Gjashtë shtyllat e besimit - Page 5 of 5
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Gjashtë shtyllat e besimit

6. Fati (Tekdiri)

Tekdiri dhe vullneti i lirë

Kjo është njera  ndër temat më të komplikuara që gjatë të gjitha kohërave është diskutuar prej filozofëve dhe poashtu prej personave hyjnor. Gati në çdo religjion ka disa referenca të natyrës së fatit.

Ne mund t’i ndajmë njerëzit, të cilët kanë besim në fat, në dy kategori. Ata të cilët verbërisht e mbajnë besimin e përgjithëshëm, e portretizojnë këtë si paravendosje e çdo gjëje të vogël apo të madhe prej Zotit. Kjo pikëpamje është mjaftë e popullarizuar tek disa sekte të panjohura  të Sufive, të cilët jetojnë ndryshe se si jetojnë njerëzit e përgjithshëm. Ata deklarojnë se asgjë nuk është nën kontrolin e njeriut. Çdo gjë është e paravendosur. Gjithçka që ndodh dhe paraqitet në planin madhështor të fatit, dihet vetëm prej Zotit. Ky është koncepti më problematik i planit të sendeve dhe pashmangshmërisht udhëheq drejt pyetjes së krimit dhe të ndëshkimit, të gjobitjes dhe të shpërblimit. Nëse njeriu nuk ka mundësi zgjedhjeje, atëherë nuk duhet të jetë as ndëshkimi e as shpërblimi për aksionet e tij.

Pikëpamja tjetër është të kesh mundësi dhe vullnet të lirë, fati praktikisht nuk luan ndonjë rol në vendimin dhe në ekzekutimin e njeriut.

Gjatë diskutimit rreth fatit, një çështje filozofike mjaftë e rëndësishme e zën vendin e vet në debat, duke ia shtuar edhe më shumë komplikime, dhe ajo është pyetja e paranjohjës. Çfarë të bëjë paranjohja e Zotit me ngjarje vijuese? Kjo është ajo pyetje, përgjigja e së cilës ndoshta është shqyrtuar prej të dyja paleve në debat. Ne nuk propozojmë të hyjmë në një recension të gjatë të meritave komperative të argumenteve të besimtarëve dhe të mosbesimtarëve lidhur me çështjen e fatit, por do të mundohemi vetëm ta portretizojmë pikëpamjen islamike.

Fati ka shumë kategori. Secila luan një rol të veçantë në sferat e tyre respektive të operacionit, duke punuar njëkohësisht. Ligjet e natyrës sundojnë mbi të gjithë, dhe askush nuk është përtej influencës së tyre. Ky është plani i përgjithshëm i gjërave që mund t’i referohet konceptit të gjerë të fatit. Kushdo i ndjek ligjet e natyrës duke i kuptuar thellë, do të fitojë disa dobi me krahasim të atyre, të cilët nuk i ndjekin ato. Disa njerëz gjithënjë paracaktojnë ta fitojnë për vete një jetë të mirë a t’i japin një trajtë të mirë. Por, askush prej tyre nuk është paracaktuar t’i takojë një grupi specifik në lidhje me të qenurit në anën e drejtë apo të gabueshme të ligjeve të natyrës.

Gjatë Renesancës së Evropës ka pasur një kohë kur bota myslimane orientale ka qenë shumë e përparuar në të kuptuarit e ligjeve të natyrës. Myslimanët rrjedhimisht kanë qenë në pozicion t’i nxjerrnin dobi shoqëruese me këtë dije. Kur, më vonë, ky studim i paparagjykuar dhe i hapët i natyrës është transferuar në Perëndim, kjo e solli dritën e një dite të re të diturisë për Perëndim, kurse Lindja filloi të kredhet në një natë të gjatë të mendimeve epshore, të besëtytnisë dhe të ëndërrave. Ky është me të vërtetë fati, por i një tipi tjetër. Ligji i vetëm që është paracaktuar në lidhje me këtë fat, është urdhëri i pandryshueshëm se kushdo e studion natyrën pa paragjykime, dhe lejon të shpiejë veten në atë drejtim ku ligjet e natyrës e shpiejnë atë, ai do ta shkelë rrugën e progresit të amshueshëm. Kjo është kategoria e përgjithshme dhe më e përhapur e fatit që e tejkalon çdo gjë, përveç ligjeve të fatit lidhur me religjion.

Para se të vazhdojmë të diskutojmë rreth fatit lidhur me aplikimin e religjionit, ne do të sqarojmë mëtutje disa hapësira të fatit të këtij universit të ligjeve të natyrës; në aplikimet e tyre të gjëra globale, ato ekpozojnë disa tipare të paravendosjes, por të një tipi të ndryshëm nga ato që janë kuptuar në përgjithësi. Në këtë kuptim ne jemi duke folur rreth atyre ndryshimeve të atilla stinore apo periodike në balancën atmosferike, të cilat e reprezentojnë një eko-sistem mjaftë të komplikuar ku edhe ngjarjet e largëta siç janë edhe njollat e diellit (njera ndër pikat e zeza që kohë pas kohe paraqiten në sipërfaqen e diellit dhe që nuk shihen përveç me anë të teleskopit-përkthyesi) luajnë një rol. Poashtu, invazioni meteorik i planeteve sjellin disa ndryshime të sigurta, të cilat gjatë variacionve korresponduese janë reflektuar në tokë në stina, klimat etj. Këto influenca të gjera, bashkë me alternimin periodik në klimate (që shkaktohen prej faktorëve të ndryshëm, shumica e të cilave akoma janë nën dhe), disa herë sjellin ndryshime subtile në zhvillimin e modeleve të jetës bimore dhe shtazore në tokë. Prapë, ka faktorë që janë përgjegjës për thatësirë apo shpërnguljen e stinave nga një pjesë të tokës në një tjetër. Periodha e akullnajave dhe ngrohtësia globale, në alternacion, janë për shkak të disa konsekuencave të influencave të ndryshme kozmike. Megjithëse, këto influenca të gjera  nuk krijojnë ndonjë efekt special në jetën e një individi në tokë, por në analiza përfundimtare, meqë të gjithë individët janë anëtarë të familjes Homo-Sapien, ata efektohen deri në një shkallë.

Aty nuk ka ndonjë evidencë për të treguar se  jeta e çdo njeriu është parapërcaktuar, dhe se ai nuk ka mundësi zgjedhjeje apo alternativë në të zgjedhurit prej së mirës dhe të keqës, të drejtës dhe jo të drejtës. Kur’ani i Shenjtë kategorikisht e hedh poshtë konceptin e shtrëngimit e të dhunës, dhe qartazi deklaron se çdo qenie njerëzore është e lirë të zgjedhë midis së mirës e të keqës:

 S’ka dhunë në çështje të fesë. ( Sure Al-Bakare 2:257 )

Dhe:

 Allahu xh.sh. nuk e ngarkon një qenie përtej kapacitetit të saj. Ajo do të shpërblehet për veprat e mira, kurse do të ndëshkohet për ato të këqijat. (Sure Al-Bakara 2:287)

Dhe sërish:

 Dhe njeriu nuk do t’i takojë tjetër vetëm se ajo që ka punuar. ( Sure Al-Naxhm 53:40)

