Sir Muhammad Zafarullah Khan

Muslimani i parë në botë që arriti të bëhej:

President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës dhe
President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

zafrullah khan

  1. Lindi më 6 shkurt të vitit 1893 në Sialkot, Pakistan
  2. E pa Hazret Mesihun e Premtuar, Themeluesin e Xhematit Musliman Ahmedia më 3 shtator 1904. (Hazret Zafrullah Khani vet e konsideronte si ditën kur ishte bërë Ahmedi)
  3. Shërbeu si pedagog në fakultetin e drejtësisë në qytetin e Lahorit gjatë viteve 1919-24
  4. Shërbeu si sekretar i Hazret Kalifit të Dytë të Mesihut të Premtuar r.a. me rastin e Mbledhjes Këshillimore me 1924. Hazret Zafrullah Khani është i privilegjuar që i ka shërbyer Kalifit 17 herë si sekretar i tij.
  5. Ka qenë anëtar i Këshillit Qeveritar të Zëvendësmbretit (Viceroy-t) të Indisë gjatë viteve 1935-41
  6. Në maj 1935 ishte bërë Ministër i Sistemit të transportit hekurudhor të Indisë
  7. Në shtator 1941 u caktua Gjykatës i Gjyqit Federal të Indisë dhe deri në qershor 1947 vazhdoi të jetë me këtë përgjegjësi.
  8. Në vitin 1944 me kërkesën e Hazret Kalifit të Dytë të Mesihut të Premtuar r.a. dedikoi gjithë pasurinë e tij për Xhematin Ahmedia.
  9. Gjithashtu me kërkesën e Hazret Kalifit të Dytë të Mesihut të Premtuar r.a. nisi të punojë për përkthimin e Kuranit të Shenjtë në gjuhë të ndryshme.
  10. Në vitin 1945 përfaqësoi Indinë duke qenë kandidat qeveritar në Konferencën e Lidhjeve të Federatës (Commonwealth Relations Conference) ku me shumë guxim foli për pavarësinë e Indisë.
  11. Në dhjetor 1947 përfaqësoi Pakistanin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ka qenë kryetar i delegacionit pakistanez dhe mbrojti Shtetet Islamike në çështjen e Palestinës.
  12. Më 25 dhjetor 1947 u bë Ministri i parë i Jashtëm i Pakistanit dhe në këtë detyrë qëndroi deri në 1954
  13.  Gjatë viteve 1948-54 përfaqësoi Pakistanin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në mënyrë të admirueshme mbrojti çështjen e pavarësisë së Kashmirit të zaptuar, Libisë, Irlandës së Veriut, Eritreasë, Somalisë, Sudanit, Tunizisë, Marokut dhe Indonezisë.
  14. Në vitin 1954 u bë Gjykatësi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës dhe në këtë post qëndroi deri në vitin 1961.
  15. Në mars 1958 bëri Umrah në Mekë të Arabisë Saudite dhe vizitoi varrin e Profetit të shenjtë të Islamit s.a.v.s. në Medinë. Atje dhe takoi Sultan Abdul Aziz Ibne Saudin dhe qëndroi në Pallatin Mbretëror si mysafir personal i Mbretit.
  16. Në vitin 1958 u bë Zëvendëspresidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës dhe deri në vitin 1961 qëndroi në këtë post.
  17. Gjatë viteve 1961-64 qëndroi si Përfaqësues i Qëndrueshëm i Pakistanit në OKB.
  18. Në vitin 1962 takoi Presidentin Kennedi dhe diskutoi për çështjen e Kashmirit.
  19. Në vitet 1962 dhe 1963 ka qenë Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
  20. Në vitin 1967 kreu Haxhin në Mekë.
  21. Në 1970 përktheu Kuranin e Shenjtë në gjuhën angleze.
  22. Në vitin 1970 u zgjodh Kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Hagës dhe deri në vitin 1973 qëndroi në këtë post.
  23. Vitet 1973 deri 1983 të jetës së tij i kaloi në Anlgli.
  24. Në vitin 1983 u kthye në Pakistan ku qëndroi deri në fund të jetës së tij.
  25. Ndërroi jetë më 1 shtator të vitit 1985.