Lufta në Iran dhe përgjegjësia e vendeve arabe | Forcat dexhalliste
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Lufta në Iran dhe përgjegjësia e vendeve arabe

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

(Hutbja e së xhumasë e Hazret Mirza Masrur Ahmedit, Kalif i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, e mbajtur më 06.03.2026)

Selamalejkum ve rahmatullah

Eshhedu en lā ilāhe il-lAll-llāhu vahdehū lā sherīke lehuVe eshhedu en-ne Muham-meden ‘abduhū ve resūluhu, emmā ba‘ad:

Fe e‘ūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīm,Bismil-lāhirr-rrahmānirr-rrahīmEl-hamdu lil-lāhi rabbil-‘ālemīnErr-rrahmānirr-rrahīmMāliki jeumid-dīnIj-jāke na’budu ve ij-jāke nesteīnIhdinas-sirātal-mustekīmSirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhimGajril-magdūbi ‘alejhim ve led-dāl-līn.

Parimi islam: teuhidi dhe vëllazëria

Mesazhi që solli i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte për qëllim që njerëzit të besojnë në Zotin e Vetëm e të Pashoq, ta adhurojnë Atë, të vendosin teuhidin (njëshmërinë) e Tij dhe të përpiqen për të, si dhe të përmbushin të drejtat e robërve të Tij. Po ashtu synimi ishte që njerëzit të bëheshin një umet i vetëm, e të bashkëjetonin si vëllezër.

Problemi aktual i muslimanëve: përçarja

Mirëpo sot, megjithëse ne pretendojmë të themi të njëjtin shehadet; besojmë në “La ilahe il-lAllah Muhamedur Resulullah”, brenda nesh ka përçarje dhe nuk ka unitet. Veprat tona nuk përputhen me mësimin që ne pretendojmë të ndjekim.

Si pasojë, nëse mendojmë për gjendjen aktuale të botës muslimane, ajo është tejet shqetësuese. Edhe pse disa vende islamike kanë pasuri dhe burime natyrore, megjithatë përpara superfuqive të botës, ato nuk kanë ndonjë pozitë të veçantë. Po ashtu ato nuk kanë as ndonjë rol të dukshëm për përparimin e fesë dhe as përpjekjet për të zbatuar mësimet islame nuk duken në atë masë që duhet.

Rezultati është i qartë. Siç e kam thënë edhe më parë shumë herë, në një situatë të tillë, të tjerët përfitojnë nga kjo gjendje.

Prandaj qeveritë e shteteve islamike, politikanët dhe mbretëritë e tyre duhet të përpiqen që në vend se të kërkojnë vetëm interesat e tyre personale, të mendojnë se si umeti islam të bëhemi një dhe për këtë duhet të bëjmë përpjekje të mëdha.

Vetëm atëherë do të mund të shpëtojmë nga sulmet e botës, do të mund të ruajmë dinjitetin tonë dhe do të mund t’i ndalojmë forcat kundra-islame, të përçajnë radhët tona.

Zgjidhja hyjnore: pranoni Imamin e kohës

Në këtë drejtim duhet të mendojmë edhe për një çështje tjetër: çfarë zgjidhje i ka sjellë Allahu i Madhërishëm në këtë epokë? Cili është ai organizim hyjnor që, nëse e pranojmë dhe veprojmë sipas tij, mund të shpëtojmë nga këto probleme dhe mund të bëhemi një umet i vetëm?

Organizimi që ka vendosur Allahu, është se Ai ka dërguar Mesihun e Premtuar, që të krijojë një umet të bashkuar. Pra, duhet të mendojmë për këtë zgjidhje. Kur vendet e botës islame të mendojnë për këtë çështje, vetëm atëherë do të mund të shpëtojnë nga trazirat dhe fitnet që po ngrihen kundër tyre.

Sidoqoftë, si ahmedianë, përpjekja dhe lutja jonë është që Allahu i Madhërishëm ta bashkojë umetin musliman dhe t’i shpëtojë ata nga këto trazira e padrejtësi, në të cilat sot po vuajnë.

Situata politike dhe ndërhyrjet globale

Prej kohësh kam folur për gjendjen e botës. Fillimisht mendohej se ndoshta vetëm Evropa dhe vendet e tjera perëndimore do të bëheshin shkaku i këtyre rrethanave. Në të vërtetë, ato po bëhen shkak, por edhe vetë vendet islamike janë bërë shkak i kësaj situate.

Në fakt, këto fuqi perëndimore fillimisht krijuan përçarje në vendet islamike dhe pastaj, duke i dhënë vazhdimisht hov kësaj përçarjeje, e përhapën atë nga një vend në tjetrin. Planet e tyre janë të qarta: ata duan që me forcën e tyre të marrin nën kontroll burimet e këtyre vendeve dhe t’i përdorin për interesat e tyre. Edhe pse disa vende arabe kanë pasuri, siç e përmenda më parë, megjithatë këto fuqi perëndimore i kanë mbajtur ato nën kontrollin e tyre.

Ajo që kam thënë prej kohësh, si para të huajve ashtu edhe para vetë muslimanëve, sot po shfaqet qartë në rezultatet që po shohim.

Kurrë nuk duhet të harrojmë se këto forca dexhalliste nuk dëshirojnë kurrë që muslimanët të jetojnë në paqe dhe qetësi. Axhenda e tyre kryesore është që në botën muslimane të krijohen vazhdimisht përçarje dhe konflikte.

Këto superfuqi gjithmonë i kanë mashtruar vendet arabe, aty ku ka pasuri të naftës apo burime të tjera, duke thënë se, “ne po bëjmë marrëveshje me ju për vendosjen e paqes”. Por në të vërtetë planet e tyre të brendshme kanë qenë krejtësisht të tjera, dhe sot ato janë bërë të qarta.

Prandaj detyra jonë sot është që të përulemi para Allahut të Madhërishëm me lutje, veçanërisht për botën muslimane, sepse ajo ka shumë nevojë për këtë.

Nëse analizojmë luftërat që po ndodhin sot në Lindjen e Mesme, bëhet shumë e qartë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur shumë baza ushtarake në vendet muslimane. Por pse janë vendosur këto baza? A janë për mbrojtjen e këtyre vendeve? Nga kush kërcënoheshin në të vërtetë vendet arabe?

Në fakt, këto superfuqi fillimisht krijuan vetë rreziqe dhe pastaj përhapën idenë se ekziston një kërcënim, prandaj është e nevojshme të vendosen baza ushtarake për mbrojtje.

Megjithatë, këto baza nuk do të përdoren kurrë kundër atyre që në të vërtetë përbëjnë kërcënim për muslimanët. Këto superfuqi gjithashtu i bindën vendet islamike duke thënë – Na jepni baza ushtarake, ne do t’ju sjellim përfitime tregtare dhe do të punojmë për interesat tuaja.

Në realitet, qëllimi i tyre ishte që të forconin praninë e tyre në këtë rajon përballë kundërshtarëve të veta.

Pasojat e konflikteve në rajon

Edhe nëse vendet arabe kishin ndonjë rrezik, ai në të shumtën e rasteve ishte i krijuar nga vetë këto superfuqi. Përndryshe, mes vendeve të rajonit nuk kishte ndonjë rrezik të tillë serioz.

Këto baza u vendosën për të ruajtur epërsinë e tyre në rajon, si ndaj botës joislame, ashtu edhe ndaj botës islame. Irani gjithmonë ka qenë një pengesë për to dhe, për shkak të dallimeve në besime, edhe disa vende islamike ishin kundër tij. Këtë situatë këto superfuqi e shfrytëzuan.

Meqenëse politika e Iranit ndaj Izraelit ishte më e ashpër, ata menduan se mënyra më e përshtatshme ishte që t’i bindnin vendet arabe dhe të vendosnin baza ushtarake aty, në mënyrë që të sigurohej mbrojtja e Izraelit dhe Irani të mbahej nën presion.

Rezultatet e kësaj janë tashmë të dukshme. Për shkak të këtyre bazave, vendet arabe do të bëheshin objekt sulmesh dhe janë bërë, gjë që ka dëmtuar ekonomitë e tyre. Në vendet ku ka pasuri të naftës apo turizëm, pasojat negative janë të mëdha. Nga kjo situatë kanë përfituar pikërisht këto superfuqi dhe do të vazhdojnë të përfitojnë edhe në të ardhmen.

Sepse kur ndodh luftë dhe ekonomia dëmtohet, atëherë pala tjetër që sulmon përpiqet të shkatërrojë bazat e kundërshtarit. Meqenëse këto superfuqi kishin konflikt me Iranin, Irani ka vepruar duke goditur bazat amerikane në vendet arabe dhe duke u shkaktuar atyre dëme.

Jo më larg se dje, një gazetar arab shkroi se arabët duhet të jenë të kujdesshëm, sepse disa nga këto sulme që thuhet se po i kryen Irani, mund të kryhen edhe nga vetë Amerika dhe Izraeli. Edhe nëse disa sulme janë kryer më parë nga Irani, superfuqitë do të kamuflohen për t’i sulmuar edhe vetë. Madje disa sulme Irani ka përgënjeshtruar.

Gazetari shkroi gjithashtu se është e mundur që në një moment Amerika dhe Izraeli të tërhiqen nga kjo luftë, ndërsa vendet e botës muslimane të vazhdojnë të luftojnë mes tyre, dhe kjo pikërisht është synimi i superfuqive.

Paralajmërimi i Hazret Kalifit të Katërt të Mesihut të Premtuar r.a.

Hazret Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a. gjithashtu gjatë luftës së Irakut kishte paralajmëruar se kjo trazirë do të përhapej në të gjithë botën. Sikur bota muslimane ta kuptonte këtë!

Nëse e shqyrtojmë sot situatën, shohim se me fillimin e luftës së Irakut ishin bërë përpjekje për të përhapur pasiguri edhe në vende të tjera muslimane. Në këto vende u krijuan përçarje dhe, që nga ajo kohë, në shumë shtete muslimane po vazhdon të përhapet pasiguria, gjë që askush nuk mund ta mohojë.

Madje në disa raste shohim se vendet muslimane po luftojnë edhe kundër njëra-tjetrës. Siç e kam thënë më parë, kjo pasiguri është përhapur nga vetë fuqitë perëndimore dhe, në pamje të jashtme, nuk duket ndonjë mundësi që ajo të ndalet, përveçse nëse vjen ndonjë vendim i veçantë nga Allahu i Madhërishëm, por për atë muslimanët gjithsesi duhet të përpiqen.

Prandaj duhet të bëjmë lutje që Allahu i Madhërishëm ta shpëtojë botën muslimane nga kjo pasiguri dhe nga këto trazira, dhe që muslimanët të jetojnë në paqe e të jenë vëllezër mes tyre. Ky është mësimi i Islamit, jo që ata të presin kokat e njëri-tjetrit.

Kjo është detyra jonë dhe prej kohësh po e bëjmë këtë detyrë: të paralajmërojmë si muslimanët ashtu edhe të tjerët kundër padrejtësisë dhe t’i vetëdisojmë për rreziqet. Sepse padrejtësia siç po shtohet dita-ditës, duket se mund të shpërthejë një luftë e madhe botërore.

Madje disa analistë perëndimorë tashmë thonë se lufta botërore ka filluar. Edhe unë kam thënë se ajo ka filluar. Por edhe tani, nëse bota muslimane vepron me maturi, zgjohet dhe bashkohet, ajo ende mund të shpëtojë nga trazirat e dexhallit.

Nëse e shikojmë gjendjen e botës, rreziku është shumë i madh. Siç kam thënë edhe më parë, secili ndjek interesat e veta dhe kur egoizmi arrin kulmin, njeriu më nuk mendon për asgjë tjetër përveç vetvetes.

Paqja nuk arrihet vetëm duke marrë të drejtat tona, por duke u dhënë të drejtat të tjerëve

Prandaj duhet të kuptojmë se nëse duam të pakësojmë trazirat në botë, kjo nuk arrihet vetëm duke marrë të drejtat tona; duhet edhe t’u japim të drejtat të tjerëve. Nëse bota muslimane e kupton këtë dhe u thotë miqve të saj në vendet perëndimore se për vendosjen e paqes edhe ata duhet të heqin dorë nga disa interesa, atëherë mund të arrihet paqja. Kurse ato jo që po heqin dorë nga të drejtat e veta, por po ua uzurpojnë të drejtat të tjerëve. Prandaj, vendet islamike duhet t’u thonë qartë – Veproni me drejtësi. Vetëm pas kësaj, mund të shohim paqe në botë.

Prej kohësh unë i kam paralajmëruar njerëzit për këtë çështje. Në atë kohë, disa kur më dëgjonin, thoshin se këto fjalë janë shumë pesimiste dhe se një luftë e rrezikshme botërore nuk mund të ndodhë. Por sot të njëjtët njerëz po thonë se ajo që dikur dukej e pamundur, tani është bërë e mundur dhe luftërat tashmë kanë filluar.

Edhe analistët e tyre në Amerikë dhe Evropë tani po shkruajnë se fillimi i luftës botërore tashmë ka ndodhur dhe se ajo do të vazhdojë të zgjerohet. Për sa kohë që këto fuqi do të vazhdojnë të ndjekin interesat e tyre të padrejta, nuk ka gjasa që ky rrezik të ulet.

Kur shpërthen lufta, dëmi prek të dyja palët. Lufta që po zhvillohet në Lindjen e Mesme, sipas disa deklarimeve, filloi kur Amerika sulmoi Iranin. Megjithatë Irani qartazi kishte paralajmëruar më parë se nëse sulmohej, do të godiste bazat amerikane në vendet arabe.

Kur lufta filloi, Irani u bombardua, qytetet e tij u shkatërruan dhe shumë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë. Madje u sulmua edhe vendbanimi i udhëheqësit të tyre shpirtëror dhe shumë anëtarë të familjes së tij humbën jetën.

Këto superfuqi pretendonin dhe ngirnin slogane se duke rrëzuar regjimin do t’i sillnin liri popullit iranian. Por rezultoi e kundërta. Edhe ata sadopak që kishin kundërshtime ndaj regjimit, tani u bashkuan rreth tij. Kurse udhëheqësi i tyre, që quhet Khamenei, u konsiderua si martir dhe për shkak të kësaj respekti ndaj tij, te populli u shtua edhe më shumë, sepse për iranianët, ai jo vetëm që sakrifikoi veten por edhe gjithë familjen e tij. Kështu, kjo padrejtësi, jo që ndryshoi regjimin në Iran, përkundrazi, ia shtoi respektin mes popullit

Përshkallëzimi i konfliktit në rajon

Si reagim ndaj këtyre sulmeve, edhe Irani goditi bazat amerikane në vendet arabe. Përveç kësaj, në disa raste Amerika filloi të pretendojë se Irani kishte sulmuar edhe rajone të naftës në Arabinë Saudite dhe paralajmëroi se do të ndërmerrte masa të ashpra.

Megjithatë Irani deklaroi qartë se nuk kishte kryer sulme ndaj këtyre vendeve dhe as nuk kishte një qëllim të tillë. Kjo është një tjetër përpjekje për të krijuar urrejtje mes muslimanëve. Siç përmenda më parë, edhe disa gazetarë kanë shkruar se është e mundur që disa nga këto sulme të kryhen nga vetë këto superfuqi dhe pastaj t’i atribuohen Iranit. Në këto rrethana, bota muslimane duhet të veprojë me shumë maturi dhe mençuri.

Por ne, si ahmedinë, megjithëse ndiejmë dhimbje për këtë gjendje, jemi të kufizuar; nuk mund të bëjmë gjë tjetër përveçse t’i paralajmërojmë, të lutemi për ta dhe të përpiqemi t’u shpjegojmë se ajo që po ndodh është e gabuar. Nëse qeveritë muslimane edhe tani e kuptojnë këtë dhe vendosin përpara jo vetëm interesat e vendeve të tyre, por edhe interesat e umetit musliman, dhe nuk tradhtojnë njëri-tjetrin, atëherë ende mund të shmanget një pjesë e këtij dëmi.

Megjithëse disa vende arabe kanë pasuri të mëdha të naftës, ato nuk kanë kapacitete të mjaftueshme mbrojtëse dhe as industri të zhvilluar. Vetëm pasuria e naftës ose zhvillimi i turizmit nuk mjafton për zhvillimin e vendit.

Ekonomitë e tyre varen plotësisht nga bota perëndimore dhe nga superfuqitë e mëdha. Duke përfituar nga kjo dobësi, këto superfuqi perëndimore kanë vendosur baza ushtarake në rajon.

Kur filloi lufta me Iranin, Irani goditi këto baza amerikane në vendet arabe. Megjithatë, superfuqitë tani po përhapin idenë te vendet arabe – Irani po ju sulmun ju, ndërkohë që në realitet Irani po godet bazat amerikane.

Siç është e qartë, kjo luftë tashmë ka marrë një formë shumë të rrezikshme. Irani po lëshon raketa dhe për t’i ndalur ato Amerika ka vendosur sisteme mbrojtëse. Por, analistët thonë se nëse Irani përdor një raketë që kushton rreth 50 mijë dollarë, për ta rrëzuar atë përdoren disa raketa mbrojtëse që kushtojnë disa miliona dollarë. Disa analistë madje thonë se nga ana ekonomike kjo po i shkakton humbje Amerikës. Por kjo është vetëm një supozim, sepse këto superfuqi i llogarisin mirë të gjitha shpenzimet.

Unë nuk mendoj se këto superfuqi do t’i heqin vetë këto humbje financiare, përkundrazi, do t’ua takësojnë vendeve arabe, me arsyetimin se po ju mbrojmë ju. Nga njëra anë, puset e naftës të vendeve arabe po mbyllen, çmimet po rriten, ndërsa në anën tjetër këto vende do të detyrohen të paguajnë edhe kostot e mbrojtjes. Si pasojë, rezervat e tyre ekonomike do të pakësohen dhe në fund ekonomia e botës arabe do të pësojë dëme të mëdha. Edhe pse disa pasoja mund të prekin edhe fuqitë e mëdha, dëmi më i madh do t’i godasë vendet arabe, dhe këtë ata duhet ta kuptojnë sa më parë.

Politikat e superfuqive janë të kenë kontroll mbi burimet

Tani shohim se presidenti aktual i Amerikës po zbaton në praktikë të njëjtën politikë që kanë ndjekur edhe qeveritë tyre të mëparshme. Kjo nuk është vetëm politika e kësaj qeverie të sotme; përkundrazi, prej kohësh politika e tyre ka qenë që kudo që të dëshirojnë, të marrin me forcë nën kontroll burimet e një vendi dhe pastaj të përpiqen të gjejnë ndonjë arsyetim për ta justifikuar veprimin e tyre.

Madje edhe zëvendëspresidenti aktual i Amerikës ka deklaruar duke thënë – nëse një vend i caktuar nuk bashkohet me ne, do të marrim forcërisht burimet e atij vendi, derisa ta detyrojmë atë që të bashkohet me ne. Kështu, vendet që nuk përfshihen në luftë, përballen me sanksione dhe ndëshkime ekonomike. Ditët e fundit kryeministri i Spanjës tregoi guxim duke thënë – vendi ynë nuk do të marrë pjesë në këtë luftë dhe nuk do të lejojmë që bazat e tona ushtarake të përdoren. Si përgjigje, ata morën kërcënime se Amerika do të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Spanjën.

