Lutje për hijeshi e zbukurim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
hijeshia zbukurimi pasqyra

Lutje kur vesh rroba të reja

(1) Hazret Abu Seid Hudriju r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur vishte rroba të reja, duke përmendur llojin e rrobës (këmishë, çarçaf, çallmë etj.) bënte lutjen që vijon:

zbukurimi hijeshia pasqyraO Allah! Lavdia është e Jotja. Ti më ke veshur me këtë veshje. Të kërkoj të mirën e saj dhe të mirën për të cilën është bërë kjo. Më mbro nga e keqja e saj dhe nga e keqja që mund të dalë prej saj.[1]

(2) Hazret Omeri r.a. kur vishej me rroba të reja, bënte lutjen e mëposhtme duke iu referuar të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. që thoshte:

Duke veshur rroba të reja, ai që fal rrobat e tij të vjetra dhe bën këtë lutje, në rroftë a në mos rroftë, në të dyja rastet hyn në mbrojtjen e Allahut, i cili e mbulon dhe ia fal mëkatet:

zbukurimi hijeshia pasqyraLavdia është e Allahut që më veshi me veshje, me të cilën mbuloj të fshehtën dhe zbukuroj jetën dhe që më dha veshje edhe pse nuk kisha asnjë fuqi dhe forcë për ta arritur atë.[2]

Lutje kur shihesh në pasqyrë

Hazret Ajshja r.a. tregon lutjen e mëposhtme të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.:

zbukurimi hijeshia pasqyraO Allah! Ashtu siç më ke zbukuruar fizikisht, zbukuromë edhe moralisht![3]


[1]. Ebu Daud, Kitabul-libas, bab ma jekulu idha labisa theuban xhedidan.
[2]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 108; Ebu Daud, Kitabul-libas, bab ma jekulu idha labisa theuban xhedidan.
[3]. Musnad Ahmedi, vëll. 6, f. 150.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp