Lutje për të kërkuar të mirat e botës dhe të ahiretit
Një njeri i kërkoi Hazret Enes ibni Malikutra që ai të lutej për të. Hazret Enesi bëri lutjen që është shënuar më poshtë. Pyetësi i kërkoi për më shumë lutje. Hazret Enesira iu përgjigj:
“Çfarë dëshiron më shumë?! I kam lypur Zotit të mirat e kësaj bote dhe të ahiretit për ty”.[1]
Po Hazret Enesira rrëfen, që i Dërguari i Allahutsas shpesh e bënte këtë lutje:[2]
رَبَّنَاۤ اٰتِنَا فِی الدُّنْیَا حَسَنَۃً وَّ فِی الۡاٰخِرَۃِ حَسَنَۃً وَّ قِنَا عَذَابَ النَّارِ
O Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit![3]
[1]. Tefsir Ibni Kethir, pj. 1, f. 558.
[2]. Buhariu, Kitabut-tefsir.
[3]. Kurani Famëlartë 2:202.
Image: Courtesy of Ali Mir; under Creative Commons License