
Dua t’u bëj një thirrje gjithë anëtarëve të Xhematit. Hazret Kalifi i Tretë i Xhematit r.a., kishte parë në ëndërr që një njeri i Zotit i porositi duke thënë – Çdo i rritur në Xhemat duhet t’i dërgojë salavatet Profetit Muhammed s.a.v.s. me këto fjalë:
Lutja 1 (Salavatet)
سُبْحَانَ اللهِ وَبِحَمْدِهِ سُبْحَانَ اللهِ الْعَظِيْمِ اَللّٰھُمَّ صَلِّ عَلٰی مُحَمَّدٍ وَّآلِ مُحَمَّدٍ
Subhānall-lāhi ve bihamdihi subhānall-llāhil-adhīm. All-llāhumme sal-li alā Muhammedin ve āli Muhammedin
“I Shenjtë është Allahu me gjithë lavdinë e Tij! I Shenjtë është Allahu, i Madhërishmi! O Allah lartëso Muhammedin dhe popullin e tij!”
Ai gjithashtu kishte thënë:
- Çdo i rritur t’i dërgojë këto salavate Profetit Muhammed s.a.v.s. të paktën 200 herë në ditë.
- Çdo i ri në moshën 15-25 vjeçare të paktën 100 herë në ditë.
- Çdo fëmijë ta thotë të paktën 33 herë në ditë.
- Fëmijët e vegjël të ushtrojnë recitimin e kësaj lutjeje me ndihmën e prindërve të tyre 3 ose 4 herë në ditë.
Lutja 2
Të bëjnë istigfar (kërkim falje) nga 100 herë në ditë:
أَسْتَغْفِرُ اللهَ رَبِّي مِنْ كُلِّ ذَنْبٍ وَأَتُوبُ إِلَيْهِ
Estagfirull-llāhe rabbī min kul-li dhenbin ve etūbu ilejhi
“I kërkoj falje Allahut, Zotit tim, nga çdo mëkat, dhe kthehem i penduar tek Ai!”
Lutja 3
Përveç dy lutjeve të mësipërme, unë po i shtoj edhe lutjen e mëposhtme, ta bëni 100 herë në ditë:
رَبِّ كُلُّ شَيْءٍ خَادِمُكَ رَبِّ فَاحْفَظْنِي وَانْصُرْنِي وَارْحَمْنِي
Rabbi kul-lu shej-in khādimuke, rabbi fahfadhnī vensurnī verhamnī
“O Zoti im, çdo gjë është shërbëtore Jotja. Andaj, o Zoti im, më mbro, më ndihmo, dhe më mëshiro!”
Hazret Kalifi i Tretë r.a. kishte parë në vizion që gjatë ditëve të Xhelsa Salanës në veçanti, por edhe më vonë në përgjithësi, nëse i bëni këto lutje, do të hyni në një “kështjellë” të sigurt, në të cilën djalli kurrë nuk hyn dot. Kjo “kështjellë” i ka muret porsi hekuri, të cilat arrijnë gjer në qiell. Pra, ajo nuk ka asnjë vrimë, ku mund të hyjë djalli.
Këto ditë kur shohim sulmet e djallit nga çdo anë, ne si Xhemat kemi vetëm një metodë për t’u mbrojtur: të përqendrohemi veçanërisht në lutje, jo vetëm gjatë ditëve të Xhelsa Salanës, por edhe më vonë, këto salavate dhe këtë dhikër ta bëjmë pjesë të jetës sonë. Çdo fëmijë, i rritur, grua apo burrë le t’u kushtojë vëmendje këtyre lutjeve.
(Marrë nga hutbja e së xhumasë, e mbajtur më 23.08.2024)