Një ëndërr mund të harrohet. Por çfarë ndodh kur ajo bëhet fillimi i një kërkimi që ndryshon drejtimin e jetës? “Udhëtim drejt dritës dhe dashurisë” ndjek rrugëtimin personal dhe intelektual të Bujar Ramajt drejt pyetjeve më themelore të ekzistencës: Kush jemi? Nga vijmë? Përse ekzistojmë? A ka një projekt pas jetës dhe gjithësisë? Nga përvoja
Bujar Ramaj ka lindur më 5 prill 1953 në Vlorë dhe banon në Tiranë. Ka përfunduar Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, si dhe Shkollën e Lartë Ushtarake të Oficerëve, në specialitetin e zbulimit, në vitin 1976.
Në vitet 1976–1992 ka shërbyer si oficer në Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Në vitin 1992, me dekret të Presidentit të Republikës, u emërua Zëvendëskryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar. Në vitin 1994 mori gradën “Gjeneral Brigade”.
Në vitin 1996, me studimin shkencor me temë “Krimi i organizuar dhe mundësia e tij për t’u strukturuar në mafie – kërcënim për demokracinë”, iu dha grada shkencore “Doktor”.
Në prill të vitit 1997 kërkoi dorëheqjen nga detyra dhe më pas kaloi në veprimtari private. Në vitin 2001 u zgjodh Drejtor i “Qendrës Shqiptare për Studimin e Krimit të Organizuar dhe Mafies”, organizatë joqeveritare.
Është autor i dhjetëra artikujve dhe opinioneve të botuara në shtypin shqiptar, si dhe pjesëmarrës në debate e emisione të rëndësishme televizive. Ka marrë pjesë gjithashtu në shumë simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare kushtuar krimit të organizuar.