Megjithëse, në lidhje me fenë, ka disa sfera të fatit që janë të paracaktuara dhe të pandryshueshme. Ato në Kur’an përmenden si Synneti i Zotit. Një synnet i tillë është që profetët (Pegemberë) e Zotit gjithënjë dalin fitimtar, qoftë ata pranohen apo jo. Nëse ata përgënjeshtrohen dhe nuk pranohen, prapë planet e kundërshtarëve shkojnë kot dhe ata pësojnë disfat. Profetët, mesazhet e tyre dhe misioni i tyre gjithënjë triumfojnë, pa marrë parasysh sa të fuqishëm të jenë armiqtë e tyre. Kemi disa shembuj nga historia e gjallë e njeriut, si p.sh. konfrontimet midis Hazret Musait a.s. dh të Faraonit, midis Hazret Isait a.s. dhe të kundërshtarëve të tij, dhe midis Hazret Muhammadit s.a.s. dhe të armiqve të tij. Triumfi i religjionit është ai që mbetet si trashëgim i përpjekjeve të së kaluarës midis profetëve dhe të kundërshtarëve të tyre. Hazret Ibrahimi a.s. dhe feja e tij, dhe ata, të cilët ia dhanë përkrahje dhe e pranuan dhe mesazhi i tij, mbizotërojnë në botë. Hazret Musai a.s. dhe pasuesit e tij, Hazret Isai a.s. dhe mesazhi i tij, dhe Hazret Muhammadi s.a.s. dhe feja e tij, dominojnë gati në tërë botën. Kurse, anën tjetër  nuk ekziston asnjë njeri, i cili e pranoi qëllimin dhe vlerat e armiqve dhe të kundërshtarëve të tyre. Ky fat nuk luan rol në konfrontimet e tjera midis njerëzve dhe njerëzve. Aty luan rol principi i përgjithshëm se i fuqishmi do ta asgjësojë të dobëtin. Në fatin e religjioneve,  është e kundërta që bëhet një princip i pacenueshëm.

Sadoqë, ligjet e natyrës qarkullojnë në rrjedhim të lëmuar, dhe njeriu normalisht nuk mund t’i gjejë përjashtime nga principet e përgjithshme, por sipas planit të sendeve të nxjerrë prej ajeteve të ndryshme të Kur’anit, ligjet e natyrës, të cilat janë të njohura para nesh, u takojnë shumë kategorive dhe sferave. Ato nuk ndishen me njeri-tjetrin brenda sferës së tyre, por kur ato qëndrojnë në mosmarrëveshje me ligje të tjera, atëherë ligjet, të cilat e  posedojnë fuqinë më të madhe, gjithënjë triumfojnë mbi të dobëtet. Bile, edhe një ligj me influencë të gjerë dhe të largët mund dështohet brenda një sfere të vogël nga një ligj më i fuqishëm se ai që vepron kundër atij. Ligjet termodinamike dhe elektromagnetike në kundërshtim me ligjet e gravitacionit mund të fitojnë në hapësira të kufizuara të influencës. Megjithëse, ligji gravitacional është më i gjerë në influencën e vet, dhe  është më i paarritshëm. Sa e sa  nga shekulli në shekull zhvillohet të kuptuarit e njeriut ndaj natyrës, sende që ishin hudhur poshtë si të pamundshme, janë bërë të kapshme dhe të përfytyrueshme dhe janë bërë çështje të observimit të rëndomtë.

Në bazë të këtij introdukcioni, sipas Islamit, nëse Zoti vendos të tregojë një favor ndaj ndonjë robi të Tij special me anë të manifestimit special të disa ligjeve të fshehta, manifestime të tilla konsiderohen prej spektatorëve si mrekulli dhe ngjarje të mbinatyrshme. Mirëpo, këto ndodhen në pajtim të ligjeve të natyrës, të cilët në mënyrë  subtile janë të kontrolluara për ta sjellë një efekt të çuditshëm. Këtu, fati luan një rol specifik në jetën e një robi special të Zotit.

Poashtu, fati gjithashtu mund të kuptohet në lidhje me sfondin gjenetike, sociale, ekonomike apo edukative të individit, i cili duket si një produkt i papërkrahur i rrethanave. Kjo pazotësia e individit e krijon fatin e tij, mbi të cilin ai s’ka kontroll. Prandaj, thuhet se fëmija e një të pasuri lind me një lugë argjendi në gojën e vet.

Rrethanat në të cilat lind një person, shoqëria ku ai rritet, loja e përditshme e fatit që luan një rol në jetën e çdo personi, të qëlluarit e ashtuquajturit fat në favor apo kundër vetes, fatkeqësitë ku njeriu shpëtohet ose bëhet pre e tyre, janë të gjitha ato sfera të atilla ku individët kanë shumë pak mundësi zgjedhjeje. Prapë, nuk duhet të pranohet si të vërtetë se ai veçanërisht ishte bërë shenjë për ngjarje apo fatkeqësi të tilla që luajnë një rol të rëndësishëm në formimin a mosformimin e jetës së tij.

