Çaudri Hamidullah sahib - një shërbëtor besnik i Islam-Ahmediatit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Çaudri Hamidullah sahib – një shërbëtor besnik i Islam-Ahmediatit

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Sot, dua të flas për Çaudri Hamdiullah sahib, një shërbëtor të vjetër të Xhematit, i cili ka ndërruar jetë para disa ditësh. Ai qe drejtor qendror i Tehrik-e-Xhedidit në Pakistan, Kryetar i Mexhlis Tehrik-e-xhedid Enxhumen Ahmedia si dhe shërbente si organizator i Xhelsa Salanës prej një kohe të gjatë. Ai ka ndërruar jetë më 7 shkurt në Tahir Institut të Kardiologjisë (Rebvah, Pakistan) në moshën 87 vjeçare. إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.

Çodri Hamidullah Sahib, i lindur më 4 mars 1934 – ndërroi jetë më 7 shkurt 2021

Prejardhja familjare dhe ngjarja e pranimit të Xhematit nga babai i tij

I ati i të ndjerit quhej Babu Muhammed Baksh dhe e ëma quhej Aishe Bibi. Kjo familje kishte prejardhje nga periferia e qytetit Bhera. I ndjeri Çaudri sahib kishte lindur në Kadian në 1934. Babai i tij kishte pranuar Ahemdiatin 5 vjet para lindjes së tij. Ai ka rrëfyer ngjarjen e pranimit të Xhematit me këto fjalë:

“Unë po shkruaj këtë ëndërr duke u betuar në emër të Allahut. Në atë kohë unë ndodhesha në Bengla Bakhuwala në Sargodha dhe punoja pranë departamentit të ujitjes dhe kullimit. Për shkak të detyrës, udhëtoja në vende të ndryshme, dhe atë natë gjendesha në Bengla Bekhuwala.

Ishte muaji tetor 1929 dhe në orën 2 të natës, pashë që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka ardhur dhe është ndenjur mbi një sixhade. Ai kishte vënë duart mbi kofshët dhe ndoshta bënte dhikrin e Allahut. Fytyra e tij i drejtohej nga lindja. Ai m’u drejtua mua dhe tha: “Karriges, në të cilën jeni ndenjur, i janë liruar menteshat”. Unë u ngrita menjëherë, dhe kur e kontrollova karrigen, pashë që me të vërtetë, i ishte liruar një menteshë. Unë e falënderova dhe i thashë: “Ju keni shpëtuar robin tuaj, ndryshe do të rrëzohesha dhe do të pësoja dëm.

Pas pak çastesh, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte një karrige të re, me mbështetëse për krahët. Ai më porositi që të ulesha në të, dhe tha: “Kjo është ndenjësja e Ahemdiatit, d.m.th. me të mbështetura me argumente dhe është Islami i vërtetë”. Pastaj, më doli gjumi”.

Kjo është ngjarja e pranimit të Ahmediatit nga babai i tij.

Dedikimi i jetës në shërbim të fesë

I ndjeri Çaudri sahibi arsimin fillestar e kreu në Kadijan. Në 1946, kur Hazret Kalifi II r.a. shpalli skemën e Vakfit (dedikimit), ai qe në klasën e tetë. E ëma e tij, iu përgjigj thirrjes së Hazret Musleh el-Mo’udit r.a. dhe e mori te Kalifi dhe i tha: “Ky është djali im dhe dua ta dedikoj në shërbim të fesë”.

Ndjekja e arsimit të lartë

Hazret Musleh el-Mo’udi r.a. e porositi për të vijuar arsimin shkollor. Në 1949, ai mbaroi maturën, dhe sipas udhëzimit të drejtorisë Divan, ai shkoi në Rebvah, për t’iu nënshtruar intervistës. Pas testit me shkrim, Hazret Kalifi II r.a. e intervistoi atë vetë. Në atë kohë, po zhvillohej mbledhja e drejtorëve dhe Hazret Kalifi II r.a. gjithashtu ndodhej në këtë mbledhje. Atëherë ai kishte thirrur disa djem për intervistë. Ata ishin: Çaudri Hamidullah sahibi, Muslihuddin sahibi dhe Samiullah sahibi.

Pastaj, sipas porosisë së Hazret Kalifit II r.a., ai vijoi arsim në shkollë dhe universitet. Ai mbrojti ciklin Baçelor në shkencat e natyrës dhe siguroi vendin e dytë në mbarë provincë. Më pas, mbrojti masterin në Universitetin Lahore në degën e Matematikës, me nota të shkëlqyera.

Fillimi i shërbimit në xhemat

Në 1955 ai u caktua si mësimdhënës në Talimul Islam Kolegj dhe më pas u emërua përgjegjësi i departamentit të matematikës.

Në 1960, ai lidhi martesë me znj. Razia Khanam, e cila qe vajza e Abdul Xhebar Khan sahibit nga Sargoda.

Ai shërbeu në Talimul Islam Kolegj, Rabvah deri në 1974. Por, pas shtetëzimit të këtij instituti arsimor, ai dha dorëheqje nga detyra, sipas udhëzimit të Hazret Kalifi III r.a.. Meqë, ai kishte dedikuar jetë në shërbim të fesë, prandaj pas shtetëzimit të kolegjit, nuk kishte më arsye që të shërbente në një institut shtetëror. Hazret Kalifi III r.a. kishte porositur vetëm ata persona, për të dorëzuar dorëheqje, të cilët kishin dedikuar jetën e tyre për hir të fesë, ndërsa të tjerët vijuan të punonin njësoj.

Pas dorëheqjes së tij, Hazret Kalifi III e caktoi atë si Nazir Zijafet. Në 1982, Hazret Kalifi IV e caktoi atë “Vekil A’la Tehrik-e-Xhedid. Pak më vonë, ai mori dhe detyrën shtesë si zëvendës kryetar i Tehrik-e-Xhedidit.

Viti 1989 ishte viti jubilar në xhemat. Në këtë vit, ai u caktua kryetar i Mexhlis Tehrik-e-Xhedidit dhe vazhdoi këtë detyrë deri në vdekje. Po ashtu, në vitin 1986, ai u caktua Zëvendës Nazir Ala për gjendjen e jashtëzakonshme në Sindh, dhe këtë detyrë e përmbushi deri në vdekje.

Gjatë periudhës së Hazret Kalifit III r.a., ai gëzoi nderin e të qenit Amir lokal i Rabvasë. Ai gjithashtu shërbeu në Mexhlis Khudamul Ahmedia si në nivelin lokal Rabvah, po ashtu në rangun qendror. Nga viti 1969 deri në 1973, ai shërbeu si Kryetar i Mexhlis Khudamul Ahmedia qendror. Në atë kohë, ekzistonte vetëm një Mexhlis Khudamul Ahmedia qendror, që drejtonte veprimtarinë në mënyrë qendrore dhe nuk caktoheshin kryetarët e degëve veç a veç për çdo shtet.

Një porosi e rëndësishme e Hazret Kalifit III r.a.

Në 1969, kur Hazret Kalifi III r.a. e caktoi Kryetarin e Mexhlis Khuddamul Ahmedia, ai mbajti një fjalim të rëndësishëm. Ndonëse, fragmentin që kam zgjedhur nga fjalimi është i gjatë, por mban udhëzime të rëndësishme jo vetëm për pasardhësit biologjik të Mesihut të Premtuar a.s., por edhe për pasardhësit e tij shpirtërorë, për ata që punojnë për xhemat. Këto porosi janë të tilla, që ata duhet t’u përmbahen përgjithmonë dhe duhet të kontrollojnë gjendjen e tyre, se a me të vërtetë po përmbushin ato apo jo.

Hazret Kalifi III r.a. kishte thënë:

“Duhet të lutemi për të riun, i cili ka marrë përgjegjësinë e kryetarit, si dhe të lutemi për të riun e sinqertë, i cili tashmë po lirohet nga kjo detyrë. Allahu ia pranoftë përpjekjet dhe e mundësoftë kryetarin e ri, që të punojë me ndihmën e Zotit më mirë se paraardhësit e tij.
Ne nuk mund të ndalemi në asnjë vend. Çdo njeri i yni, i cili ngarkohet me një detyrë të re, duhet të orvatet për t’i kaluar të tjerët. Me mirësinë e Allahut të Madhërishëm, xhemati po rritet dhe shtrihet në të gjitha drejtimet, si dhe po shtohen detyrat dhe përgjegjësitë e tij.
Personi, i cili ka marrë udhëheqjen e organizatës, nuk bën pjesë në familjen e Mesihut të Premtuar a.s., për sa i përket lidhjes së gjakut. (ndoshta kryetari i Mexhlis Khudamul Ahmedia para tij, ishte Hazret Mirza Tahir Ahmedi sahibi). Ndonëse, ai nuk ka asnjë lidhje gjaku me Mesihun e Premtuar dhe as nuk është pjesëtar i familjes së tij, megjithatë për nga lidhja shpirtërore, çdo njeri është i aftë të bëhet familja e tij dhe pasardhës i tij i denjë shpirtëror përmes guximit, përpjekjes, lutjes dhe përulësisë.  Madje, ka shumë të tillë, të cilët kanë lënë mbrapa pasardhësit biologjik të Mesihut të Premtuar.
Lidhja e gjakut ka të bëjë vetëm me këtë botë kalimtare, dhe ajo nuk vlen aspak në religjion apo në sferën shpirtërore. Lidhja e vërtetë e Mesihut të Premtuar a.s. me pasardhësit e tij është shpirtërore.
Këtë duhet ta kenë parasysh dhe pasardhësit e Mesihut të Premtuar, të cilët mëtojnë se gëzojnë lidhje gjaku me të, se lidhja e vërtetë e Mesihut të Premtuar me pasardhësit e tij është shpirtërore. Prandaj, është thënë që të dërguarit e Zotit, as nuk trashëgojnë diçka prej dikujt, e as u nuk japin të tjerëve diçka për t’u trashëguar, dhe kjo sepse koncepti i trashëgimisë lidhet ngushtë me lidhjen më të afërt fizike, të cilën Zoti ka refuzuar në mënyrë kategorike në lidhje me qenien e profetëve.

Për sa u përket dobive dhe bekimeve shpirtërore, e vërteta është që vetëm ai është denjë për t’u quajtur pasardhës shpirtëror, i cili iu përgjigj urdhrit të Allahut, sipas qëllimit dhe vullnetit të Tij, dhe çdonjëri gëzon shpërblimin, sipas përkushtimit dhe përulësisë së tij.

Kjo është arsyeja, përse Mesihu i Premtuar a.s. për pasardhësit e tij fizikë ka thënë: Allahu pranoi lutjen time dhe i bëri qenie shpirtërore. Po të ishte ndonjë dobi në të qenit pasardhës fizikë, Mesihu i Premtuar a.s. nuk kishte asnjë nevojë për lutje të tilla e as për pranimin e tyre.

Prandaj, duhet të forcohet lidhja shpirtërore. Ata që kujtojnë se vetëm të qenit pasardhës fizikë është një meritë e madhe, kanë bërë një gabim të madh.

Në Islam, kanë qenë disa njerëz, të cilët kanë urryer pasardhësit e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., vetëm se ata kishin lidhje gjaku me Profetin. Po ashtu, edhe ata pasardhës, të cilët mendonin se kanë fituar nderin për shkak të lidhjes së gjakut me Profetin s.a.v.s.. Çdokush që i quan të dëlirë apo të shenjtë, duke u bazuar në këtë lidhje gjaku, është i gabuar. Të dy njerëz, edhe ai që mban inat ndaj tyre, dhe ai që i shenjtëron ata janë të gabuar. Lidhja e vërtetë është ajo shpirtërore.

Nëse pasardhësit e tij, që kanë lidhje gjaku me Profeti, arrijnë të përftojnë frymën e sakrificës dhe vetëmohimit, Allahu i Madhërishëm, i shpërblen ata dhe u dhuron afërsinë dhe kënaqësinë e Tij. Nëse pasardhësit e tij, të lidhjes së gjakut, gjithashtu kanë arritur këtë lidhshmëri dhe pëlqim, të cilat vijnë si frytet shpirtërore, atëherë Allahu gjithashtu i shpërblen ata.

Në të njëjtën mënyrë, nëse dikush arrin të tërheqë ndikimin shpirtëror dhe u shfaqet njerëzve si pasardhës i denjë i Mesihut të Premtuar, pa pasur asnjë lidhje gjaku me të, është e gabuar të thuash për të, se ai nuk do të arrijë asnjë pozitë apo nderim. Pra, edhe pse të mos ketë asnjë lidhje trupore me Mesihun e Premtuar a.s., nëse robi arrin të përmbushë përgjegjësitë e tij, duke u bërë pasardhës shpirtëror, ai me të vërtetë ka arritur shkallën e lartë.

Rruga e vërtetë dhe e drejtë është që, njeriu i cili ka fituar nderin dhe pozitën e lartë në sy të Allahut, ka siguruar fitore dhe ka ngadhënjyer. Njeriut të tillë, i jepet fuqi për të kryer veprat e fesë, në përputhje me aftësitë vetjake.  Allahu ia pranon përpjekjet, edhe pse të mos ketë asnjë lidhja gjaku me të dërguarin e Zotit.

Ata që thonë se duhet respektuar, pasi gëzojnë lidhje gjaku me të dërguarin e Zotit, thonë diçka të palogjikshme. Askush nuk trashëgon nderin dhe respektin në trashëgimi. Në të njëjtën mënyrë, njeriu i cili mendon se do të arrijë shenjtërinë dhe pastërtinë vetëm për shkak të kësaj lidhje gjaku, gjithashtu po bën një gabim trashanik.
Lidhja shpirtërore do të thotë t’i përmbahesh druajtjes së Allahut, të ushqesh dashurinë e Zotit, të sakrifikosh për hir të Tij dhe pranosh njëlloj vdekjeje në rrugën e Tij, duke konsideruar veten asgjë dhe duke fituar një jetë të re e të pastër pas atij asgjësimi. Kjo është lidhja e vërtetë, dhe çdo lidhje tjetër jashtë saj, nuk vlen për asgjë”.

