Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë

Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë

Xhemati kombëtar

Çdo ditë që agon e rrit më shumë kureshtjen e njerëzve se çfarë është Xhemati Musliman Ahmedia e përse ai po përhapet në mbarë botën? Cilët janë këta njerëz që flasin për Allahun, të Dërguarin e Tij, Muhammedinsas, për fenë islame dhe për Imam Mehdiunas me aq dashuri e pasion? Ata pohojnë se janë muslimanë të vërtetë dhe dëshmojnë jo vetëm me fjalë se Islami është feja e paqes, e dashurisë dhe e harmonisë ndërfetare, por edhe me vepra mbresëlënëse. Kudo që jetojnë, ata shquhen për bamirësinë, humanizmin dhe qytetarinë shembullore që tregojnë.

Kush e drejton këtë bashkësi dhe si udhëhiqet ajo? Cilat janë burimet e tyre financiare për të realizuar plane madhështore për ta përhapur Islamin në mbarë botën? Një sërë kësisoj dyshimesh  dhe pyetjesh, që njerëzit i drejtojnë këtij Xhemati, kërkojnë sqarim dhe informacion të mirëfilltë rreth Xhematit Musliman Ahmedia. Ndaj, kjo broshurë, sado e vogël, është një përpjekje modeste për t’iu përgjigjur shkurtazi këtyre pyetjeve.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp