Me shume rezultate...
Hazret Nuhi a.s. i dërrmuar i bëri këtë lutje Zotit të Madhërishëm: “(O Zoti im) Jam i pushtuar, më ndihmo!”
O Zoti im! Populli im më përgënjeshtroi. Prandaj, bëj gjykim të qartë midis meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua.
O Zoti im! Mos lër askënd prej mohuesve të banojë në tokë. Po i le ata, patjetër do t’i devijojnë robërit e Tu
O Zoti im! Më fal mua dhe prindërit e mi dhe këdo që hyri në shtëpinë time si besimtar dhe të gjithë besimtarët e besimtaret.