Hazret Kalifi III r.a. vijon më tej:

“Me mirësinë e Allahut, Mexhlis Khuddamul Ahmedia në këto tri vite të fundit, ka shënuar arritje të dukshme. Por, Mexhlis Khuddamul Ahmedia nuk kanë ndonjë majë për t’u ngjitur, në të cilën kur të hipin, të mendojnë se kanë arritur majën më të lartë. Tashmë ka përfunduar misioni ynë. Rrugëtimi i tyre, i ngjan ngjitjes së atij mali, që nuk ka asnjë majë. Ky është ai mal, mbi të cilin gjendet froni i Zotit bujar, dhe meqë largësia midis njeriut dhe Allahut të Madhërishëm është a pallogaritshme, ne duhet të orvatemi për t’u mos ndalur për asnjë çast. E gjithë jeta jonë përqendrohet në lëvizjen e vazhdueshme. Na presin zhvillime dhe lartësi të pakufishme. Nëse përpiqemi, dhe Allahu i Madhërishëm në zemrat tona, gjen devotshmëri, vetëmohim dhe besnikëri ndaj Tij, Ai gjithashtu do të na bekojë në mënyrë të pandërprerë. Si rezultat i këtyre dhuntive, njeriu vijon të tërheqë më shumë dashuri prej Zotit dhe vazhdon të largohet gjithnjë e më shumë nga nefsi i tij”.

Këto ishin fjalët e Hazret Kalifit III r.a. për të ndjerin Çodri sahib, dhe falë tij, ato mbërritën te ne. Çdo njeri që ka dedikuar jetën për hir të fesë dhe punon për të, çdo njeri që është pjesëtar i familjes së Mesihut të Premtuar a.s., duhet të reflektojë në këto thënie dhe të lutet për të ndjerin Çodri sahib që Allahu t’ia lartësojë shkallët në xhenet.

Vlerësimi i arritjeve të tij nga Hazret Kalifi III r.a.

Në vitin 1970, Hazret Kalifi III r.a. mbajti një fjalim në Ixhtimanë e Mexhlis Khudamul Ahmedia Qendror dhe shprehu këto vlerësime për ndjerin. Ai tha:

“Unë i besova kryesinë e Khudamul Ahmedias një djali të përkushtuar, i cili ndonëse nuk kishte asnjë lidhje afrie me Mesihun e Premtuar a.s., por kishte një lidhje të fortë shpirtërore me të. Allahu i mundësoi vepra të mëdha dhe ia bekoi përpjekjet dhe më dëgjoi lutjet”.

Kur ai përfundoi mandatin si kryetar i Khuddamul Ahmedia, dhe në letrën falënderimi iu vlerësuan shërbimet me këto fjalë: “Kjo ceremoni e veçantë e sotme po zhvillohet në nder të Çodri sahibit. Periudha 4-vjeçare e kryesisë së Çodri Hamidullah sahibit i shton një kapitull të rëndësishëm historisë së Khudamul Ahmedias. Gjatë kësaj periudhe, Mexhlis Khudamul Ahmedia botëror, nën udhëzimin e Hazret Kalifit III, shënoi vepra të lavdishme në çdo aspekt, si në sasi po ashtu në cilësi.

Çodri Hamidullah sahibi me anë të një përulësie të skajshme dhe punës së pandërprerë, u ngjalli të rinjve frymën e bindjes, besnikërisë dhe lidhjes me kalifatin, veti këto që do të bëhen treguese të rëndësishme për të ardhmen. In-sha-Allah.

Gjatë periudhës së udhëheqjes së tij, Mexhlis Khudamul Ahmedia shënoi arritje në çdo aspekt, sipas pritshmërisë së Hazret Amiul Muminin Khalifatul Masih III. Në këtë periudhë, u mblodhën të gjitha porositë e Hazret Muslih el-Mo’udit r.a. dhe u botuan në formën e një libri. Po ashtu, u botua një libërth për fëmijët e xhematit me titullin “Këshilla për të mësuar”. U forcua sistemi financiar i Mexhlis Khudamul Ahmedia.

Ai punoi me besnikëri dhe përkushtim për t’iu bindur çdo porosie dhe çdo thënie të Hazret Kalifatul Mesihut dhe për të nënshtruar çdo mjet në zbatimin e drejtpërdrejtë të të gjitha porosive të tij.

Para se të ngarkohej me detyrën e madhe të kryesisë, ai kishte kryer shërbime në cilësinë e anëtarit të këshillit qendror në periudha të ndryshme”.

Fjalët e Hazret Kalifit III r.a. pas përfundimit të mandanit të Çaudri sahibit

Në këtë ceremoni përcjellëse, kishte marrë pjesë Hazret Kalifi III r.a.. Ai gjithashtu mbajti një fjalim të shkurtër, në të cilin, ndër të tjerat, ai tha:

“Lutja jonë për atë që po largohet është që Allahu ta shpërblejë në mënyrën më të mirë, ndërsa atij që po vjen, i urojmë punë të shkëlqyera dhe të pranueshme. Mexhlis Khudamul Ahmedia ka mbërritur deri këtu, duke kaluar përmes periudhave të ndryshme. Zanafilla e tij ishte si një farë e vogël, e cila sot është kthyer në një pemë të fuqishme e gjigante. Çdo kryetar gjatë periudhës së kryesisë së tij, ose ka punuar në mënyrë të shkëlqyer, ose ka punuar në mënyrë mesatare ose thjeshtë ka kaluar kohën. Megjithatë, dy janë drejtime kryesore, në të cilat kanë punuar të gjitha kryesitë:

Së pari, kanë punuar në forcimin e traditave.
Së dyti, kanë bërë përpjekje për t’u ballafaquar me nevojat dhe kërkesat e reja.

Çdo qenie e gjallë vihet ballë për ballë me këto dy detyra. Jetëgjatësia e Mexhlis Khudamul Ahmedia vijon deri në ditën e Kijametit, sepse kjo organizatë është lidhur ngushtë me xhematin e Imam Mehdiut të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., për t ë cilin është dhënë ky sihariq që atij do t’i besohen detyrat deri në kiamet. Të gjitha ato detya të cilat janë lidhur me umetin e Muhemedit s.a.v.s. si në parim, po ashtu në shpirt, do të vijojnë të shfaqet deri në Kiamet. Përderisa, jetëgjatësia e Xhematit Ahmedia është shtrirë deri në kijamet, andaj organizatat e tij gjithashtu do të rrojnë deri atëherë.

Në çdo periudhë, përmes së cilës kalojnë struktura themelore dhe organizatat e tij të simotra, përpjekjet përqendrohen në dy drejtime:

  1. Mbrojtja e bukurisë së mëparshme.
  2. Shtimi në bukurinë e tij.

Kjo është detyra themelore e çdo udhëheqjeje”.

Pastaj tha:
“Ne nuk mund të ndalemi për asnjë çast, pasi ndërprerja e zhvillimit është e barabartë me vdekje. Ky është parim themelor i jetës, të cilin duhet të mbajë parasysh çdo organizatë e jona në çdo nivel, dhe çdo përgjegjës i sistemit të xhematit. Çdo kryetar i ardhshëm ngarkohet me përgjegjësi më të mëdha në krahasim me kryetarin e mëparshëm, sepse ai jo vetëm që duhet të ruajë ritmin e punës, të arritur para dy vitesh, po ashtu të shtojë punën e arritur deri tani.

Kështu i zgjerohet fusha e veprimtarisë dhe nga qendra e udhëzimit (d.m.th. nga kalifati), i jepen këshilla të reja. Sipas, kushteve të reja, i jepen përgjegjësi të reja, po ashtu i duhet ë mbrojë tradita të vjetra. Zgjidhja e sfidave të reja dhe përmbushja e nevojave të së ardhmes, kërkojnë një përpjekje të re me një vendosmëri të re.

Allahu e shpërbleftë djaloshin Hamidullah sahibin për punët që ka kryer për hir të Xhematit! Allahu e mundësoftë të përmbushë edhe përgjegjësitë e tjera, me të cilat ai do të ngarkohet në të ardhmen, në mënyrë të shkëlqyer!