Kështu, përmes presionit dhe metodave të padrejta, shtetet dhe popujt detyrohen të bashkohen me ta. Në një situatë të tillë, drejtësia nuk ekziston më. Dhe kur drejtësia zhduket, atëherë shfaqen shkatërrime dhe pasoja shumë të rrezikshme, të cilat tashmë po shihen dhe në të ardhmen mund të jenë edhe më të rënda.

Para disa ditësh, në Parlamentin Evropian, një deputete spanjolle foli hapur për këtë çështje. Ajo theksoi se Amerika në asnjë luftë të saj, nuk u ka sjellë liri grave. Duke qenë vetë grua, ajo e ngriti këtë pikë sepse amerikanët pretendojnë se po luftojnë për lirinë e grave iraniane. Ajo tha se ky pretendim është i pavërtetë dhe se një luftë e tillë nuk do t’u sjellë kurrë liri grave iraniane. Sipas saj, Amerika asnjëherë nuk ka zhvilluar luftë për të çliruar gratë dhe nuk ka arritur t’u sigurojë atyre liri.

Në thelb, edhe pse Amerika kishte tashmë një lloj dominimi në këto vende, tani duke përfshirë hapur edhe Izraelin në këtë proces, ky dominim po forcohet edhe më shumë.

Megjithatë vendet arabe dhe ato islamike nuk po e kuptojnë se përmes presionit, metodave të padrejta dhe dredhive dexhalliste, ato po shtyhen drejt një situate ku do të luftojnë kundër një vendi tjetër islamik. Në këtë mënyrë muslimanët do të përballen me muslimanët.

Ndërkohë, Rusia dhe Kina po krijojnë bllokun e tyre. Është e qartë se këto blloqe që po formohen sot, do të vazhdojnë të rriten dhe të forcohen edhe më shumë në të ardhmen.

Si pasojë, bota islame rrezikon të mbetet fushëbetejë, sepse ajo zotëron burime të mëdha që këto superfuqi duan t’i kontrollojnë. Sikur muslimanët ta kuptonin këtë dhe të vepronin me mençuri!

Justifikimet për luftën kundër Iranit

Tani Amerika dhe aleatët e saj thonë se sulmi ndaj Iranit u bë sepse ky vend kishte plane të caktuara dhe se nëse ato plane realizoheshin, do të kishte pasoja të rënda. Ata pretendojnë se Irani mund të zhvillonte armë bërthamore dhe për këtë arsye u ndërmor sulmi.

Pra, duke krijuar vetëm një supozim apo skenar të mundshëm, e nisën luftën. Kjo është në thelb një formë presioni dhe imponimi.

Edhe disa analistë perëndimorë tani po pranojnë se shkatërrimi i Iranit ose zhvillimi i një lufte kundër tij nuk është aq i lehtë sa ishte menduar. Irani është një vend i madh dhe i gjerë dhe zotëron njëfarë fuqie, prandaj kjo luftë mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

Edhe pse kjo do të ndikojë negativisht në ekonominë e gjithë botës, ndikimi më i madh do të ndihet në botën muslimane.

Por gjëja më e dhimbshme është se në këtë konflikt muslimanët po derdhin gjakun e muslimanëve. Muslimanët duhet të kenë frikë nga ndëshkimi i Allahut të Madhërishëm. Janë vrarë qindra fëmijë dhe shumë civilë të pafajshëm.

Edhe disa analistë në vendet perëndimore kanë shkruar se nëse ndodh një sulm në Izrael, Amerikë apo në ndonjë vend tjetër perëndimor dhe vriten disa fëmijë, atëherë gazetat mbushen me artikuj dhe diskutime për ditë të tëra. Por në vendet islamike, kur bombardohen shkolla dhe vriten qindra fëmijë, atje pothuajse askush nuk flet për këtë. Kjo ndodhi më parë në Palestinë, dhe tani po ndodh edhe në Iran. Duket sikur, në sytë e tyre, jeta e një muslimani nuk ka asnjë vlerë.

Thirrje për mençuri dhe bashkim në botën muslimane

Sidoqoftë, Allahu i Madhërishëm u dhëntë mençuri muslimanëve që të veprojnë me maturi dhe të përpiqen t’i zgjidhin problemet duke u ulur bashkë e duke dialoguar. Kur ata pretendojnë se besojnë në teuhid (në njëshmërinë e Allahut), atëherë duhet të krijojnë unitet për vendosjen e teuhidit.

Nuk duhet të krijojnë akuza të ndërsjella për të hapur konflikte të reja. Shpesh thuhet se për shkak të dallimeve në besime po rriten konfliktet. Është e vërtetë që në mesin e muslimanëve ka konflikte edhe për shkak të bindjeve fetare, njdërkohë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte aq i kujdesshëm dhe aq i dhembshur, saqë kur disa sahabë i thanë se një person ishte hipokrit (munafik), ai u përgjigj:

“Për sa kohë që ai thotë ‘La ilahe il-lAllah’, unë nuk mund të them asgjë kundër tij dhe as ju nuk duhet ta quani hipokrit.”

Prandaj, të krijohen grindje për gjëra të vogla është në të vërtetë muslimanët vetëm se e dëmtojnë vetveten. Allahu i Madhërishëm u dhëntë muslimanëve mençuri edhe në këtë çështje!

Edhe tani ata duhet të kuptojnë se nuk duhet të dalin kundër Iranit vetëm për shkak të bindjeve fetare. Islami ka ardhur për vendosjen e teuhidit, prandaj duhet të përpiqen për këtë qëllim.

Vendet islamike nuk duhet t’i konsiderojnë superfuqitë si zotat e tyre, sepse fuqia e përhershme i takon vetëm Allahut të Madhërishëm. Nëse ato do t’i pandehin këto superfuqi si mbështetje kryesore të tyre, atëherë këto superfuqi do të marrin nën kontroll një nga një të gjitha vendet islamike dhe do të zhduket edhe sundimi i tyre që është në dukje sundim.

Prandaj ende ka kohë për t’u zgjuar dhe për t’u kthyer drejt Allahut të Madhërishëm. Këta njerëz të dhënë pas botës kanë shkatërruar paqen dhe qetësinë e botës, veçanërisht të botës muslimane, dhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Udhëzimi i Kuranit për zgjidhjen e konflikteve

Kurani i Shenjtë, Allahu i Madhërishëm i udhëzon muslimanët duke thënë:

وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا ۖ فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَىٰ فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّىٰ تَفِيءَ إِلَىٰ أَمْرِ اللَّهِ ۚ فَإِن فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا ۖ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ.

“Nëse dy grupe nga besimtarët luftojnë me njëri-tjetrin, bëni pajtim mes tyre. Nëse njëri prej të dyve rebelohet mbi tjetrin, luftoni kundër atij që është rebeluar, derisa ai të kthehet te vendimi i Allahut. E kur kthehet, pajtojini me rregullsi dhe bëni drejtësi. Sigurisht, Allahu i do ata që punojnë me drejtësi.” (Kurani i Shenjtë, 49:10)

Ky është parimi që është i domosdoshëm jo vetëm për paqen në botë, por sidomos për botën muslimane, sepse Allahu i Madhërishëm muslimanëve u ka dhënë këtë udhëzim të qartë në Kuranin e Shenjtë. Prandaj duhet të përmbushni kërkesat e drejtësisë dhe të paanësisë. Edhe organizata e vendeve islame duhet të luajë rolin e saj në këtë drejtim.

Gjithashtu, duhet të keni të qartë, kur ndërmerrni përpjekje për pajtim, nuk duhet të vihen përpara interesat personale, por duhet të shqyrtoni shkaqet e vërteta të konfliktit. Dhe këto shkaqe janë dukshëm të qarta: forcat dexhalliste dëshirojnë të nxisin përçarje mes nesh.

Edhe organizata si Kombet e Bashkuara (OKB) nuk kanë luajtur ndonjë rol pozitiv në këtë drejtim; madje sot edhe njerëzit kanë filluar ta kritikojnë këtë organizatë.

Andaj, nëse veprojmë duke u ngritur mbi interesat personale dhe mbi interasat e një shteti të vetëm, atëherë mund të shpëtojmë. Përndryshe, do të biem në duart e forcave dexhalliste. Andaj, të gjitha stetet islamike kanë nevojë të bashkojnë kokat dhe të gjejnë zgjidhje.

Në vazhdim të ajetit që ju citova më lart, Allahu i Madhërishëm gjithashtu thotë:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

“Pa dyshim, besimtarët janë vëllezër, andaj, bëni pajtim mes vëllezërve tuaj dhe kini druajtje ndaj Allahut, që të mëshiroheni.” (Kurani i Shenjtë, 49:11)

Edhe nëse lindin mosmarrëveshje mes muslimanëve, siç thuhet për dallimet mes Iranit dhe disa vendeve arabe apo mes vendeve të tjera muslimane, ata duhet të kuptojnë se lidhja e tyre themelore është vëllazëria islame.

Mosmarrëveshjet e vogla nuk duhet të bëhen shkak për të shkatërruar këtë vëllazëri. Vendet muslimane duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje, përndryshe forcat kundra-islame do të përfitojnë nga kjo përçarje.

Thirrje për pajtim dhe lutje

Prandaj vendet arabe dhe gjithashtu qeveria e Iranit duhet të përpiqen të gjejnë një zgjidhje paqësore. Kina dhe disa vende të tjera, përfshirë Pakistanin, kanë ofruar të ndërmjetësojnë për paqe.

Sikur bota muslimane ta kuptonte këtë! Allahu i Madhërishëm u dhëntë mençuri!

Sidoqoftë, detyra jonë është që të lutemi veçanërisht për botën muslimane dhe për të pafajshmit. Gjatë muajit të Ramazanit nuk duhet të kufizohemi vetëm në lutje për nevojat tona personale, por duhet të lutemi edhe për umetin musliman.

Allahu i Madhërishëm u dhëntë mençuri që, në botë, dhe veçanërisht në botën muslimane, të vendosin paqe dhe që muslimani të mos bëhet vrasës i muslimanit.

Ata që sot po luftojnë mes tyre dhe po vrasin njëri-tjetrin padrejtësisht po bëhen shkak për zemërimin e Allahut të Madhërishëm. Njerëz të tillë jo vetëm që do të pësojnë humbje në këtë botë, por edhe në botën tjetër.

Prandaj duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë kësaj çështjeje dhe, mbi të gjitha, duhet të bëjmë lutje të sinqerta. Allahu i Madhërishëm na dhëntë edhe neve mundësinë që të bëjmë lutje të vërteta dhe të sinqerta!

Njoftimi për Namazin e Xhenazes në Mungesë

Sot do të fal edhe disa xhenaze në mungesë. Do të përmend shkurtimisht disa nga të ndjerët.

Xhenazja e parë, e ndjera Sahibzadi Emetul Xhemil

I pari që përmend është e nderuara Sahibzadi Emetul Xhemil, e cila ishte vajza më e vogël e Hazret Kalifit të Dytë r.a. dhe bashkëshortja e të ndjerit Nasir Muhamed Sial. Ajo ishte e reja e Çaudhri Fet’h Muhamed Sialit, i cili gjithashtu ka shërbyer si misionar. Ajo ndërroi jetë para disa ditësh në moshën rreth nëntëdhjetë e nëntë vjeçare. Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun.

E ndjera kishte bërë vasijat. Ajo ishte vajza më e vogël e Hazret Sejjide Merjem Begum, Umu Tahir, dhe ishte gjithashtu më e vogla ndër fëmijët e Hazret Kalifit të Dytë r.a..

Lidhja e saj e ngushtë me Hazret Kalifin e Dytë r.a.

Nikahun e saj e kishte shpallur Hazret Kalifi i Dytë r.a. në vitin 1955. Meqenëse në atë kohë Huzuri ishte i sëmurë, ai e mbajti hytben e nikahut duke qenë i shtrirë në shtrat, bëri edhe lutje, dhe në atë rast morën pjesë vetëm disa familjarë të afërt. Njëri prej atyre që e ka përshkruar atë ngjarje, ka shkruar se gjatë gjithë ceremonisë, nga fillimi deri në fund, Hazret Kalifi i Dytë r.a. rrezatonte një gjendje të veçantë shpirtërore.

Më pas, në vitin 1956, po Hazret Kalifi i Dytë r.a. organizoi edhe martesën e saj dhe e përcolli me lutje.

Ajo la pas katër fëmijë: një djalë, Zair Mustafa, i cili ishte djali i saj i parë dhe të cilin ajo ia kishte dhënë motrës së saj, Sahibzadi Emetul Kajjum, e cila e rriti që nga fëmijëria. Gjithashtu, la pas vajzën, Jasmin Malik, e cila ndodhet në Kanada; Sadia Ahmedin, e cila jeton këtu në Mbretërinë e Bashkuar; dhe Sofia Ahmedin, e cila ndodhet në Rabvah dhe është bashkëshortja e Nazir Hidmet Dervishan, Mirza Samad Ahmed.

Jeta e bashkëshortit të saj dhe shërbimi në xhemat

I nderuari Nasir Muhamed Sial kishte dedikuar jetën. Kur Hazret Musleh Maudi r.a. filloi punën e Fazl Umar Research, ai e caktoi atë për punë kërkimore. Më pas, kur ajo punë kërkimore u mbyll, xhemati i dha leje që të merrej me punën e tij personale.

Kujdesi i saj për të varfrit dhe njerëzit në nevojë

Vajza e saj Sofia shkruan se ajo kujdesej shumë për të varfrit. Edhe njerëz të tjerë më kanë shkruar se ajo përpiqej të kujdesej për nevojat e tyre dhe t’u dilte në ndihmë. Nga fëmijëria e saj ka edhe disa ngjarje dhe disa ëndrra të Hazret Musleh Maudit r.a. në të cilat përmendet ajo. Prandaj, me përmendjen e saj, do të ruhet edhe një pjesë e historisë së hershme.

Një ngjarje familjare që tregon parimësinë e Hazret Musleh Maudit r.a.

Ajo vetë kishte treguar një ngjarje të shtëpisë, ngjarje që tregon sa shumë parimor ishte Hazret Musleh Maudi r.a. dhe sa kujdes kishte për nderimin e punëtorëve të xhematit.

Këpucët e Hazret Musleh Maudit r.a. zakonisht liheshin jashtë në një vend të caktuar dhe dikush i pastronte ato. Një herë edhe e ndjera (pra e bija e vogël) vendosi këpucët e saj aty. Hazret Musleh Maudi r.a. i mori në dorë ato dhe pyeti: “Të kujt janë këto?” Ai ishte i zemëruar dhe askush nuk foli. Më në fund tha: “Mirë, më tregoni të kujt janë; nuk do të them asgjë.” Atëherë ajo tha se ishin të sajat, ndonëse ajo ishte shumë e përkëdhelura e Hazret Musleh Maudit r.a. Ai i tha: “Në të ardhmen, nëse nuk mund t’i lustrosh vetë, atëherë m’i jep mua, por mos ua jep kurrë punonjësve të xhematit t’i lustrojnë.”

E ndjera ishte shumë dorëlirë në sadaka e lëmoshë dhe kujdesej për të varfrit. Thuhet se kur janë parë regjistrat e saj të vjetër dhe fletoret e saj, aty ishin të shënuara qartë shumë shpenzime të rregullta dhe periodike për ndihmë ndaj nevojtarëve.

Vdekja e nënës së saj dhe fjala prekëse e Hazret Musleh Maudi r.a.

Nëna, Hazret Merjem Sahiba, Umu Tahir, i ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm shtatë vjeçe. Hazret Musleh Maudi r.a. ka shkruar se kur e morën të ndjerën dhe shkuan në shtëpinë e Shejh Beshir Ahmed sahib, ai pa vajzën e vogël, Emetul Xhemil, e cila ishte shumë e dashur si për të ashtu edhe për nënën e saj, dhe që ishte vetëm shtatë vjeçe, po qante britma: “Umi! Umi!” (Nënë! Nënë!)

Ai shkruan se shkoi tek ajo dhe i tha: “Xhemi” — sepse ashtu e thërrisnin me përkëdheli — “nëna ka shkuar në shtëpinë e Allahut. Aty do të gjejë më shumë rehati dhe ky ishte vullneti i Allahut që ajo të shkonte tani atje. Shiko, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka ndërruar jetë, gjyshi yt ka ndërruar jetë; a ishte vallë nëna jote më e madhe se ata?”

Më pas Hazret Musleh Maudi r.a. shkruan: Atëherë jam lutur:

“O Zot! Mos ia largo mbrojtjen Tënde kësaj vajze qoftë edhe për një minutë!”

Pas kësaj fjale, ajo nuk qau më kurrë për nënën e saj dhe u qetësua menjëherë. Madje, ditën tjetër, gjatë xhenazes, kur motra e saj më e madhe bërtiti nga dhimbja dhe humbi ndjenjat, Xhemija ime shkoi te Hazret Merjem Siddika Sahiba, të cilën fëmijët e quanin “Çoti Apa”, dhe i tha: “Baxhi sa e marrë është. Babi thotë se vdekja e nënës ishte me vullnetin e Allahut, e ajo prapë po qan.”

Pastaj Hazret Musleh Maudi r.a. lutet: “O Zoti im, o Zoti im! Vajza e vogël e saj për hir të kënaqësisë Tënde nuk u dëshpërua për vdekjen e nënës, a nuk do ta ruash Ti atë në botën tjetër nga çdo pikëllim?” Pastaj Huzuri u lut për Hazret Merjem Sidiken, pra për Umu Tahiren me këto fjalë:

“O Zoti im i Mëshirshëm, të ushqesh një shpresë të tillë prej Teje është e drejta e robërve të Tu, dhe përmbushja e asaj shprese është e denjë për madhështinë Tënde.”

Sakrificat financiare dhe jeta e saj e devotshme

E ndjera ishte shumë e rregullt edhe në pagesat e çandave. Pjesën e saj të pasurisë e kishte llogaritur dhe rregulluar qartë paraprakisht. Kur ndërronte jetë ndonjë fqinj, ajo dërgonte rregullisht ushqim në shtëpinë e tyre. Dhe gjithmonë u thoshte atyre që e vizitonin — madje ma ka thënë edhe mua disa herë —: “Lutuni që unë të kem një përfundim të mbarë.”

Mbesa e saj Nusrete thotë se gjyshja e saj përgatitej për namaz që para hyrjes së kohës dhe priste me shumë padurim ardhjen e kohës së namazit. Ajo bënte lutje shumë të gjata; madje kishte përgatitur një listë të njerëzve për të cilët bënte dua. Nusretja thotë se kur ishte e vogël, frikësohej kur dëgjonte lutjet e gjata të gjyshes së saj dhe qarjen e saj në dua. Megjithatë, ajo lutej shumë për njerëzit.

Një kujtim për etjen e Hazret Musleh Maudi r.a. për tabligë

Siç e përmenda, me të ndjerën lidhen disa kujtime të vjetra dhe ngjarje, si edhe disa ëndrrat e Hazret Musleh Maudit r.a., Hadi Ali sahib ka shkruar se ajo i kishte treguar se një herë po udhëtonte me makinë bashkë me Hazret Musleh Maudin r.a. dhe ishte ulur me të në sediljen e pasme. Ajo pa se Hazret Musleh Maudi r.a. po numëronte vazhdimisht diçka me gishta. Atëherë e pyeti: “Babi! Çfarë po numëron?” Huzuri iu përgjigj se po bënte një përllogaritje të numrit të misionarëve të tij në të gjitha vendet e botës dhe tha se i duhen së paku aq e aq qindra mijë misionarë në të gjithë botën; vetëm atëherë do të mund ta njohim botën me Islamin e vërtetë.

Kjo tregon etjen e Hazret Musleh Maudit r.a. për tabligë. Ka edhe disa rrëfime të tjera të ngjashme në këtë drejtim.

Një ëndërr e Hazret Musleh Maudit r.a. në lidhje me të ndjerën

Ka edhe një ëndërr të Hazret Musleh Maudi r.a., dhe për shkak se lidhet me të, po e përmend. Kjo ëndërr është e qershorit të vitit 1948. Ai ka thënë se në qershor ndodhej në Nasirabad, Sindh. Aty pa në ëndërr një minare shumë të lartë dhe të bardhë, të ngjashme me minaren e Kadijanit. Në ballkonin e katit të poshtëm, pranë derës, ishte ulur vajza e tij Emetul Xhemil, krejt lirshëm, me këmbët e varura nga ballkoni.

Pastaj sytë iu drejtuan minares dhe pa se nga dera e katit më të sipërm, një kat më poshtë se maja, doli një gjarpër shumë i madh, disa metra i gjatë dhe rreth gjysmë metër i trashë, me ngjyrë të gjelbër. Ai po zbriste drejt katit të poshtëm. Po e përmbledh shkurt, sepse përshkrimi është mjaft i gjatë. Më në fund ai arriti deri te kati mbi pjesën e poshtme dhe pastaj u drejtua nga çatia e katit të poshtëm.

Në atë çast, Hazret Musleh Maudi r.a. shkruan se i shkon mendja se Emetul Xhemil ishte ulur pranë derës në ballkon dhe se gjarpri mund të shkonte tek ajo dhe mund ta hante. Nga ana tjetër, ai kishte frikë se nëse vajza lëvizte, mund të rrëzohej dhe të lëndohej. Atëherë ai filloi të lutej me shumë përulësi para Allahut të Madhërishëm. Ai thotë se i kujtohet kjo fjali e duasë:

اللَّهُمَّ أَعِزَّهَا لِي وَلِلْجَمَاعَةِ الأَحْمَدِيَّةِ وَلِغُرَبَائِهَا.

“Allahumme aizzha li ue lil-Xhema’atil Ahmedijjeti ue li gurabaiha.”

“O Allahu im, shpëtoje këtë për hirin tim, për hir të Xhematit Ahmedia dhe për hir të të varfërve të saj.”

Hazret Musleh Maudi r.a. shkruan se në arabisht fjala guraba do të thotë udhëtarë, ndërsa në urdu do të thotë të varfër. Allahu e di më së miri nëse këtu është përdorur kuptimi urdu apo ai arab, dhe nëse përmenden të varfrit apo ka edhe ndonjë aludim për udhëtarët.

Ai thotë se vazhdoi të bënte këtë dua dhe pa se Emetul Xhemil vetë e ndjeu rrezikun dhe filloi të largohej nga dera e ballkonit duke rrëshqitur anash, derisa u largua disa metra. Ndërkohë gjarpri zbriti nga dera dhe u drejtua nga ajo, por meqenëse ajo ishte tashmë pak më larg, nuk e ndoqi, por filloi të zbriste drejt tokës.

Ai shkruan se kjo ëndërr, në dukje, është shumë e bekuar për vajzën, sepse në të ka dua. Ajo jo vetëm që do të jetë shkak freskie për zemrën e saj, por do të jetë e dobishme edhe për xhematin dhe për të varfrit. Allahu e di më së miri!

Ka edhe disa ëndrra të tjera të Hazret Musleh Maudi r.a. në të cilat përmendet ajo. Allahu i Madhërishëm e mëshiroftë dhe e faltë të ndjerën!

Xhenazja e dytë: Dr. Rashid Ahmad Khan sahib

Xhenazja e dytë që dua të përmend është ajo e Dr. Rashid Ahmad Khanit, i cili ishte djali i të nderuarit Nizamuddin nga Holanda. Ai ndërroi jetë para disa ditësh në moshën nëntëdhjetë e një vjeçare. Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun. Me bekimin e Allahut, ai kishte bërë vasijat. Pas tij kanë mbetur katër djem dhe katër vajza.

Babai i Dr. Rashid, Nizamuddin sahibi, ishte vëllai më i vogël i Dr. Fatiuddin sahibit, ish-emirit të Provincës Kufitare, dhe pikërisht nëpërmjet tij Xhemati ka hyrë në familjen e tyre.

Në vitin 1905, Mesihu i Premtuar a.s. mbajti një fjalim në Ludhiana. Në atë kohë, Fatiuddin sahib ishte nxënës shkolle. Mësuesit e shkollës ua kishin ndaluar rreptësisht nxënësve që të mos shkonin kurrë për të dëgjuar fjalimin e tij, duke thënë:

“Ai është magjistar dhe do t’ju vërë nën ndikimin e tij.”

Është e njëjta akuzë që u është bërë gjithmonë Profetëve të Zotit, dhe mullahët e kanë bërë edhe ndaj Mesihut të Premtuar a.s..

Sidoqoftë, Fatiuddin sahib shkoi për ta dëgjuar fjalimin e Mesihut të Premtuar a.s. dhe vetëm duke parë fytyrën e tij, në atë moshë të vogël, iu krijua bindja se ai ishte vërtet prej Zotit. Më pas, pasi përfundoi shkollimin, në vitin 1914, gjatë kohës së Hazret Kalifit të Parë të Mesihut të Premtuar r.a., ai bëri bejatin.

Virtytet dhe shërbimet e tij

I ndjeri Rashid sahib ishte njeri shumë i mirë nga natyra, me karakter të pastër, i dashur me njerëzit, i devotshëm dhe ruante fort lidhjet farefisnore. Ai e vinte veten në vështirësi për të tjerët, ishte shumë trim e guximtar, i dashuruar pas Kalifatit dhe gjithnjë i gatshëm për çdo lloj sakrifice.

Ai ndihmonte të varfrit dhe përkujdesej për nevojtarët pa ia treguar askujt. Shpesh, për disa të rinj që kishin hyrë në Xhematin Ahmedia dhe kundërshtarët u ngrinin padi të rreme, ai shkonte edhe për t’u bërë garant për ta. Ai kishte shërbyer edhe në Furkan Force.

Atij iu dha edhe kjo mundësi e bekuar që, së bashku me vjehrrin e tij Abbas Khan sahib dhe me vëllanë e tij Manzur sahib, të dërgohej nga Hazret Musleh Maudi r.a. në zona të ndryshme të Provincës Kufitare në kuadër të Waqf-e-Xhadidit, me përgjegjësinë që të rivendosnin lidhjet me familjet e vjetra ahmediane dhe të kryenin punën e tabligës. Ata e kryen këtë detyrë me shumë përkushtim dhe në mënyrë shumë të mirë.

Guximi i tij në tabligë dhe vuajtjet në rrugën e fesë

Ai kishte shumë pasion për tabligë. Një mik, Daulat Khan sahib, e solli në Ahmedia dhe ai bëri bejatin. Për këtë u hap çështje gjyqësore dhe edhe ndaj vetë Rashid sahibit u ngrit padi; madje u arrestua. Askush nuk dilte për ta garantuar dhe garancia nuk po pranohej. Atëherë Rashid sahib vetë, së bashku me dhëndrin e tij, shkoi atje.

Aty ndodhej një turmë prej pesë mijë mullahësh. Ata filluan t’i gjuanin me gurë. Një gur e goditi dhëndrin e tij në kokë; ai ra përtokë dhe më pas e rrahën. Më në fund ai u vra aty dhe u arrit gradën e dëshmorit. Pastaj policia, sipas asaj mendësie djallëzore që ata kishin, tha se edhe ata po fitonin sevap, dhe filloi ta godiste me shqelma edhe kufomën e tij.

Edhe Rashid sahibin e rrahën aq shumë, saqë pothuajse i thyen të gjitha eshtrat e trupit. Mori plagë të rënda. Shenjat e atyre plagëve unë i kam parë edhe më vonë; kishte gjurmë edhe në fytyrë, edhe në krahë, dhe gjymtyrët i ishin shtrembëruar prej atyre goditjeve. Por Allahu i Madhërishëm e shpëtoi. Pasi e rrahën, e lanë aty duke menduar se kishte vdekur.

Më vonë, kur policia po e çonte trupin e tij, dhe kur arritën pranë spitalit, ai tha: “Unë jam gjallë, më çoni në filan vend.” Mjekët mbetën të habitur se si ishte ende gjallë. Por Allahu i Madhërishëm donte ta mbante gjallë. Pas kësaj, ai jetoi edhe më shumë se tridhjetë vjet dhe, pavarësisht atyre plagëve, mbeti shumë aktiv.

Më pas ai i tha policisë që ta çonte në Peshawar. Atje policia ishte gjithashtu kundërshtare dhe arritja deri atje ishte e vështirë. Por nganjëherë ndodh që me para disa njerëzve t’u lehtësohen punët. Ai u tha: “Merrni çfarë shume doni prej meje, por më çoni atje.” Oficeri i policisë pranoi dhe e dërgoi në Peshawar. Pastaj ai erdhi në Rabua, u trajtua, dhe me bekimin e Allahut, Allahu i dhuroi një jetë të re.

Nga njëra anë po e çonin për në morg, dhe nga ana tjetër, Allahu i Madhërishëm e mbajti edhe tridhjetë vjet të tjerë gjallë, madje një jetë aktive. Edhe në Holandë jetoi dhe vazhdoi të shërbente në punët e xhematit.

Qëndrueshmëria e tij në vitin 1974

Edhe në vitin 1974, armiqtë i kishin drejtuar pistoletën. Kur mullahët i thanë: “Shqipto Kelimen dhe bëhu musliman”, ai u përgjigj: “La ilahe il-lAllah Muhammedur Resulullah. Unë e them këtë që më parë; besimi im është pikërisht mbi këtë; atëherë si të bëhem sërish musliman?”

Ata i thanë: “Jo, shaje Mesihun e Premtuar.” Ai u përgjigj: “Unë nuk do të shaj. Kjo nuk është Islam.”

Pastaj tha: “Unë jam njeri që i dërgoj salavatet Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe veproj sipas mësimit të tij; nuk mund të bëj gjëra të tilla.”

Më pas ai tregoi se u kishte rrëfyer atyre një ngjarje nga një sahabi: kur në luftën e Uhudit u përhap lajmi për shahadetin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., ai sahabi tha: “Mes meje dhe xhenetit gjendet vetëm një hurmë.” Pastaj e hodhi hurmën mënjanë dhe sulmoi i vetëm armikun, derisa trupi i tij u copëtua.

Rashid sahib thoshte: “Ua tregova këtë ngjarje dhe u thashë: mes meje dhe jush nuk qëndron as hurmë, madje as ajër, sepse ju ma keni vendosur armën në gjoks. Shtypeni këmbëzën dhe më bëni dëshmor, por unë nuk do t’i them ato fjalë që ju kërkoni prej meje, që të shaj Mesihun e Premtuar.” Kështu ai tregoi trimëri të madhe.

Allahu i Madhërishëm e mëshiroftë dhe e faltë, ia lartësoftë gradat dhe u dhëntë edhe fëmijëve të tij mundësinë për të vazhduar në rrugën e mirësive.

Xhenazja e tretë: Zainab Bibi sahiba

Përmendja e tretë është për të nderuarën Zainab Bibi sahiba. Ajo ishte bashkëshortja e Bashir Ahmad sahibit të ndjerë, ish-sadri i xhematit dhe imam i xhamisë në Chak 275 Kartarpur.

Edhe ajo ndërroi jetë para disa ditësh në moshën tetëdhjetë e pesë vjeçare. Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun.

Me bekimin e Allahut, ajo kishte bërë vasijat. Babai i saj, Ali Muhammed sahib, ishte shërbyes i xhamisë Daruz-Zikr Faisalabad.

Virtytet e saj dhe lidhja me Hilafetin

Ajo ishte një grua që bënte shumë dua, falte rregullisht tehexhudin, e rregullt në namaze, lexuese e përditshme e Kuranit të Shenjtë, mikpritëse, me dashuri të thellë për Kalifatin dhe me natyrë shumë të mirë.

Ajo ndihmonte edhe të varfrit dhe e dëgjonte hutben e xhumasë me shumë rregullsi, madje i mblidhte edhe familjarët që ta dëgjonin së bashku.

Pas saj kanë mbetur tre djem dhe katër vajza. Shumë prej nipërve dhe mbesave të saj janë të dedikuar përjetësisht në rrugë të Zotit.

Djali i saj, Tahir Ahmad Saifi sahib, është misionar i Xhematit. Ndërsa vajza e saj, Emetur Rashid sahiba, është bashkëshortja e një misionari i Xhematit që shërben në Lusaka, Zambia. Ajo ndodhej në Lusaka kur nëna e saj ndërroi jetë, prandaj nuk mundi të shkojë, të marrë pjesë në varrim e as ta shohë xhenazen.

Allahu i Madhërishëm edhe asaj i dhëntë durim dhe kurajë, dhe të ndjerën e faltë dhe e mëshiroftë!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via