Vendi ku u ul deveja e Profetit s.a.v.s. i përkiste dy djelmoshave muslimanë, Seheli dhe Suhejli. Ishte një vend i braktisur, ku në një pjesë kishte ca palma hurme dhe në pjesën tjetër kishte një rrënojë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e pëlqeu vendin për të ndërtuar xhaminë dhe dhomat e tij dhe e bleu me 10 dinarë të asaj kohe.
Hazret Mirza Bashir Ahmed r.a. është njëri prej djmeve të Hazret Mesihut të Premtuar a.s.. Ai lindi më 20 prill 1893. Shkollën e lartë e kreu si ekselent në vitin 1910 dhe u diplomua si Master në gjuhën arabe në vitin 1916. Ai ishte një kolos në fe dhe histori.
Ndër veprat e tij janë: “Siret Khatamun-Nebijjin” (Jeta e Vulës së Profetëve), “Siratul-Mehdi”, “Silsila Ahmedia”, “Tabligh-e-Hidajet”, “Hamara Khuda” etj..
Ai ndërroi jetë më 2 shtator 1963, në moshën 71-vjeçare.