe për atë që është obliguar haxhi dhe që nuk ka ndonjë pengesë, le ta bëjë haxhin. Bëni mirësinë, duke e zbukuruar atë dhe hiqni dorë nga ligësia, duke treguar neveri ndaj saj. Mbajeni mend mirë! Asnjë vepër që është zbrazët nga takva, nuk mund të arrihet tek Zoti. Rrënja e çdo mirësie është takvaja. Andaj, edhe nuk prishet vepra që nuk iu prish kjo rrënjë.

…. Sa herë që do të dëmtoheni, do ta dëmtoni veten nga duart e veta dhe jo nga duart e armikut. Nëse juve ju ikën i gjithë nderi tokësor, Zoti do t’ju japë një nder të përjetshëm në qiell. Andaj, ju mos e lini Atë.

… Ju jeni xhemati i fundit i Zotit, andaj, tregoni atë vepër të mirë, që është e skajshme në lartësinë e saj. Çdokush nga ju që do të ngathet, do të flaket nga xhemati si diçka e neveritshme, do të vdesë i dëshpëruar dhe nuk do ta dëmtojë aspak. Unë ju njoftoj me shumë gëzim që Zoti juaj me të vërtetë ekziston. Edhe pse të gjithë janë krijesat e Tij, por Ai zgjedh njeriun, i cili e zgjedh Atë; Ai i afrohet atij, i cili i afrohet Atij dhe Ai nderon atë, i cili e nderon Atë.”

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp