Pse Islami e ndalon mishin e derrit?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Pse Islami e ndalon mishin e derrit?

kurani i madherishem el fatiha

Sikur në mësimet e fesë hebre, edhe në Islam përdorimi i mishit të derrit konsiderohet haram ose i ndaluar, përveç rastit kur nuk gjendet asgjë tjetër për mbijetesë dhe konsumimi i tij është e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar urisë.

Kurani Famëlartë shpall këtë ndalim me këto fjalë:

حُرِّمَتْ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةُ وَالدَّمُ وَلَحْمُ الْخِنزِيرِ وَمَا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللَّهِ بِهِ وَالْمُنْخَنِقَةُ وَالْمَوْقُوذَةُ وَالْمُتَرَدِّيَةُ وَالنَّطِيحَةُ وَمَا أَكَلَ السَّبُعُ إِلَّا مَا ذَكَّيْتُمْ وَمَا ذُبِحَ عَلَى النُّصُبِ وَأَن تَسْتَقْسِمُوا بِالْأَزْلَامِ ۚ ذَٰلِكُمْ فِسْقٌ ۗ الْيَوْمَ يَئِسَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن دِينِكُمْ فَلَا تَخْشَوْهُمْ وَاخْشَوْنِ ۚ الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا ۚ فَمَنِ اضْطُرَّ فِي مَخْمَصَةٍ غَيْرَ مُتَجَانِفٍ لِّإِثْمٍ ۙ فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ‎۩ ‏

“Ju ndalohen ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që është therur a blatuar në emër të dikujt tjetër pos Allahut, ajo që është e mbytur, e vrarë, e rrëzuar, e vrarë nga goditja e brinjëve, ajo që kanë ngrënë egërsirat, përveçse nëse e keni therur (përpara se të ngordhej), ajo që është e therur në altarin e të adhuruarve të rremë dhe, (ju ndalohet) gjithashtu, të ndani pjesët mes jush duke hedhur shigjetat e fatit. Këto janë ligësi. Sot, kanë humbur shpresë mohuesit (të ndërhyjnë) në fenë tuaj. Andaj, mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje. Sot, kam përsosur fenë tuaj për ju dhe jua kam plotësuar bekimin Tim dhe kam pëlqyer Islamin për ju si fe. Kushdo që detyrohet nga uria e madhe (të hajë diçka të ndaluar), duke mos qenë i anuar nga mëkati, (le ta dijë se) Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës”.[1]

Pse ndalohet mishi i derrit në Islam

Ky ndalim renditet ndër ajetet e fundit të Kuranit, që i ishin shpallur Profetit Muhammed s.a.v.s..  Ai ndërroi jetë vetëm 62 ditë më vonë.

Në një vend tjetër, Kurani përshkruan dhe arsyen pse ngrënia e derrit është e ndaluar dhe thotë: فَإِنَّهُ رِجْسٌ “sepse ai është i ndyrë”.[2]

Duhet përmendur se Islami nuk është e vetmja fe që ndalon mishin e derrit për pasuesit e tij, pasi feja hebre gjithashtu e ndalon atë.

Ky ndalim nuk bazohet vetëm në mundësinë që mishi i derrit mund të jetë i infektuar me trikinela, gjë që ndodh shpesh në vendet e nxehta ku u përhap për herë të parë Islami.

Nga ana tjetër, ndalimi bazohet në një filozofi të të ushqyerit, sipas së cilës çdo ushqim nxit ose dobëson në një mënyrë të caktuar disa karakteristika në natyrën njerëzore. Nëse flasim konkretisht, sjellja morale e njeriut ndikohet nga lloji i ushqimit që ai merr. Në botën shtazore, derri konsiderohet një kafshë e paturpshme. Ai është omnivore (gjithëngrënës), pra ushqehet pa asnjë problem me bar ose bimë të ndryshme si dhe me mishin e specieve të veta. Ai gjithashtu shfaq një sjellje të çuditshme e të papërmbajtshme në marrëdhëniet intime. Gjatë moshës parapubertetike derrat meshkuj jo vetëm që kryejnë marrëdhënie me femrat estrodike por gjithashtu tregojnë sjelljen femërore ndaj derrave më të mëdhenj në moshë.[3]

Shkencëtarët perëndimorë kanë konfirmuar papastërtinë  e mishit të derrit në kuptimin që, nga pikëpamja ushqyese, ndonëse mishi i derrit konsumohet më së shumti në botë (36%), ai renditet i fundit për sa u takon vlerave ushqyese.[4]

Derri konsiderohet gjithashtu një kafshë dembel në të gjitha anët e botës. Emri i tij përdoret si sharje, flitet për turpësi dhe karakter derri. Në Fjalorin e gjuhës shqipe fjala “derr” përveç kuptimeve parësore, ka edhe kuptime figurative. P.sh. nëse përdoret për njeriun, kjo do të thotë se ai është njeri shumë i trashë dhe i majmur; që nuk e mban veten pastër; i trashë nga mendja e kokëfortë dhe që është i ndyrë e i keq.

Në të folur dëgjohemi shprehje: është bërë sa një derr, ha si derr ose zhgërryhet (gërhin) si derr. Madje ndajfolja “derrërisht” thuhet kur bëhet diçka pa kujdes për.sh. Hante (flinte) derrërisht.

Shqipja ka dhe disa fjalë të urta me emrin derr p.sh.:

  1. “Nuk ka pyll pa derra” d.m.th. bashkë me të mirat do të gjesh edhe ndonjë gjë të keqe; midis shumë të mirëve ka edhe ndonjë të keq.
  2. “Derri do plumb” fj. u. armiku duhet asgjësuar; e keqja duhet zhdukur menjëherë e me rrënjë.

E gjithë kjo e bën të qartë se ndalimi i ngrënies së mishit të derrit ka arsye religjioze, filozofike dhe shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm:

  1. Ndalimi i mishit të derrit
  2. Hallali dhe harami | Cili është koncepti i tyre në Islam?

[1] Kurani Famëlartë 5:4.
[2] Kurani Famëlartë 6:146.
[3] Ford JJ. Differentiation of sexual behaviour in pigs. J Reprod Fertil Suppl. 1990;40:311-21. PMID: 2192047
[4] The Meat You Eat: What’s Good for You?

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem