Konflikti shkatërrues midis Palestinës dhe Izraelit ka ekzistuar për dekada të tëra. Në këtë fjalim historik, autori tërheq vëmendje ndaj të drejtave të palestinezëve, të cilat edhe atëherë po shkeleshin nëpërkëmbë.
Muslimani i parë në botë që arriti të bëhej:
President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës dhe
President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
- Lindi më 6 shkurt të vitit 1893 në Sialkot, Pakistan
- E pa Hazret Mesihun e Premtuar, Themeluesin e Xhematit Musliman Ahmedia më 3 shtator 1904. (Hazret Zafrullah Khani vet e konsideronte si ditën kur ishte bërë Ahmedi)
- Shërbeu si pedagog në fakultetin e drejtësisë në qytetin e Lahorit gjatë viteve 1919-24
- Shërbeu si sekretar i Hazret Kalifit të Dytë të Mesihut të Premtuar r.a. me rastin e Mbledhjes Këshillimore me 1924. Hazret Zafrullah Khani është i privilegjuar që i ka shërbyer Kalifit 17 herë si sekretar i tij.
- Ka qenë anëtar i Këshillit Qeveritar të Zëvendësmbretit (Viceroy-t) të Indisë gjatë viteve 1935-41
- Në maj 1935 ishte bërë Ministër i Sistemit të transportit hekurudhor të Indisë
- Në shtator 1941 u caktua Gjykatës i Gjyqit Federal të Indisë dhe deri në qershor 1947 vazhdoi të jetë me këtë përgjegjësi.
- Në vitin 1944 me kërkesën e Hazret Kalifit të Dytë të Mesihut të Premtuar r.a. dedikoi gjithë pasurinë e tij për Xhematin Ahmedia.
- Gjithashtu me kërkesën e Hazret Kalifit të Dytë të Mesihut të Premtuar r.a. nisi të punojë për përkthimin e Kuranit të Shenjtë në gjuhë të ndryshme.
- Në vitin 1945 përfaqësoi Indinë duke qenë kandidat qeveritar në Konferencën e Lidhjeve të Federatës (Commonwealth Relations Conference) ku me shumë guxim foli për pavarësinë e Indisë.
- Në dhjetor 1947 përfaqësoi Pakistanin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ka qenë kryetar i delegacionit pakistanez dhe mbrojti Shtetet Islamike në çështjen e Palestinës.
- Më 25 dhjetor 1947 u bë Ministri i parë i Jashtëm i Pakistanit dhe në këtë detyrë qëndroi deri në 1954
- Gjatë viteve 1948-54 përfaqësoi Pakistanin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në mënyrë të admirueshme mbrojti çështjen e pavarësisë së Kashmirit të zaptuar, Libisë, Irlandës së Veriut, Eritreasë, Somalisë, Sudanit, Tunizisë, Marokut dhe Indonezisë.
- Në vitin 1954 u bë Gjykatësi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës dhe në këtë post qëndroi deri në vitin 1961.
- Në mars 1958 bëri Umrah në Mekë të Arabisë Saudite dhe vizitoi varrin e Profetit të shenjtë të Islamit s.a.v.s. në Medinë. Atje dhe takoi Sultan Abdul Aziz Ibne Saudin dhe qëndroi në Pallatin Mbretëror si mysafir personal i Mbretit.
- Në vitin 1958 u bë Zëvendëspresidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës dhe deri në vitin 1961 qëndroi në këtë post.
- Gjatë viteve 1961-64 qëndroi si Përfaqësues i Qëndrueshëm i Pakistanit në OKB.
- Në vitin 1962 takoi Presidentin Kennedi dhe diskutoi për çështjen e Kashmirit.
- Në vitet 1962 dhe 1963 ka qenë Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
- Në vitin 1967 kreu Haxhin në Mekë.
- Në 1970 përktheu Kuranin e Shenjtë në gjuhën angleze.
- Në vitin 1970 u zgjodh Kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës dhe deri në vitin 1973 qëndroi në këtë post.
- Vitet 1973 deri 1983 të jetës së tij i kaloi në Anlgli.
- Në vitin 1983 u kthye në Pakistan ku qëndroi deri në fund të jetës së tij.
- Ndërroi jetë më 1 shtator të vitit 1985.