Namazi me xhemat synon bashkimin e njerëzve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Duke treguar rëndësinë e namazit me xhemat, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

Zoti i Madhërishëm dëshiron që të gjithë njerëzit të bëhen si një shpirt i vetëm. Kjo quhet njësi kolektive. Feja synon që të gjithë njerëzit të lidhen me një pe në një njësi kolektive, sikur kokrra tespihe. Feja është ajo që i mbledh të gjithë, duke i kthyer ata në një trup. Namazet me xhemat pikërisht këtë njësi e krijojnë, në mënyrë që të gjithë namazfalësit të llogariten si një trup i vetëm. Edhe porosia për të qëndruar bashkë me njëri-tjetrin në namaz erdhi, në mënyrë që ai që ka më shumë dritë, t’ia transmetojë tjetrit që është më i dobët dhe ta forcojë atë. Pra, namazfalësit fitojnë forcë nga njëri-tjetri. Për ta vendosur këtë njësi kolektive, Zoti i Madhërishëm porositi që të gjithë njerëzit e lagjes t’i falin me xhemat namazet e pesë vakteve në xhaminë e lagjes, në mënyrë që ata të shkëmbejnë virtytet e njëri-tjetrit; nga bashkimi i dritave ta ndriçojnë e ta forcojnë të dobëtin dhe njerëzit të fitojnë dashuri për njëri-tjetrin duke u njohur me njëri-tjetrin. Njohja është një gjë shumë e mirë, sepse kjo ju shton dashurinë, e cila është baza e njëshmërisë.

(Marrë nga fjalimi i xhumasë i Hazret Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar, i mbajtur më 15 janar 2016)

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp