
Nevoja për Imamin
Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s.
Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s.Downloads and Formats
Përshkrim i librit
Libri “Nevoja për Imamin” përshkruan gjerësisht nevojën urgjente për Imamin e kohës, për cilësitë dhe shenjat dalluese të tij si udhërrëfyesi i caktuar nga Zoti, si zëri i artikuluar i epokës dhe si marrësi i inspirimeve dhe i shpalljeve Hyjnore, gjithmonë duke qenë në shërbim të Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, për të treguar në këtë epokë vërtetësitë e fesë Islame dhe të Kuranit të Shenjtë. Vetëm një Imam i tillë përbën provën e vërtetë se Zoti e mbështet fenë Islame edhe në një kohë kur muslimanët fatkeqësisht janë të përçarë në kaq shumë sekte, pavarësisht nga numri i tyre në botë.
Autori provon me argumente vërtetësinë e thënies së Profetit Muhammed s.a.v.s. se pa e pranuar Imamin e kohës, njeriu ndodhet në padituri. Autori gjithashtu njofton se në këtë epokë Zoti i Madhërishëm e ka zgjedhur atë si shërbyes të Profetit Muhammed s.a.v.s. duke e pajisur me shenja të qarta qiellore dhe tokësore. Autori u bën thirrje të gjithë njerëzve për ta testuar vërtetësinë e tij.