Hapet xhamia e 50-të e Xhematit Musliman Ahmedia në Gjermani
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hapet xhamia e 50-të e Xhematit Musliman Ahmedia në Gjermani

xhamia

Hazret Mirza Masrur Ahmed, Udhëheqësi botëror i Xhematit përuroi xhaminë Afijet në qytetin Waldshut-Tiengen të Gjermanisë.

Xhemati Musliman Ahmedia, me kënaqësi lajmëron se më datë 10 prill 2017, Udhëheqësi Botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmed inauguroi xhaminë Afijet (xhamia e paqes dhe e sigurisë) në qytetin gjerman Waldshut-Tiengen. Kjo është xhamia e 50-të e Xhematit Musliman Ahmedia në Gjermani, Elhamdulil-lah!xhamia

Pasi arriti në Waldshut-Tiengen, Shenjtëria e tij inauguroi zyrtarisht xhaminë duke zbuluar një pllakë përkujtimore dhe duke mbajtur një lutje të heshtur në shenjë falënderimi ndaj Zotit të Madhërishëm përpara se të udhëhiqte namazin e Drekës dhe të Ikindisë.

Në vijim, u mbajt një pritje e veçantë, në të cilën morën pjesë 110 personalitete dhe të ftuar, gjë që shënoi edhe hapjen e xhamisë, gjatë së cilës Hazret Mirza Masrur Ahmed mbajti një fjalim të shkurtër duke nënvizuar se cilat janë objektivat kryesorë të xhamive dhe duke shpjeguar mësimet e vërteta të Islamit.xhamia

Shenjtëria e tij filloi duke vlerësuar faktin që Waldshut-Tiengen ishte një qytet i përbërë nga shumë etni dhe raca të ndryshme, të cilat jetonin në harmoni me njëri-tjetrin.

Shenjtëria e tij tha se Islami u mëson njerëzve të lënë mënjanë dallimet mes tyre për hir të së mirës së përbashkët dhe të jetojnë me respekt të ndërsjellë.

Ai tha se mësimet e Kuranit Famëlartë shërbejnë si mjete për t’i bashkuar njerëzit dhe jo për t’i ndarë ata.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Ne besojmë se profetët u janë dërguar të gjitha kombeve dhe njerëzve dhe ne besojmë në vërtetësinë e të gjithë atyre. Duke qenë se ata janë dërguar të gjithë nga Allahu, si do të ishte e mundur që Ai të dëshironte që të kishte konflikte dhe luftë midis njerëzve të feve dhe besimeve të ndryshme?”

xhamiaDuke u drejtuar keqkuptimeve që ekzistojnë në lidhje me betejat e luftuara në periudhat e hershme të Islamit, Shenjtëria e tij shpjegoi se leja për të luftuar në mbrojtje të vetes së tyre iu dha muslimanëve të hershëm vetëm pasi kishte kaluar një periudhë e gjatë persekutimi kundrejt tyre.

Për më tepër, leja u dha me qëllim që të stabilizohej dhe të zbatohej një herë e përgjithmonë parimi universal i lirisë fetare.

Shenjtëria e tij iu referua kapitullit 22, ajetit 41 të Kuranit Famëlartë, i cili thotë:

“Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut”.

xhamiaDuke komentuar mbi këtë ajet, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Sipas mësimeve të Islamit, është e detyrueshme për një musliman të vërtetë që të jetë gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur vendet e adhurimit e të gjitha feve, qofshin ato kisha, sinagoga apo çfarëdo lloji. Është e detyrueshme që një musliman të jetojë paqësisht mes njerëzve të besimeve të ndryshme dhe t’i trajtojë ata me dashuri dhe mirësi. Këto mësime të mëshirshme të Islamit janë bazat e paqes dhe të unitetit në shoqëri”.

Shenjtëria e tij tha se Kurani Famëlartë i ka udhëzuar vazhdimisht muslimanët t’i shërbejnë njerëzimit pavarësisht nga feja ose besimi dhe, bazuar në këto mësime, Xhemati Musliman Ahmedia ka ndërtuar spitale të shumta, shkolla dhe projekte humanitare në pjesë të privuara të botës.

xhamia ne gjermaniHazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Pjesa dërrmuese e pacientëve që trajtohen në spitalet tona ahmediane dhe pjesa më e madhe e studentëve që mësojnë pranë shkollave tona ahmediane janë të krishterë ose të besimeve të tjera jomuslimane. Ne gjithashtu ofrojmë bursa studimi për studentët e talentuar të cilët e kanë të pamundur ta përballojnë shkollimin me forcat e tyre, pavarësisht nga feja e tyre. Ne e bëjmë këtë gjë sepse feja jonë na mëson neve se çdo person në botë ka të drejtë të arsimohet”.

Duke iu referuar faktit që trualli i xhamisë ishte më përpara vendndodhja e një tregu, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Në të kaluarën këtu ishte një treg ku njerëzit vinin të merrnin të mirat materiale dhe sot ne e kemi shndërruar atë në një xhami. Kështu që, në të ardhmen njerëzit do të vijnë këtu jo për të blerë të mirat materiale por për të siguruar thesare shpirtërore përmes adhurimit të Zotit të Madhërishëm. Ne do ta përdorim këtë xhami si një qendër ku njerëzit do të mblidhen për t’i shërbyer njerëzimit”

xhamia ne gjermaniHazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi:

“Aty ku më parë juve ju është dashur të paguani para për të siguruar të mirat materiale, tani ju do të merrni si dhurata dashuri dhe mirësi pa qenë nevoja të harxhoni as edhe një qindarkë. Aty ku më parë banorët e zonës blinin të mira materiale, sot ata që vijnë në këtë xhami për adhurim, do të harxhojnë në rrugën e Allahut për të përhapur paqe dhe dhembshuri në shoqëri”.

Duke iu referuar vërshimit të kohëve të fundit të sulmeve terroriste rreth e qark globit nga ekstremistët, Shenjtëria e tij tha se të tilla sulme janë duke u kryer në emër të Islamit jo vetëm në Perëndim, por gjithashtu edhe në vende muslimane.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Terroristët dhe ekstremistët po përdorin padrejtësisht emrin e Islamit për qëllimet dhe interesat e tyre të urryera dhe egoiste. Për t’i arritur këto qëllime ata po vrasin këdo që i del përpara. Për këtë arsye bota ka nevojë urgjente për tolerancë, respekt reciprok edhe zemërgjerësi. Bota duhet të vërë në praktikë moton e Xhematit Musliman Ahmedia “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd””.

Në mbyllje të fjalimit, Hazret Mirza Masrur Ahmed u lut:

“Allahu ua mundësoftë muslimanëve ahmedianë të këtij qyteti të veprojnë sipas mësimeve të vërteta të Islamit dhe t’i shërbejnë banorëve të këtij qyteti në mënyrën sa më të mirë. Unë lutem dhe shpresoj që rezervat që disa njerëz mbajnë kundrejt Islamit të lehtësohen dhe që ata ta kuptojnë se xhamitë e vërteta janë simbole të paqes dhe të harmonisë”.

Më herët, një fjalim mirëseardhjeje u mbajt nga Presidenti i Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë, Abdullah Wagishauser si dhe komente dhe fjalë nga të ftuarit e tjerë.

xhamiaSi përfaqësuese e kryetarit të bashkisë së Waldshut-Tiengen, Znj. Sylvia Dobler tha:

“Do të doja t’i uroja mirëseardhjen Udhëheqësit të Xhematit Musliman Ahmedia në qytetin e Waldshut-Tiengen. Është një nder dhe privilegj i madh për qytetin tonë që ju gjendeni sot këtu. Për më tepër dua të falënderoj Xhematin Musliman Ahmedia që hapi dyert e xhamisë së tij që ne të mësojmë për fenë dhe besimin tuaj”.

Kryebashkiaku i Lorrach, Dr. Michael Wilke tha:

“Ekziston një frikë e madhe ndaj Islamit në zemrat e njerëzve sot, dhe ekziston vetëm një përgjigje për këtë, e cila është përpjekja për t’i kuptuar më mirë besimet fetare të njëri-tjetrit dhe për të trajtuar njëri-tjetrin me respekt të ndërsjellë. Ne ftojmë me kënaqësi muslimanët Ahmedianë në evente të tjera në të ardhmen në mënyrë që ata të na demonstrojnë mësimet paqësore të Islamit dhe të zhvendosin frikën që ekziston”.

xhamiaDuke përfaqësuar Kishën Protestante, Atë Rainer Stockburger tha:

“Secila fe ka traditat dhe praktikat e saj, ashtu siç ka edhe vendet dhe ngjarjet e saj të shenjta. Në vend që të lejojmë diferencat të shkaktojnë përçarje dhe konflikte, ne duhet të përpiqemi të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të tregojmë tolerancë”.

Seanca u mbyll me një lutje të përbashkët në heshtje të udhëhequr nga Shenjtëria e tij, e më pas u shtrua edhe darka.

xhamia evropaShenjtëria e tij u intervistua gjithashtu edhe nga SWR TV dhe SWR Radio.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp