Çfarë të lexojmë nga Kurani në namaz? | Shpjegimi i namazit | Video #6
Pas sures El-Fatiha, në dy rekatet e para, qofshin në namazet farz apo ato sunete, recitojmë ndonjë pjesë nga Kurani, e kjo duke përmbushur porosinë Hyjnore të përmendur në Kuran, ku thuhet: “Lexoni Kuranin aq sa mundeni”. Natyrisht, për këtë kemi nevojë të mësojmë pjesë të ndryshme të Kuranit. Mund të mësojmë përmendësh pjesët që na pëlqen.