Kontribute të ndryshme në xhemat

  • Në rrethanat e vështira të 1974, i ndjeri realizoi shërbime të rëndësishme në zyrën e jashtëzakonshme, që ishte krijuar sipas porosisë së Hazret Kalifit III a..
  • Pas ardhjes së Hazret Kalifit IV a. në Angli, ai qëndroi këtu për më shumë se një vit, dhe themeloi dhe zhvilloi strukturën qendrore të Xhematit.
  • Nga 1982 deri në 1999 shërbeu si kryetar i Mexhlis Ansarullah të Paksitanit. Përderisa, nuk gjendej asnjë ligj për kufizimin e mandatit të kryetarit, ai shërbeu 17 vjet në këtë detyrë. Gjatë kryesisë së tij në Mexhlis Ansarullah, u mblodhën thëniet dhe porositë e Hazret Kalifit II a. për organizatën Ensarullah dhe u botuan me titullin “Sebilurreshad” (d.m.th. rruga e udhëzimit). U zgjerua godina e fjetores.
  • Për të planifikuar qindvjetorin e themelimit të Xhematit Musliman Ahmedia në vitin 1989, ishte themeluar një komitet. I ndjeri ishte caktuar kryetar i këtij komiteti.
  • Në 2005, ai u emërua kryetar i komitetit qendror për qindvjetorin e Kalifatit Ahmedia që do të shënohej në 2008. Meqë puna e tij qe e përgjithshme, ai e udhëhoqi këtë komitet deri në fund të jetës, madje edhe tani po bëhen disa botime për të.
  • Në prill 2003, pas vdekjes së Hazret Kalifit IV a., ai pati nderin të drejtonte mbledhjen e zgjedhjes së kalifatit. Në cilësinë e Vekil A’la, ai udhëtoi disa shtete afrikane dhe europiane.
  • Në vitin 1973, pas vdekjes së Sjed Mir Daud Ahmed sahibit, Hazret Kalifatul Masih III a. e caktoi atë si përgjegjës i Xhelsa Salanës. Nga 1973 e deri në vdekje, ai e përmbushi këtë përgjegjësi të rëndësishme. Pas vitit 1983, nuk zhvillohet asnjë xhelsa në Pakistan. Megjithatë struktura e Xhelsës ekziston, dhe sipas nevojës, ai e modernizoi atë, që nëse na mundëson Allahu dhe na lejojnë kushtet, mund të menaxhonim numrin më të madh të pjesëmarrësve. Ai kishte një cilësi të rrallë si administrator dhe përmbushi detyrën e tij. Para se të emërohej, përgjegjës i Xhelsa Salanës, ai kishte shërbyer në Xhelsa Salana në pozita të ndryshme.
  • Në vitin 1991, në Xhelsa Salanën e Kadijanit (Indi), kishte marrë pjesë dhe Hazret Mirza Tahir Ahmedi, Kalifatul Masih IV a.. Ai e kishte caktuar të ndjerin “Përgjegjësin e Xhelsa Salanës” dhe duke vlerësuar punën e tij, kishte shprehur këto vlerësime:
    “Nga Pakistani, Çodri Hamidullah sahibi dhe Mija Ghulam Ahmedi sahibi kanë punuar për një kohë të gjatë me një përkushtim të veçantë. Ata shkuan në Kadijan dhe kuptuan problematikat e atjeshme. Pastaj, sipas porosive të mia, realizuan një punë të shkëlqyer, ndryshe numri i xhematit në Kadijan, ishte kaq i vogël, saqë e kishte të pamundur organizimin kaq të madh.
  • Në vitin 1977, përveç detyrës si përgjegjës për Xhelsa Salana, ai mori detyrën shtesë si Nazir Zijafet, të cilën e përmbushi deri në vitin 1988.

Dëshmitë nga anëtarët e familjes

I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten e tij, znj. Razia Khanam, një djalë dhe dy vajza. Djali i tij, Rashidullah sahibi jeton në Kanada. Një vajzë e tij jeton në Londër dhe është bashkëshortja e Zahir Hajat sahibit. Vajza tjetër znj. Rizvana Hamid është martuar me Nithar Ahmedin, djalin e Kamal Jusuf sahibit dhe jeton në Suedi.

Dëshmia e bashkëshortes

Bashkëshortja e të ndjerit ka shkruar: “Ne u martuam në 1960. Nga paga që merrte, në fillim ndante shumën e kontributeve dhe më këshillonte për të vepruar në këtë mënyrë. Ai gjithashtu më porositi për t’u anëtarësuar në sistemin e testamentit.

“Kur u martuam”, shkruan ajo, “Çodri sahibi merrte 80 rupi në muaj. Ndonëse kushtet e jetesës ishin të lira, megjithatë 80 rupi, ishte një shuma e papërfillshme. Unë isha shumë shqetësuar sesi do të rregullonim shpenzimet e shtëpisë, pas ndarjes së çandave. Por, vetëm nga bekimi i kontributeve, ditët kalonin në rehati”.

Mendoj se meqë i ndjeri punonte në kolegj, paga e tij duhet të ishte pak më shumë se punonjësit dhe misionarët e tjerë. Ajo shkruan më tej:

“I ndjeri ishte i rregullt në namazin e tehexhudit. Namazet e pesë vakteve falte me xhemat në xhami apo në zyrë, dhe i falte në shtëpi, vetëm kur ishte i sëmurë. I ndjeri u kushtonte namazeve një vëmendje të veçantë. Deri në momentin e fundit, ai falte namaze të plota, në kohë të caktuara. Duke e parë atë, kisha nisur dhe unë namazin e tehexhudit”.

Pastaj shkruan:

“Ai sillej me mua në mënyrë të veçantë. Çdo gjë që sillte në shtëpi, në fillim më jepte mua, e pastaj shpërndante mes fëmijëve. Në përgjithësi kthehej vonë nga puna. Punonte në zyrë deri në orë të vona. Ai nuk më shqetësonte aspak. Kishte çelësat e derës hyrëse, dhe kurdo që vinte, nuk i binte ziles asnjëherë. Unë e lija gjellën në tenxhere, së bashku me bukën, dhe bija për të fjetur. Kur kthehej nga puna, Çodri sahibi vetë e nxehte gjellën në zjarr. Nuk bënte kurrë naze apo ndonjë kërkesë të veçantë dhe kënaqej me çdo gjë, qoftë në ushqime apo në veshje mbathje. Ai kurrë nuk shprehu pakënaqësi për diçka”.

Ky është një parim themelor, për të gjetur paqe e harmoni nëpër shtëpi. Po të veprojmë sipas këtij parimi, mund zgjidhim problemet familjare deri në 80%.

Ai gjithmonë merrte pjesë në xhenazet e dëshmorëve, zyrtarëve, personaliteteve të shquara, punonjësve, të të afërmve të punonjësve dhe të njerëzve të tjerë të njohur, dhe qëndronte deri në varrim. Nuk mbante pakënaqësi ndaj askujt. Gjithmonë mundohej t’u mbulonte gabime të tjerëve. Ishte një baba i dhembshur për fëmijët.

Nuk zemërohej nga të afërmit dhe gjithmonë qe i pari në pajtim. Shpeshherë thoshte, العزة لله جميعاً nderimi i takon vetëm Allahut. Ai kujdesej për të drejtat e vëllezërve dhe motrave. Çdo të enjte, shkonte te motra e tij në Rebvah. Ai nderoi dhe prindërit e tij, duke u shërbyer me përkushtim të madh.

Ajo shkruan më tej: “Për t’u operuar, isha shtruar për dhjetë ditë në spital. Në dhomën e spitalit, nuk kishte kushte për ndonjë person tjetër. I ndjeri shtrihej në tokë dhe nuk u ankua asnjëherë për ndonjë vështirësi. Ishte një bashkëshort i dashur. Kur jam shtruar në Tahir Institut të Kardiologjisë, ai qëndronte pranë meje dhe kujdesej për mua në çdo mënyrë”.

Dëshmitë e vajzave

Vajza e të ndjerit gjithashtu ka shkruar: “Babai nuk kishte folur kurrë me nënën në zë të lartë. Ai nuk qe vetëm baba, por një shok i dashur. Ne mund të ndanim çdo problem me të. Qëkur isha e vogël, ai falte namazin e tehexhudit në dhomën time. Më kujtohet mirë, kjo lutje, që ai bënte shpesh:

اے قادر و توانا آفات سے بچانا

O i Plotfuqishëm dhe Sovran! Na mbro nga sprovat dhe fatkeqësitë.

Në fëmijëri, para se të flinim, na rrëfente tregime. Kur vinte në Suedi, u tregonte tregime fëmijëve të mi. Ai ishte një thesar lutjesh”.

Vajza tjetër shkruan: “Gjithë jetën ai ndoqi të njëjtën rutinë. Pas mëngjesit, shkonte në zyrë dhe kthehej vonë mesdite. Pas namazit të iqindisë, shkonte prapë në zyrë dhe kthehej vonë pas jacisë. Në fëmijëri, kur kishim nevojë për ndihmë në matematikë, ai kishte vetëm një orë pas namazit të sabahut.

Njëherë, gjatë ceremonisë së inspektimit të Xhelsa Salanës, Hazret Kalifi III r.a. iu drejtua atij dhe i tha që të hante ushqim bashkë me të, në pjatën e tij. Në atë kohë, shërbëtorët hanin bukë në fund të programit dhe në tasa prej balte. Hazret Kalifi III r.a. e porositi Çodri sahibin e ndjerë, që t’i bashkohej n ushqim.

Ai kishte përmbushur kuptimin e dedikimit të jetës, në mënyrën më të shkëlqyer. Përveç ushqimit dhe fjetjes, nuk humbi asnjë çast në ndonjë qëllim tjetër, përveç punëve të xhematit.

Vajza e tij shkruan; “Kur qeshë e vogël, babai më mësoi se dora e epërme, është më e mirë se dora e poshtme. Përpara, kur i kërkoja dikujt diçka me dorë të hapur, ai më porositi që të mos shtrojoa dorën në këtë mënyrë, dhe më mësonte me shenja, se si do të zgjata dorën për të marrë diçka. Kjo është gjithashtu një mënyrë e bukur e edukimit.

Ai nuk kishte asnjë tërheqje ndaj sendeve materiale. Unë nuk parë këtë cilësi te dikush tjetër, dhe pavarësisht sa e madhe ishte dhurata, sytë nuk i shkëlqenin kurrë prej tyre. E vetmja gjë që i ndritte sytë, ishin punët e xhematit. Telefoni i tij, qëndronte pranë krevatit dhe ishte 24 orë i disponueshëm”.

Vajza tjetër ka shkruar:

“AI qe shumë i vëmendshëm ndaj ndjenjave dhe emocioneve të fëmijëve. Ai nuk i ngarkonte fëmijët me nevojat e tij personale, madje gjithmonë t’u përgjigjej nevojave të tij vetë. Ai gjithmonë mundohej të na ndihmonte në punët tona. Fëmijëve të më u tregonte ngjarje dhe histori interesante nga xhemati. U rrëfente bekimet e vakfit dhe përjetimet e tij besimnxitëse me kalifët. Çdo fjalë e tij ishte e qëlluar dhe kuptimplotë, që na sillte përshtypje pozitive”.

Dëshmia e djalit të vetëm

Djali i të ndjerit gjithashtu ka shkruar që ai gjithmonë kushtonte vëmenje dy çështjeve: faljes së namazeve në kohë dhe dëgjimit të hutbes së Kalifit dhe zbatimit të porosive të tij. Ai shpesh më porosiste që nëse dua t’i bëja përshypje popullit kanadez, duhet t’u ngjallja ndjenjën se unë u kushtoja respekt të sinqertë dhe dashuri të pastër.

Dëshmitë nga shokët, miqtë dhe bashkëpunëtorët

Një Homazh nga Xhemilurrahman Rafik sahibi

Xhemilurrahman Rafik sahibi është përgjegjës për drejtorinë e shkrimit. Ai shkruan: Kam pasur një lidhje të gjatë me Çodri sahibin. Babai i të ndjerit qe njeriu i ndershëm me një shpirt të pastër. I ndjeri gjithashtu trashëgoi dhe përvetësoi vetitë e larta prej të atit. Para 70 vjetësh, babai i të ndjerit i nderuar Muhammed Baksh sahibi predikonte Çodri Fadl Ahmed sahibin, i cili falë përpjekjeve të tij, pranoi Ahmediatin. Ky i fundit më vonë u bë vjehrri im dhe kështu u krijua një lidhje midis meje dhe familjes së Çodr Hamidullah sahibit.

Përveç kësaj, ai qe gjithashtu pedagogu im. Kur ndiqja ciklin baçelor në shkencat e natyrës, i ndjeri sapo kishte mbrojtur masterin në matematikë. Ai na jepte mësime me një zell dhe përkushtim të rrallë, që na linte përshtypje shumë të thella.

Ndonëse ishte njeriu parimor, që nuk bënte asnjë kompromis me parimet e tij, por gjithashtu një njeri i dhembshur. Ndihmonte njerëz në nevojë, në mënyrë të fshehur. Ishte punëtor i palodhur, me një intelekt të lartë. Lëndët e historisë dhe gjeografisë i ngjallnin shumë interes, dhe i motivonte dhe të tjerët në këto lëndë.

Paratë e xhematit shpenzonte me një kujdes të madh dhe shpesh thoshte që nëse shkrimi ishte i vogël, të përdornim gjysmë letër. E shqyrtonte çdo çështje me imtësi duke shkoqitur elementet më të vogla të saj, dhe pastaj arrinte në një vendim. Kjo qe një ndër vetitë e tij të dalluara.

Disa fjalë nga Laik Nasir sahibi

Vekilud-Divan Laik Nasir sahibi shkruan:

“I ndjeri Çodri shahib më kishte thënë se kur Hazret Kalifatul Masih III r.a. Ishte kryetar i Khudmaul Ahmedias, i ndjeri shërbente si ndihmës në Ixhtima. Hazret Kalifi III r.a. i tha që të kontrollonte gjendjen e kuzhinës, ku përgatitej ushqimi për pjesëmarrësit e ixhtimasë. Çodri sahibi kur u ngrit për të shkuar, Hazret Kalifi III e thirri prapë dhe i tha: “Përgjegjësi për përgatitjen e ushqimit është i rreptë nga natyra, dhe ai nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të hyni brenda. Pa pasur asnjë autoritet, nuk keni të drejtë të hyni në atë ambient. Është edhe i madh në moshë. Pastaj Hazret sahibi hoqi distinktivin e tij dhe i vuri atij dhe i tha: Tani keni distinktivin e Kryetarit Khudamul Ahmedia dhe keni autoritet për të kontrolluar vendin dhe për të paraqitur raportin”.

Kur u kisha thënë të gjithë drejtorëve, madje u kam thënë dy tri herë, që të vizitonin xhemate të jashtme dhe t’u përcillnin selamin tim të gjithë anëtarëve. Ai ishte përgjegjës për rrethin Sargoda dhe nuk la asnjë shtëpi pa e vizituar. Nëse nuk gjente personin në shtëpi dhe i tregohej se ai gjendej në arë apo në vendin e punës, i ndjeri shkonte në atë vend dhe e takonte. Në disa vende, nuk mund të qarkullohej me veturë, dhe për këtë arsye, në raste të panumërta ai ecte kilometra të tëra dhe kështu u përcillte njerëzve salemin tim.

Ai gjithashtu kishte veti të veçantë, për t’iu bindur urdhrit plotësisht dhe për ta zbatuar me përpikëri. Çdo mesazh që unë i jepja, ai e lexonte dhe e rilexonte disa herë, madje punonjësve u kishte dhënë porosi që ta ndërhynin dhe ta korrigjonin nëse ai ngatërronte renditjen e fjalëve, Ishte. Ishte mjaft fanatik dhe specifik në këtë çështje.

Në çështjet zyrtare, kishte lënë një direktivë të përhershme, që Kalifatul Masih duhet të jetë domosdoshmërisht në dijeninë e çdo çështjeje, madje edhe të gabimit, pavarësisht a është e vogël apo e madhe. Kjo bëhet shkas për lutje si dhe për përmirësim.

Ai kishte një thjeshtësi të skajshme. Gjatë udhëtimeve, ai njoftonte xhematet për t’i mos akorduar ndonjë protokoll të veçantë. Kur qe koha e ushqimit, ai hante bukë, kudo që kishte mundësi. Disa herë rastisi që të hante brenda në veturë. Disa herë hante bukë jashtë në tokë pranë bimëve të mbjella.

Disa herë, disa xhemate i kërkonin për të mbajtur ndonjë ligjërim, por ai refuzonte kategorikisht, duke arsyetuar se do ta bënte vetëm atë, për të cilin ishte urdhëruar.

Hazret Kalifi II r.a. kishte porositur që banorët e Kadijanit dhe Rebvasë, të falin namazet e tyre në xhamitë e lagjeve të tyre. I ndjeri Çodri sahibi gjithashtu u mundua t’i përmbahej kësaj porosie dhe të falte të paktën një namaz në Xhaminë Mubarek. Shkonte në zyrë edhe pasdite. Shpeshherë i rastisej që të ketë shkuar vetëm në zyrë dhe vetë i çelte dyert dhe vazhdonte punën.

Ai ka rrëfyer një ngjarje interesante nga periudha kur punonte në kolegj. Një pasdite ai punonte në dhomën e përbashkët të Talimul Islam Kolegjit dhe i erdhi një ndihmës dhe i dha një kuti, që mbante ushqime si birjjani etj. Ai gjithashtu i tha se drejtori i kishte dërguar atë. Në atë kohë, Hazret Hafiz Mirza Nasir Ahmedi ishte drejtori i kolegjit. Ai nuk dinte se i ndjeri ndodhej atje, por Hazret Mirza Tahir Ahmedi e kishte njoftuar atë. Kështu ai i tha shërbëtorit për t’i dhënëushqimin, kujtdo që gjendej atje.

Kur dikush i vinte në shtëpi, ai vetë kujdesej pr të, madje i shërbente mysafirit me çdo gjë që gjente në shtëpi, pavarësisht ai ishte punonjësi apo të varurit.

Laik Abid sahibi shkruan që i ndjeri ushtronte kujdes të veçantë ndaj çështjeve të vogla. Nuk nënshkruante asnjë dokument apo draft pa e lexuar mirë. Ky parim është mjaft i rëndësishëm, të cilin duhet të respektojë përgjegjësit dhe nuk duhet ë nënshkruajnë pa e kontrolluar dokumentin.

Ishte mjaft i përpiktë dhe kjo vetia ishte forcuar aq shumë, saqë dukej ai po fluturon me krahë të kohës dhe mund ta kthente si ta donte. Pavarësisht këtij zakoni, ai asnjëherë nuk shpërfillte rregullat e mirësjelljes. Kur shkonte në xhami për t’u falur, kalonte kohën në dhikrin e Allahut dhe asnjëherë nuk shikonte nga ora. Në përgjithësi, kur bie ora e namazit, njerëzit fillojnë të ngulin sytë nga ora, me pikëpyetje që përse nuk po fillon namazi.

Kur i vinin misionarët e xhematit nga vendet e jashtme, ai gjithmonë këshillonte për të lexuar librat e Mesihut të Premtuar dhe për t’i zbatuar mësimet e tij. Vetëm në këtë mënyrë, mund të unifikojmë ahmediaitin.

Samiullah Sijal sahibi nderon cilësitë e tij

Samiullah Sijal sahibi shkruan: „Ne të dy kishim mbaruar maturën në të njëjtën kohë, e pastaj i dorëzuam Hazret Kalifit II r.a. kërkesën tonë për të dedikuar jetë në shërbim të fesë, dhe Huzuri mirësisht e pranoi atë. E kam shoqëruar pothuaj 71 vjet në pozita dhe në role të ndryshme.

Për nga vetitë dhe cilësitë, ai qe një njeri i madh, çdo çast i jetës së tij i kushtohej shërbimit të fesë. Kishte një besnikëri të skajshme ndaj Kalifatit. Ai shquhej për trajnimin dhe edukimin e vafikinëve në mënyrë të shkëlqyer. Kjo qe një veti e madhe, prandaj, edhe unë kam dërguar disa njerëz, të cilët kishin dedikuar jetën e tyre, që të trajnoheshin nën mbikëqyrjen e tij, dhe ai me të vërtetë përmbushi këtë detyrë në mënyrë të shkëlqyer.

Një cilësi e shquar në administrim nga Halim Kurejshi sahibi

Halim Kurejshi sahibi ka shkruar që i ndjeri kishte një zotësi të pashembullt në çështjet administrative dhe financiare. Nuk pranonte në asnjë mënyrë parregullsi në çështjet financiare. Kontrollonte çështjet financiare me imtësi dhe gjithmonë kërkonte informacion lidhur me çmimet. Edhe nëse çmimi në faturë ishte vetëm dhjetë rupi më shumë, ai kërkonte sqarim për të, se përse e kishin paguar 110 rupi, kur i njëjti produkt shitej për 100 rupi në dyqanin tjetër.

Një sekret të të ndjerit

Amir Muhammed Kejserani shërben si inxhinier në fabrikën që prodhon bukë për xhelsa salana. Ai shkruan që i ndjeri Çodri sahibi i kushtonte një rëndësi të veçantë konsultimit dhe këmbimit të mendimeve. Para se të merrte ndonjë vendim, ai konsultohej patjetër me zyrtarët apo ekspertët përkatës. Para se të hidhte një hap të ri, ai e kontrollonte të gjitha elementet e asaj çështje dhe arrinte në përfundim, vetëm pas një konsultimi dhe analize të gjerë të çështjes.

Të premteve në përgjithësi zyrat e xhematit janë të mbyllura, prandaj zhvilloheshin provat teknike në fabrikë. Edhe në pushimin në fund të muajit, ai frekuentonte në zyrë. Lidhur me këtë, shpesh u tregonte të tjerëve se kishte mësuar nga Hazret Kalifi III r.a. se kur njeriu has probleme në jetën personale, ai duhet t’i kushtojë më shumë kohë punëve të xhematit. Allahu i Madhërishëm vetë do t’i lehtësojë gjendjen.

Kur takohej me kalimtarët në rrugë, përshëndetej me ta me shumë dashuri e përzemërsi. Bisedonte me çdokënd sipas interesit të tij.

Një cilësi e rrallë “kërkimfjalje”

Samiullah Sijal sahibi rrëfen më tej: “Para disa ditësh, në një mbledhje zyrtare, i ndjeri kishte shprehur pakënaqësi ndaj meje dhe inxhinierëve të tjerë për vonesën në disa projekte ndërtimi. Megjithatë, të njëjtën ditë, pas orarit të punës, ai më mori në telefon dhe si gjithmonë me humor të këndshëm, më pyeti për shëndetin etj. Pastaj, më tregoi arsyen e kësaj thirrje, duke thënë se donte të kërkonte falje për fjalët që kishte përdorur në mbledhje”.

Si duhet të shpenzojmë paratë e xhematit?

Hafiz Muzafer Ahmed sahibi shkruan: “Pas kërkesës sime, Hazret Kalifi IV r.a. dha miratim për themelimin e një qendre kërkimore. Çodri sahibi më porositi për një takim me të dhe për të zbatuar urdhrin e Kalifit, themeloi një zyrë e posaçme brenda ambientit të Xhamia Ahmedia (d.m.th. instituti i teologjisë në xhemat). Gjatë takimit, ai më porositi se meqë do të shërbejmë në xhemat edhe në vazhdim, prandaj duhet të kemi parasysh gjithmonë nevojat e së ardhmes. Përveç kësaj, ai na porositi për t’iu përmbajtur cilësisë së mjaftueshmërisë (d.m.th. kënaqësi me mjetet dhe kushtet e mjaftueshme) dhe kursimit. Kundër dëshirës për të pasur një tavolinë të madhe dhe një karrige të rehatshme, duhet t’i kushtohet vëmendje për infrastrukturë të domosdoshme që u përgjigjet nevojave”.

Nderimi ndaj porosive të Kalifit

Abdul Maxhid Tahir sahibi, Vekilut-Tebshir në Londër, shkruan: “I ndjeri kaloi çdo çast të jetës së tij në shërbim të fesë. Kur i përcillnim udhëzimet e Kalifit të kohës, në lidhje me çështje të ndryshme zyrtare, ai vepronte menjëherë pa asnjë vonesë. Shpeshherë, ai merrte këto udhëzime në orë të vona, dhe për të zbatuar porositë, ai menjëherë shkonte në zyrë dhe nuk kthehej në shtëpi, derisa nuk i kryente ato. Çdo lëvizje e tij, në të ngritur, në të ndenjur, në të folur e në të ecur, madje edhe heshtja i tij i nënshtroheshin Kalifit.

Atyre, që u japin më shumë rëndësi, rregullave të shkruara dhe kërkojnë zbatimin e tyre në mënyrë rigoroze, i ndjeri Çodri sahibi u thoshte që udhëzimet dhe porositë që jep Kalifi duhen zbatuar menjëherë, pasi ato janë rregullat për ta”. Madje edhe në kushtetutë ekziston një rregull i tillë.

Disa kujtime të bukura nga Mubashar Ajaz sahibi

Mubashar Ajaz sahibi, dekani i Xhamia Ahmedia (institutit Teologjik të Xhematit) shkruan që i ndjeri qe një enciklopedi për traditat dhe historinë e xhematit. Ai gëzonte një aftësi e zotësi të pashembullt në çështjet përkatëse. Unë shpesh u them disa kolegëve të mi, që nëse do të zhvillonim ndonjë takim me Çodri sahibin e ndjerë në lidhje me Xhamia, ai do të na tregonte dhe numrin e shkallëve, pemëve me vendndodhjen e tyre të saktë si dhe mangësitë në godinë etj. Ai kontrollonte çdo çështje me imtësi. Nëse drejtonte takim për ndonjë çështje, duhet të dinte të gjitha aspektet dhe elementet e saj në mënyrë të detajuar dhe priste të njëjtin përkushtim nga bashkëpunëtorët e tij.

Historia e qytetit Rebvah, ishte gdhendur në mendjen dhe zemrën e tij. Para disa muajsh, kisha një takim me të ndjerin, në të cilin kërkova saktësinë e disa vendeve historike në qytet, për të cilat, njerëzit e tjerë kishin dhënë dëshmi të ndryshme. I kisha kërkuar qartësim lidhur me atë mospërputhje të dhënash. Ai më tregoi shumë detaj, dhe përmendi emrat e personave, të cilët mund të jepnin dëshmi për këto raste. Megjithatë, ai nënvizoi se disa persona kanë kujtesë të dobët, prandaj më kërkoi të listoja ato raste që kërkonin shtjellimin, dhe më siguroi mbështetjen e tij maksimale.

Qe një njeri i përulur dhe i thjeshtë. Gjithmonë përgatiste vetë çaj për mua.

Para disa vjetësh, ai kishte shkuar në Kadijan. Në Langarkhana (ndërmarrje ku përgatitet ushqim për mysafirët) Mahfuzurrahman sahibi shërben si zëvendës-përgjegjës. Teksa po bisedonim, kaloi Çodri sahibi dhe ne e përshëndetëm. Mahfuzurrahman sahibi me emocione më rrëfeu një ngjarje rreth tij. Ai tregoi se Çodri sahibi është njeri jashtëzakonisht i përulur dhe i thjeshtë. Tani, para pak kohe, më kishte thënë për të shtruar bukën për të, pasi kishte po kthehej nga një takim, dhe kishte vetëm 15-20 minuta në disponim, dhe pastaj do të fillonte takimi tjetër. Meqë ushqimi në bufe kishte mbaruar, ai i tha Çodri sahibi se po shkonte menjëherë për të nxjerrë gjellë etj nga frigoriferi dhe do t’i shtronte bukë pasi të ketë ngrohur në zjarr. Ndërkohë Çodri sahibi mund të përgatitej për takimin.

Sidoqoftë, Mahfuz sahibi shkoi për të ngrohur bukën dhe u kthye pas pak kohe. Kur hyri në dhomë, pa që Çodri sahibi kishte mbledhur koret e bukës nga tavolina dhe pothuajse po mbaronte bukën me fasule të mbetura, dhe u nis pa asnjë vonesë për takimin tjetër. Ai nuk shprehu asnjë pakënaqësi se përse kishte sjellë bukë me kaq vonesë. Hëngri koret e forta me fasule të mbetur që gjendej në tas apo pjatë”.

Çodri sahibi kishte studiuar librat e Mesihut të Premtuar a.s. dhe kishte njohri të gjerë e të thellë mbi to. Dukej sikur vazhdimisht ai i lexonte ata. Ai jo vetëm që i kishte lexuar, madje nuk është gabim nëse them që i kishte analizuar në mënyrë matematikore. Ai kishte analizuar çdo çështje, dhe ishte përpjekur t’u gjente përgjigje pyetjeve që mund të dalin prej tyre. Këtë këshillë, ai u jepte edhe të tjerëve, se kur të lexojnë ndonjë libër, të analizojnë çdo fjali dhe përpiqen t’u gjejnë përgjigje, duke zbërthyer pjesët e saj përbërëse.

Cili është sekreti i suksesit tuaj?

Mubarak Sidiki sahibi shkuan:

“Njëherë, i ndjeri kishte ardhur në Londër”. Unë i kisha leje Mubarak sahibit për të organizuar një takim me ish-studentët e Talimul Islam Kolegj.” Ai rrëfen më tej: “Unë shkova te Çodri sahibi dhe i thashë që kështu Hazret Kalifatul Mesihu ka porositur. Sidoqoftë, ai mori pjesë në këtë organizim. Unë (d.m.th. Mubarak Sidiki) i thashë që Allahu i Madhërishëm i ka mundësuar të bëjë shërbime të dalluara për një periudhë të gjatë, madje e ka nderuar me arritje të madha. Na tregoni sekretin e suksesit tuaj? Ai na tha: Ka vetëm një sekret që të mos i jepni asnjë vlerë njohurisë dhe zgjuarsisë suaj. Ndiqeni Kalifin me sy të mbyllur. Bindja juaj ndaj Kalifit të kohës, duhet të jetë e tillë, saqë edhe zemra të dëshmojë se keni përmbushur të drejtën e të bindurit”.

Nuk harronte kohë të vjetra dhe mirënjohja ndaj mirësive të Zotit

Mirza Xhevad sahibi ka shkruar që i ndjerë Çodri sahibi i kishte treguar një rrëfim të Hazret Kalifit III r.a.. Hazret Kalifi III r.a. i kishte treguar se në xhelsa Salana që zhvillohej në Kadijan, para ndarjes së Indisë, vullnetarët shërbenin për një javë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, një javore, vullnetarët kishin të drejtë për të pirë çaj vetëm njëherë. Njëherë, një vullnetar kishte marrë filxhanin e çajit, dhe po shkonte drejt dhomës, duke shpresuar se do të kënaqej nga shija e çaji. Kur hyri në dhomë, aty pushonte një mysafir, i cili kujtoi se vullnetari i kishte sjellë çaj. Mysafiri i tha në formë pyetëse: “A më keni sjellë çaj?” Vullnetari pa asnjë ngurrim, menjëherë i dha filxhanin atij. Çodri sahibi tregonte se Hazret Kalifi III r.a. kishte rrëfyer këtë ngjarje për të përshkruar sakrificën dhe përkushtimin e vullnetarëve për mysafirët e xhelsës.

Çodri sahibi komentonte se shikoni, ishte koha kur vullnetari mund të gëzonte vetëm një filxhan çaji, gjatë shërbimit që zgjatej një javë, ndërsa sot, Allahu i Madhërishëm ka bekuar aq shumë xhematin, saqë përgatitja e çajit në mbledhje sado të vogla, tashmë është bërë diçka krejt normale.

Në këtë mënyrë, duhet të kuptojmë mirësitë dhe favoret e Zotit, si dhe të shpenzojmë paratë e xhematit, në mënyrë të kujdesshme, duke u mbrojtur nga shpenzimet e tepruara.

Ka shumë për t’u rrëfyer, por kisha përzgjedhur vetëm këto nga jeta e tij, pasi do të zgjatet shumë. Gjithçka që ju kam treguar, lidhur me cilësitë e tij, nuk ka teprim në asnjë çështje. Komentet dhe përshtypjet që njerëzit kanë shkruar rreth tij, janë aq shumë, saqë nuk munda të merrja të zgjidhja diçka prej tyre, madje një pjesë të madhe, nuk arrita t’i lexoja.

Një homazh ndaj të ndjerit nga Hazret Kalifatul Masih

Ai qe njeri me aftësi dhe cilësi të jashtëzakonshme, dhe një punëtor i palodhur. Unë gjithashtu kam punuar me të. Ai me shumë butësi e dashuri u mësonte punën të tjerëve. Kur u bëra Nazir A’la (Administrator të Përgjithshëm) dhe Kryetar Lokal, ai menjëherë ndryshoi sjelljen ndaj meje, dhe kaloi kohën me një bindje shembullore. Pas zgjedhjes sime si Kalif, ai shfaqi bindjen më të skajshme dhe përmbushi të gjitha kërkesat e besatimit (bejatit) me besnikërinë më të lartë, si një ahmedian dhe si një shërbëtor. Ai iu përgjigj çdo thirrje dhe porosie të Kalifit të kohës me vëmendje e seriozitet. Nuk u mundua ta interpretonte atë, por nisi zbatimin e plotë, duke vënë në jetë çdo germë të saj.

Përpara Seksioni i vogël i Xhamias kishte një godinë të posaçme. Unë i thashë se ky institut rëndonte buxhetin dhe ishte një ndarje e panevojshme, prandaj duhet të shkrihet në Seksionin e madh. I ndjeri dhe disa njerëz të tjerë, kishin rezerva ndaj këtij mendimi. Kur u kisha kërkuar mendimin, ai më kishte dhënë një përgjigje kundër kësaj shkrirjeje, por më vonë kur dhashë miratimin tim, ai pa asnjë ngurrim, menjëherë realizoi zbatimin e urdhrit. Madje kisha menduar që ekzekutimit të vendimit do t’i duheshin disa ditë, por ai e realizoi këtë brenda 24 orëve dhe më dërgoi një raport duke njoftuar përfundimin e procesit të bashkimit.

Allahu ia lartësoftë shkallët në xhenet dhe i mundësoftë Kalifatit ndihmës dhe përkrahës të tillë edhe në të ardhmen!

Lutje për Pakistanin

Lutuni për gjendjen në Pakistan. Allahu e ndryshoftë këtë situatë sa më shpejtë dhe u mundësoftë muslimanëve ahmedianë që të gëzojnë një jetë të lirë e paqësore!

Disa porosi të rëndësishme drejtuar anëtarëve në lidhje me pandeminë

Dua t’ju tregoj gjithashtu një çështje të rëndësishme lidhur me pandeminë e Coronavirusit, e cila përhapur anembanë botës, se as ahmedianët nuk po përmbushin detyrat e tyre si masat vetëmbrojtëse. As në Britaninë e Madhe, as në Amerikë, as në Pakistan dhe as në vende të tjera. Duhet respektuar të gjitha masat e mbrojtjes si dhe duhen mbajtur maskat. Kur njeriu vë maskën, hunda lihet e zbuluar, ndërkohë ajo duhet të mbulohet. Nëse maska varet në qafë, ajo nuk jep asnjë dobi. Po ashtu, nëse bëhen takime, pranë njëri-tjetrit, nuk mund të respektohet masat e distancës sociale. Nuk zbatohen gjithashtu udhëzimet e shtetit kundër përhapjes së pandemisë. Ne duhet të zbatojmë këto masa, ndryshe pandemia do të vijojë të përhapet nga njëri-tjetri.

Përpos kësaj, këto ditë njeriu duhet të përpiqet, për të udhëtuar sa më pak të jetë e mundur. Udhëtime të panevojshme dhe të parëndësishme duhet shmangur. Ata që udhëtojnë nga Europa drejt Pakistanit, gjithashtu duhet të tregojnë kujdes. Është më mirë, nëse nuk zhvillohen udhëtime gjatë këtyre ditëve. Dashtë Allahu, kjo pandemi të zhduket sa më shpejt. Allahu u dhëntë ahmedianëve që janë prekur nga kjo sëmundje, si dhe jo ahmedianëve, shërim dhe shëndet të plotë!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp