Lutje të ndryshme për të filluar namazin
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
lutje e Profetit

(1) Hazret Aliu r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.s. kur thoshte tekbirin (Allahu Ekber) për të nisur namazin, lutej me këto fjalë:

lutje per te filluar namazinE ktheva vëmendjen time duke ia përkushtuar Atij që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe unë nuk jam ndër idhujtarët. Namazi im, sakrifica ime, jeta ime dhe vdekja ime me të vërtetë janë për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka ortak. Për këtë jam urdhëruar dhe jam ndër të bindurit.

O Allah! Ti je Sunduesi. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti je Zoti im e unë robi Yt. I kam bërë padrejtësi vetes dhe e pranoj gjynahun tim. Prandaj, më fal të gjitha gjynahet e mia, sepse askush nuk mund të m’i falë gjynahet përveç Teje.

Udhëzomë për virtytet më të mira, sepse askush nuk mund të më udhëzojë për këtë përveç Teje. Largomë nga veset, sepse askush nuk mund të më largojë nga ato përveç Teje. Kam ardhur te Ti dhe ky nder më erdhi prej Teje. E gjithë mirësia është në duart e Tua, kurse e keqja nuk mund të jetë prej Teje. Jam me Ty dhe drejt Teje. Ti zotëron bekime e madhështi. Ty të kërkoj falje dhe te Ti kthehem i përulur.[1]

(2) Hazret Ebu Seid Hudriju r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s. për të filluar namazin, para se të recitonte suren El-Fatiha, bënte këtë lutje:

lutje per te filluar namazinI Shenjtë je o Allah, me gjithë lavdinë Tënde! I bekuar është emri Yt, e lartë është madhështia Jote dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje![2]

(3) Hazret Ebu Hurejrah r.a. rrëfen: “Pyeta të Dërguarin e Allahut s.a.s.: “Shoh që qëndroni i heshtur midis tekbirit dhe recitimit të sures El-Fatiha. Çfarë thoni gjatë kësaj kohe?” I Dërguari i Allahut s.a.s. më tregoi këtë lutje:

lutje per te filluar namazin - 3O Allah! Më largo nga mëkatet e mia, ashtu siç e ke larguar Lindjen nga Perëndimi. O Allah! Më pastro nga mëkatet e mia, ashtu siç pastrohet papastërtia nga rroba e bardhë. O Allah! Laji me ujë, borë dhe akull mëkatet e mia![3]


[1]. Muslimi, Kitabus-salatil-musafirin, bab ed-dua fi salatil-lejli ue kijamihi.
[2]. Tirmidhiu, Kitabus-salat, ma jekulu enda iftitahis-salat.
[3]. Buhariu, Kitab sifatis-salat, bab ma jekulu ba’det-takbir.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp