Lutja e përsosur - El-Fatiha
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutja e përsosur

Suren El-Fatiha, i Dërguari i Allahutsas e ka quajtur më e mira e Kuranit (Efdelul Kur’an)[1]

I Dërguari i Allahutsas përmes një shpalljeje u njoftua që ka një lutje, e cila nuk i është dhënë asnjë profeti të mëparshëm dhe ajo është El-Fatiha. Po ashtu, një lutje e përsosur është edhe ajo që gjendet në ajetet e fundit të sures El-Bekare. Çdokush që i kërkon Zotit me anë të këtyre lutjeve, kërkesa e tij nuk refuzohet.[2]

Në një hadhith kudsi, Zoti i Lartësuar thotë:

“Unë e kam ndarë namazin midis Meje e robit Tim dhe ai patjetër do të gjejë gjithçka që është kërkuar në këtë lutje”.[3]

 بِسْمِ اللہِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِیۡمِ ﴿﴾اَلۡحَمْدُ لِلہِ رَبِّ الْعٰلَمِیۡنَ ﴿﴾ الرَّحْمٰنِ الرَّحِیۡمِ ﴿﴾ مٰلِکِ یَوْمِ الدِّیۡنِ ﴿﴾ اِیَّاکَ نَعْبُدُ وَ اِیَّاکَ نَسْتَعِیۡنُ﴿﴾ اِہۡدِ نَا الصِّرَاطَ الۡمُسۡتَقِیۡمَ﴿﴾  صِرَاطَ الَّذِیۡنَ اَنۡعَمۡتَ عَلَیۡہِمۡ ۬ۙ۬ غَیۡرِ الۡمَغۡضُوۡبِ عَلَیۡہِمْ وَلَا الضَّآ لِّیۡنَ﴿﴾  )    الفاتحۃ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit. Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve; të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit; Sunduesit të ditës së gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë. Na udhëzo në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre që i bekove, që nuk tërhoqën zemërim dhe që nuk devijuan.[4] (Amin!)


[1].  Mustadrak Hakim, vëll. 1, f. 747.
[2].  Muslimi, Kitabus-salatul-musafirin, bab fadlil-Fatiha.
[3].  Muslimi, Kitabus-salat, bab vuxhub kir’atil-Fatiha.
[4]. Kurani Famëlartë 1:1-7.

Image: Courtesy of Ali Mir; under Creative Commons License

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp