Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia u drejtohet të dedikuarve të skemës “Vakf-e-nau”, në Londër
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia u drejtohet të dedikuarve të skemës “Vakf-e-nau”, në Londër

te dedikuar

“Të dedikuarit “Vakf-e-nau” kurrë nuk duhet të bëhen shkak i dhimbjes për të tjerët, përkundrazi ata duhet të jenë gjithmonë të sjellshëm, të mëshirshëm dhe të kujdesshëm”. – tha Hazret Mirza Masrur Ahmed

Më 26 shkurt 2017, Udhëheqësi Botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed iu drejtua në sesionin përmbyllës në mbledhjen kombëtare të “Vakf-e-nau” në Britaninë e Madhe. Në këtë mbledhje marrin pjesë anëtarët meshkuj të Xhematit musliman Ahmedia në Britani të Madhe të cilët, janë nga dedikuar nga prindërit e tyre që para lindjes së tyre, që ata kur të rriten t’i shërbejnë Islamit në mbarë botën. Në këtë mënyrë kishte dedikuar Gruaja e Imranit fëmijën e saj, e cila do të ishte Hazret Merjeme dhe që do të bëhej nëna e Hazret Isait a.s.. Sot, me bekimin e Zotit, Xhemati Musliman Ahmedia ka më shumë 60 mijë djem e vajza që janë dedikuar në këtë mënyrë nga prindërit e tyre.
Mbledhja e të dedikuarve “Vakf-e-nau” u zhvillua në xhaminë Bejtul Futuh, në Londër dhe u ndoq nga më shumë se 1800 të pranishëm, duke përfshirë më shumë se 1400 anëtarë të skemës së “Vakf-e-nau”.

te dedikuarGjatë fjalimit të tij, Shenjtëria e tij foli për përgjegjësinë që bie mbi supet e të dedikuarve “Vakf-e-nau” për të praktikuar dhe përhapur mësimet e vërteta paqësore të Islamit.
Shenjtëria e tij tha se vetëm të qenët pjesë e skemës “Vakf-e-nau” në mënyrë sipërfaqësore është e pa vlerë, por nëpërmjet përsosmërisë morale dhe shpirtërore të dedikuarit e kësaj skeme mund të arrijnë bekimet e saj të vërteta.
Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Kurrë mos harroni se ju jeni njerëzit që keni dedikuar jetën tuaj për hir të besimit dhe kështu ju duhet të përpiqen për të arritur standardet më të larta të mësimeve Islame dhe të vlerave brenda jush.”

te dedikuarShenjtëria e tij gjithashtu tha se të dedikuarit “Vakf-e-nau” kanë përgjegjësi për të mbrojtur Islamin kundër akuzave të rreme dhe të pabaza që bota ngre kundër tij çdo ditë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Në botën e sotme njerëzit po sulmojnë Islamin nga të gjitha drejtimet dhe ju si “Vakf-e-nau” duhet të jeni në vijën e parë për të mbrojtur fenë tuaj.”

Hazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi:

“Megjithatë, kjo nuk është epoka e xhihadit me shpatës, por ne jemi duke jetuar në një kohë ku njerëzit po sulmojnë Islamin përmes letërsisë, përmes mediave, përmes internetit dhe me mjete të tjera të ngjashme, andaj është detyra juaj për të kundërshtuar akuzat e bëra kundër Islamit në një mënyrë të ngjashme”.

Shenjtëria e tij tha se shumë nga kritikat kundër Islamit janë edhe si rezultat i veprimeve barbare të disa klerikëve muslimanë, të cilët vazhdojnë t’i shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë mësimet e Islamit.

te dedikuarHazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Në vend që të përdorin ndikimin e tyre me urtësi dhe të tregojnë të vërtetën, klerikë të tillë abuzojnë në mënyrat më të këqija të mundshme, me autoritetin e tyre dhe me besimin që njerëzit u kanë dhënë”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi:

Disa të ashtuquajtur studiues madje pretendojnë se një xhihad agresiv dhe i dhunshëm për të pushtuar toka e njerëz është i arsyeshëm. Në të vërtetë, nga autorizime të tilla shumë grupet ekstremiste kërkojnë të arsyetojnë aktet e tyre terroriste si prerje kokash dhe akte të tjera brutale që ata kryejnë. Sikur besimi i tillë plot urrejtje dhe i padrejtë do të ishte pjesë e mësimeve të Islamit, cili i mençur do ta pranonte atë?”

Në kontrast të plotë me pretendimet e klerikëve të tillë, Shenjtëria e tij tha se Kurani i Shenjtë, ka deklaruar se vrasja qoftë edhe e një personi të pafajshëm është e ngjashme me vrasjen e të gjithë njerëzimit.

Shenjtëria e tij tha se Islami nuk është fe e dhunës, e detyrimit dhe as nuk ka lejuar dhunën, përdhunimin, rrëmbimin apo ndonjë nga krimet e tjera të kryera në mënyrë të gabuar nga ekstremistët në emër të tij.

Duke theksuar vlerat e vërteta të Islamit, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Islami është një fe që promovon paqen dhe tolerancën në të gjitha nivelet e shoqërisë. Kjo është një fe që mëson lirinë e besimit dhe kërkon të ndërtojë ura midis njerëzve, racave, kombeve dhe besimeve të ndryshme. Ky është mesazhi që ju duhet gjithmonë ta përçoni, me fjalët dhe veprat tuaja, në të gjitha pjesët e botës”.

Shenjtëria e tij tha se anëtarët e skemës “Vakf-e-nau” duhet të shkëlqejnë në mësimet e Islamit duke studiuar Kuranin dhe librat e themeluesit të Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Ghulam Ahmedit, Mesihut të Premtuar (paqja qoftë mbi të), pasi që kjo do t’i pajisë ata me
“municion intelektuale dhe shpirtërore”

për t’iu përgjigjur akuzave kundër Islamit.

Duke iu drejtuar të dedikuarve të skemës “Vakf-e-nau”, Shenjtëria e tij theksoi që ata duhet të bëjnë pjesë të natyrës së tyre vetëmohimin dhe shërbimin ndaj njerëzimit.
Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Vakf-e-nau duhet të jenë vetëmohues në natyrë dhe jo egoist. Ju duhet të merrni në konsideratë se si t’i ndihmoni të tjerët dhe të përmbushni të drejtat e tyre, në vend që të shqetësoheni për nevojat ose të drejtat tuaja”.

Hazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi:

“Një “Vakf-e-nau” kurrë nuk duhet të bëhet shkak i dhimbjes për të tjerët, përkundrazi ai duhet të jetë gjithmonë i sjellshëm, i mëshirshëm dhe i kujdesshëm. Prandaj, kudo dhe kurdo, që ju jepet mundësia për t’i ndihmuar njerëzit e tjerë, ju kurrë nuk duhet ta humbni atë”.

te dedikuarShenjtëria e tij përmendi se duhet të shmanget dembelia në të gjitha rrethanat dhe ata që nuk janë angazhuar plotësisht në arsim, ose që nuk janë të punësuar me kohë të plotë, duhet të shfrytëzojnë kohën e tyre në shërbim të Islamit.

Më pas, Shenjtëria e tij iu drejtua fëmijëve të vegjël që ishin të pranishëm dhe i këshilloi ata të flasin gjithnjë të vërtetën, të punojnë shumë dhe të marrin pjesë në aktivitete jashtë në natyrë.
Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Të gjithë ju duhet t’u kushtoni vëmendje të plotë studimeve në shkollat tuaja. Po ashtu, ju nuk duhet të humbni kohë duke luajtur lojëra kompjuterike apo lojëra të tjera elektronike, por kur keni pak kohë të lirë, të dilni jashtë dhe të luani lojëra sportive dhe të përfitoni nga ajri i freskët. Kështu ju do të gëzoni më shumë shëndet dhe mirëqenie afatgjate”.

te dedikuarEventi përfundoi me një lutje të heshtur të udhëhequr nga Hazret Mirza Masur Ahmed, Kalif i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp