Er-Razak(Furnizuesi) إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ Në të vërtetë, Allahu është Furnizuesi, i Fuqishmi (dhe) i Forti.1 ٱلرَّزَّاقُ Er-Rrazaku është një ndër emrat e bukur të Allahut. Kjo fjalë rrjedh nga rrënja رزق dhe si mbiemër ajo është në shkallën sipërore dhe jep kuptimin e intensitetit, dendurisë dhe shkallës së lartë të furnizimit.