Sakrifica financiare dhe arka e Vakf-e-Xhedidit 2019
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sakrifica financiare dhe arka e Vakf-e-Xhedidit 2019

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Mesihu i Premtuar a.s. në veprën e tij madhsështore “Filozofia e mësimeve të Islamit” ka përshrkuar 8 mjete, përmes të cilave, njeriu përmbush synimin e ekzistencës së tij. Përmes këtyre mjeteve, njeriu jo që mund të arrijë dijen dhe njohjen ndaj Zotit të Madhërishëm, por edhe arrin ta forcojë këtë bindje.

Tani dua të ndaj një fragment nga shkrimet e Mesihut të Premtuar a.s., që shtjellon njërin prej këtyre mjeteve, i cili lidhet drejtpërdrejt me temën që do ta trajtoj në hutben e sotme. Ky mjet renditet i pesti në këtë përshkrim. Ai shkruan:

“Mjeti i pestë që ka caktuar Zoti i Madhërishëm për të arritur qëllimin primar, është përpjekja. Që do të thotë, ta kërkoni Zotin duke shpenzuar pasurinë tuaj në rrugën e Tij, duke përdorur aftësitë tuaja në rrugën e Tij, duke kaluar jetën tuaj në rrugën e Tij dhe duke shfrytëzuar mendjen tuaj në rrugën e Tij. Siç thotë Ai:

وَّ جَاہِدُوۡا بِاَمۡوَالِکُمۡ وَ اَنۡفُسِکُمۡ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ

وَ مِمَّا رَزَقۡنٰہُمۡ یُنۡفِقُوۡنَ

وَ الَّذِیۡنَ جَاہَدُوۡا فِیۡنَا لَنَہۡدِیَنَّہُمۡ سُبُلَنَا

Pasuritë, kohën dhe jetën me të gjitha aftësitë tuaja shpenzojini në rrugën e Zotit. Dhe gjithçka që ju kemi dhënë, pra mendjen, dijen, intelektin, profesionin etj., të gjitha investojini në rrugën e Zotit. Ata që bëjnë përpjekje në çdo mënyrë në rrugën Tonë, Ne patjetër ua tregojmë rrugët Tona.

Mesihu i Premtuar a.s. gjithashtu na ka treguar mënyrën për të arritur dashurinë e Zotit të Madhërishëm. Ai shkruan:

“Nuk është e mundur që t’i kushtoheni Zotit dhe në të njëjtën kohë të jepeni pas pasurisë. Ju mund t’i lejoni vetes vetëm një dashuri. Fatlum është ai njeri që i kushtohet tërësisht Zotit. Unë jam i bindur që nëse dikush shpenzon për hir të Zotit, duke iu kushtuar Atij, pasuria e tij do të jetë e bekuar, sepse ajo nuk vjen vetëvetiu, por me vullnetin e Zotit. Çdokush që heq dorë nga një pjesë e pasurisë së tij, për hir të Zotit, me siguri do ta fitojë atë, ndërsa ai që jepet pas pasurisë dhe nuk i shërben Zotit ashtu siç duhet, me siguri do ta humbasë atë”.

Pastaj ai shkruan: “Duhet që secili anëtar i xhematit të betohet se do të kontribuojë kaq të holla si ndihmesë. Ai që jep besë për hir të Zotit, gëzon begati e mbarësi në risk”. Ndërsa ata që janë të rinj në këtë xhemat, apo ata që shprehin shpërfillje ndaj kësaj porosie apo thjeshtë u mungon vullneti për të sakrifikuar me paratë e tyre, duhen shpjeguar se nëse me të vërtetë kanë një lidhje të sinqertë, atëherë të zotohen se do të kontribuojnë me kaq të holla dhe le t’i qëndrojnë besnikë kësaj fjale.

Me mirësinë e Allahut të Madhërishëm, ka qindra mijëra anëtarë të sinqertë, të cilëve kur tregohet rëndësia e sakrificave të tila, ata përgjigjen menjëherë me një entuziazëm dhe shkëlqejnë gjithnjë e më shumë duke lënë gjurmë fisnike. Prandaj, në saje të këshillave dhe porosive prej shumë vitetve, unë po u tërheq vëmendje strukturave të xhematit, për të siguruar përfshirjen e anëtarëve të rinj në sistemin financiar. Nëse dikush ka mundësi të ofrojë qoftë një cent apo një qindarkë, le të bëjë sipas mundësisë së tij.

Në disa vende është vërejtur që anëtarët e pasur japin të holla si kontribut në emër të të afërmve të tyre të varfër, po ashtu nganjëherë edhe përfaqësuesit e xhematit në vende të varfra si në Afrikë u bëjnë thirrje anëtarëve të kamur për të paguar nga ana e anëtarëve të skamur. Dhënia e lëmoshave në emër të anëtarëve të varfër është padyshim një vepër e mirë, megjithatë ata anëtarë edhe pse janë të varfër, duhet të marrin pjesë në këtë sakrificë, sipas mundësisë që kanë.

Nuk është qëllimi vetëm të grumbullohen të hollat, përkundrazi objektiva kryesore është të bëjmë sakrificë për hir të Zotit dhe fesë së Tij.

Prandaj, është një praktikë e gabuar, nëse përfaqësuesit e xhematit u bëjnë thirrje anëtarëve të pasur, për të paguar kontributet nga ana e anëtarëve të varfër. Jam në dijeni për raste të tilla. Megjithatë, në raportet financiare, kam vënë re që shembujt e sakrificave të anëtarëve të varfër janë më të dukshëm dhe ata janë më të vetëdijshëm për këto sakrifica. Unë gjithashtu përzgjedh shembuj të tillë për t’u rrëfyer në hutbet e mia, sepse disa prej tyre janë të mahnitshëm.

Nëse një i pasur që gëzon të gjitha të mirat materiale dhe jep vetëm vetëm një pjesë të vogël prej saj, kjo nuk bën ndonjë përshtypje të madhe. Por, nëse njeriu është i rrethuar nga skamja e varfëria, megjithatë ai nuk ngurron nga sakrifica e të hollave për të fituar pëlqimin e Zotit dhe për të mbështetur fenë e Tij, atëherë një sakrificë e tillë është e lavdishme e cila me siguri do ta sjellë pranë Zotit.

Shembuj të tillë kanë ngjarë edhe gjatë jetës së Mesihut të Premtuar a.s.. Njëherë Mesihu i Premtuar a.s. kishte nevojë për mjetet financiare, për të mundësuar botimin e disa librave. Ai ia shprehu këtë çështje një anëtari, dhe e porositi që t’u bënte thirrje anëtarëve të tjerë në vendin e tij, me qëllim që të siguroheshin fondet për botim. Ai vetë nuk kishte mjete të mjaftueshme financiare, megjithatë ia dorëzoi Mesihut të Premtuar a.s. shumën e nevojshme, dhe dha përshtypje sikur krejt anëtarët e qytit kishin kontribuuar për këtë qëllim. Sakrifica e tij mbeti e fshehur për një kohë të gjatë. Por, njëherë Mesihu i Premtuar a.s. falënderoi një anëtar tjetër të atij qyteti për të mbledhur shumën e nevojshme me gatishmëri pa asnjë vonesë. Atëherë doli se ajo ishte sakrifica e vetëm një personi, ndërsa anëtarët e tjerë nuk kishin dijeni për këtë çështje.

Ky njeri ishte Munshi Zafr Ahmedi r.a. i cili kishte shitur stolitë e bashkëshortes për të siguruar paratë. Sigurisht, në këtë shembull të vetëmohimit, bën pjesë dhe zonja e tij. Munshi Arora r.a. ishte shok i ngushtë i Munshi Zafr Ahmedit r.a. Meqë ata ishin nga i njëjti qytet, Mesihu i Premtuar a.s. e kishte falënderuar pikërisht atë për këtë kontribut. Pasi që mësoi për sakrificën e shokut të tij Munshi Zafr Ahmed r.a., ai shprehu zemërim se përse nuk i kishte njoftuar anëtarët e tjerë, dhe përse vendosi të siguronte paratë vetëm.

Të tillë ishin ndjekësit dhe shokët e Mesihut të Premtuar a.s. të cilët treguan gatishmëri për të ofruar çdolloj sakrifice duke synuar vetëm pëlqimin e Zotit. Këto janë gjurmët e sahabëve të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., që u rishfaqën në jetën e ndjekësve të Mesihut të Premtuar a.s.. Kjo histori e lavdishme, nuk ishte e kufizuar vetëm gjatë kohës së Mesihut të Premtuar a.s., por vazhdon të rrezatojë fuqimishit edhe sot në xhematin e tij në çdo skaj të botës. Ne shohim se si njerëzit u përgjigjen thirrjeve për të mbështetur fenë e Zotit dhe japin paratë e tyre në arka të ndryshme. Ata e bëjnë këtë duke shtrënguar veten, por Allahu, i Cili nuk i detyrohet askujt, ua kthen paratë e tyre duke i shumëfishuar.

Sot kam përzgjedhur disa ngjarje e shembuj për t’ju rrëfyer. Meqë, sot do të shpallet zyrtarisht fillimi i vitit të ri për arkën “Vekfi Xhedid”, prandaj ngjarje që do të ndaj me ju, lidhen pikërisht me këtë arkë.

  • Keba Xhalu, një imam lokal në Gambia ka shkruar një ngjarje që tregon sjelljen e Allahut me robërit e Tij që bëjnë sakrifica për hir të Tij. Ai rrëfen se z. Abdullah I Xhadu është një ahmedian i ri. Ai jeton në fshat dhe merret me kultivimin e misrit dhe kikirikut. Prej disa vjetësh nuk kishte pasur prodhim të mirë. Këtë vit, ai shiti farat e kikirikut dhe nga paratë e fituara pagoi 700 dallasi (monedhë vendase) si detyrim në Vakfi Xhedid. Allahu ia bekoi punën aq shumë, saqë ai vetë rrëfen që këtë vit fitimi i tij ishte tri herë më shumë se në vitin e kaluar. Kështu, pas procesit të mbjelljes, ai edhe njëherë pagoi një mijë dallasi në arkën e Vakfi Xhedidit.
  • Osman sahibi jeton në një fshat, në veri të Gambiasë. Ai rrëfen se në vitin e kaluar kishte premtuar se do të jepte një kovë misri në arkën e Vafki Xheditit. (Shikoni, një i pasur nuk e ka të vështirë të japë një mijë dollarë, një mijë apo pesë mijë sterlina britanike apo edhe më shumë. Ndoshta për banorët e Europës ose për ata që jetojnë nëpër qytete, një kovë misri nuk ka asnjë vlerë, ndërsa, ata të cilët për mbijetesë varen nga toka dhe prodhimet bujqësore, dinë mjaft mirë vlerën e kësaj sakrifice. Ndoshta, një kovë misri mund të kushtojë pesë apo gjashtë sterlina britanike.)

Osman sahibi rrëfen se kisha premtuar që do të jepja një kovë misri në arkën e Vakfi Xheditit. Ndonëse, vitin e kaluar kishte pasur vetëm 12 thasë misri dhe mezi po arrinte të plotësonte shpenzimet e shtëpisë, ai përmbushi premtimin e Vakfi Xhedidit. Si rrjedhojë, këtë vit pati korrur 30 thasë misri dhe 15 thasë drithërash. Nëse, njeriu jep qoftë diçka të vogël me sinqeritet, Allahu e pranon dhe ia kthen atë robit duke e shumëfishuar. Kjo është sjellja e Zotit që krijon një lidhje të fuqishme me robin dhe ia fuqizon besimin.

  • Një mualim nga Kameroni ka shkruar se kishte folur me Z. Ahmed, një ahmedian të ri nga fshati Dagogi dhe e kishte njoftuar për rëndësinë e Vakfi Xheditit. Z. Ahmadi menjëherë dha dy kovë misri si kontribut në këtë arkë. Ai gjithashtu i tregoi mualimit, se toka e tij nuk është pjellore, dhe për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ai nuk kishte mundur të investonte në tokë. Shteti ka nisur një projekt për bujqësinë dhe zhvillimin rural, por për të fituar asistencën e shtetit, duhet depozituar paraprakisht një sasi parash. Meqë ai nuk kishte bërë pagesë, prandaj edhe pse emri i tij figuronte në listë, ai nuk mund të fitonte nga projekti. Mualimi e këshilloi të falte namazin e tehexhudit dhe të bënte dua dhe që Allahu me siguri do të tregonte një zgjidhje. Kaluan disa ditë dhe Z. Ahmedi erdhi sërish te mualimi ynë dhe i tha se Zoti ia kishte pranuar lutjet dhe edhe pse nuk kishte bërë pagesë, departamenti i bujqësisë jo vetëm që i dorëzoi pompën e ujit por dhe pesëqind mijë frank sefa për të blerë farat. Ai me një hov të madh, ka nisur procesin e mbjelljes dhe shpreson për një prodhim të bollshëm. Ai vetë dëshmon se Zoti i Madhërishëm i ka pranuar sakrificën dhe e ka shpërblyer me mirësi të tilla. Për këtë arsye, ai tashmë e ka dyfishuar kontributin e Vakfi Xheditit.
  • Z. Nur Hajr është një imam në Indonezi. Ai ka shkruar për një çift ahmedian, që bëjnë një jetë të thjeshtë por paguajnë rregullisht kontributet e tyre. Meqë ata jetojnë në një ishull të largët, prandaj sa herë që imami u vjen për vizitë, ata i dorëzojnë detyrimet e tyre. Njëherë, nuk i kishte vizituar imami për më shumë se një vit, megjithatë ata i kishin futur detyrimet rregullisht në një kuti. Kur mbërriti imami, gati pas një viti, ata tashmë kishin mbledhur mjaft të holla që i dhanë për kontribut. Ata gjithashtu thanë se këtë vit kanë pasur mjaft fitim, dhe ky i ka bindur ata për bekimet e kontributit. Gjatë këtij viti, një person na mashtroi në biznes. Kur e hetuam rastin, zbuluam se nuk e kishim paguar drejt kontributet tona, prandaj pësuam dëm. Pas kësaj ngjarjeje, ata u bënë më të kujdesshëm me pagimin e kontributeve në kuti. Tani e tutje, nuk na zë karari derisa nuk kemi mënjanuar paratë e kontributit. Kështu sillet Zoti me robërit e Tij. Përmes dëmeve ata përmirësojnë nefsin dhe u shtohet besimi.
  • Z. Bashiruddin është gjithashtu një imam në Indonezi. Ai shkruan se një anëtar kishte paguar 500 mijë rupi indonezian në arkën e Vakfi Xheditit. Vlera e monedhës në Indonezi është shumë e ulët, megjithatë është një sasi e konsiderueshme parash. Disa ditë pas pagimit të kontributit, ai bleu një tokë me vlerë prej 15 milionë rupish, dhe pas disa javësh e shiti kundrejt një vlere prej 50 milionë rupish. Ai është i bindur se ka nxjerrë një fitim prej 35 milionë rupish për shkak të kontributit në Vakfe Xhedid. Një materialist do ta quajë këtë tregti një pazar të zgjuar, se vetëm brenda pak javëve, arriti të kthente 15 milionë në 50 milionë rupi. Por, ai që synon të fitojë pëlqimin e Zotit dhe bën sakrificë për hir të Tij, është i vetëdijshëm se ky është shpërblim prej Zotit i Cili ia shumëfishoi sakrificën.
  • Një tjetër shembull i bindjes dhe vetëmohimit, vjen nga Indonezia. Z. Masum është një imam i cili ka shkruar një shembull të një ahmediani, i cili për arsye ekonomike u vendos në një ishull “Solabisi”. Në fillim, i duhej të pëballonte një kohë të vështirë. Nuk kishte vend për t’u strehuar e as ndonjë punë që të siguronte të ardhurat. I duhej të flinte në qendrën e Xhematit. Por, dalngadalë nisi tregtinë e peshkut dhe derdhi djersë në këtë punë. Pavarësisht çdo vështirësie ai gjithmonë u tregua i gatshëm në kontributet financiare, dhe kështu dalëngadalë iu përmërësuan rrethanat. Sot, ai kontribuon më shumë se çdo anëtar tjetër në këtë vend. Ai është gjithashtu anëtar i sistemit të testamentit. Ai beson se arsyeja e mirëqenies së tij ësthë sakrifica e tij financiare.
  • Një anëtar nga Gambia Abdurrahman sahib shkruan se ka hasur mjaft vështirësi për të paguar tarifat shkollore të djalit. Ai këtë hall e ndau me imamin qëndror, i cili e këshilloi të jepte diçka në rrugë të Allahut dhe Ai si shpërblim do t’ia lehtësonte gjendjen. Ai veproi sipas porosisë së Imamit dhe pagoi 285 dallasi në arkën e Vakfi Xhedidit. Pikërisht një javë më vonë, ai fitoi një vend pune me 5 mijë dallasi si pagë mujore. Kështu, jo vetëm që ai pagoi tarifat shkollore të djalit, por edhe nevoja të tjera të përditshme. Tashmë, ai i tregon çdokujt këto bekime se Zoti e ka bekuar vetëm për shkak të sakrificave të bëra. Ai vetë dëshmon se kjo ngjarje ia ka forcuar besimin dhe i ka sjellë begati në jetë.

Kjo ngjarje tregon se kur një rob i skamur, ofron gjënë më të dashur për hir të Zotit dhe i mbështetet Atij, atëherë edhe Zoti i afrohet me dashuri dhe ia shton besimin.

  • Imami ynë nga Guinea-Bissau shkruan se kur ai i tërhoqi vërejtje një ahmediani Monitro Kumara lidhur me kontributin e Vakfi Xheditit, ai iu përgjigj se kishte vetëm 4 mijë frank sefa që kishte ruajtur për ushqimin e asaj dite. 4 mijë frank sefa ka një vlerë shumë të ulët, ndërsa familjet e tyre janë të mëdha. Megjithatë, ai pagoi ato 4 mijë frank sefa si kontribut, ndërsa mori borxh për të blerë ushqimin. Të nesërmen, i erdhi vajza nga qyteti, e cila kishte sjellë 2 thasë orizi, një fuçi vaj gatimi, të hollat dhe sende të tjera ushqimore. Nga kjo ngjarje, ai u bind se ato të holla, që kishte lënë mënjanë për të blerë ushqimin, dhe pastaj dha si kontribut për hir të Zotit, tashmë janë bekuar aq shumë saqë i ka siguruar ushqimin për ditë të tëra. Ky shembull tregon se kur njeriu sakrifikon për hir të Zotit duke pranuar urinë e skamjen, Ai ia largon çdo hidhërim e vështirësi.
  • Një arab musliman nga Franca ka shkruar se vitin e kaluar, kishte dëgjuar hutben time rreth Vakfi Xhedidit, në të cilën kisha rrëfyer ngjarje besimnxitëse për kontributet financiare. Kjo hutbe i kishte bërë përshtypje të thella. Ai është 46 vjeç dhe përballet me problemet financiare. Ai kurrë nuk kishte hasur kaq shumë probleme në jetë, sa tani. Ai u detyrua të merrte kredi nga banka, dhe tani banka i dërgonte lajmërime për të shlyer kredinë sa më shpejtë. Në rast mosveprimi, banka do t’ia ngrinte llogarinë bankare dhe i vendoste një gjobë të rëndë. Gjatë këtyre ditëve, u zhvillua takimi i xhematit në lagjen e tij. Para se të fillonte programi, një shok i tij i dha me zor 20 euro. Meqenëse nuk kishte asgjë me vete, prandaj ai e pranoi këto të holla, duke menduar se do t’i mjaftonin për disa ditë. Por, kur filloi programi i takimit, sekretari i financës më rikujtoi për kontributin, dhe unë i dhashë ato 20 euro. Pas disa ditësh, ai mori një thirrje telefonike nga banka. Meqë deri tani kishte marrë vetëm lajme të këqija, prandaj edhe kësaj here, ai priste një lajm të keq. Por, punonjësi i bankës e njoftoi se departamenti përkatës ka kërkuar që llogaria e tij bankare të mos mbyllet dhe bilanci i 600 eurove në minus të bëhet plus. Kjo ishte me të vërtetë diçka e pabesueshme sepse banka vepron me rreptësi ndaj debitorëve. Pas disa ditësh, fitova një shumë të konsiderueshme nga sigurimi shoqëror, që më kishin bllokuar prej një kohe të gjatë. Të gjitha këto raste kanë ndodhur pikërisht pas dëgjimit të hutbes së Huzurit rreth Vakfi Xheditit dhe pagimit të një shume të papërfillshme në këtë arkë. Përpara kam menduar se vallë, këto mrekulli a mund të ndodhin me mua? Kalifi përmend ngjarje të shumta nga kontinente të ndryshme se si Zoti shpërblen pas sakrificave të tilla, ndërsa unë asnjëherë nuk kam dëshmuar një rast të tillë. Por tani, Zoti më ka shfaqur edhe mua, shembullin e bekimeve të sakrificës dhe jam i bindur se mrekullitë ndodhin edhe sot.
  • Z. Kejser është imam i Xhematit në Haiti dhe ka shkruar një ngjarje interesante, që na forcon besim. Ndonëse këto ngjarje janë shtrirë në kontinente të ndryshme, dikush shkruan nga Europa a Amerika e dikush nga Afrika a Azia, dikush nga Lindja dhe dikush nga Perëndimi, e në dukje asgjë nuk i lidh personat, por kanë diçka të përbashkët. Ai shkruan se para disa ditësh, një ahmedian i ri nga Port of Prince Z. Ibrahim, po kthehej nga puna për në shtëpi. Gjatë rrugës, diku i kishte rënë një dosje, që mbante dokumente të rëndësishme, disa certifikata dhe një sasi parash me vlerë prej 13 mijë gourde. Ai u kthye për të kërkuar dosjen përgjatë rrugës që kishte shkelur, por nuk gjeti asgjë. Ai vetë rrëfen këtë ngjarje dhe thotë: Atëherë bëra një zotim se pavarësisht a kam apo nuk i kam paratë, do të përmbush detyrimin tim në arkën e Vakfi Xhedidit për shumën një mijë gourde.Mora një borxh prej dikujt dhe shleva detyrimin tim. Atë ditë që kisha paguar kontributin, në mbrëmje mora një thirrje nga një numër i panjohur. Ishte një person i panjohur, i cili më njoftoi se kishte gjetur dosjen time dhe kur mundem mund t’ia marrë atë. Unë menjëherë u nisa për ta takuar atë. Ai zotëri më dorëzoi dosjen dhe tha se për të zbuluar autorin, i duhej të hapte dosjen, prandaj më kërkoi të kontrolloja përmbajtjen e dosjes për siguri. Unë kontrollova dosjen dhe pashë që paratë dhe letrat ishin aty, ashtu siç kisha lënë. Unë falënderova Allahun për këtë mrekulli. Jam i bindur se ky është vetëm bekimi i kontributit se kam gjetur dokumente dhe para të humbura.
  • Kryemisionari i Xhematit në Guinea Conakry ka shkruar që i kishte tërhequr vëmendje një ahmediani Ebu Bekr nga një fshat në rajonin Kinja lidhur me pagesën e Vakfi Xhedidit. Në fillim, ai ngurroi pak, por në fund dha një kontribut sipas premtimit që kishte bërë në fillim të vitit. Nuk kaloi shumë nga pagimii i kontributit, se takoi imamin lokal dhe i tha se tashmë është i bindur se Xhemati Ahmedia është prej Zotit. Ai rrëfen vetë dhe shkruan: Unë punoj në shtet dhe para shumë vjetësh, kisha vrarë këmbën në një aksident të rëndë. Meqë nuk ekzistonin shërbimet mjekësore, nuk jam kujdesur siç duhej. Nga keqtrajtimi, mbeta me një këmbë të çalë, gjë që më mundonte dhe më shkaktone dhimbje të fortë. Një doktor më kishte thënë që mund të shërohem plotësisht me anë të operimit, prandaj kisha filluar të kursej para. Tani, kur imami më kujtoi për detyrimin tim, vendosa të mos pagauj kontribut në xhemat, dhe të kursej para për operim. Por, Allahu më dha forcë dhe mora vendim t’i mbështetem vetëm Atij. Kështu ato para që kisha kursyer për operim, pagova krejt si kontribut. Nuk kishin dy ditë nga kjo ngjarje, se mora një letër nga drejtoria ku punoja, ku shkruhej se shpenzimet e operimit tim do të merrte përsipër shteti dhe mund të ndiqja trajtimin në cilindo vend që dëshiroja. Ky është vetëm bekimi i kontributit. Këto nuk janë rastësi por bekimet e Allahut të Madhërishëm, që u fuqizojnë besimin. Kjo është gjithashtu dëshmi për vërtetësinë e Mesihut të Premtuar a.s.
  • Mamun Rashid sahibi është sekretar i Vakfi Xhedidit në Kadian. Ai shkruan për një z. Sulexha, i cili për shkak të problemeve familjare, kishte detyrim të papaguar në Vakfi Xhedid. Vëllai i tij gjithashtu i kishte tërhequr vëmendje se meqë viti financiar po mbyllet, i duhet të nxitojë për të shlyer kontributin. Megjithatë, ai në llogarinë bankare kishte vetëm 30% të asaj vlere që i duheshin për për paguar detyrimin. Ai menjëherë kaloi bilancin që kishte në bankë si kontribut, por ishte shqetësuar se si do të shlyente pjesën tjetër. Por, Allahu bëri që vetëm pak çasteve, kaluan paratë në llogarinë time, dhe isha në gjendje të shlyeja gjithë pagesën. Kështu ai menjëherë pagoi dhe pjesën tjetër. Ai gjithmonë kishte shlyer kontributet para se të përfundonte viti, por kësaj here, për shkak të sëmundjes së djalit kishte mbetur debitor. Për këtë arsye, ishte shumë i shqetësuar, por Zoti ia shfaqi një rrugëdalje. Kjo ngjarje i ka shtuar besimin.
  • Abdul Mahmud sahibi shërben si inspektor në drejtorinë e Vakfi Xhedidit në Indi. Ai ka shkruar një ngjarje interesante nga një fshat të rrethit Pirbhoom në Bengal. Një anëtar i xhematit ka një dyqan ku ai shet produkte me shumicë dhe i vete puna mirë. Ai ka një zakon që çdo mëngjes, para se të fillojë punën, ai ndan njëqind rupi në si kontribut. Ai rrëfen se një ditë kisha shumë pak punë në dyqan dhe nuk kisha para as për të plotësuar shpenzime. Të nesërmen, jo vetëm që nuk e ndërpreu zakonin, por ndau treqind rupi për hir të Zotit. Ai mendoi se pse vallë të mos bëj një tregti me Zotin. Zoti bëri që më erdhën njëri pas tjetrit tetë blerës. Meqë merrem me shumicë, ata porositën për shumë artikuj. Nuk kisha kohë për asnjë sekondë. Madje, më duhej t’i thosha një klienti që të vinte të nesërmen. Unë kisha aq shumë ngarkesë, saqë më shkoi vonë duke ngarkuar porositë e klientëve. Ky është vetëm bekimi i Allahut se fitova aq shumë. Kur Zoti shfaq bujarinë, Ai jep në mënyrë të pallogaritshme.
  • Z. Abdul Aziz është Imam i Xhematit tonë në Guinea Bissau dhe ka shkruar për një znj. Maskuta e cila është e moshuar. Kur imami i tërhoqi vëmendje për të paguar kontributin e Vakfi Xheditit. Ajo u përgjigj se në fakt kishte ndarë të hollat për kontribut, por mbrëmë, kur kishte vajtur te vëllai, i kishin humbur paratë. Ajo premtoi se do t’i paguante ato sa më shpejt. Ajo kërkoi gjithkund, por nuk i gjeti dot ato. Përfundimisht, mori borxh nga e bija dhe kështu pagoi një pjesë të detyrimit. Ajo doli edhe njëherë për të kërkuar çantën, në të cilën gjendeshin paratë e kontributit. Ajo rrëfen se kishte ecur vetëm pak metra, se vuri re çantën plastike mu në mes të rrugës, në të cilën kishte futur paratë. Ajo shkoi prapë te imami dhe shleu krejt detyrimin. Ajo dëshmon se është vetëm bekimi i kontributit në këtë arkë se ka gjetur paratë e humbura.
  • Një imam i xhematit Ahmed Bilal sahibi ka shkruar nga rajoni Sukaku i shtetit Mali se Ahmed Xhela është një anëtar i ri i xhematit. Ai në fillim paguante kontributet në mënyrë të rregullt, por më vonë për shkak të disa vështirësive financiare, nuk mund të vazhdoi të pagunate kontributet. Një natë ai kishte parë në ëndërr se njerëzit po ecnin si turmë në një rrugë të gjerë, por më tutje rruga kryesore ndahej në rrugë të tjera, të cilat ishin të prishura dhe të pakalueshme. Në atë moment, ai bëri një lutje. Pastaj zbriti një mjet nga qielli, i cili e mori dhe u ngrit në qiell. Kështu vazhdoi të udhëtonte në mjet derisa kaloi gjithë pjesën e vështirë dhe mjeti e çoi sërish në rrugën e gjerë dhe të shtruar. Aty e pa një njeri të moshuar, i cili i tha ky mjet kishte ardhur për shkak të kontributeve tuaja. Nganjëherë njeriu haset me vështirësi, por kur një musliman ahmedian paguan rregullisht kontributet e tij, Allahu ia lehtëson çdo vështirësi. Ky ahmedian pagoi krejt kontributin dhe u zotua se tani e tutje nuk do të përtojë kurrë në pagimin e detyrimeve. Vallë, a qenka edhe kjo rastësi?
  • Kryetar i Xhematit nga Tanzania shkruan se ai u kishte bërë thirrje anëtarëve në rajonin Arusha. Znj. Fatime siguron të ardhurat duke shitur banane dhe fruta të tjerë, dha fitimet e saj nga dy ditët e fundit, në arkën e Vakfi Xhedidit. Madje, ajo përfshiu gjithë familjen si kontribuues në këtë arkë. Ai shkruan më tej se kishte njoftuar gjithashtu një zonjë të moshuar për rëndësinë e kësaj arke. Të nesërmen, kjo zonjë mbërriti në qendrën e xhematit dhe dorëzoi pesë mijë shiling si kontribut në Vakfi Xhedid. Të tillë janë ata, për të cilët Mesihu i Premtuar a.s. ka shprehur habinë se si sakrifikojnë për hir të Allahut, dhe u përgjigjen menjëherë vërejtjeve duke shtuar akoma më shumë veprat fisnike.
  • Kryetari i Xhematit në Tanzani gjithashtu ka shkruar që gjatë viteve të kaluara, gjendja ekonomike e vendit ka pësuar rënie. Megjithatë, anëtarët e xhematit vijojnë të sakrifikojnë me të njëjtin zell e sinqeritet. Z. Veziri jeton në qytetin Arusha dhe siguron jetën duke shitur gazetat. Kur i thamë për të kontribuuar në arkën e Vakfi Xhedidit, ai menjëherë pagoi diçka sipas mundësisë dhe premtoi se do të kursente çdo ditë për kafe dhe paratë e kursyera do të kontribuonte për hir të Zotit. Kjo tregon synimin e ahmedianëve se për të fituar pëlqimin e Zotit, ata mund të heqin dorë nga dëshirat e tyre.
  • Kryetari i xhematit në Tanzani ka rrëfyer po ashtu për një djalosh nga rajoni Mara. Ai në përgjithësi shlyente detyrimet e tij të Vakfi Xhedidit në fillim të vitit, por për shkak të gjendjes së shtrënguar ekonomike ai kishte 15 mijë shiling të papaguar në këtë arkë. Monedha vendase ka një vlerë shumë të ulët në treg, dhe ai kishte shumë pak para në xhep. Ai llogariti që nëse do të jepte edhe ato të holla në kontribut, nuk do t’i mbetej asgjë për t’iu përgjigjur shpenzimeve deri në fund të muajit. Megjithatë, duke i besuar Zotit, ai dorëzoi krejt të hollat në këtë arkë. Të nesërmen, ai mori një thirrje nga drejtoria se faturat e tij, që ishin ende të papaguara, janë miratuar, po ashtu paga e tij është rritur në mënyrë të ndjeshme. Ai tashmë është bindur është vetëm mirësia e Zotit se vetëm brenda pak ditëve, ai është shpërblyer me gjashtëfishin e asaj vlere, që kishte dhënë në rrugë të Allahut. Përpara ishte në një gjendje, ku nuk dinte se si do të mbyllte muajin, ndërsa tani Zoti i dha gjashtë herë më shumë para.
  • Imami ynë nga rajoni Kaja në Burkina Faso ka shkruar se një anëtar Abdu sahib rrëfen se ndonëse kontribuoja herë pas here në rrugë të Zotit, nuk paguaja rregullisht. Vitin e kaluar kisha bërë zotim se do të merrja pjesë në çdo arkë. Qëkur kam marrë këtë zotim, kam qenë i përpiktë në pagimin e kontributeve, dhe që prej asaj kohe, Zoti më ka bekuar dhe begatuar në çdo aspekt. Përpara kam pasur halle të shumta, por një nga një Zoti më ka zgjidhur çdo problem. Bashkëshortja ime ishte shtatëzënë dhe i afrohej koha për të lindur, por nuk kisha akoma asgjë për të paguar për shpenzime në spital. Zoti më zgjidhi edhe këtë vështirësi dhe më rregulloi mjetet në mënyrë të pabesueshme. Elhamduliah, Zoti na ka falur një vajzë të bukur, ndërsa bashkëshortja ime është gjithashtu mirë e shëndoshë. Të gjitha këto janë bekimet e kontributeve që kam dhënë në rrugë të Zotit.
  • Z. Advari ka shkruar se në janar të vitit 2020, më duhet të udhëtoja për punë në Armeni dhe prej andej në Kazan. Për mua, ky udhëtim ishte shumë i rëndësishëm, por nuk kisha rregulluar mjete për shpenzimet e udhëtimit. Isha i shqetësuar dhe njëkohësisht po bëja lutje. Një firmë, e cila duhet të më bënte pagesë në muajin shkurt, kaloi transfertë në llogarinë time më 30 dhjetor. Nuk isha vetëm unë, që duhet të merrte pagesë nga firma. Por firma bëri një përjashtim në rastin tim. Vetëm mua më kishin bërë pagesë tani, ndërsa të tjerët duhet të presin deri në shkurt. Unë jam i bindur se kjo sjellje e veçantë ndaj meje, buron nga bekimet e të shpenzuarit në rrugën e Allahut. Vetëm një musliman ahmedian mund të dëshmojë dhe përjetojë dashurinë dhe mirësinë e Zotit të Madhërishëm.
  • Shembulli tjetër vjen nga Bregu i Filldisht. Imami ynë Vakar sahib në rajonin Pedro ka shkruar se në vitin 2014, një xhemat prej njëzet anëtarësh u themelua në fshatin Fatakru. Anëtar më i zellshëm i fshatit ishte z. Xhara, i cili me origjinë ishte nga Burkina Faso. Por, para një viti ai ishte kthyer në vendin e origjinës. Meqë, anëtarët e tjerë nuk ishin aq aktivë, prandaj përfaqësuesit e xhematit kishin vështirësi lidhur me edukimin moral dhe shpirtëror dhe zhvillimin e tyre. Megjithatë, kontaktuam djalin e tij, Isa Xhara sahib, i cili është i martuar dhe merrej me bujqësi. Ne e bindëm atë për të marrë pjesë në Ixhtimanë vjetore. Ne gjithashtu i shpjeguam rëndësinë dhe vlerën e kontributeve financiare dhe i sqaruam bekimin e lidhjes së sinqertë me sistemin e xhematit. Po ashtu, e këshilluam që gjithmonë t’i përkulet Allahut me lutje. Pastaj kaluan disa muaj dhe në dhjetor para Xhelsa Salanës, ai erdhi për të më takuar dhe pagoi dhjetë mijë frank sefa si kontribut për Vakfi Xhedid. Kjo ishte një vlerë shumë e madhe në krahasim me gjendjen e tij ekonomike. Unë e pyeta plotë habi: “Si po jepni aq shumë para?” Ai m’u përgjigj se qëkur kam nisur të kontribuoj rregullisht në rrugë të Allahut, kam dëshmuar bekime e favore të pallogaritshme të Zotit të Madhërishëm ndaj meje. Kam fituar më shumë prodhime se të tjerët. Para disa ditësh, në ëndërr pash një zotëri, me një fytyrë të nurshme, i cili i ftonte njerëzit drejt rrugës së hajrit. Ai ishte Mesih i Premtuar, i cili u bënte ftesë të gjithëve drejt hidajetit. Falënderoj Zotin se më mundësoi të jem pjesë e këtij xhemati. Unë zotohem se do të paguaj rregullisht kontributet e mia.
  • Një inspektor i Vakfi Xhedidit nga India ka shkruar rastin e një vajze 12 vjeçare e cila është memece dhe e shurdhër. Ajo kontribuon prej vjetësh rregullisht në arkën e Vakfi Xhedidit.
  • Imami ynë nga Liberia ka shkruar se kemi një xhemat në Cape Mount County. Një ditë pas namazit të akshamit e jacisë, u bëra thirrje anëtarëve për të paguar në arkën e Vakfi Xhedidit. Sipas traditës, ata paguanin kontribute për veten dhe për anëtarët e familjes. Ndërkohë, dy fëmijë të vegjël Sulejmani dhe Abdullah Kumara u ngritën dhe dolën nga xhamia. Ata u kthyen shumë shpejt dhe të dy paguan nga 20 dollar liberian në këtë arkë. Në përgjithësi, atje prindërit paguajnë kontribute për fëmijët e tyre, prandaj nga kurejshta i pyeta se përse kishin paguar kontribute vetë. Ata më thanë se kishin dëgjuar se Huzuri ka thënë që fëmijët gjithashtu duhet të marrin pjesë në Vakfi Xhedid, prandaj vendosën të mbledhin të holla e t’i paguajnë ato vetë si kontibute në këtë arkë. Këta fëmijë jetojnë në vende shumë të largëta dhe ndoshta kurrë nuk e kanë parë Kalifin në jetë. Megjithatë, ata janë mbrujtur me një lidhje të sinqertë e besnike dashurie, që nuk mund t’u ngjallë askush përveç Allahut. Lutem që Allahu ua shtofotë sinqeritetin dhe besnikërinë.

Qofshin fëmijë apo të rritur, ahmdianë të rinj apo të vjetër, ata të gjithë janë të vetëdijshëm se rruga për të arritur dashurinë e Allahut, kalon përmes sakrificës së pasurisë për hir të Tij. Dëshmuam në disa shembuj se si Zoti u ngjall dëshirën e sakrificës robërve të Tij të dashur. Njerëzit e tillë, që sakrifikojnë në rrugën e Allahut me pasurinë e tyre, në fjalët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. janë ndër ata, veprat e të cilëve lakmohen nga të tjerët.

Tani do të ndaj me ju raportin vjetor të këtyre sakrificave në arkën e Vakfi Xhedidit, po ashtu do të shpall zyrtarisht fillimin e vitit të ri të kësaj arke. Me mirësinë e Allahut më 31 dhjetor përfundoi viti i 62-të i Vakfi Xhedidit dhe më 1 janar filloi viti i ri. Gjatë këtij viti anëtarët e Xhematit Musliman Ahmedia kanë kontribuuar 9 milion 643 mijë sterlina britanike në arkën e Vakfi Xhedidit, shuma kjo që ëshët 500 mijë sterlina më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Sivjet Mbretëria e Bashkuar ka arritur vendin e parë në të gjithë botën. Sipas listës vendet e para sipas të mbledhurave janë si në vijim:

  1. Mbretëri e Bashkuar
  2. Pakistan
  3. Gjermani
  4. ShBA
  5. Kanada
  6. Indi
  7. Australi
  8. Indonezi
  9. Një shtet nga Lindja e Mesme
  10. Një shtet nga Lindja e Mesme

Dhjetë shtete të mëdha që kanë shënuar rritjen më të madhe në monedhën lokale janë kështu:

  1. Indonezi
  2. Gjermani
  3. ShBA
  4. Indi
  5. Kanada
  6. Mbretëri e Bashkuar
  7. Një shtet nga Lindja e Mesme
  8. Një shtet nga Lindja e Mesme
  9. Pakistan
  10. Australi

India ka shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar prandaj ka siguruar vendin e katërt.

Në Afrikë dhjetë vendet e para për sa u përket kontributeve, janë si më poshtë:

  1. Gana
  2. Nigeria
  3. Burkina Faso
  4. Tenzani
  5. Benin
  6. Gambia
  7. Kenja
  8. Mali
  9. Sierraleone
  10. Congo Kanshasa

Gjatë këtij  viti1 milion 821 mijë anëtarë kanë marrë pjesë në arkën e Vakfi Xhedid me një rritje prej 89 mijë kontribuesish. 10 vendet e para, që i kanë shtuar më shumë anëtarë kësaj arke, janë:

  1. Cameroon
  2. Senegal
  3. Sierraleone
  4. Nigeria
  5. Burkina Faso
  6. Indonesia etj.

Për sa i përket kontributit, dhjetë xhemate të para në Mbretërinë e Bashkuar janë:

  1. Islamabad
  2. Oldershaw
  3. Worcester Park
  4. Bermingham South
  5. Xhamia Fadl
  6. Putney
  7. Gillingham
  8. New Malden
  9. Bermingham West
  10. Hounslow  North

Pesë rajone me kontributin më të madh në Angli janë:

  1. Bejtul Futuh Rajon
  2. Xhamia Fadl Rajon
  3. Midland Rajon
  4. Islamabad Rajon
  5. Bejtul Ihsan Rajon

Për sa i përket zyrës së Atfalëve, dhjetë xhemate të para në Angli janë:

  1. Oldershaw
  2. Roehampton
  3. Putney
  4. Islamabad
  5. Bitterne Park
  6. Cheam
  7. Leamington Spa
  8. Worcester Park
  9. Raynes Park
  10. Sir Button

Sipas kontributit nga të rriturit, tri xhemate të para në Pakistan janë:

  1. Lahore
  2. Rabwah
  3. Karaçi

Pakistani ka humbur pozitën e tij për shkak të rënies së vlerës monetare. Nëse vlera monetare do të ishte në të njëjtën shkallë, ku ka qenë vitin e kaluar, ai akoma do të ishte në vendin e parë. Prandaj, Mbretëria e Bashkuar nuk ka bërë ndonjë mrekulli duke fituar vendin e parë.

Për sa i përket kontributit nga të rriturit, në bazën e rretheve në Pakistan, lista renditet në këtë mënyrë:

  1. Islamabad
  2. Sialkot
  3. Rawalpindi
  4. Gujranwala
  5. Multan
  6. Umarkot
  7. Hyderabad
  8. Dera Ghazi Khan
  9. Mirpur Khas
  10. Peshawar

Për sa i përket kontributit, dhjetë xhemate të para në Pakistan janë:

  1. Islamabad City
  2. Township Lahore
  3. Defence Lahore
  4. Daruz-Zikr Lahore
  5. Gulshan Iqbal Karachi
  6. Samanabad Lahore
  7. Rawalpindi City
  8. Azizabad Karachi
  9. Gulshan Jami Karachi
  10. Dehli Gate Lahore

Edhe pse, ekomonia, dhe situata në përgjithësi ka marrë tatëpjesë në Pakistan, por njerëzit po bëjnë sakrifica të mëdha. Tri xhemate të para në zyrën e Atfalëve në Pakistan janë:

  1. Lahore
  2. Karachi
  3. Rabwah

Ndërsa, renditja e rretheve është si më poshtë:

  1. Sialkot
  2. Gujranwala
  3. Sargodha
  4. Hyderabad
  5. Dera Ghazi Khan
  6. Shekhupoora
  7. Mirpur Khas
  8. Omerkot
  9. Okara
  10. Peshawar

Pesë imarate lokale në Gjermani, sipas kontributit në Vakfi Xhedid janë:

  1. Hamburg
  2. Frankfurt
  3. Dietzenbach
  4. Groß-Gerau
  5. Wiesbaden

Për sa i përket kontributit nga të rriturit, dhjetë xhemate të para në Gjermani janë:

  1. Neus
  2. Rudermarkt
  3. Nidda
  4. Mahdiabad
  5. Florsheim
  6. Friedberg
  7. Bensheim
  8. Langen
  9. Koblenz
  10. Pinneberg

Pesë rajone të para në zyrën e atfalëve janë:

  1. Hessen Sud-Ost
  2. Witte
  3. Toun wessens South
  4. Rheinland Pfalz

Dhjetë xhemate të para të Amerikës janë:

  1. Maryland
  2. Silicon Valley
  3. Los Angeles
  4. Houston
  5. Central Virginia
  6. Seattle
  7. Detroit
  8. South Virginia
  9. Chicago
  10. North Virginia

Pesë imarate të para në Kanada janë:

  1. Vaughan
  2. Calgary
  3. Peace Village
  4. Vancouver
  5. Mississauga

Xhemata të mëdha nga ana e kotributit janë:

  1. Durham
  2. Bradford
  3. Hadminton West
  4. Milton West
  5. Hemilton Mountain
  6. Ottawa East
  7. Ottawa West
  8. Airdrie
  9. Winnipeg
  10. Abbotsford

Pesë imarate të para në zyrën e Atfalëve janë:

  1. Vaughan
  2. Calgary
  3. Peace Village
  4. Western Brampton

Pesë xhemate të shquara në zyrën e atfalëve janë:

  1. Durham
  2. Bradford
  3. Milton West
  4. Airdrie
  5. Hamilton Mountain

Provincat e Indisë në kontributin e Vakfi Xhedidit renditen ashtu:

  1. Kerala
  2. Jammu & Kashmir
  3. Karnataka
  4. Tamilnadu
  5. Telangana
  6. Odhisa
  7. Punjab
  8. Bengal
  9. Delhi
  10. Uttar Pradesh

Në Indi, renditja e xhemateve lokale sipas kontributit të tyre në Vakfi Xhedid vijojnë kështu:

  1. Patthapiriyam
  2. Qadian
  3. Hyderabad
  4. Calicut
  5. Bangalore
  6. Coimbatore
  7. Kolkata
  8. Karulai
  9. Keran
  10. Payangadi

Dhjetë xhemate të para të Australisë janë:

  1. Melbourne Long Castle Hill
  2. Melbourne
  3. Berook
  4. Mazden Park
  5. Addeliade South
  6. Empty Droit
  7. Pezeth
  8. Black Town
  9. Canberra
  10. Perth

Në zyrën e Atfalëve, xhemate të para në Australi janë:

  1. Melbourne
  2. Longwarn Adeliade
  3. South Melbourne
  4. Berook
  5. Empty Droit
  6. Penerth
  7. Logan East Perth
  8. Mastern Park
  9. Castle Hill
  10. Logal West

Xhemate të para për sa i përket kontributit të të rriturve në Australi janë:

  1. Castle Hill
  2. Melbourne
  3. Long warn
  4. Mazden Park
  5. Malbourne
  6. Berook Empoty Droit
  7. Black Town Adelliade
  8. South Penerth
  9. Canberra
  10. Perth

Këto ditë, vala e zjarrit ka përfshirë krejt Australinë. Allahu i mëshiroftë qytetarët dhe ua mundësoftë të njohin Krijuesin e tyre! Ndonëse ahmedianët e Australisë vazhdojnë të sakrifikojnë për hir të Allahut, ne duhet të lutemi për të gjithë muslimanët ahmedianë që jetojnë anembanë botës që Allahu t’ua begatojë pasurinë dhe t’ua bokojë jetën.

Gjendja ekomonike e Pakistanit gjithashtu ka pësuar një rënie të dukshme. Vlera e monedhës kombëtare ka rënë në mënyrë të ndjeshme, duke detyruar të humbasë pozitën në renditje të ndryshme. Megjithatë, nuk kemi parë asnjë rënie a ngadalësi në shkallën e sakrificave të ahmedianëve.

Gjendja politike është gjithashtu pështjelluar si mos më keq dhe kjo po e dëmton ekonominë e shtetit. Në rajon, marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar. Situata e brendshme në Indi është gjithashtu mjaft e koklavitur. Një vështrim i përgjithshëm mbi botën të jep përshtypje sikur ajo po rrokulliset vrullshëm drejt një handek dhe po ndjell me shpejtësi shkatërrimin e vet.

Po ashtu gjendja në Lindjen e Mesme paraqet një panoramë të zymtë. Një luftë trekëndëshe midis Iranit, Amerikës dhe Izraelit po duket gjithnjë e pashmangshme, ndërsa vendet muslimane paraqiten si gjithmonë të përçarë dhe të ndarë.

Në një kohë të tillë, duhet t’i drejtohemi Zotit, që bota të mbrohet nga shkatërrimi dhe t’i afrohet paqes prej Zotit. Allahu i mëshiroftë njerëzit dhe u mundësoftë të mbledhin mend!

Është nisur viti i ri dhe ne po urojmë njëri-tjetrin, ndërkohë valat e errësirës po bëhen më të thella. Që viti i ardhshëm të jetë me të vërtetë i bekuar e i begatshëm, duhet t’i lutemi Allahut: O Allah! Bekoje këtë vit dhe mos i lejo fuqitë e mëdha të kacafyten me njëri-tjetrin vetëm për të shfaqur epërsinë e tyre dhe si pasojë të shtyjnë botën në greminën e shkatërrimit. O Zot! Bëji këto shtete zbatuese të paqes e drejtësisë! Mos i lejo që të synojnë vetëm interesat e tyre individuale, ndërkohë njerëzimin të çojnë në kërdi. Allahu ua ndriçoftë mendjen dhe u haptë sytë!

O Allah! Bashkoji shtetet muslimane në dorën e shërbëtorit të të Dërguatit të Allahut s.a.v.s., rreth Mesihut të Premtuar a.s. dhe bëji ato aleatë të denjë në ngritjen dhe vallëvitjen e flamurit Profetit s.a.v.s.. O Zot! Bëji muslimanët mbajtës dhe mbrojtës të teuhidit dhe mos i bëjë ata t’i kundërvihen thirrjes së Mesihut të Premtuar, duke kaluar çdo kufi.

O Allah i Madhërishëm! Na mundëso të përmbushim zotimin tonë me Mesihun e Premtuar a.s. dhe ta plotësojmë detyrën tonë duke ngritur flamurin e njëshmërisë së Zotit anembanë botës dhe duke ftuar njerëzimin nën hijen e këtij flamuri! Allahu na mundësoftë të përdorim çdo fuqi dhe aftësi në këtë drejtim.

Nëse urimet tona, nuk shoqërohen me këtë vetëdije, nëse lutjeve tona u mungojnë këto ndjenja, dhe nëse nuk kemi hyrë në vitin e ri me këto lutje, atëherë urimet tona janë sipërfaqësore që nuk korrin asnjë dobi.

Prandaj çdo musliman ahmedian, burrë a grua, i mitur apo i rritur, duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që i jep viti i ri. Duhet të përqendrojmë të gjitha përpjekjet e mundësitë për ta arritur këtë qëllim. Allahu na mudësoftë të shijojmë dhe të përjetojmë lidhjen e gjallë me Zotin e Madhërishëm. Allahu na begatoftë dhe pasuroftë me bekime të vërteta të këtij viti! Allahu na mundësoftë!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp