Dëshira për të shtuar diturinë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Dëshira për të shtuar diturinë

Në 2013, Huzuri bëri një turne në Australi, dhe kaloi pothuaj një muaj atje. Gjatë kohës që ishte atje, Huzuri gjithashtu udhëhoqi namazin e Kurban Bajramit në xhaminë e Sidnisë. Pas përfundimit të namazit, Huzuri u takua me besimtarët e pranishëm në xhami dhe shtrëngoi duart me ta. Ai qëndroi me ata dhe të gjithë ishin të gëzuar. Më vonë pas drekës, kisha mundësi të kaloja pak kohë në praninë e Huzurit. Ai më porositi të ulesha në karrige pranë tij. Huzuri nxori IPadin e tij dhe më tha që dëshironte të më tregonte diçka. Në IPad, Huzuri kishte shkarkuar Kuranin Famëlartë, korpusin e interpretimit të Kuranit, të gjitha vëllimet e veprave të Mesihut të Premtuar a.s. si dhe literaturë të tjerë të xhematit. Huzuri më tha që çdo ditë ai studion prej tyre. Ai na dha një shembull të shkëlqyer, dhe kjo më vuri në siklet. Kalifi i kohës ka kaq shumë njohuri dhe dije, saqë e kalon atë që ne dimë të gjithë, edhe nëse bashkohemi, por pavarësisht angazhimeve të tij të ngjeshura, ai gjen kohë çdo ditë për të mësuar dhe për të shtuar dituri.

Sigurisht, ajo ishte një shembull për mua gjithashtu sesa i përulur është Huzuri dhe sa shumë po mundohet për të shtuar dituri.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp