Lutje për të dëshmuar besimin dhe për të kërkuar dëlirësinë
Kjo lutje në Kuranin Famëlartë i referohet grupit të të mirëve që vijnë nga fetë e tjera, sidomos nga feja e krishterë, të cilët e pranojnë të vërtetën dhe luten:
رَبَّنَاۤ اٰمَنَّا فَاكْتُبْنَا مَعَ الشّٰہِدِیۡنَ وَمَا لَنَا لَا نُؤْمِنُ بِاللہِ وَمَا جَآءَنَا مِنَ الْحَقِّ ۙ وَنَطْمَعُ اَنۡ یُّدْخِلَنَا رَبُّنَا مَعَ الْقَوْمِ الصّٰلِحِیۡنَ
O Zoti ynë! Ne besuam, prandaj na shëno si dëshmitarë. E përse të mos e besojmë Allahun dhe të vërtetën që na ka ardhur, përderisa dëshirojmë që Zoti ynë të na pranojë në grupin e njerëzve të sinqertë?! (Kurani Famëlartë 5:84-85)