Lutje për të kërkuar falje për popullin e humbur
Hazret Ebu Dherri r.a. tregon: “Njëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. fali namazin gjatë gjithë natës dhe bëri vetëm këtë lutje. E pyeta: “O i Dërguari i Allahut! Ju e dini gjithë Kuranin, përse po përsërisni vetëm një ajet?” Ai m’u përgjigj: “Po bëja lutje për umetin tim”. “Çfarë përgjigje more?”, e pyeta. “Po ta tregoj përgjigjen, shumica e njerëzve do të heqin dorë nga namazi”, më tha.[1]
Kurani Famëlartë na tregon se këtë lutje e kishte bërë Hazret Isai a.s. për popullin e tij:
اِنۡ تُعَذِّبۡہُمۡ فَاِنَّہُمۡ عِبَادُکَ ۚ وَ اِنۡ تَغۡفِرۡ لَہُمۡ فَاِنَّکَ اَنۡتَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ
(O Zot!) Nëse i ndëshkon, janë robërit e Tu dhe nëse i fal, pa dyshim, Ti je i Plotfuqishmi, i Urti.[2]
[1]. Xhelalud-din es-Sujuti, “Ed-Durrul-Menthur”, vëll. 3, f. 240.
[2]. Kurani Famëlartë 5:119.