Individët të cilët janë lindur në shtëpi të shoshitura nga varfëria, më së shumti bëhen pre të krimave të vogla dhe të parëndësishme apo serioze. Varfëria është forca më detyruese prej të gjithë faktorëve që e krijon krimin dhe e gradon shumë lart. Nëse këtë e kuptojmë si fat, atëherë kjo do ta hedhë një reflektim të zymtë mbi Zotin Krijues. Pra, së pari duhet kuptuar qartazi se fati është vetëm pjesa e një skeme të sendeve  që nuk lëshon dekrete të veçanëta kundër njerëzve të familjeve të veçanëta. Në një plan të gjerë ekonomik, duhet të jenë më shumë njerëz fatbardhë dhe më pak fatzinj në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet. Është gabim të thuhet se ata kanë qenë individualisht të shtypur prej një kreatorie të fatit, bile edhe para lindjes së tyre, që të lindnin nën rrethana specifike të sigurta. Prapë, ka disa pyetje të tjera që të përgjigjen. Si do të sillen ata lidhur me ato krime të bëra prej tyre, me krahasim të atyre, të cilët janë lindur krahasimisht në rrethana më të shëndosha, dhe të cilët kanë shumë pak faktorë sfondi, nëse kanë,  që i shpiejnë drejt krimeve? Nëse krimi është i njëjtë, a do të sillen në të njëtën mënyrë? Kur’ani i Shenjtë përgjigjen e kësaj pyetjeje mjaftë të ngatërruar jep në këtë ajet vijues:

 Asnjë shpirt nuk do të ngarkohet përtej kapacitetit të tij. ( Sure Al-Bakara 2:287)

Kjo do të thotë se faktorët sfondi, social dhe të tjerë, të cilët e rrethojnë një person, do të merren me siguri në llogaritje, dhe ai do të gjykohet sipas tyre. Në sy të Allahut xh.sh. nuk është vetëm krimi që mekanikisht do të ndëshkohet, por të gjithë faktorët që luajnë rol në ekzekutimin e krimeve, do të vijnë në konsiderim, me rezultatin përfundimtar të ndahet drejtësia. Fatbardhët dhe ata fatzinjtë nuk do të gjykohen me një ashpërsi të barabartë, dhe më me siguri, licensi do t’i jepet rrethit dhe sfondit të një personi që bën krim. Poashtu, veprat e bamirësisë do të shpërblehen më shumë në rastin e atij personi rrethanat e të cilit janë shumë të pavolitshme dhe dekurajuara të bëjë të mira, me krahasim të atij personi rrethi i të cilit është shumë i volitshëm ku ai ka mundësi të bëjë bamirësi.

Pra, tema e fatit  është shumë tepër e komplikuar, por meqë vendimi përfundimtar është në duart e Zotit të Gjithëdijshëm, Bamirës, të Gjithëfuqishëm dhe të Urtë, në analiza finale, udhëzimet e drejtësisë do të triumfojnë.

Ka disa sfera ku njeriu është i lirë ta kryejë dëshirën e vetë, ku ai mund ta zgjedhë njerën prej së mirës apo të keqës, prej së drejtës dhe jo të drejtës, dhe për të cilën ai do të jetë përgjegjës. Në anën tjetër, ka sfera ku njeriu ka shumë pak mundësi zgjedhjeje, dhe aty ai duket si një ushtar shahu në dorën e lojtarit. Plani i përgjithshëm i sendeve në natyrë që i përfshin dhe i kontrollon fatet e kombeve dhe të popujve, është një hapësirë e tillë. Rethanat e aplikimit të gjerë një individ të shoqërisë e bëjnë tërësisht të papërkrahur, ai nuk ka zgjedhje por të lëvizë si një kashtë, të cilën valet e një lumi e çojnë në rrebesh.

Tema e fatit është shumë e komplikuar dhe ashtu e gjerë, dhe kërkon një diskutim dhe një shtjellim seperat (të veçantë) e të plotë. Pra, me disa këto pika, ne dëshirojmë t’i japim fund këtij diskutimi.

Pages: 1 2 3 4 5

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp