Parathënie | Nevoja për Imamin
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
imam mehdiu nevoja per imamin

Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s. (1835-1908), themeluesi i nderuar i Xhematit Musliman Ahmedia, lindur në Kadijan, një fshat i vogël në Panxhab të Indisë, ishte pikërisht Reformatori i parashikuar të vinte prej Zotit në ditët e vona dhe ishte Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu. Duke qenë shërbyes i sinqertë i Profetit Muhammed s.a.v.s., atë e zgjodhi Zoti në përmbushje të profecive që janë përmendur në Bibël, në Kuranin e Shenjtë dhe në hadithet e Profetit s.a.v.s., për detyrën e shenjtë për të rizbuluar Islamin me pastërtinë dhe bukurinë e tij të pacenuar dhe për ta sjellë njerëzimin pranë Krijuesit.

Libri “Daruratul-Imam”, ose “Nevoja për Imamin” përshkruan gjerësisht nevojën urgjente për Imamin e kohës, për cilësitë dhe shenjat dalluese të tij si udhërrëfyesi i caktuar nga Zoti, si zëri i artikuluar i epokës dhe si marrësi i vazhdueshëm i shpalljeve Hyjnore, gjithashtu provon se të gjitha këto cilësi përmbushen në personin e autorit.

Falënderojmë z. Samad Ahmed Ghori për përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe, si dhe z. Shahid Ahmad Butt dhe znj. Ekleva Progonati për ndihmesën e çmuar për redaktimin e tij. Zoti i shpërbleftë! Amin!

Munir-ud-Din Shams
Additional Wakilut Tasnif
(Drejtor i botimeve të Xhematit Musliman Ahmedia)
Qershor 2025

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via