Pesë shtyllat e Islamit - Page 4 of 5
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Pesë shtyllat e Islamit

Zekati është një nga pesë shtyllat e Islamit – të tjerat janë: pohim se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij”; namaz (falje); agjërim gjatë muajit të Ramazanit; dhe pelegrinazh në Shtëpinë e Allahut në Mekë. Për shembull, Kurani i Shenjtë porosit:

Fal namazin dhe paguaj zekatin dhe bindu të Dërguarit që ty të mund të të tregohet mëshirë.

(En-Nur 25:57)

Fjala arabe “zekat”, fjalë për fjalë do të thotë “të pastrosh diçka”, dhe në kontekstin e një taksimi të detyrueshëm do të thotë që teprica e pasurisë pas heqjes së zekatit e ka bërë atë të pastër dhe të ligjshme për besimtarët.

Është taksuar normalisht 2.5% mbi asetet e disponueshme mbi pragjet specifike, qe ka mbetur në duart e pronarëve përtej një viti. Ndonëse është folur shumë për normën apo përqindjen e kësaj “takse”, ne nuk gjejmë referencë për ndonjë përqindje të caktuar në Kuranin e Shenjtë. Në lidhje me këtë, unë kërkoj të mos jem dakord me këndvështrimin dogmatik të dijetarëve mesjetarë. Unë besoj se çështja e përqindjes mbetet e lakueshme dhe do të përcaktohet sipas gjendjes së ekonomisë në një vend të veçantë.

Zekati, duke qenë një taksë e veçantë, e vënë mbi kapitalin përtej pragjeve të caktuara, ajo mund të përdoret vetëm për kategori të caktuara të shpenzimeve. Këto janë shprehur qartë në ajetin që pason të Kuranit të Shenjtë:

Lëmoshat janë vetëm për të varfrit dhe nevojtarët dhe për ata të punësuar në lidhje me mbledhjen dhe shpërndarjen e tyre dhe për ata zemrat e të cilëve duhet të ngushëllohen dhe për lirimin e skllevërve, dhe për ata të ngarkuar me borxh dhe për ata që përpiqen në rrugën e e Allahut dhe për udhëtarët. Kjo është një urdhëresë nga Allahu. Allahu është i Gjithëdijshmi dhe i Urtë.

(Et-Teuba 9 :60)

Ministria e Financave është ngarkuar me administrimin e kësaj urdhërese. Në historinë e hershme të Islamit, Hadret Abu Bakr dhe Umar, dy Kalifët e parë, ishin të njohur për sigurimin personalisht të pagesës së shpejtë të lëmoshave në atë që u bë e njohur si shteti i ndihmës së parë sociale. Ky sistem kishte funksionuar me sukses të madh për shekuj gjatë periudhës Abaside.

Siç është shpjeguar gjithmonë, forca e motivit të interesit është zëvendësuar nga forca lëvizëse e zekatit. Kur ne këqyrim këtë sistem në funksionim, dalin në dritë shumë ndryshime midis rendit ekonomik Islamik dhe sistemeve ekonomike të tjera. Fillojnë të shfaqen tiparet e një ekonomie krejtësisht të ndryshme.

Asnjë shumë parash të pa përdorura, të pavarura nga qenia e madhe apo e vogël, nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë pa u shtuar më shpejt se norma në të cilën është taksuar. Kjo është saktësisht sesi zekati vë në lëvizje ekonominë në një shtet të vërtetë Islamik.

Përfytyroni një situatë ku një individ me një shumë të vogël të kapitalit, nuk është në gjendje të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregti, dhe nuk ka banka për ta kredituar me interes mbi depozitën e tij. Sidoqoftë, nëse depozita është e madhe në mënyrë të mjaftueshme të jetë e taksueshme si zekat, ka mbledhës të të ardhurave që trokasin në derën e tij çdo vit për përqindjen e kapitalit të tij, zekati nuk është përtej një pragu të caktuar. Individë të tillë kanë vetëm dy alternativa: ose të përdorin personalisht paratë e tyre me fitim, ose të bashkojnë burimet e tyre për të krijuar ndërmarrje të mëdha apo të vogla.

Kjo do të nxisë shoqëri me kapital të përbashkët, ortakëri, formimin e kompanive të vogla apo aksionerë publik në kompani më të mëdha mbi një fitim të caktuar dhe bazë humbje. Të tilla kompani nuk do t’i detyrohen asgjë ndonjë instituti financiar të cilit ata duhet t’ia kthejnë borxhet me interes. Në mënyrë hipotetike, kur ju krahasoni fatin e kompanive të tilla me atë të homologeve të tyre në ekonomitë kapitaliste, ato do të përballen me platforma plotësisht të ndryshme gjatë periudhave të provës dhe krizës. Në rastin e tregtisë dhe industrisë, përballimi i një recesioni në një ekonomi kapitaliste, ngadalësimi në prodhim për arsye të kërkesës së zvogëluar mund të shtyjnë ato në kufijtë e likuidimit. Interesi që ata duhet të paguajnë për t’u shërbyer borxheve të tyre, do të vazhdojë të ngrihet në mënyrë të pamëshirshme deri sa nuk do të ketë më mundësi që kompani të tilla të vazhdojnë të ekzistojnë.

Nga ana tjetër, nëse një ekonomi është drejtuar mbi parime Islamike, ngadalësimi në mundësitë e biznesit dhe tregtisë do ta çojnë tregtinë dhe industrinë në një gjendje letargjie. Ja se si natyra siguron mbijetesën e më të përshtatshmit në kohën e streseve ekstreme dhe fatkeqësive. Kur sasia e energjisë zvogëlohet, prodhimi duhet të ulet që energjia të mos bjerë poshtë nivelit kritik të nevojshëm për të mbijetuar. Duke qenë se këtu nuk ka presion të pamëshirshëm të shërbimit të borxhit në një sistem financiar Islamik, kjo mund të përballojë shumë më tepër presion dhe sfida gjatë një recesioni.

(Marrë nga  “Islam’s Response to Contemporary Issues” (“Përgjigjja e  Islamit ndaj çështjeve bashkëkohore”), Hazret Mirza Tahir Ahmad,  f. 175-177, Angli, 2007)

Pages: 1 2 3 4 5

Share via