
Muaji i shtatë në kalendarin islam është rexhep. Pas tij vjen muaji shaban dhe pas tij, muaji i nëntë, muaji i bekuar i ramazanit. Raportohet se i Dërguari i Allahut s.a.s. kur shikonte hënën e re të muajit rexhep, bënte këtë lutje:
O Allah! Na beko gjatë rexhepit dhe shabanit dhe na ço deri në ramazan! (Kenzul-umal, vëll. 7, f. 79; nr. i hadithit 18049 dhe 38288)