Lutja e përulur e engjëjve arsh-mbartës për besimtarët e sinqertë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutja e përulur e engjëjve arsh-mbartës për besimtarët e sinqertë

lutje engjuj

Teksa sahabët r.a. po bisedonin për madhështinë e Zotit, aty erdhi i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe tha: “Edhe unë do t’ju them diçka rreth madhështisë së Zotit”. Më pas ai u tregoi rreth engjëjve që janë mbartës të arshit dhe që janë krijesa madhështore të Zotit të Lartësuar.[1]

Jahja Ibni Muadh Raziu tregon se, edhe sikur qoftë një engjëll i arshit të kërkojë falje për besimtarët, shpresohet se ata do të falen.

Si do të jetë vallë kur të gjithë engjëjt e arshit të kërkojnë falje për besimtarët?![2]

رَبَّنَا وَسِعۡتَ کُلَّ شَیۡءٍ رَّحۡمَۃً وَّ عِلۡمًا فَاغۡفِرۡ لِلَّذِیۡنَ تَابُوۡا وَ اتَّبَعُوۡا سَبِیۡلَكَ وَ قِہِمۡ عَذَابَ الۡجَحِیۡمِ ﴿۸﴾ رَبَّنَا وَ اَدۡخِلۡہُمۡ جَنّٰتِ عَدۡنِ ۣالَّتِیۡ وَعَدۡتَّہُمۡ وَ مَنۡ صَلَحَ مِنۡ اٰبَآئِہِمۡ وَ اَزۡوَاجِہِمۡ وَ ذُرِّیّٰتِہِمۡ ؕ اِنَّكَ اَنۡتَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ۙ﴿۹﴾ وَ قِہِمُ السَّیِّاٰتِ ؕ وَ مَنۡ تَقِ السَّیِّاٰتِ یَوۡمَئِذٍ فَقَدۡ رَحِمۡتَہٗ ؕ وَ ذٰلِكَ ہُوَ الۡفَوۡزُ الۡعَظِیۡمُ

O Zoti ynë! Ti sundon çdo gjë me mëshirë dhe dije. Andaj, fali ata që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde dhe shpëtoji nga ndëshkimi i xhehenemit. Dhe o Zoti ynë, në kopshtet e përjetshme që ua ke premtuar, pranoji ata dhe këdo që vepron mirë nga etërit, bashkëshortet dhe fëmijët e tyre. Ti me të vërtetë je i Plotfuqishmi, i Urti. Dhe shpëtoji nga ligësitë. Atë ditë, këdo që shpëtove prej (pasojave të) ligësive, e ke mëshiruar. Ky është pikërisht suksesi madhështor.[3]

[1]. Xhelalud-din es-Sujuti, “Ed-Durrul-Menthur”, vëll. 5, f. 347.
[2]. Tefsir Kurtubi, pj. 15, f. 295.
[3]. Kurani Famëlartë 40:8-10.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem